Aplikacion
Janë publikuar pamjet pak pas rrahjes brutale që shqiptarët i bënë një 42-vjeçari grek, duke e lënë atë viktimë për shkak të plagëve të shumta që i shkaktuan. Në mediat greke janë publikuar video nga momenti kur mbërrin policia në zonën ku ndodhi sherri në Rafinë.
Makina e patrullës, siç shihet nga video, ka kaluar në vendngjarje në orën 02:07 të mëngjesit, ndërsa në orën 2:31 të mëngjesit, kalon pranë kamerës dhe autoambulancës që e mori 42 -vjeçarin për ta transportuar në spital. Pak më vonë viktima me lëndime ne koke ka nderruar jete./zoom.al/
Rruga Kardhiq-Delvinë, Si u fry fatura nga 50 milionë në 108 milionë euro për 33 kmKostot e rrugës Kardhiq-Delvinë kanë kapur shifra te frikshme. 33 kilometrat e këtij aksi interurban të kategorisë C2, kanë kushtuar gati 13 miliardë lekë afro 108 milion euro, ndërkohë që në fillim i gjithë projekti ishte parashikuar me një kosto totale mes 50-60 milionë euro.
Ndërtimi ka filluar që në vitin 2008 nga qeveria Berisha e cila tenderoi lotin e parë me 679 milion leke, sipas ARRSH, ose rreth 5,6 milion euro, për një gjatësi 7.1 kilometra.
Me ndërrimin e qeverive projekti u zvarrit për disa vite, ndërkohë që përmes një skeme të copëtimit të punimeve në shumë lote, paratë u shpërndanë në disa tendera. Dyshimet janë të mëdha për mënyrën se si janë prokuruar paratë nga ARRSH pasi në shumë raste për lote të caktuar janë zhvilluar shtesa punimesh në vlera të konsiderueshme, të cilat janë fituar nga të njëjtat kompani që kishin fituar tenderin fillestar.
ARRSH bëri të ditur për “Neës24” se lotet 2 dhe 3 kanë kushtuar në total më shumë se 1 miliard lekë ose 8,7 milion euro. Ndërkohë skema me dy tendera për të njëjtin lot ka nisur me lotin numër katër, që është fituar në shtator të 2018 me 99% të fondit limit nga Cobial shpk dhe Gjoka konstruksion për rreth 2,4 miliardë lekë ose 20 milionë euro për 6,1 kilometra. Por 20 milionë euro nuk mjaftuan dhe ARRSH prokuron 3,8 milionë euro të tjera në prill të 2021.
Negociatat e punimeve shtesë bëhen me bashkimin e operatorëve “Cobial shpk” dhe “Gjoka Konstruksion”, që pati fituar tenderin e parë. Dokumenti i shpalljes së fituesit mban firmën e Ergys Verdhos. E njëjta procedurë edhe për lotin 5, ku në shtator të 2018 fituese ka dalë kompania “ALB-STAR” me një ofertë prej 1.78 miliardë lekësh ose 14 milionë euro, për 3,3 kilometra rrugë. Oferta ishte sa 98% e fondit limit, ndërkohë më pas në prill të 2021 e njëjta kompani ka negociuar me Autoritetin Rrugor Shqiptar një kontratë për shtesë punimesh 332 milionë lekësh, afro 2,6 milionë euro.
Në tetor të 2018 ARRSH shpalli fituese për lotin 6 bashkimin e operatorëve “Agbes shpk” & “Arberia” që dhanë një ofertë prej 2,37 miliard lekësh gati 20 milion euro, për rreth 4,5 kilometra. Edhe në këtë rast oferta është shumë pranë fondit limit, por pavarësisht kësaj në prill të 2021 ashtu si për lotet 4 dhe 5 Autoriteti Rrugor Shqiptar ka negociuar 467 milion lekë ose 3,9 milion euro shtesë punimesh. Në të treja rastet kompaninë ndërtuese kanë justifikuar shtësën e punimeve me probleme gjeologjike të hasura rrugës.
