Aplikacion
Drejtuesi i projektit VAR në Federatën Shqiptare të Futbollit, Lysien Nurishmi, në një prononcim për Fshf.org, ka analizuar vitin e parë të implementimit të këtij sistemi në kampionatin “Abissnet Superiore”.
Nurishmi ka vlerësuar në kompleksitet vitin e parë të sistemit VAR (Video Assistent Referee) në Shqipëri dhe është ndalur te problematikat e evidentuara.
“Nëse e shikojmë në total të gjithë vitin e sistemit VAR në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, me një total prej 196 ndeshjesh, vlerësimi është shumë pozitiv. Duhet të mos harrojmë edhe faktin se ishte viti i parë, një eksperiencë e re, dhe përballeshim me shumë të panjohura. Kemi evidentuar edhe problematika, ku në 6 ndeshje nuk kemi arritur ta implementojmë për shkak të problematikave teknike dhe ato të lidhura me infrastrukturën e stadiumeve, pa harruar këtu mungesën e eksperiencës”, shpjegon drejtuesi i projektit VAR në FSHF.
“Do mundohemi që këtë sezon të ri 2022-2023 të mos përsëriten problematikat e evidentuara vitin e kaluar. Teknikët që bëjnë implementimin këtë vit kanë një eksperiencë më të madhe, e cila sigurisht është shumë e rëndësishme. Në të njëjtën kohë do të zhvillojmë edhe trajnime me operatorët që të jemi gati për sezonin e ri. Kemi filluar gjithashtu inspektimi në të gjitha stadiumet dhe janë lënë detyra për përmirësimin e infrastrukturës. Kam shumë besim që ky sezon për arsyet e sipërpërmendura do të jetë shumë herë më pozitiv në krahasim me edicionin e parë për shkak të eksperiencës dhe kushteve më të mira”, shtoi Nurishmi. /zoom.al/
EMRI/ Pas debatit, “krisi” arma. I plagosuri në Rrugën e Kombit transportohet drejt Traumës
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit.
Policia ka njoftuar se është dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 51-vjeçari i plagosur, ndërsa ngjarja është pasojë e një konflikti të momentit.
Personi i plagosur është identifikuar si shtetasi Martin Prenga, me banim në Klos të Mirditës.
Gjithashtu behet e ditur se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa por transportohet drejt Traumës.
Rrëfehet si asnjëherë më parë Mimi Kodheli, zbulon ‘sekretin’ e familjes së lumturIsh-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale duke zbuluar edhe disa nga momentet më të bukura që e kanë emocionuar.
Deputetja ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku tregoi se çastet më të bukura dhe më të lumtura në jetën e saj janë gjithmonë të lidhura me familjen. Nga momentet e lumtura të jetës së saj, deputetja veçoi momentin e diplomimit të djalit, duke shprehur se ishte shumë e emocionuar.
“Besoj që janë gjithmonë të lidhura me familjen, sidomos me djalin, flasim më të lumturat të jetës. Çast i vështirë lindja, por më i lumturi besoj në absolut. Besoj çast i lumtur momenti kur është laureuar, kur ka marrë diplomën, shumë i lumtur. Aq i lumtur ishte sa ai ishte duke e prezantuar projektin, se ju e dini që është arkitekt dhe unë kisha celularin në dorë me idenë që po e regjistroja. Në fund fare, pas gjysmë ore kuptova që nuk kisha regjistruar asnjë gjë. Kaq e emocionuar isha”, tregoi Mimi Kodheli.
Kodheli është prej vitesh e martuar me bashkëshortin e saj arkitekt Lekë Kodheli, me të cilin ka një djalë me emrin Mikel.
