Aplikacion
Moderatorja Ori Nebiaj ka treguar se arsyeja që nuk u tërhoq nga ekrani siç paralajmëroi, ishte se u shkëput nga sfera politike kur nuk mori mandatin për deputete.
E ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Ori tha se edhe pse nuk fitoi, nuk është shkëputur nga PD, por është distancuar për shkak të konflikteve dhe interesave brenda partisë, të cilat i cilësoi si “zullume të shëmtuara”. Për marrjen e PD-së nga Sali Berisha duket se Nebijaj nuk është dakord, pasi sipas saj cikli i tij ka mbaruar.
“Unë kandidoja se do bëhesha deputete. Po t’i mbanin sa unë premtimet…ata që si mbajnë premtimet vazhdojnë atje. Le të themi që politikën në një farë mënyrë e kam lënë në gjumë, nuk shoh asnjë cep ku mund të angazhohem. Unë nuk jam pjesë as e Bashës as e Berishës, isha në PD se mendoja besoja se gjërat mund të bëhen më mirë. Nuk kam ikur kur ndodhi Basha tamam. E lashë unë.. nuk kam lënë PD-në por gjithë këto zullumet që bëhen për gjithë këto interesat që nuk më përkasin mua. Zullume të shëmtuara fare, keq, keq, keq. Për Berishën, suksese.. Do më pëlqente që PD të kishte një lider të përfaqësonte demokratët dhe shqiptarët, jo atë që ka kryer ciklin e vet. Nuk kam hequr dorë. Sa kohë këta po zihen si gjelat për karriget e veta…”, tha Ori Nebiaj.
Putin përmend sërish Kosovën: Pse atëherë nuk kërkohej leje ndërsa tani po?Presidenti rus Vladimir Putin ka përmendur sërish sot Kosovën, duke e quajtur një precedent të cilin po e ndjekin edhe zonat me popullsi ruse në Ukrainë.
Ai tha se institucionet ndërkombëtare në atë kohë kishin pranuar që territori nuk duhej t’i kërkonte shtetit leje për pavarësi, por se kishte të drejtë ta shpallte atë.
“Dhe ata e shpallën. Të dy Donetsk dhe Luhansk bënë të njëjtën gjë. Ata nuk duhej të kërkonin leje nga autoritetet e Kievit për diçka të tillë”, tha Putin.
Lideri rus përsëriti se ata mund të vendosnin vetë dhe më pas pyeti: ” A kishim të drejtë t’i njihnim atëherë? Epo, sigurisht që e bëmë. Ne arritëm një marrëveshje me ta për ndihmën e ndërsjellë. Ne kishim të drejtën dhe në përputhje me kartën e OKB-së për t’u ofruar atyre ndihmë ushtarake”,tha udhëheqësi rus.
Ai kujtoi gjithashtu se Perëndimi “krijojnë një precedent”, në bazë të të cilit vendimet e tyre kanë të njëjtin legjitimitet.
“Në fund të fundit, ata pushtuan Irakun pa lejen ndërkombëtare. Dhe çfarë bënë? Ata e copëtuan vendin. Ata menduan janë të dërguar të Zotit”, përfundoi Vladimir Putin.
Jepet ‘OK’, vaksinat ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’ do u jepen fëmijëve nga mosha 6 muajshAgjencia shëndetësore amerikane për kontrollin e barnave, ka autorizuar përdorimin urgjent të vaksinave Pfizer dhe Moderna për fëmijët, duke filluar nga mosha gjashtë muajshe.
Mediat ndërkombëtare sqarojnë se autorizimi në SHBA për vaksinimin e fëmijëve mbi 6 muajsh erdhi pas opinioneve pozitive të shprehura nga grupe ekspertësh ditët e fundit.
“Shumë familje, për të mos përmendur mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë, kanë pritur gjatë për këtë vendim dhe në këtë mënyrë ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e kësaj grupmoshe”, tha komisioneri i FDA, Robert Califf.
“Siç e kemi parë me grupmoshat më të mëdha ne presim që vaksinat për fëmijët më të vegjël të ofrojnë mbrojtje nga rezultatet më serioze të COVID-19, si shtrimi në spital dhe vdekja”, shtoi ai më tej.
Ndërkohë OBSH e ka mbrojtur nismën duke thënë se vaksinat aktuale janë tepër efektive.
