Aplikacion
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë mbrëmje në një hotel në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në lagjen nr.4.
Hoteli mësohet se është në pronesi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZMI-t Sarandë, aktualisht Drejtor i FSDKSH-së Sarandë.
Sakaq, forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë. Nga informacionet paraprake, hoteli ishte pak ditë para inaugurimit, ndërsa i është vendosur edhe në 2021-shin eksploziv./ Zoom.al
Shokohet Saranda! Shpërthimi me eksploziv në hotel, ngjarje e përsëriturNjë shpërthim me eksploziv ka ndodhur pak çaste më parë në një hotel të Sarandës.
Një banor i qytetit raportoi për Zoom.al se zhurma u ndje tepër e fortë. Policia tanimë ka mbërritur në vendngjarje, duke izoluar krejtësisht perimetrin.
Mësohet se hoteli ishte pak ditë para inaugurimit, ndërsa i është vendosur edhe në 2021-shin eksploziv.
Mbi këtë ngjarje ka reaguar me njoftim zyrtar edhe zyra e shtypit të Policisë së Shtetit:
“Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.”/ Zoom.al
LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një hotel në Sarandë, forca të shumta policie në vendngjarje
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë mbrëmje në një hotel në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në lagjen nr.4.
Sakaq, forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë.
VIDEO/Dalin pamjet se si shqiptari dhe greku masakrojnë pronarin e hotelit në MykonosNjë 32-vjeçar nga Athina së bashku me një shqiptar që punonte e jetonte në Mykonos rrahën në mënyrë brutale një biznesmen para 17 ditësh. Ndërkaq, mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e sulmit ndaj biznesmenit nga dy personat, ku shqiptari është arrestuar ndërsa greku është shpallur në kërkim.
“Është arrestuar një person dhe për autorin e sulmit është lëshuar një urdhër arresti. Personi pas furgonit përplas me dashje furgonin, biznesmeni del për të parë se çfarë ka ndodhur dhe më pas autori e godet me sende të forta. Ky është një shtetas i cili është në kërkim, ndërsa bashkëpunëtori i tij, është arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për sa i përket motivit të sulmit, oficerët e policisë e kanë cilësuar për shkaqe banale. Ndërkaq vëllai i biznesmenit ka folur për mediat greke për situatën në të cilën ndodhet i sulmuari.
“Vëllai im tani është mirë, është i tronditur nga kjo histori. Ata po e shikonin jashtë hotelit tonë. Ishte një tjetër që e priti – ai që u arrestua. Makina që shohim është e vjedhur. Autori është larguar në të njëjtën ditë dhe i arrestuari e ka pritur në një vend tjetër”, ka deklaruar i vëllai i biznesmenit.
“Ne s’kemi probleme me askënd këtu. Vetëm me një dyqan aty pranë por në përgjithësi nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me askënd. Nga hetimi do të dalë kush e ka bërë”u shpreh ai.
“Jam shumë i lumtur”, Lukaku pas rikthimit te Interi: Mezi pres të zbres në fushë, tani do bëj …
Romelu Lukaku u rikthye te Interi, pas një viti qëndrimi te Chelsea. Sulmuesi belg ka dhënë një intervistë për InterTV, menjëherë pas zyrtarizimit. Lukaku është shprehur i lumtur për ardhjen në Milano, teksa dukej mjaft i emocionuar.
“Cilat janë emocionet e tua? – Një emocion i fort. Historia që kisha një vit më parë me këtë skuadër ishte e bukur, për mua dhe për tifozët. Interi më ka dhënë shumë dhe shpresoj që të bëj më mirë se më parë. Tani duhet të punoj me skuadrën dhe të bëj më të mirën që mundem.
Si ishte të shikoje dhe njëherë presidentin Zhang? – Ne folëm për shumë gjëra, si për shembull që ishte e pamundur që unë të rikthehesha, por që ne e bëmë dhe unë duhet ta falënderojë atë që e bëri të mundur këtë gjë. Ne e bëmë dhe unë jam shumë i lumtur.