Për lotin 7 tunelin e Skërficës fituesi është shpallur në korrik të 2020 nga ARRSH pas vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik. Kontrata u lidh me bashkimin e operatorëve të udhëhequr nga Gjoka Konstruksion me një vlerë gati 1,8 miliardë lekë ose rreth 15 milion euro. Ndërkohë skandali me kostot shtesë thellohet pasi në të gjashta lotet e gjatësisë së rrugës janë zhvilluar shtesa të treta punimesh. Një kontratë prej 1,43 miliardë lekësh, rreth 11 milion euro është fituar në maj të këtij viti nga Gener 2 për sistemimin dhe rivitalizimin e Skarpateve, dhe një kontratë tjetër prej 220 milion lekësh rreth 1,8 milion euro është fituar në shkurt po të këtij viti nga kompania “Jubica” për sinjalistikën rrugore. Kësaj rradhe dokumentet mbajnë firmën e pasuesit të Ergys Verdhos, Evis Berberit.
Normalisht çdo rrugë që tenderohet dorëzohet tek autoriteti kontraktues me sinjalistikë, dhe me tërësinë e punimeve të skarpateve të realizuara, ndërsa procedura e ndjekur nga Autoriteti Rrugor Shiqptar i ka nxjerrë kostot e projektit të aksit Kardhiq- Delvinë jashtë kontrollit. Plot 3 kontrata shtesë punimesh dhe 2 kontratat për punime ekstra kanë bërë që Kardhiq-Delvinë të kushtojë plot 13 miliardë lekë afro 108 milion euro për 33 kilometra rrugë interurbane dytësore. Askush nuk mban përgjegjësi deri më tani për këtë fryrje të madhe të kostove, ndërkohë që kjo është një faturë me një drejtim, qytetarin shqiptar./BW/
Pavarësisht të gjitha premtimeve ambicioze për integrim ekonomik dhe formimin e një tregu të vetëm, nisma nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim.
Anëtarët e nismës Ballkani i Hapur mbajtën një tjetër takim javën e kaluar në Ohër, Maqedoni e Veriut.
Përfaqësuesit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nënshkruan një tjetër grup dokumentesh – një marrëveshje për njohjen e diplomave dhe tre memorandume mirëkuptimi për tema të ndryshme.
Grupi i dokumenteve, së bashku me ato të nënshkruara në korrik dhe dhjetor të vitit të kaluar, pretendohet se synojnë të integrojnë rajonin ekonomikisht, duke ndjekur modelin e integrimit ekonomik të Bashkimit Evropian, ndërsa vendet presin të bëhen vetë anëtarë të BE-së.
Megjithatë, Ballkani i Hapur është ende larg krijimit të një organizate të duhur ndërkombëtare zyrtarisht, ose një bashkim doganor në thelb, e jo më diçkaje që i ngjan një BE-je ballkanase.
Me gjithë njoftimet për integrim ekonomik dhe formimin e një tregu të vetëm, ende nuk është bërë asnjë hap në këtë drejtim.
Një problem i përgjithshëm është se mbetet e paqartë se çfarë dëshiron të arrijë nisma dhe si ajo synon ta bëjë këtë.
Nga njëra anë, vëmendja e publikut deri tani është përqendruar te deklaratat politike. Është bërë pak analizë, në mos fare, për kushtet aktuale të dokumenteve të nënshkruara.
Kjo nuk është për t’u habitur, duke qenë se nisma ka një problem kronik transparence. Publiku jo vetëm që është përjashtuar nga debati për përmbajtjen e marrëveshjeve të ardhshme dhe draftet e tyre, por është shumë e vështirë për të pasur akses në tekstet e plota të dokumenteve, edhe pas nënshkrimit të tyre.
Nga ana tjetër, nisma bën premtime të rreme. Deklarata e përbashkët e tre qeverive e 29 korrikut 2021 parashtron aspirata të larta: “Qëllimi ynë është i thjeshtë: të kemi një treg të vetëm, pa kufij”.