Ndër të tjera gjatë një rubrike të zhvilluar në emision, politikania zbuloi gjithashtu se është një kuzhiniere e mirë. E pyetur se cili është sekreti i një familjeje të lumtur, Mimi Kodheli tha: “Besoj është respekti, shumë respekt duhet të ketë në familje. Por një i huaj më pyeti njëherë dhe më tha “zonjë ju keni një karrierë kaq të rëndësishme politike”, supozohet që rrini shumë pak në shtëpi, pastaj duke qenë një njeri i rëndësishëm, supozohet që edhe në shtëpi jeni një njeri që vë rregulla loje. Cili është sekreti që keni 35 vjet martuar?” Unë i thashë kam 35 vjet që ia hekuros ende këmishat bashkëshortit.”
LAJM I FUNDIT/Plagosje me armë në Mirditë, ja kush është 51-vjeçari që është qëlluarNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm para pak minutash në Fan të Mirditës.
Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M. Prenga. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.
Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.
Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Festa e Amerikës, Ilir Meta nuk i ndahet Yuri Kim, i shpeton “Non Gratës”Ambasada amerikane organizoi sot pasdite pritjen ne Pallatin e Brigadave me rastin e festes se 4 korrikut, dites se Pavaresise se SHBA-se.
Per shkak se kete vit shenohet edhe 100-vjetori I ri marrëdhenieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, ambasada amerikane mendoi që ta organizonte feste te madhe dhe jo ne seline e saj diplomatike.
Festa ka pasur shumë të ftuar dhe ne mesin e tyre eshte presidenti Ilir Meta. Presidenti ne detyre duket se ka qene nder te ftuarit VIP.
Ne foton e siguruar nga ZOOM.al, vihet re Meta eshte ne krah te ambasadores amerikane Yuri Kim.
presidenti prej kohësh duket se I ka shkrirë akujt me SHBA-ne pas nje konflikti te forte që ka pasur para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Madje u perfol si nje zyrtar që është në listën e pritjes së personave “non gratave”. Ai nuk ngurronte një vit më parë të sulmonte hapur ambasadoren e SHBA-së.
Pas një vit Meta me qëndrimet më të zbutura ndaj SHBA dhe ndaj diplomates. Amerikane, duket se ka fituar një lloj afrimi me SHBA, e kjo të paktën në nivelin e kontakteve me ambasadoren. Duket se i ka “shpëtuar” shpalljes “non grata”, pasi këtë periudhe është i pranishëm në aktivitete të rëndësishme ku organizohen nga Ambasada e SHBA.
Pak javë më parë ai morri pjesë në pritjen e organizuar nga ambasadorja Yuri Kim me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, ndërsa një ditë më parë ishte në një të tjerëq aktivitet të organizuar nga Ambasada Amerikane.
Medalje ari dhe rekord kombëtar, Luiza Gega krenaria e Shqipërisë në Lojërat MesdhetareAshtu sikurse pritej, gara e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” nuk dhuroi asnjë surprizë. Luiza Gega i dhuroi medaljen e artë Shqipërisë në një garë të dominuar totalisht.
Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.
Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.
Aksident në aksin rrugor Durrës – Kavajë, dy të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës – Kavajë, pranë vendit të quajtur Zifti, rreth 3 km larf Shkëmbit të Kavajës.
Nga informacione paraprake mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i automjetit tip Benz i cili ka përfshirë në aksident mjetin tif Ford dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e të dy automketeve.
Në vendngjarje ka mbëritur ambulanca e cila i ka ardhur në ndihmë menjëherë të aksidentuarve, duke i dërguar në spitalin e Durrësit ku janë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.
Ben Blushi vazhdon “fshesën” në Euronews, largon 21 gazetarë nga puna
Ndonëse detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Euronews Albania e merr në shtator, Ben Blushi me anë të krahut të tij të djathtë, Bjorn Xhokaxhi ka nisur spastrimin në radhët e gazetarëve.
Burime pranë këtij televizioni kanë bërë të ditur se ditët e fundit Xhokaxhi ka urdhëruar largimin nga puna të 21 gazetarëve.
Bëhet dfjalë kryesisht për gazetarë të emisioneve, por edhe pë rata të redaksisë së informacionit.