Si është të jesh në Milano sërish? – U ktheva në shtëpi. Familja ime në Milano kaloi një kohë shumë të mirë me fansat dhe shokët e skuadrës. Të gjithë më ndihmuan që nga dita e parë. Unë nuk u largova nga shtëpia kur u largova në Angli dhe kjo s’do të thotë asgjë. Jam i lumtur dhe mezi po presë të shikojë djemtë dhe fushën sërish” – tha ai.
“Kishte thika pas kurrizit”! Erjon Braçe zbulon për herë të parë pse u largua nga qeveria
Ish-zv.kryeministri Erjon Braçe foli në emisionin “Arnautistan”, në MCN Tv, mbi arsyet e largimit nga qeveria.
Braçe foli për “thika pas kurrizit”, duke u shprehur se nuk mund të ndante qeverinë me një tjetër person.
“Ishte zgjedhja ime që të mos isha në qeveri. Ka shumë arsye, një pjesë janë konsumuar mes meje dhe kryeministrit. Janë disa gjëra që mbase koha mund t’i tresë apo t’i nxjerrë në dritë më vonë. Janë disa gjëra që lidheshin me mua, që ia kam komunikuar kryeministrit. Kishte shumë gjëra që s’me pëlqenin, gjithmonë në raport me mua. Një prej elementëve janë këto thikat pas kurrizit. Pati një fushatë të madhe edhe për shkak të një çështje penale nga SPAK-u kundrejt një kryetari bashkie, që u hodh mbi mua mbi kurriz. Në atë periudhë s’mund të ndaja qeverinë me një person që e nxiste këtë gjë. Edi Rama ishte i qartë për çështjen, por në të tilla kushte s’kishte vend për dy, kishte vend për një.
Janë shumë gjëra që mendova se mund t’i ndryshoja nga brenda. Për një periudhë 7-mujore deri në tërmetin që i ndodhi vendit, gjërat po shkonin në hullinë e duhur, po mundoheshim të vendosnim një disiplinë dhe rregull, dhe nxitjes së një kulture pune në zyrat e shtetit. Tërmeti e bëri qeverinë më të gjerë dhe disa nga elementët që i kisha trajtuar gjatë vjeshtës së atij viti, që kishin të bënin me politika fiskale dhe politika ekonomike në dëm të bujqësisë dhe shtresave të varfra dhe të mesme, që tani po provohen të dëmshme, u prodhuan kushtet që të kishte stanjacion, në favor të këtyre njerëzve. Ditën që jam larguar e kam falënderuar Ramën për lirinë që më lejoi brenda qeverisë. Gjatë dy viteve e gjysmë kam pasur komunikim me të. Kisha liri të kundërshtoja dhe të mos firmosja në raste të caktuara”, tha Braçe.
Çështja e targave, Vuçiç ashpërson tonet: Kosova të mendojë tre herë para 30 shtatorit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar sot se nuk ka asgjë nga dialogu Beograd-Prishtinë dhe se nuk ka asgjë që mund të diskutohet pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku obligon të regjistrohen në RKS targat e komunave paralele, dhe reciprocitet për letërnjoftim.
Ai këtë e tha pas takimit që pati me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkruan Tanjug.
“Nuk ka asgjë nga kjo, lere atë dialog, të gjitha janë histori të zbrazëta. Çfarë dialogu, pas vendimeve të tilla, pse dialog, për Bashkimin e Komunave Serbe, dhe nuk guxojnë të vendosin flamur. Për çfarë?”, tha Vuçiç.
Presidenti serb ka folur sot edhe me tone kërcënuese për çështjen e targave.
Ai ka thënë se Prishtina duhet të mendojë tre herë deri më 30 shtator para se të vazhdojë të mbulojë targat e automjeteve me emrat e qyteteve serbe.
Megjithatë, ai ka thënë se Serbia nuk do të ndërmarr ndonjë aksion ushtarak pas këtij afati në formë ultimatumi.
“Nuk do të ndërmarrim ndonjë aksion ushtarak, por kërkojmë nga ta që të mos konfiskojnë pronat e njerëzve tanë dhe të mos ndjekin dhe përjashtojnë qytetarët tanë. Kjo është kërkesa jonë e madhe. Lusim këta njerëz të fortë që të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiç në një adresim publik, shkruan Gazeta Express.
