zoom

Day Archive“Propozimin francez”, Presidenti i Maqedonisë së Veriut mbledh Këshillin e Sigurisë kombëtare

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi atë që njihet si ‘propozimi francez’ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë që do t’i hapte rrugën e integrimit Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Propozimi ka nxitur mjaft debate politike në Shkup.

Zoti Pendarovski tha se propozimi është i pranueshëm për të. Ai i rekomandoi qeverisë që të shtojë një fjali në dokument, ku të thuhet se “prej momentit të hapjes së bisedimeve me BE-në e deri në përfundim të tyre, nëse do të ketë përpjekje nga cilado palë, bullgare apo dikush tjetër, që të preket gjuha, dhe identiteti maqedonas, atëherë Maqedonia nuk duhet të presë, por të tërhiqet nga bisedimet”, sikurse tha ai.

Ndërkohë, kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua lidhur me çështjen e propozimit francez, me drejtuesin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickovsin të VMRO-DPMNE-së.

Autoritetet qeveritare thonë se ky është propozimi më i mirë që i është ofruar Maqedonisë së Veriut dhe se “me këtë fitohet ajo për çka vendi është përpjekur ta arrijë prej vitesh”.

Por, kritikët akuzojnë qeverinë për lëshime ndaj kërkesave të qeverisë bullgare dhe sipas tyre propozimi do të ndryshojë të vërtetën për një numër figurash historike të popullit maqedonas.

Opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja ka protestuar mbrëmë dhe ka bërë thirrje për protesta të reja kundër qeverisë, të cilën e akuzon për tradhëti të interesave dhe të popullit maqedonas.

Propozimi, edhe pse i bërë publik në faqen e internetit të qeverisë, nuk është i qartë për publikun e gjerë. Ndonëse aty theksohet domosdoshmëria për ndryshimin e kushtetutës dhe vendosjen e pakicës bullgare në Preambulë para fillimit të negociatave në mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, kushtet e tjera nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë midis Shkupit dhe Sofjes të arritur në vitin 2017, interpretohen sipas qasjeve politike.

“Babai im ishte komunist dhe i besonte regjimit”, Rama rrëfen nga Holanda vitet e tranzicionit

Kryeministri Edi Rama ka folur për babain e tij, për të cilin thotë se ishte një komunist dhe që i besonte regjimit. Nga Amsterdami në një bashkëbisedim në qendrën “De Balie”, kreu i qeverisë tregon se shpesh herë nuk binte dakord më babain e tij, por thekson se ka pasur një baba liberal, që nuk impononte.

“Babai im ishte komunist, i besonte komunizmit. Ishte i angazhuar në shumë vepra arti në hapësirat publike. Jo ishte gjëja që bënte. Kjo ishte arsye për të nisur zënkat tona. Kemi pasur një marrëdhënie intensivë, të vërtetë dhe me shumë tension. Atij i detyrohem atë çka jam. Në fund të fundit ishte baba liberal dhe nuk donte të impononte. Më ndihmoi të rritesha në një mënyrë ndryshe”, shprehet Rama.

Sipas kryeministrit, ai asnjëherë nuk ka dashur të futet në politikë, pasi synimi ishte që të zhvillonte artin e tij. Rama tregon se ishte kundër regjimit dhe në momentin kur lëvizja kundër regjimit komunist triumfoi, donte që të gëzonte lirinë, duke bërë art.

Rama po ashtu ka treguar edhe bisedën me prindërit e tij në vitin 1992, kur ai ishte në Amsterdam.

PJESË NGA DISKUTIMI

U bëtë artist ndoshta falë tij?

Rama: Ndoshta për shkak të tij, unë u rrita në një hapësirë me të gjithë përbërësit. Falë tij u bëra e kundërta e tij në atë që besoja dhe çka bëra.

Ju jeni një social demokrat?

Rama: Nuk e di saktësisht! Është e komplikuar që të kategorizosh vetën, por mendoj se u bëra një njeri që e kërkonte me çdo kush lirinë e vetë. Më kujtohej ardhja në Amsterdam. Isha në lëvizjen kundër regjimit. Kur kjo lëvizje ia doli me sukses unë nuk doja të hyja në politike, doja të bëja artin tim, doja të gëzoja lirinë që kaq shumë e kisha kërkuar. Në vitet e para unë shisja piktura, blija bileta dhe  fluturoja në vende të ndryshe për të parë botën.

Erdha në Amsterdam dhe mora prindërit në telefon, gjë që nuk e bëja shpesh. Ishte 1992 apo 1993 mora në telefon dhe i thashë tani di çfarë është liria. Jam në Amsterdam dhe ky është një vend ku ti merr frymë lirisht.

