Aplikacion
Kanë dalë në dritë të tjera detaje nga operacioni i policisë italiane gjatë të cilit u arrestua ish-kryebashkiaku socialist, Agim Kajmaku.
Kështu, mësohet se gjatë operacionit që është kryer më 27 maj 2022, Kajmakut i janë gjetur edhe 20 kg kokaine e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 1 mln euro.
Gjithashtu mësohet se Kajmaku e kishte fshehur sasinë e drogës në vazo me lule, por nuk ka arritur që t’i shpëtojë policisë italiane.
Agim Kajmaku ishte në kërkim nga. Drejtësia shqiptare pasi akuzohej për falsifikim të dokumentave duke mashtruar në formularin e dekriminalizimit dhe duke fshehur një dënim në Greqi.
LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Itali me 20 kg kokainë ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim KajmakuIsh-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar në Itali.
ReportTv raporton se Kajmaku është ndaluar gjatë një operacioni antidrogë që është zhvilluar më 27 maj 2022, ku është kapur me 20 kg kokaine në zonën e San Benedeto del Tronto. Operacioni vijon dhe Italia ka kërkuar edhe ndihmën e Policisë Shqiptare.
I shpallur në kërkim që prej 9 nëntorit 2019, Agim Kajmaku do të shkarkohej nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit.
Kajmaku u akuzua për falsifikim të formularëve dhe ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës./Zoom.al
VIDEO | Italia ndal Anglinë dhe mban kreun, zhgënjen edhe Gjermania
Në xhiron e tretë të Ligës së Kombeve, Italia barazoi 0-0 ndaj Anglisë dhe ruan me 5 pikë kryesimin e grupit 3 të Ligës A.
Në Wolverhampton, të kaltërit luajtën një pjesë të parë të shkëlqyer, duke krijuar të paktën 4 raste për gola, veçanërisht me Tonalin (mrekullia e Ramsdale në minutën e 25-të) dhe Pessina në fundit të fraksionit të parë.
Për britanikët, një traversë e Mount në minutën 9′, ishte rasti më i rrezikshëm.
Në pjesën e dytë Italia bie pak dhe mundësia më e qartë është për Sterling, i cili godet lart nga një metër në portën boshë në të 52′ duke humb shansin e artë.
Pavarësisht disa rasteve të rrezikshme gjithçka u mbyll 0-0 dhe feston Italia, pasi edhe sfida tjetër mes Hungarisë dhe Gjermanisë u mbyll barazim 1-1.
Në takimet e tjera u regjistruan këto rezultate: /zoom.al/
Punësoi detektivë për të zbuluar tradhtinë e Piques, mediat zbulojnë detaje nga divorci i vititNdarja e Shakirës dhe Gerard Piques vazhdon të krijojë polemika, pasi lindin thashetheme të reja për arsyet pse çifti vendosi të ndahej, pasi së fundmi u zbulua se këngëtarja kolumbiane kishte punësuar një agjenci detektivësh dhe përmes tyre kishte zbuluar se ai po e tradhtonte.
Është raportuar se Shakira dyshohet se iu drejtua një agjencie për të punësuar detektivë, të cilët do të kishin ndjekur çdo hap të Piques dhe kështu do të zbulonin pabesinë e tij, sipas emisionit televiziv “El gordo y la flaca”, shkruan Marca.
Gjithashtu u raportua se Shakira kishte në posedim imazhet e Piques pranë gruas me të cilën dyshohet se e tradhtoi dhe nuk do të dalin në dritë sepse ajo ka paguar për to dhe për të pasur privatësi.
Shakira dhe Pique konfirmuan pak ditë më parë se po ndaheshin pas 12 vitesh lidhje dhe bashkë kanë dy fëmijë, por nuk zbuluan arsyet dhe kërkuan privatësi dhe të respektonin jetën e tyre personale.
Në disa media u raportua se mesa duket arsyeja e ndarjes do të ishte tradhtia e futbollistit të Barcelonës ndaj Shakirës me një vajzë të re rreth 20-vjeçare, profesioni i së cilës thuhet është kameriere në një lokal.
Disa nga të parët që folën për këtë ishin gazetaret spanjolle Lorena Vazquez dhe Laura Fa në video podcastin e tyre ‘Mamarazzis’, duke theksuar se këngëtarja e kishte kapur lojtarin e Barcelonës “me një grua tjetër” dhe “kishte marrë vendimin për t’u ndarë”.
Madje në një moment, nëna e Gavi, shokut të skuadrës së lojtarit në ekipin e parë të Barcelonës, u tha se ka qenë shkaku i ndarjes mes Shakirës dhe Piques. Mirëpo ky thashethem u përgënjeshtrua shpejt nga mediat.
Mediat spanjolle kanë vënë në skenë një tjetër femër si shkaktare të mundshme të ndarjes mes kolumbianes dhe Pique, e që është e dashura e Riqui Puig.
Sara Hoxha konfirmon lidhjen e Lorit me Romeon?Prej disa javësh në mediat sociale po flitet se mes Lori Hoxhës dhe Romeo Veshajt ka nisur një romancë dashurie.
Përveçse në mediat sociale kemi parë që ata kanë një raport shumë të mirë duke hedhur Story të ndryshme në ambientet e Top Channel, së fundmi mund të themi se morëm edhe një konfirmim më shumë se trashëgimtarja e Top Channel dhe aktori janë bashkë.