Plumba në “aksin” Tiranë-Bruksel, si nisi përplasja midis Kasandër Nogës dhe Erion Hasanbellit
Belgjika, kjo mbretëri e vogël, në veriperëndim të Evropës, me popullsi prej diçka më shumë se 11 milionë banorë, është kthyer në vitet e fundit në arenën e preferuar të përgjakshme të bandave shqiptare.
Banda që zënë fill në aktivitetin e tyre kriminal në Shqipërinë e viteve ‘90, por që me sofistikimin filluan ta shtrijnë aktivitetin e tyre në vendet e Evropës.
Midis tyre edhe në vendin e vogël, në brigjet e Detit të Veriut, e njohur për afërsinë e saj me disa nga portet më të rëndësishme të hyrjes së drogës në Evropë, siç është porti i Antwerpit (Antuerpit) në territorin belg, apo ai i Roterdamit në Holandë.
Ku influenca në trafikun e drogës është shoqëruar ndjeshëm me shumë të vrarë dhe të plagosur midis shqiptarësh. “Viktima” e fundit e breshërive të plumbave në Belgjikë është shqiptari Erion Hasanbelli.
Ai u qëllua pas shpine me 6 plumba, mesditën e 11 qershorit 2022, ndërsa po qëndronte përballë një hoteli në bulevardin “Adolphe Maxlaan” (Adolf Maxlan) që ndodhet në qendër të Brukselit.
Pamje tronditën edhe qytetarët e pranishëm në vendngjarje, të pamësuar me skena të tilla kaq të hapura dhune.
“Nuk e kemi idenë se kush është viktima. Por kamera e sigurisë së hotelit ka filmuar gjithçka. Kolegu im ishte ai që pa atë që ndodhi dhe është në shok”, tha recepsionisti i hotelit.
Për fatin e tij të mirë, Erion Hasanbelli ia hodhi paq edhe këtë herë breshërisë së plumbave.
Ai u nënshtrua menjëherë operacionit në një nga spitalet e Brukselit dhe ja doli të mbijetonte pavarësisht se plagët që mori ishin të rënda.
“Ai u godit nga 6 plumba në shpinë dhe në të pasme. U operua menjëherë por është në rrezik për jetën”, tha Martin Francois, Zëdhënës i Prokurorisë Bruksel.
Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, autorët ishin dy persona, ku njëri sipas tyre qëlloi disa herë papritmas ndaj objektivit të tyre, duke zgjedhur më pas të ikë nga një rrugë anësore në krahun e majtë të hotelit.
Sipas përshkrimit të bërë nga një grua dëshmitare gjatë krimit, burri që qëlloi ishte pa flokë dhe trupmadh.
Vetëm tri ditë pas këtij atentati, në orët e para të mëngjesit, policia e Vjenës ndaloi në lagjen Donaustadt (Donastad), shqiptarin Kasandër Noga, i cili po bëhej gati të kthehej në Shqipëri me fluturimin e radhës. Fluturimi u vonua enkas në Aeroportin e Vjenës nga autoritetet vendore policore, për të mos i dhënë asnjë mundësi Nogës për t’u arratisur.
Autoritetet austriake, kishin gati për të një urdhër arresti ndërkombëtar për ekzekutim të lëshuar nga kolegët belgë, të cilët e kishin shpallur në kërkim pikërisht për plagosjen më 11 qershor 2022 të Erion Hasanbellit.
Kasandër Noga, një emër shumë i përfolur në botën e krimit disa vite me parë, nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit, madje shprehu habinë e tij në momentin kur policia vjeneze i mësyu në banesë, pak minuta para se ai ta linte atë për t’iu drejtuar Shqipërisë.
Por cilat ishin përplasjet midis Kasandër Nogës dhe Erion Hasanbellit, që përfunduan në krisma të shumta plumbash drejt këtij të fundit?
Kush janë këta dy personazhe dhe çfarë sinjifikojnë emrat e tyre në botën e krimit?
Përse Belgjika është kthyer në batare plumbash për ta dhe shumë shqiptarë të tjerë?
Për të mësuar se përse këto dy personazhe iu drejtuan me gjuhën e armëve njëri-tjetrit, është me interes të kthejmë sytë nga e shkuara dhe e tashmja e tyre kriminale.