Qeveria e Serbisë njoftoi se një memorandum mirëkuptimi për aksesin e lirë në tregun e punës, i nënshkruar në të njëjtën ditë, “do të mundësojë një treg të vetëm pune”.
Gjatë takimit më të fundit të kësaj nisme, komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi, pohoi besimin se nisma “bazohet në katër liritë” (që i referohet lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve sipas ligjit të BE-së).
Problemi është se ndërsa “tregu i vetëm” dhe “katër liritë” janë terma juridikë të njohur në të drejtën ndërkombëtare ekonomike dhe integrimin ekonomik, marrëveshjet e nënshkruara nuk kanë të bëjnë fare me krijimin e një tregu të vetëm dhe lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitali dhe njerëzve.
Më 21 dhjetor 2021, të tre shtetet nënshkruan Marrëveshjen për Kushtet për Qasje të Lirë në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor, për të mos u ngatërruar me një memorandum mirëkuptimi për të njëjtën çështje të nënshkruar disa muaj më parë.
Pavarësisht njoftimeve të mëparshme, marrëveshja nuk krijon një treg të vetëm pune dhe, pavarësisht titullit pretencioz, nuk parashikon as “qasje të lirë në tregun e punës”.
Ajo që bën në fakt marrëveshja është thjeshtimi i procedurës administrative për aksesin në tregun e punës, dhe këtë e bën në mënyrë shumë të ngathët.
Ajo hapet duke deklaruar se qytetarët e të tre shteteve “do të kenë të drejtë të lëvizin, të qëndrojnë dhe të punojnë lirisht brenda territorit të Palëve Kontraktuese”.
Megjithatë, ajo vazhdon me rregullimin e kushteve dhe procedurave të thjeshtuara për marrjen e të drejtës për punë (dhe qëndrim të përkohshëm për qëllime pune) në një shtet palë nga një shtetas i një shteti tjetër palë.
Prandaj, marrëveshja nuk rregullon të drejtat e lëvizjes, qëndrimit dhe punës në përgjithësi, siç është paralajmëruar në dispozitën e hapjes, por vetëm të drejtat që lidhen me punën në një shtet tjetër.
Më e rëndësishmja, qasja në tregun e punës duhet të miratohet nga shteti pritës në çdo rast individual, duke e lejuar punëtorin të qëndrojë në shtetin pritës vetëm për dy vjet, edhe pse me një mundësi rinovimi. Miratimet mund të revokohen gjithashtu për një sërë arsyesh.
Ndryshe nga kjo, liria e vërtetë e lëvizjes, qëndrimit dhe punës do t’u mundësonte qytetarëve të shteteve të Ballkanit të Hapur të hyjnë, të banojnë dhe të punojnë në shtetet e tjera të Ballkanit të Hapur për aq kohë sa ata dëshirojnë, pa pasur nevojë për miratimin zyrtar të shtetit pritës, siç ekziston në BE.
Marrëveshja risjell në kujtesë angazhimin ndaj katër lirive të llojit të BE-së të bërë në deklaratën e përbashkët të Novi Sadit të vitit 2019, por nuk shkon drejt krijimit të tyre aktual.
As Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e Veterinarisë, Fitosanitare, Sigurisë Ushqimore dhe Ushqimit për Kafshët në Ballkanin Perëndimor, e nënshkruar më 21 dhjetor 2021, nuk paraqet asgjë spektakolare.
Marrëveshja ka të bëjë me importin dhe eksportin e kafshëve të gjalla, ushqimeve me origjinë shtazore ose jo shtazore, produkteve të përbëra, ushqimit për kafshë, nënprodukteve shtazore, bimëve dhe produkteve bimore. Ajo nuk shfuqizon kërkesat ekzistuese sipas rregulloreve të brendshme për importin dhe eksportin e mallrave të tilla; ajo i ruan ato shprehimisht.