Krahas gazetarëve, prej ditësh Blushi me anë të të besuarit të tij ka larguar edhe një numër të madh punon jësish pjesë e administratës dhe shërbimeve mbështetesë.
Gjithashtu mësohet se në sezonin e ri, me ardhjen e Blkushit në krye të këtij televizioni nuk do të rikthehen një numër i madh emisionesh, të cilat Blushi i ka konsideruar të panevojshme.
Sipas të njëjtave burime mësohet se Blushi do ta kalojë Euroneëws nga një television gjeneralist në një television tërësisht informativ.
Një javë përpara protestës, Basha takohet me Tabakun, Bardhin dhe Rushajn. Mungon AlibeajNdërsa PD që drejton Sali Berisha është duke u përgatitur për protestën e 7 korrikut, pjesa tjetër e partisë që mbështesin Lulzim Bashën kanë një tjetër agjendë.
Ditën e sotme ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt.
Rreth mesditës Basha ka pasur një takim 60 minuta me Jorida Tabakun, Gazmend Bardhin dhe Alfred Rushajn.
Takimi është zhvilluar në një nga baret pranë ‘Kompleksit Dinamo”.
Ajo që ra në sy, ishte mungesa e Enkelejd Alibeajt.
“La casa de Papel” në Romë, 4 grabitës thyejnë blindën e postës dhe vjedhin 350 mijë euroNjë sulm me armë mbi një furgon të blinduar ka ndodhur në orën 8 të mëngjesit të sotëm në disa nga lagjet kryesore të Romës, si via Anteo, Torre Angela dhe përballë një poste të qytetit.
Sipas mediave italiane katër banditë të armatosur me pistoleta rrethuan një automjet të një institucioni privat sigurie dhe hapën zjarr ndaj një oficeri që mbeti i plagosur në krah.
Më pas një prej tyre i veshur si komando ka marrë disa pako me një shumë të madhe parash, të paktën 350 mijë euro, të destinuara për postën e zonës dhe është larguar me makinë, duke braktisur një furgon tjetër blu që përdorej për të mbyllur aksesin në rrugë.
Në të gjithë kuadrantin juglindor të kryeqytetit janë zhvilluar kontrolle të policisë, duke përfshirë edhe monitorim nga ajri me një helikopter.
Roja i sigurisë, i cili u shpëtua menjëherë me një ambulancë “Ares 118”, u dërgua me urgjencë në Poliklinikën Casilino dhe u shtrua në spital me një prognozë konfidenciale.
Ndërkohë në vendngjarje agjentët e skuadrës lëvizëse dhe policia shkencore së bashku me hetuesit e komisariatit të policisë Casilino Nuovo po tentojnë të rindërtojnë ngjarjen. Në orët në vijim mund të sigurohen edhe pamjet video të kamerave të vëzhgimit në zonë. Në veçanti, një lokal para të cilit ndodhi sulmi pasi në atë kohë kishte njerëz që hanin mëngjes.
Sipas një rikonstruksioni fillestar të fakteve, banditët kanë kryer një manovër me furgonin e tyre, ndoshta të vjedhur, për të bllokuar mjetin e institucionit të sigurisë dhe për të mos lejuar që drejtuesi të largohet siç kërkon protokolli i sigurisë.
Automjeti kishte hyrë në një rampë garazhi, por shoferi gjithsesi arriti të shpëtonte dhe të strehohej pranë stacionit të policisë lokale. Megjithatë në momentet fillestare ata u përballën me rojen e sigurisë që kishte zbritur dhe që dyshohet se u përpoq të reagonte ndaj sulmit.
Dhe pikërisht atëherë komando qëlloi të paktën pesë herë me armë, duke plagosur agjentin dhe duke marrë një pjesë të parave që ndodheshin në mjetin e blinduar. Policia italiane dyshon se ky mund të jetë një aksion i kryer nga profesionistë, i planifikuar prej disa kohësh.
La polizia scientifica effettua i rilievi su una rapina ad un portavalori in via Anteo, Roma, 01 luglio 2022. ANSA/ANGELO CARCONI