Sipas dinamikës së ngjarjeve përplasja e tyre e parë e madhe do të datonte në vitin 2000, në atë që njihet si “Masakra e Sanatoriumit”.
Aty, ku në dhomën e një spitali fillon edhe përgjakja e betuar deri në vdekje midis dy rivalëve.
Më 19 gusht të vitit 2000 rreth orës 16.00 Kasandër Noga dhe Julian Çela, u futën me automatik në duar në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë dhe pasi u hoqën serumet nga krahët, vranë mizorisht Aqif Hasanbellin, babain e Erion dhe Geron Hasanbellit dhe Dritan Hajdinin, shokun e Geronit. Si edhe lanë të plagosur, Agron e Gentian Hasanbellin dhe Lavdosh Karaj.
Ngjarje e rëndë e cila vinte dy javë pasi në Patos, Kasandër Noga ishte konfiktuar me Gentianit, vëllain e Erion dhe Geron Hasanbellit, por që do të ishte edhe sipari i një hakmarrje të gjatë dhe të pambarimtë tashmë midis Kasandër Nogës në njërin krah dhe vëllezërve Hasanbelli në krahun tjetër, të cilët tashmë betimin për t’u hakmarrë do ta zhvendosnin nga Tirana në Belgjikë.
Më herët, Kasandër Noga, dyshohet se kishte kryer edhe dy vrasje të tjera.
Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, ai rezulton që me datë 20 mars 1999, qëlloi për vdekje me pistoletën e tij, tek vendi i quajtur “Gjashtëkëndëshi” në Patos, Edison Meminajn. Këtë të fundit e qëlloi me 3 plumba, pasi iu tha shokëve të tij, se “unë këtë njeri e urrej dhe do ta vras”.
Të nesërmen, pasi kreu krimin, ai kërcënoi miqtë, duke iu thënë që nëse flisnin për ngjarjen, do t’i vriste dhe ata.
Sipas dosjes gjyqësore, rezulton se më herët, më 20 shkurt 1999, ai dyshohet të ketë qëlluar për vdekje Kastriot Gropën, teksa ky i fundit po udhëtonte me mikun e tij, Edmir H., me një makinë tip “BMW” në qytetin e Patosit.
Viktima Kastriot Gropa, ndodhej i ulur në sediljen e pasagjerit dhe në momentin kur automjeti është ndaluar në afërsi të stacionit të autobusëve, aty është afruar një person me xhiboks në kokë dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të viktimës.
Dyshimet ranë mbi Kasandër Nogën, pasi sipas një akti ekspertimi balistik, rezultoi se gëzhojat e gjetura në vendin ku u vra Edison Meminaj, ishte qitur nga e njëjta armë me të cilën ishte qëlluar edhe Kastriot Gropa.
Po, ndërsa kishte këtë sfond të theksuar kriminal mbi supe, Kasandër Noga, vijonte të jetonte i lirë, përderisa në vitin 2000 mori armën dhe shkaktoi masakrën e Sanatoriumit.
Në dosjen gjyqësore thuhet se Kasandër Noga dhe Julian Çela se vepruan për hakmarrje.
Sipas të dhënave Erioni emigroi që herët në Itali dhe jetonte e punonte në shtetin fqinj. Në një prej ditëve, ai komunikon me një mikun e tij, Mariglen Hodaj, që jetonte në Itali dhe i jep një shumë parash që t’ia dërgonte babait të tij, Aqifit në Patos.
Por, duket se Marigleni nuk i dorëzoi paratë, ndaj për këtë arsye nisi një konflikt mes tij dhe Erionit.
Më 4 gusht 2000, në qytetin e Patosit vritet Mariglen Hodaj, vrasje që mendohet se ishte kryer nga Erion Hasanbelli, djali i viktimës Aqif Hasanbelli. Në këtë ngjarje, mbeti i plagosur djali tjetër i familjes, Hasanbelli, Geroni.
Ky i fundit pasi mori mjekimet e para ne spitalin e Fierit, për efekt sigurie u transferua në spitalin e Sanatoriumit, ku u regjistrua me një emër të rremë. Këtu hyn në lojë Kasandër Noga.