Mendoj se ka lidhje me mënyrën se si na ka ardhur jeta. Ju thatë se jam pak më i vjetër dhe i drejtë. Edhe pse kur e nisa këtë rrugëtim i kisha të gjitha flokët dhe i kisha të zeza. Kisha dhëmbët natyral dhe nuk është kështu më. Kur dolëm nga komunizmi, unë isha 26 vjeç, kështu që më pak se gjysma e jetës dhe gjysma tjetër në këtë hapësirë lirie, në përpjekje për të krijuar një vend demokratik, është gjithë ky rrugëtim. Nuk mund të them që është e mirë që artistët të bëjnë politikë. Kështu më ka ndodhur mua, nuk mund të përgjithësoja. Nuk do ta ndryshoja. Nuk do të doja të isha kryeministër dhe kryetar bashkie në këtë vend, më pëlqen në Shqipëri.

A2CNN reagon më në fund për “riedukimin” e gazetarit: Për ne ka rëndësi transparenca

Pas tre ditësh nga vendimi i kryeministrit Edi Rama për të përjashtuar nga konferencat për shtyp gazetarin Klevin Muka, ka reaguar edhe televizionin A2CNN. Në një qëndrim redaksional të vonuar, ky televizion thotë ka dënuar aktin e kryeministrit dhe se këtë qëndrim ia ka bërë atij të ditur edhe zyrtarisht.

A2CNN thotë se vendosja në “riedukim” e gazetarit, Klevin Muka, është një veprim që nuk bazohet në norma as ligjore e as morale, e që nuk i shkon një vendi që dëshiron të integrohet në Bashkimin Europian.

Në fakt në qëndrimin e vet A2CNN nuk mban një qëndrim të qartë kundër veprimeve të përsëritura të kryeministrit ndaj gazetarëve, por përpiqet që të jetë i kujdesshëm në reagimin e vet duke bërë të ditur se për çështjen etikës së gazetarit në fjalë është marrë edhe gjatë këtyre ditëve.

Reagimi I televizionit A2CNN vjen pas një artikulli që Zoom.Al botoi gjatë ditës së sotme ku evidentonte mungesën e protestës së televizionit në fjalë.

 

QËNDRIM REDAKSIONAL.

Liria e medias është thelbësore në balancat e një demokracie ende të brishtë, ndaj peshorja e së drejtës nuk mund të anojë nga pushteti edhe nëse gazetarët gabojnë.

Me këtë parim fare të thjeshtë, por tejet të rëndësishëm, televizioni A2 e vlerëson si të papranueshme që një pushtetar, aq më shumë Kryeministri i vendit, të vendosë masa disiplinore për gazetarët. Këtë ia kemi bërë të ditur edhe atij, përmes një komunikimi zyrtar.

Vendosja në “riedukim” e gazetarit të A2, Klevin Muka, është një veprim që nuk bazohet në norma as ligjore e as morale, e që nuk i shkon një vendi që dëshiron të integrohet në Bashkimin Europian. Fatkeqësisht, kjo vjen në vazhdën e një serie episodesh në të cilat Kryeministri Rama ka shmangur përgjigjet, duke komentuar formulimin e pyetjeve të ardhura nga gazetarët e A2.

Ne besojmë se transparenca e një politikani, sidomos në pushtet, është më e rëndësishme edhe kur atij nuk i pëlqen pyetja. Gjithsesi, secili gëzon të drejtën të mos përgjigjet nëse vlerëson se etika në marrëdhënie me të ka çaluar. Por kjo nuk legjitimon asnjë drejtues institucionesh të shpallë “të pa dëshiruar” gazetarët, për sa kohë jemi dy palë që përgjigjen dhe vlerësohen nga marrëdhënia me publikun.

Kjo marrëdhënie mes institucioneve dhe medias ka sigurisht edhe anën tjetër të medaljes, që lidhet me cilësinë e punës sonë. Sigurisht që këtu ka gjithmonë vend për përmirësim, sidomos në kushtet kur media shqiptare përbëhet nga gazetarë të rinj, që lehtësisht mund të impresionohen apo intimidohen nga reagimet e politikanëve.