Marrëveshja parashikon njohjen e raporteve të testimit të lëshuara nga laboratorë të akredituar. Për më tepër, ajo zhvendos kontrollet e përcaktuara nga ligjet vendase nga pikat e kontrollit kufitar. Kontrolle të tilla do të kryhen në terminalet doganore në “vendin më të afërt jashtë pikës së inspektimit kufitar” (për bimët dhe produktet bimore) ose në pikën e destinacionit (për kafshët e gjalla, ushqimet me origjinë shtazore ose jo shtazore, produkte të përbëra, ushqim për kafshë dhe nënproduktet shtazore).
Marrëveshja specifikon se cilat dokumente duhet të shoqërojnë dërgesat për të përmbushur kërkesat e importit vendas dhe cilat bimë dhe produkte bimore kërkojnë certifikata fitosanitare. Kjo është në thelb e gjitha.
Ndryshe nga marrëveshja e tregut të punës, e cila do të zgjasë pafundësisht nëse nuk ndërpritet, kjo marrëveshje lidhet vetëm për pesë vjet, pas së cilës rinovohet automatikisht për periudha njëvjeçare.
Deri më tani, këto dy marrëveshje janë të vetmet që duket se tentojnë të rregullojnë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve. Marrëveshjet e tjera synojnë më shumë çështje administrative ose të lidhura me shtetin, që mbulojnë menaxhimin e shërbimeve të qeverisjes elektronike, njohjen e diplomave dhe mbrojtjen nga fatkeqësitë – përveç një numri memorandumesh mirëkuptimi me përmbajtje të panjohur.
Megjithatë, nga përmbajtja e këtyre dy marrëveshjeve del se nuk është bërë asgjë, të paktën deri më tani, për të mundësuar realisht lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.
Duhet të jetë e qartë se problemi kryesore me nismën lidhet me besimin. Askush nuk pret që shtetet e Ballkanit të Hapur të krijojnë një treg të vetëm brenda natës. Megjithatë, nga ata duhet të pritet që t’i quajnë gjërat me emrin e tyre të duhur.
Formimi i një tregu të vetëm duhet të shpallet vetëm pasi shtetet e Ballkanit të Hapur të jenë në të vërtetë gati për të ecur drejt këtij qëllimi.
Praktika aktuale të krijon përshtypjen se aftësia e nismës për të ofruar liritë që ajo pretendon nuk është premtuese./ Birn/
Nga Relja Radovic
Kriza energjetike/ Gjigantët francezë bëjnë thirrje për reduktimin e përdorimit të energjisë
Krerët e kompanive të mëdha të energjisë franceze u kërkuan këtë të dielë qytetarëve dhe bizneseve që të kufizojnë konsumin e energjisë për t’u përgatitur për një krizë të afërt.
“Ne duhet të punojmë kolektivisht për të reduktuar konsumin tonë në mënyrë që të rifitojmë hapësirën për manovrim”, thanë drejtuesit e Engie, EDF dhe Total në një letër publike. Sipas Reuters letra e shkruar tregonte rënie në dërgesat e gazit rus si dhe prodhimin e kufizuar të energjisë elektrike për shkak të problemeve të mirëmbajtjes.
Ata po vijojnë përpjekjet e tyre për të gjetur burime të reja gazi dhe për të ndërtuar një terminal lundrues të gazit natyror të lëngshëm në portin verior të Le Havre. Franca po përballet me rritje çmimesh të energjisë dhe vazhdimisht po planifikon një sistem për përballimin e situatës.
E rëndë/ Gjendet një person i vdekur në TiranëNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të diele.
Një person është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në banesë. Sipas informacioneve paraprake policore bëhet me dije, se personi me inicialet K.B, 61 vjec është gjetur i varur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes/zoom.al
Kthehen pushuesit, trafik kilometrik në LezhëLezha është përfshirë nga një trafik i rënduar, pasditen e kësaj të diele.
Trafiku ka ardhur si pasojë e shtimit të numrit të pushuesve të cilët kanë zgjedhur Shëngjinin dhe Talen për të kaluar të nxehtin e kësaj fundjave.
Por siç rëndom ndodh çdo sezon turistik, pushuesit në kthim përballen me trafik të rënduar e radhë të gjata pritjeje deri sa dalin në Rrugën e Kombit.