Bashkë me Julian Çela, ai vendos të hakmerret për vrasjen e shokut të tij dhe vihet në kërkim të vëllezërve Hasanbelli. Duke studiuar lëvizjet e të afërmve të tyre, ata mbërritën në Sanatorium dhe shkaktuan masakrën me dy të vrarë dhe tre të plagosur.
Kasandër Noga tha asokohe ne gjykatë se kishte pasur si qëllim të vriste vetëm Geron Hasanbellin, por kur hyri në dhomën nr.11 të spitalit para tij u shfaqën persona të tjerë, ndaj të cilëve ai dhe miku i tij, Juliani nuk hezituan të qëllonin mbi ta.
Kështu nisi dhe përplasja mes Nogës dhe vëllezërve Hasanbelli, hakmarrja e të cilëve nuk do të vononte.
Më 17 mars 2002, sipas dosjes gjyqësore ata u gjendën përballë lokalit ‘Pre-Historie’ (Pre Histori) në qytetin e Antwerpit (Antuerpit) në Belgjikë aty ku Julian Çela dhe Kasandër Noga po konsumonin një kafe së bashku.
Sipas dëshmive të kohës, në orën 17:15 minuta të kësaj dite, Erion Hasanbelli dhe vëllai i tij Geroni, u futën në brendësi të lokalit dhe qëlluan pa mëshirë mbi tavolinën ku ndodheshin të ulur dy armiqtë e tyre, ku lanë të vrarë Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën.
“Rreth orës 17:00 dy persona kanë hyrë në lokal dhe porositën një kafe dhe një çaj. Pas rreth 20 minuta kanë hyrë në lokal dy persona të tjerë dhe porositën çaj me qumësht dhe u ulën në të njëjtin vend ku ishin ulur dy personat që u kishte shërbyer më parë të cilët ishin ngritur nga tavolina. Papritur dy personat që u kishte shërbyer herën e parë, duke ardhur nga WC-ja u sulën mbi dy personat e ulur pranë dritares.
Ndërsa ishte duke vrapuar, një prej tyre qëlloi mbi këta dy persona rreth 5 herë. Pastaj të dy u larguan ne drejtim të ‘Sint- Gummarusstraat’.
Personi që qëlloi kishte veshur një rrobë të verdhë të modelit ‘Milet’. Ishte rreth 1 metër e 85 cm i gjatë, flokë të zeza, fytyrë të rrumbullakët.
Personi tjetër ishte rreth 1 metër e 75 cm i gjatë, kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë me flokë të zeza me fytyrë të parruar.
Të dy ishin rreth 25 vjeç dhe flisnin një gjuhë të panjohur për mua, them se ishte shqip”, tregoi Elena B., kameriere e lokalit.
Dy ditë më vonë, kamerieres së lokalit ku ndodhi krimi tronditës, i vunë përpara fotot e gjashtë të dyshuarve. Ajo drejtoi gishtin tek numri 4.
“Unë mund të them 100 % e sigurt se numri 4 është ai që qëlloi. Ishte ai që bëri pagesën.
Dy kriminelëve u shërbeu pronari i kafes por personi i fotos 4 erdhi tek unë dhe më bëri pagesën. Dhe unë mendoj se personi i fotos 4 i ngjan atij. Kriminelin e dytë nuk e kam parë mirë, por di se ishte pak ezmer”, tha Elena B., kameriere e lokalit.
Sipas dosjes belge, Kasandër Noga i pyetur menjëherë pas ngjarjes, njohu në fotografi vetëm shtetasin Erion Hasanbelli, duke thënë se me 99% ai është personi që e ka qëlluar.
Hetuesit e ripyetën në nëntor të 2002, por ai ndryshoi qëndrim dhe mohoi të njihte personin që e kishte qëlluar dhe atë që e shoqëronte.
Disa vite më vonë, në korrik të 2008, Kasandër Noga foli për hetuesit teksa vuante dënimin e përjetshëm për masakrën e Sanatoriumit, dënim që do ta rrëzonte më vonë dhe dha një tjetër version për ngjarjen e ndodhur në lokalin “Pre Historie”, (Pre Histori) në Antwerp.