Në A2 e kemi normë të punës sonë kontrollin mbi etikën, cilësinë dhe saktësinë që i ofrojmë publikut, sigurisht duke evidentuar sa herë ka nevojë të ndërhyhet për t’i përmirësuar ato. E kemi bërë këtë edhe në rastin e fundit, njësoj siç e bëjmë prej vitesh edhe në raste të kaluara pa zhurmë. Mund të ketë njëqind mendime të ndryshme se çfarë e bën një pyetje të jetë e mirë, por një gjë është fakt, një pyetje që nuk merr përgjigje është një rast i humbur për t’i shërbyer publikut. Ndaj dhe mundohemi e kërkojmë nga gazetarët që pyetjet të jenë bazuar në thelb, pa ngjyrime, interpretime e konotacione. Qëllimi është që politikani apo drejtuesi i institucionit që kemi përballë të ketë sa më pak shanse t’i shmanget thelbit të pyetjes. Për shumë arsye jo gjithmonë kjo realizohet, ndaj kemi bindjen se ka gjithmonë mundësi (nëse ekziston dëshira) për të përmirësuar punën tonë.

A2 është distancuar gjithmonë dhe vijon ta bëjë me forcë nga çdo përdorim politik që mund të jetë tentuar apo tentohet t’i bëhet punës tonë, jo vetëm në këtë rast. Qëllimet dhe objektivat tona janë të qarta dhe i kemi treguar në mbi tre vjet që ekzistojmë në tregun mediatik shqiptar: Të sjellim historitë dhe ngjarjet që janë harruar në një cep të vëmendjen publike, siç dëshmojnë raportimet tona ekskluzive nga kampi Al-Hol në Siri, reportazhet nga Ekuadori mbi linjën e trafikut të drogës drejt Ballkanit, apo dëshmitë dramatike nga zonat e luftës në Ukrainë.

Asnjë rrugë nuk është e asfaltuar, sidomos kur mundohesh të sjellësh një standard të ri cilësie në treg e duhet ta hapësh shtegun. Pavarësisht pengesave, ne besojmë te vlerat që na drejtojnë dhe vullneti i mirë për t’i sjellë publikut një informacion larg interesave të grupimeve politike.

VIDEO/ Të shtëna dhe ulërima, ja kush është shqiptari i dytë që mbeti i vrarë në Athinë

Të tjera detaje kanë zbardhur mediat greke nga sulmi me armë që tronditi Athinën mbrëmjen e djeshme, e që la pas tre viktima me shtetësi shqiptare.

Të vrarët janë Andon Tefi, Armando Lamaj dhe një 23-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Sa i përket 48-vjeçarit nga Korça, Tefi, mediat greke raportojnë se ishte ai që nisi i pari të qëllonte mbi rivalët e tij në tregun e narkotikëve, duke lënë të vdekur në vend Lamajn.

Ai më pas u largua nga “Mercedes Benz-i” që drejtohej nga një femër që mori zvarrë viktimën 23-vjeçar dhe tentoi të arratisej, duke lënë pas gjatë aventurës së tij me armë në dorë edhe dy policë të plagosur.

Për policinë greke është e qartë se kemi të bëjmë me një larje hesapesh mes dy bandave të drogës dhe sipas tyre tregues kryesor është fakti se i “armatosuri” që nisi sagën e përgjakjes së kryeqytetit helen është një emër i njohur për autoritetet dhe i skeduar më parë.

 

Σύμφωνα με τον μάρτυρ

VIDEO/ Horror në Formula 1, piloti humbet kontrollin dhe makina “fluturon” në ajër

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Çmimin e Madh të Britanisë, në Formula 1, ku Alex Albon dhe Zhou Guanyu ishin protagonistët kryesorë.

Një humbje kontrolli e pilotit kinez bëri që makina e tij të “fluturonte” në ajër, i cili përfundoi përmbys disa metra më larg pistës.

Pas ngjarjes të dy pilotët janë dërguar me urgjencë në spital, teksa mjekët theksojnë se Alex Albon dhe Zhou Guanyu janë të mirë, ndërsa do iu nënshtrohen edhe kontrolleve të detajuara.

http://

What a horrible crash hope @ZhouGuanyu24 is ok pic.twitter.com/C08WY06tCi

— KING (@TylerFowlston) July 3, 2022

“Më ke shkrirë në dru…”, Adelina përplaset me ish-burrin: Ta kap këtë shishen ta hedh!

“Shihemi në Gjyq” këtë javë vazhdon të trajton problemin e Nazmiut, por kësaj here në vend të motrës së tij, përballë ndodhet ish-bashkëshortja, Adelina. Ajo ka ardhur nga Italia posaçërisht për “E diela shqiptare” në Tv Klan për shtëpinë që Nazmiu i ka dhuruar të vëllait gjatë kohës që ishte në burg. Ai i dorëzoi Kujtimit një prokurë për ta autorizuar të merrte një kredi prej 10 milionë Lekësh me anë të shtëpisë, por duke përfituar nga situata, vëllai ia mori me anë të një kontrate dhurimi.