“Vaksinat aktuale Covid-19, të cilat bazohen te ‘Stasi’, stërgjysh i virusit SarsCoV2, vazhdojnë të tregojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes në të gjitha variantet virale të vëzhguara deri më sot”, thuhet në një deklaratë të OBSH-së.
Zjarri përfshin një shtëpi në Lushnje, flakët rrezikojnë gjithë lagjen
Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes.
Mësohet se flakët kanë përfshirë një banesë në lagjen “Kadri Qystri”, e cila është djegur plotësisht.
Forcat e shumta zjarrfikëse dhe ato të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për izolimin e zjarrit pasi flakët rrezikojnë edhe banesat e tjera në këtë lagje.
Mësohet se i zoti i shtëpisë ku ka rënë zjarri ka dashur të djegë barishtet në bahçe, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe i kanë djegur gjithë banesën.
“Oh Zot!”, Braçe kap ‘mat’ Krifcën dhe s’i kursen ironitë: Bubullima nuk është në DivjakëDeputeti Socialist Erion Braçe edhe këtë herë nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë.
Duke marrë shkas nga një postim në rrjetin social Facebook i ministres së Bujqësisë Frida Krifca, në të cilin fshati Bubullimë konsiderohej i Divjakës, Braçe i ka bërë ministres një leksion, duke i shpjeguar se ky fshat ndodhet në Lushnje.
“Ooooo Zottttt!
Bubullima nuk është në Divjakë është në Lushnje.
Cmimi i shalqinit sot në Divjakë 15 lekë; Kur t’i piqet Turit siç e njohim ne, e Apostolit sipas jush, çmimi do të jetë 4-5 lekë!”, ka shkruar Braçe në një story të publikuar në Instagram.
Pas reagimit të deputetit socialist, statusi i ministres është edituar dhe tashmë është rregulluar.
U zunë për parakalimin me makinë, autori i zuri pritë 30-vjeçarit në ElbasanJanë zbardhur detaje të reja për atentatin me armë zjarri që ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se në drejtim të automjetit të shtetasit Arben Bekteshi është qëlluar shtatë herë me armë, por asnjë prej plumbave nuk e ka kapur atë.
Shkak i këtij sulmi me armë në lagjen “Skënderbej” është bërë sherri që Bekteshi ka pasur me 38-vjeçarin Ermal Matishi, i cili banon në të njëjtën lagje.
Autori 38-vjeçar dhe Bekteshi janë konfliktuar 3 javë më parë me njëri-tjetrin për një parakalim të gabuar me makinë.
Ndërkohë sot autori i ka zënë pritë 30-vjeçarit dhe e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë TT, e cila u gjet disa metra larg vendngjarjes. Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja arme.
FOTO/U vra me thikë në Gjermani, prek babai i 24-vjeçarit shqiptar: Na dhe fjalën, do vije në gushtViktima 24 vjeç i një përleshje me thika që ndodhi në Harburg të Gjermanisë, rezulton të jetë i riu nga Dibra, Blerim Kola.
Gazeta gjermane Bild raportoi ditën e djeshme se Kola mbeti i pajetë prej goditjeve të njëpasnjëshme me thikë që ai mori nga një shtetas 36-vjeçar i Maqedonisë së Veriut.
Të dy njiheshin prej kohës, ndërsa ishin takuar për të sqaruar një konflikt që kishin me njëri-tjetrin, por ky sqarim degradoi në sherr ku maqedonasi i nguli thikën të riut shqiptar.
Arsyeja e sherrit mes tyre është ende e paqartë, por në rrjetet sociale dhjetëra familjarë të të ndjerit kanë reaguar duke njoftuar ndarjen nga jeta të Blerimit, dhe i kanë dedikuar fjalët më prekëse.
Edhe babai i tij ka postuar në Facebook, duke thënë se Blerimi i kishte dhënë fjalën familjes se do të vinte në gusht për të festuar ditëlindjen e tij, por plaga me thikë e dhënë nga maqedonasi i mori jetën pak para se i ndjeri të festonte ditëlindjen e tij të 25-të.
“Me Hidherim Te Thelle Dhe Plot Dhimbje U Nda nga Jeta Djali Im Blerimi, Na goditur si rrufeja kjo fatekeqesi e madhe per familjen tone ,nuk e prishni nje gje te tille, Na pate dhene fjalen se do vije te festonim ditelindjen se bashku ne GUSHT .POR JA QE NUK PASKA QENE E SHKRUAR QE TA FESTONIM BASHK SI FAMILJE. Qofsh banor xhenetit djali im ishalla zoti nuk ben me keshtu fatkeqesira ne asnje familje Shqiptare..”, shkruan babai i tij.