“Unë dhe Julian Çelaj kishim folur me të pandehurit ne telefon për t’u pajtuar lidhur me hasmërinë që kishim më përpara si pasojë e vrasjes së babait të tyre.
E lamë për t’u takuar me të në bar “Pre Historie”. Porositëm diçka për të pirë dhe pritëm ulur në tavolinë rreth 20 minuta. Kemi parë që jashtë lokalit po vinte për të hyrë brenda në lokal Geron Hasanbelli, me telefon në vesh duke folur.
Kur ky shtetas ka qenë rreth 3 metër pa hyrë në lokal, nga krahu i kundërt i lokalit ka dalë shtetasi Erion Hasanbelli duke qëlluar drejt nesh me armë zjarri. Unë kam marrë një plumb në bark dhe jam palosur me fytyrë nga xhami i lokalit.
Në këtë moment kam parë dhe dëgjuar Geron Hasanbellin që erdhi tek dera e lokalit dhe kapi Erionin nga krahu i majtë duke i thënë ‘Hajde ikim se i vramë’, dhe i kam parë nga xhami duke u larguar”, ka treguar Kasandër Noga.
Gjatë këtij episodi të përgjakshëm, Kasandër Noga, thuhet se u përplas me armë edhe me policinë belge, gjë e cila vërtetohet edhe në dosjen shqiptare të tij të gjykimit, pas ekstradimit në Shqipëri.
Dosje nga ku del edhe një vrasje e kryer më 25 gusht 2001, po në qytetin Antwerp (Antuerp) të Belgjikës, ku i dyshuar ishte sërish Kasandër Noga, ku thuhet se tashmë shqiptari problematik që ishte zhvendosur në Belgjikë pas vrasjes së kryer në Tiranë, qëlloi për vdekje këtë herë ndaj shqiptarit, Astrit Shpërdheja.
Sipas mediave belge të kohës, 37-vjeçari shqiptar, u qëllua në mes të ditës në Saint Jansplein (Sënt Zhasplin) në Antwerp (Antuerp), nga një person që ngiste një biçikletë tip “BMX”.
Dëshmitarët okularë të kësaj ngjarje thuhet se ishin dy 12-vjeçarë që po qëndronin në derën e një godine.
“I dënuari Kasandër Noga alias Kosuta Michal është arrestuar në Antwerp të Belgjikës më datë 17 mars 2002, pas një shkëmbimi me armë zjarri me policinë ku mbeti i vrarë një shtetas tjetër shqiptar dhe u plagos rëndë vetë Kasandër Noga”, thuhet nw dosjen gjyqwsore.
Por në vitin 2005, gjykata belge e pabindur nga provat, e shpalli të pafajshëm Kasandër Nogën.
“I dënuari ishte nën hetim në shtetin belg për vrasjen e shtetasit shqiptar Astrit Shpërdheja, e kryer po në shtetin belg më datë 25 gusht 2001.
Mbi këtë bazë më datë 25 Mars 2002 është vendosur arrestimi i tij për shkak të falsifikimit të dokumenteve, me të cilat ky shtetas qëndronte në Belgjikë, ndërsa më datë 28 mars 2002 është vendosur arrestimi i tij në funksion të hetimeve për vrasjen e kryer në shtetin belg më datë 25 gusht 2001 të Astrit Shpërdhejas dhe të shkëmbimit të zjarrit me policinë belge më datë 17 mars 2002.
Nga data 17 mars 2002, deri më datë 25 mars 2002 i dënuari ka qëndruar në spital për shkak të plagosjes së tij nga forcat e policisë.
Në datë 11 qershor 2002, Kasandër Noga është deklaruar fajtor për falsifikimin e dokumenteve dhe është dënuar me 6 muaj burgim, ku gjysma e dënimit prej 3 muajsh u pezullua.
Nga data 17 mars 2005 deri më datë 16 maj 2005, Kasandër Noga, është mbajtur i arrestuar për shkak të kërkesës për ekstradimin e tij në Shqipëri që është realizuar më datë 16 maj 2005”, thuhet mw tej nw dosje.