Objekti është në bashkëpronësi të Nazmiut dhe Adelinës, e cila është shumë e revoltuar për situatën, që i ka ndodhur menjëherë pas humbjes së djalit 22-vjeçar Majin e shkuar. Ajo i rikujton ish-burrit fjalët e nënës së tij që i thoshte mos t’i besonte vëllait apo nipit, ndërsa rrëfen dhe një pjesë të historisë me Nazmiun, të patreguar më parë nga ky i fundit. Në publik, ndodhet edhe motra e madhe e Nazmiut, e cila ishte në vendin e Adelinës javën e kaluar, Lumturia.

Adelina: Po çfarë pret ti nga ata njerëz, mua më vjen turp edhe ta them sot këtu. Po ti në 2012 mua më ke shkrirë në dru për ato ore apo harrove që unë të ndava për atë muhabet?

Nazmi: Me këtë historinë e Skënderbeut tani.

Adelina: Ta kap këtë shishen ta hedh. A nuk të ndava në Itali?

Nazmi: Po.

Adelina: Për çfarë? Thuaje!

Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur?

Adelina: Për çfarë? Pse nuk mbajta djalin e atyre unë! Ato ishin prezent, kanë ndenjur 3 javë në Itali te shtëpia ime, i biri ishte në burg dhe unë isha e detyruar që për të dytën herë unë të mbaja djalin e tyre në arrest shtëpie. Herën e parë mua më ka ardhur asistenca sociale për të më marrë fëmijët. Jam detyruar e kam hequr nga shtëpia djalin e Kujtim Veselit dhe i kam marrë shtëpi tjetër në një fshat tjetër aty afër.

Eni Çobani: Që mos ta kishe në shtëpi?

Adelina: Që mos ta kisha në shtëpi sepse do më merrnin fëmijët. Po pse ia kam për borxh unë atyre? Po pse mor maskara, ia kishim për borxh?

Nazmi: Çfarë do ti tani, me historinë e Skënderbeut merresh ti?

Adelina: Çfarë dua unë? Unë  dua shtëpinë se ti më kokërr leku nga unë nuk merr, sa të jetë jeta dhe sa të jetë kjo kokë!

Nazmi: Më lër rehat, mos ashtu, njëherë filloi ajo, ka ndonjë tjetër javës tjetër?

Adelina: Më ke llahtarisur kalamajtë, më ke shtrirë përtokë për ato dhe aty ato prezent, Eni, po të betohem në shpirt të atij djali, nuk është ngritur njeri në këmbë.

 

 

Policia ndalon makinën e të rinjve në Tiranë, zbulon “arsenal” armësh, ja kush janë të arrestuarit

Policia e Tiranës ka finalizuar operacioni e koduar “Flagranca”, në sajë të të cilit janë arrestuar dy të rinj në Tiranë, ndërsa është  proceduar penalisht një tjetër.

Shërbimet e policisë, në afërsi të TEG-ut, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin Ergys Hidri dhe me pasagjer shtetasit Edison Manaj dhe Enea Shima.

Gjatë kontrollit fizik të Enea Shima, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. H., nuk ka kallëzuar krimin.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Edison Manaj, nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov, krehra me municion luftarak dhe një palë dylbi.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4.

Vihen në pranga dy shtetas, procedohet penalisht një tjetër.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, një armë zjarri kallashnikov, krehra, municion luftarak dhe një palë dylbi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunom me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– E. Sh., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e policisë, në afërsi të TEG-ut, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. H., dhe me pasagjer shtetasit E. M dhe E. Sh.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. Sh., nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. H., nuk ka kallëzuar krimin.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M., nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov, krëhra me municion luftarak dhe një palë dylbi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

VIDEO/ Zjarri shkrumbon Torovicën, forcat e emergjencës tentojnë ta fikin me mjete rrethanore

Një zjarr ka përfshirë malin e Torovicës në Lezhë, duke djegur afërsisht 15 hektarë pyje.

Zjarri po përhapet ne përmasa më të mëdha, i ndihmuar edhe nga era, teksa gjatë ditës është punuar për shuarjen e tij.

Për shkak të terrenit të thyer, ndërhyrja më zjarrfikëse ka qenë e pamundur, ndërsa punonjësit e emergjencave civile janë përpjekur ta shuajnë atë me mjete rrethanore./ Zoom.al

Masakra në Greqi, kush është 48-vjeçari nga Korça që terrorizoi Athinën

Mediat greke kanë bërë një profil të shqiptarit, Andon Tefi, 48-vjeçari i cili shkaktoi masakrën në Greqi, ku dy persona u vranë, ndërsa vetë autori u qëllua për vdekje nga policia helene.