Të shtëna me armë në Elbasan, shpëton mrekullisht Arben BekteshiTë shtëna më armë janë raportuar në Elbasan. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg, të këtij qytetit .
Mësohet se objektiv ka qenë Arben Bekteshit, ndaj të cilit është qëlluar shtatë herë me armë, ndërsa nuk e kanë kapur plumbat.
Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Mësohet se autori E.M., 38-vjeç dhe Alban Bekteshi janë konfliktuar tre javë më parë me njëri-tjetrin.
Informacion-
Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri psitoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.
Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
FOTO/Ky është djali i Bledi Çuçit që Berisha thotë se është arrestuar në Itali për trafik ilaçeshKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi publikisht se djali i Ministrit të Brendshëm, Bledi Çcuçi është arrestuar në Itali gjatë operacionit kundër trafikut të ilaçeve dhe pacientëve të sëmurë.
Sipas tij, Endi Çuçi është ndaluar nga autoritetet italiane si anëtar i mafies së që kontrabandonte medikamente me bazë droge nga Italia në drejtim të Shqipërisë dhe pacientë shqiptarë drejt spitaleve italiane.
Berisha ka publikuar edhe disa dokumenta që sipas tij faktojnë përfshirjen e Endi Çuçit në këtë aktivitet të paligjshëm.
Por e ëma e Endi Çuçit, ish-bashkëshortja e ministrit të brendshëm, Bledi Çuçi e hodhi poshtë këtë lajm sit ë pavërtetë, ndërsa thotë se ajo dhe djali i saj nuk janë nën hetim nga drejtë3sia italiane.
Për të vërtetuar këtë ajo paraqet edhe një pjesë të fashikullit të autoriteteve italiane ku sipas saj thuhet se “elementet që kemi në dispozicion na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojmë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZHAKLINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”.
Elon Musk paditet për ngritjen e një skeme piramidale me kriptomonedhatElon Musk u padit nga një investitor Dogecoin, i cili e akuzon atë për organizimin dhe drejtimin e një skeme piramidale me këtë kriptomonedhë. Si dëmshpërblim, paditësi kërkon 258 mld dollarë.
Kallëzimi është dorëzuar në gjykatën federale në Manhattan. Keith Johnson akuzon Musk, kompaninë e makinave elektrike Tesla Inc dhe kompaninë e fluturimeve hapësinore SpaceX për shantazh e reklamim të Dogecoin duke rritur artificialisht çmimin e kriptomonedhës, e më vonë duke e lënë atë në rënie të lirë.
Musk është CEO i Tesla dhe SpaceX.
“Të pandehurit ishin të vetëdijshëm që nga viti 2019 se Dogecoin nuk kishte asnjë vlerë ende për ta promovuar dhe më pas për të përfituar nga tregtimi i tij,” thuhej në ankesë. Johnson pretendon në padi se “Musk përdori statusin si njeriu më i pasur në botë për të operuar dhe manipuluar Skemën Piramidale Dogecoin për përfitim, ekspozim dhe argëtim”.
Padia ka të përfshirë komente nga Warren Buffett, Bill Gates dhe të tjerë që vënë në dyshim vlerën e kriptomonedhës.
Johnson kërkon 86 miliardë dollarë dëmshpërblim, që përfaqëson rënien e vlerës së tregut të Dogecoin që nga maji 2021, por duke e shumëzuar me tre, sa ka përllogaritur ai se mund të ishte vlera e kriptomonedhës nëse ajo do të kishte një rritje reale, sipas tij, pa ndërhyrjen dhe manipulimin e Elon Musk.
Paditësi kërkon gjithashtu që Musk dhe kompanitë e tij të ndalohen nga promovimi i Dogecoin dhe një gjykatës të deklarojë se tregtimi i Dogecoin është kumar sipas ligjit federal dhe të Nju Jorkut.
Tesla në shkurt 2021 tha se kishte blerë 1.5 miliardë dollarë Bitcoin dhe për një kohë të shkurtër e pranoi atë si pagesë për automjetet. Dogecoin tregtohet aktualisht me rreth 5.8 cent, nga kulmi i majit 2021 prej rreth 74 cent.