Por kur dukej se mëria ishte bjerrë dhe armiqtë e vjetër kishin rënë në qetësi, në fakt hakmarrja e tyre flinte si prushi në mangall dhe do të zgjohej shumë vite më vonë edhe më e dhunshme.
Pasi Kasandër Noga u ekstradua në Shqipëri në vitin 2005, Erion Hasanbelli vazhdonte të bënte jetën e tij në Belgjikë.
Por ndërkohë që Erion Hasanbelli vazhdonte të ishte i lirë në Belgjikë dhe nuk ishte sjellë ende me pranga në Shqipëri, Kasandër Noga që tashmë ishte ekstraduar kishte nisur betejën e tij për t’i shpëtuar dënimit maksimal që ishte dhënë në mungesë për të, për vrasjen e dyfishtë që kishte kryer në Sanatorium ndaj babait dhe mikut të Erion Hasanbellit, synim të cilin ai e arriti shpejt.
Menjëherë pas ekstradimit në Shqipëri në vitin 2005 ai fillimisht ia doli t’i shpëtonte burgimit të përjetshëm që drejtësia shqiptare i kishte dhënë në mungesë për vrasjen e kryer ne Sanatorium të Aqif Hysenbellit dhe Dritan Hajdinit, dhe të pranonte një gjykim të shkurtuar që e dënonte me 25 vite burgim.
Por sigurisht që Kasandër Noga nuk kishte pranuar të ekstradohej në Shqipëri për të vuajtur një dënim të tillë.
Me qetësi, vendim pas vendimi, teksa lirimi pritej të ishte çështje kohe për të, Kasandër Noga duket se i kishte akoma të freskëta plagët e hakmarrjes.
Ai duket se po bluante nga hekurat e qelisë hakmarrjen e radhës ndaj Hasanbellit.
Ndërsa nga ana tjetër, planifikonte me detaje lirimin nga qelia, që nuk do të vononte shumë, pasi ndonëse kishte mbi supe dy dënime të rënda me nga 25 vite secili, ai arriti ta shihte veten në lirë.
Por hakmarrja e tij vonoi dhe duket se u shty në kohë pasi më 21 tetor 2013, Erion Hasanbelli u ekstradua nga Belgjika në Shqipëri.
Ndërkohë që vëllai i tij Geroni ishte vënë në pranga, vetëm disa muaj më parë, më 14 qershor 2013, pranë rrugës së Barrikadave në Tiranë.
Ekstradimi i Erion Hasanbellit erdhi pasi Gjykata e Fierit e kishte dënuar më 7 shtator 2009, me 25 vite heqje lirie me akuzat për “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”.
Ndërsa vëllai i tij, Geroni u shpall i pafajshëm, pasi nuk u provua se i pandehuri e kishte kryer veprën penale.
Saga e përballjes së tyre me drejtësinë, do të ishte e gjatë, çka duket se i dha mjaftueshëm kohë Kasandër Nogës të planifikonte goditjen e radhës.
Kështu, në vitin 2012, Gjykata e Apelit Vlorë, e la në fuqi vendimin e shkallës së parë për Erion Hasanbellin.
Ndërsa vëllain e tij, Geronin e dënoi me 21 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai do të vuante 14 të tilla.
Tri vite me vonë, Gjykata e Lartë vendosi ta kthente çështjen për rigjykim në gjykatën e Apelit të Vlorës, për shkak se gjeti shkelje procedurale.
Pas rigjykimit, Apeli me vendimin nr.6 të vitit 2017 e shpalli të pafajshëm Geron Hasanbelli, ndërsa për të pandehurin Erion Hasanbelli vendosi pushimin e çështjes penale.
Ky vendim i nxori përfundimisht në liri vëllezërit dhe i hapi rrugën rikthimit të Erion Hasanbellit në Belgjikë, aty ku e priste Kasandër Noga, që kishte thurur planin kriminal të radhës, i cili më 11 qershor 2022 thuhet se e qëlloi pas shpine, por pa ia dalë ta vriste.
Plumba që u lëshuan pikërisht 4 muaj pasi Gjykata e Lartë vendosi më 17 mars 2022 ta kthente për të dytën herë për rigjykim dosjen penale ndaj vëllezërve Erion e Geron Hasanbelli për krimin tronditës që dyshohet se kishin kryer në Belgjikë plot 20 vite më parë.