“Zougla” shkruan se ai ishte një bandit i pamëshirshëm, i aftë në përdorimin e armëve dhe nuk e kursente përdorimin e tyre për të kryer vrasje. Kjo u tregua edhe në rastin më të fundit dhe zemërimin që ai tregoi kur u përball me dy policë, ndaj të cilëve hapi zjarr. Ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjur duke e vrarë.

“Zemërimi i i tij ndaj policëve ka qenë aq i madh sa nga të shtënat me armë zjarri është thyer xhami i një restoranti që ndodhej pas policëve”, shkruan media greke.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen, ku u vranë edhe sy shqiptarë të tjerë, “Zougla” shkruan se 48-vjeçari nuk ka kursyer të nxjerr armën dhe të qëllonte në drejtim të personave, që mendohet se janë anëtarë të bandës rivale. Nga këto të shtëna mbeti i plagosur një i ri me motoçikletë, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

LARJA E HESAPEVE

Nga ana e tyre, autoritetet policore bënë të ditur se bëhet fjalë për një larje hesapesh mes bandave të natës që janë aktive në trafikun e drogës dhe se familjet e veçanta kanë qenë në mosmarrëveshje, me sa duket për ndarjen e klientelës pas çmontimit të rrjetit të trafikut të drogës majin e kaluar.

Njëkohësisht po vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e bandave të drogës. Ndërsa për tre të vdekurit me origjinë shqiptare bëhet e ditur se ata kanë qenë pjesë e grupeve të trafikut të drogës.

Policia e Sigurimit të Atikës që po merret me rastin, nga të dhënat e deritanishme vlerëson se përleshja fillestare ka ndodhur për hesapet për transaksione të paligjshme droge, ndërsa janë përfshirë gjithsej nëntë persona, mes të cilëve një 43-vjeçare, e cila tashmë është arrestuar.

48-VJECARI KA QENE ARRESTUAR 7 HERE

Sipas burimeve policore, njëra nga pistoletat iu gjet gruas që u arrestua, ndërsa tjetra i përkiste 48-vjeçarit që u qëllua për vdekje nga policia në Agioi Anargyros.

Siç u bë e ditur nga Policia, 48-vjeçari ishte i akuzuar për krime të rënda, konkretisht për drogë dhe armë, vjedhje dhe organizim kriminal dhe ishte arrestuar shtatë herë në të kaluarën.

46-vjeçari me motor, i cili u vra nga 48-vjeçari në Patisia, u arrestua më 31 maj së bashku me autorin për trafik kokaine.

Hetimet po vazhdojnë dhe pas përfundimit të tyre do të vijojë një përditësim më i ri nga policia greke.

Cristiano Ronaldo i ka idetë e qarta, ja kush pritet të jetë destinacioni i portugezit

Cristiano Ronaldo synon të largohet nga Old Trafford. Sulmuesi portugez dëshiron një ekip konkurrues dhe Manchester United është shumë larg rivalëve të Premier League. Për CR7 ka interes nga Chelsea, Roma, por edhe Bayern është një mundësi, megjithatë ai duket se preferon blutë e Londrës.

Mirror ka zbuluar se trajneri i ri Erik ten Hag do t’i kërkojë United të zëvendësojë yllin e pakënaqur 37-vjeçar me sulmuesin e ri brazilian të Ajax-it, Antony, nëse Ronaldo do të largohet nga klubi për herë të dytë.

United ndjeu se ishte afër nënshkrimit të 22-vjeçarit kur Ajax e vlerësoi 70 milionë sterlina, por plaët janë ende larg. Ten Hag do të ushtrojë presion mbi punëdhënësit e tij të rinj për të hedhur paratë mbi Antony pasi u bë e qartë se Ronaldo po insiston pamëshirë largimin e tij.

United fillimisht nuk pranoi të komentojë mbi raportet se pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kërkuar të largohet nëse një ofertë e kënaqshme paraqitet nga një klub që është në Champions League në sezonin e ri.

Ata përsëritën më vonë qëndrimin që mbajtën javën e kaluar kur doli se agjenti i sulmuesit Jorge Mendes ishte takuar me pronarin e ri të Chelsea, Todd Boehly për një lëvizje të mundshme në Stamford Bridge duke thënë se Ronaldo nuk është në shitje.

Ka pasur gjithashtu raporte se ai mund të bashkohet sërish me Jose Mourinhon te Roma. Dhe Bayern Munich është gjithashtu në kornizën për ta çuar Ronaldon në Gjermani nëse kampionët e Bundesligës humbasin Robert Lewandowski-n. /zoom.al/