Deputeti i PD-SË bën thirrjen e fortë: Të bëjmë betejën e fundit, nesër do të jetë shumë vonëDeputeti demokrat, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me shifrat e frikshme të largimit të shqiptarëve nga vendi.
Sipas të dhënave, në 5 vitet e fundit janë larguar 220 mijë qytetarë nga Shqipëria, 42 prej të cilëve vetëm vitin që lam pas.
Deputeti shkruan se shqiptarët po largohen si një formë shpëtimi nga një vend që nuk i ofron asnjë mundësi nuk po largohen për të ndjekur ëndrrat e tyre!
Reagimi i plote
Të bëjmë betejën e fundit për të mbajtur këtu fëmijët tanë! Nesër do të jetë shumë vonë!
Kjo është një lutje për miqtë dhe qytetarët e këtij vendi! Një thirrje për tu zgjuar nga kjo ëndërr e keqe që po jetojmë në këto 9 vite!
Si prind dhe qytetar kam ndjerë trishtim të thellë kur jam njohur me shifra që është pak të thuash shqetësuese! 220 mijë qytetarë kanë lënë Shqipërinë në 5 vitet e fundit! Pavarësisht shifrave zyrtare te Instat e sigurte që numri i të larguarve eshte më i larte pasi një pjesë nuk deklarohen nga personat e larguar pasi hyjnë e dalin sipas periudhes së qendrimit 3- mujor por që nuk e kane ndermend qe te rrine ketu ne Shqiperi ,sapo i krijohen mundesite perfundimtare per tu rregulluar nuk kthehen me.Vetëm vitin që lamë pas janë larguar 42 mijë qytetarë! Pjesa më e madhe e tyre të rinj!
Po ikin të rinjtë! Po ikin fëmijët tanë! Po largohen si një formë shpëtimi nga një vend që nuk i ofron asnjë mundësi nuk po largohen për të ndjekur ëndrrat e tyre!
Po ikin bujqërit! Po lënë gjithçka! Po braktisin tokat dhe investimet e tyre! Po ikin të shpëtojnë nga një shtet që mbështet më shumë prodhimet serbe se ato “Made in Albania”.
Po ikin sipërmarrësit! Po mbyllin qepenat e bizneseve të tyre! Po shohin mundësi të reja në shtete që i trajtojnë me dinjitet!
Të gjithë jemi përballë mundësive për të qëndruar apo për tu larguar! Ju ftoj ta bëjmë të gjithë bashkë këtë betejë, që nis nga rezistenca dhe largimi i kësaj qeverie për të vijuar me ndërtimin e një shteti të së drejtës! Beteja është e të gjithëve!/zoom.al/
Ish-klubi synon të afroj në merkato superyllin Cristiano RonaldoSportingu i Lisbonës është gati t’i ofrojë Cristiano Ronaldos mundësinë për t’u rikthyer në klub këtë verë.
37-vjeçari thuhet se po mendon të largohet nga Manchester United për shkak të shqetësimeve mbi ambiciet e klubit.
Sipas “The Sun”, Sporting ka qenë në kontakt me Ronaldon. Klubi portugez thuhet se ka shprehur interesim për ta rikthyer atë në klub.
“Sporting e di se Ronaldos i pëlqen të fitojë trofe. Kjo duket shumë larg për Manchester Unitedin për momentin dhe koha po ikën për Ronaldon. Pra, ku ka mënyrë më të mirë për të përfunduar karrierën e tij sesa të kthehet në shtëpi dhe të luajë në Portugali. Është një ligë e fortë dhe një mënyrë jetese e shkëlqyer. Zyrtarët e lartë i bëjnë të ditur Ronaldos se janë të interesuar nëse ai dëshiron të largohet nga United”, ka thënë një burim i klubit portugez.
Sulmuesi portugez i ishte bashkuar Sportingut në moshën 12-vjeçare, teksa debutimin e tij në ekipin e parë për gjigantin portugez e kishte bërë në vitin 2002.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” me “Djajtë e Kuq” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. /zoom.al/
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbrëmjen falenderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat e zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri.