Rikthim në shtëpi, Romelu Lukaku mbërrin në Milano
Inter ka zyrtarizuar këtë mbrëmje Romelu Lukakun. Futbollisti belg zhvilloi vizitat mjekësore gjatë ditës, teksa sonte erdhi edhe postimi përkatës nga faqja zyrtare e klubit.
Sulmuesi kthehet në Milano, pas një sezoni të dështuar te Chelsea. Klubi nga Milano arriti një marrëveshje huazimi me Blutë e Londrës, me tratativat rraskapitëse që zgjatën disa javë me radhë.
Inter ka publikuar një video ku bashkë me lojtarin duket edhe Presidenti i Klubit, Zhang. “Mirë se u ktheve, Rom” – shkruhet mes rreshtash nga gjigandët e Serie A.
“Bën romane nga zhgënjimi që pëson…”/Fation Kuqari bën deklaratën e papritur për Atdhe XharavinënDy ish-konkurrentët e “Për’puthen 2” Atdhe Xharavina dhe Fation Kuqari kanë krijuar një lidhje të ngushtë miqësore pas mbarimit të formatit ndonëse në nisje ata nuk patën raporte të mira. Dyshja ishte sot në një intervistë në ‘Ftesë në 5’ ku folën rreth detajeve të shoqërisë së tyre.
“Atdheu sa erdhi dhe donte pak vëmendje dhe u kap me luanin, me mua. Mua më keqkuptonin nga ekrani dhe më ka ndodhur thuajse me të gjithë çunat që erdhën pas meje në emision. Që në fillim donin të kapeshin me mua dhe nuk e di pse.”- tha Fationi rreth debateve të tyre në ‘Për’puthen’ teksa Atdheu shtoi: “Kapesha me Fationin sepse ishte personazhi më i fortë dhe unë u kapa të rrënjët jo te degët. Por nuk e zgjata shumë se është njeri i mirë dhe kemi shumë të përbashkëta. Kështu është shumë shok i mirë por me gocat nuk e di”.
I pyetur më pas se si i ka Atdheu raportet me vajzat Fationi nuk u kursye aspak. Ai tha se Atdheu bie shpejt në dashuri me një vajzë edhe nëse thjesht ka folur me të. Më tej, shtoi se këtë e shpreh edhe në rrjetet sociale me dedikime, këngë apo foto.
“Atdheu bie shumë shpejt në dashuri. Sa e njeh një vajza thotë se ka rënë në dashuri. “Po prit një herë”- i them. Nëse e sheh në Instagram atë muhabet ka. Nxjerr një herë në dy ditë këngë dashurie. Ose bën romane gjoja që e kanë zhgënjyer, heq foton, mbyll Instagramin, hap Instagramin. Është shumë i dhembsur por nuk shprehet. Për herë të fundit ka qarë në fundjavë kur po ktheheshim nga jugu por nuk e di arsyen. Ky mund të bjerë në dashuri edhe duke folur me një vajzë.”– u shpreh ai.
Mirëpo, deklarata e Fationit nuk duket të jetë edhe aq e rastësishme. Sepse të gjithë herët kur Atdheu ka bërë romane, statuse, etj në Instagram janë lidhur me Bora Zemanin. Ish-konkurrenti, i cili është përfolur gjatë në rrjet për raportin e tij me moderatoren, pak javë më parë publikoi në Instastory disa foto në të cilat edhe pse nuk përmend emra, nga ndjekësit është interpretuar si një ironi për Donaldin. Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave dhe sipas zërave, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga Donald Veshaj.
Pas ndarjes nga Donaldi verën e kaluar në mediat sociale qarkulloi një video e Borës dhe Atdheut që shiheshin në një tavolinë. Kur Donaldi ishte në ‘Big Brother VIP’, disa foto të tjera qarkulluan ku shihej Atdheu në makinë me një vajzë që i ngjasonte Borës, ndonëse nuk u konfirmua kurrë nëse ishte ajo. Atdheu nga ana tjetër shfrytëzon çdo rast për thumba në rrjetet sociale që ndjekësit ta lidhin me Borën./L.K
/Zoom.al