Në fjalën e tij, nuk hezitoi të jepte falënderimet për presidentin Mohammed Hasan Jalood Alshammari dhe zv.presidentin Pirro Dhima ndërsa nuk kurseu sërish një koment për procesin e çeljes së negociatave në BE.
“Dua t’ju them i dashur Muhamed, t’ju them të gjithëve ju se ne ndjehemi të nderuar dhe krenarë që kemi mikpritur dhe është organizuar në Shqipëri ky kongres, por kjo nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e Federatës së Peshëngritjes, miku ynë Elezi. Ishte aq i paduruar dhe aq shumë i angazhuar e i përkushtuar për ta bërë më të mirë këtë organizim më të mirë të mundshëm sa ai ka bezdisur cdo ministër e zyrtar, madje ka kërcënuar edhe qeverinë duke thënë se në rast se ndonjë anëtarët e kongresit do kishin problem me vizat ne do të përballeshim me të gjithë muskujt e anëtareve të federatës së peshëngritjes”, tha Rama.
Me tej në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh: “Ju keni ardhur njëherë në këtë formë, ju nuk kryet ndonjë akt terrorizmi, herën tjetër mjaftoni vetëm një autorizim dhe ejani në Shqipëri kur të dëshironi. Ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufi. Këtu miqtë janë perëndia”.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe peshëngritësi me origjinë shqiptare, Prio Dhima, për të cilin Rama nuk i kurseu lëvdatat.
“Ne jemi takuar në një kohë kur nuk ishit president. Shqipëria ju solli fat, ashtu sikurse i solli edhe mikut të dashur Piro Dhima, i cili shkëlqeu si një yll i vërtetë dhe tani apo i ndihmon Amerikën që të shkëlqejë. Për herë të parë Amerika mori një medalje falë Shqipërisë”, u shpreh kryeministri./zoom.al/
Pasuria e trafikantit shqiptar të vrarë/ Në gjykim dosja e të ekzekutuarit për pazare droge (EMRI)Gjykata e Lartë ktheu edhe njëherë për gjykim dosjen e pasurive të një trafikanti shqiptar të vrarë në Athinë pesë vjet më parë, për të cilin pala greke pranoi se ishte ekzekutuar për prishjen e pazareve të drogës.
Qëndrimi i autoriteteve greke se i ndjeri u vra me armë zjarri gjatë prishjes së pazareve të drogës, nga njëra anë konsiderohet nga Gjykata e Lartë në Shqipëri më e rëndësishme se sa faturat tatimore të dorëzuara nga të afërmit e viktimës gjatë vazhdimit të procesit në apel.
Pikërisht dyshimet e palës greke se Shënbitrasi ishte eliminuar nga mosmarrëveshjet mes trafikantëve të drogës, sollën në Shqipëri hetimet pasurore të të afërmeve të viktimës, por drejtësia shqiptare vijon ta ketë një kazus.
Gjykata e Lartë thekson se vendimi i apelit Korçë qe zhvlerësoi sekuestron preventive është i pabazuar sa kohë hetimet pasurore në Shqipëri ndaj viktimës u kryen mbi akuzën e pastrimit të parave të fituara nga krimi. Sekuestro e llogarive bankare ndaj Shënbitrasve, thekson kolegji i Gjykatës së Lartë, nuk u vendos sipas ligjit antimafia, por si një masë sigurimi që bllokon llogaritë që do të mund të qarkulloheshin për vepra të tjera.
Drejtoria e parandalimit të pastrimit të parave vendosi e para sekuestron e gati 1 milionë eurove llogari bankare.
Kolegji suprem nënvizon në vazhdim se Gjykata e Apelit ka gabuar në heqjen e sekuestros, pasi kjo është një çështje për prokurorinë, e cila përmes letërporosive të përcjella homologëve grekë, duhet të gjejë prova mes aktivitetit të viktimës dhe llogarive të njerëzve më të afërt të tij./topchannel