Sara Hoxha ka qenë e ftuar këtë të premte në programin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”, ku gjatë bisedës u shfaq një fotografi e montuar e Ledionit ku shihej përkrah disa vajzave në Maldive.
Trashëgimtarja e Top Channel me humor tha se ata kanë një marrëdhënie të konsoliduar dhe të hapur, duke bërë që Romeo të shprehej se dëshironte një vajzë si Sara përkrah tij.
Deri këtu jemi në rregull, por përgjigjja e Sarës tërhoqi vëmendjen tonë dhe na bënë të mendojmë se ajo sapo konfirmoi lidhjen e Lorit me aktorin, pasi me bindje tha se Romeo e ka larg saj në karakter vajzën që ka përkrah. Ndërkohë që Romeo nuk ka një lidhje publike pasi sapo është ndarë nga Aleksia Peleshi.
“E ke shumë larg meje, në karakter shumë larg”, ishte përgjigjja e Sarës nga e cila Romeo u vu paksa në siklet, teksa ra dakord me atë që tha Sara.
Kjo bisedë ne na lë të kuptojmë që mes Lorit dhe Romeos tashmë ka nisur një lidhje dashurie, gjithsesi na mbetet të presim ndonjë reagim ose konfirmim nga ata vetë./bordo.al
Grida Duma feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot politikania
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, feston sot ditëlindjen.
Ajo ka lindur më 11 qeshor 1977 në qytetin e Durrësit dhe sot feston 45-vjetorin.
E njohur dhe e vlerësuar jo vetëm për pamjen fizike por edhe mesazhet e forta politike dhe sociale që përcjell në panele të ndryshme, ajo ka spikatur për stilin e veçantë të shprehjes, veshjes dhe të bërit politikë.
“Po na mbarojnë municionet”/Ukraina, thirrje për ndihmë urgjente ushtarake
Një zyrtar ukrainas tha se ushtrisë së tyre po i mbarojnë municionet që i nevojiten për luftën e saj kundër forcave ruse. Në rajonin e Mykolaivit, pranë vijës së frontit në jug të vendit, guvernatori rajonal bëri thirrje për ndihmë urgjente ushtarake ndërkombëtare.
“Ushtria ruse është më e fuqishme, ka shumë artileri dhe municione. Tani për tani, kjo është një luftë me artileri… dhe ne nuk kemi municione”, tha Vitaliy Kim. “Ndihma e Evropës dhe Amerikës është shumë, shumë e rëndësishme”.
Ukraina është në bisedime me vendet e tjera për sigurimin e më shumë armatimeve. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba shkruante në një postim në Twitter të shtunën se kishte folur me homologun e tij polak, Zbigniew Rau, mbi çështjen e dërgesave të ardhshme në armatime të rënda. Zoti Kuleba tha se të dy diskutuan gjithashtu mbi vendosjen e një raundi tjetër sanksionesh evropiane ndaj Rusisë.
Në fushën e betejës, luftimet e ashpra vazhduan në rajonin e Donbasit, ndërsa ushtria e Ukrainës nisi disa kundërsulme në rajonin Khersonit, në jug të vendit, të pushtuar nga Rusia.
Kërkoi 25 mln dollarë dëmshpërblim për përdhunim nga Kristiano Ronaldo, gjykata merr vendimin
Një gjykatë në Nevada i ka dhënë fund çështjes disavjeçare gjyqësore ku një grua akuzonte për përdhunim Kristiano Ronaldon, duke kërkuar miliona dollarë nga portugezi i cili në vitin 2009 i kishte dhënë 375 mijë dollarë për të mbyllur këtë çështje.
Gjykatësja Xhenifer Dorsei në Las Vegas e mbylli çështjen, duke ndëshkuar sidomos avokatin e akuzueses Ketrin Majorga, Lesli Mark Stouall, se kishte vepruar me keqdashje duke shpërndarë dokumentacion konfidencial. Sipas gjykatëses, kjo situatë njolloste këtë çështje gjyqësore dhe e bënte të papranueshme.
Dorsei theksoi në vendimin prej 42 faqesh se hedhja poshtë e një çështje ku kërkoheshin rreth 25 milionë dollarë dëmshpërblim, pa të drejtë që ta rikthejë në gjykatë, është një ndëshkim i rëndë, por pranoi se veprimet e avokatit kishin dëmtuar Ronaldon.
Majorga akuzon Ronaldon se e ka sulmuar seksualisht në vitin 2009, ndërsa kishte pranuar fillimisht se ai i kishte dhënë asaj 375 mijë dollarë nën dorë që çështja të mos shkonte në gjykata. Më pas ajo kërkoi që të hapej çështje ndaj tij duke argumentuar se nuk kishte qenë në kushtet më të mira mendore për të bërë një marrëveshje të tillë. Ndërkohë përfaqësuesit e Ronaldos nuk kishin mohuar që të dy kishin kryer marrëdhënie seksuale, por se kishte qenë konsensuale.
Avokati Stouall akuzohet se u shpërndau dokumentet konfidenciale mediave në Europë, duke njollosur kështu imazhin e Ronaldos, i cili pretendon njëkohësisht se një pjesë e tyre janë false, mendim i cili është ndarë edhe nga gjykatësja në Nevada.
ZBARDHET DOSJA/ 27-vjeçari që u vra sot në atentat, i akuzuar për vrasje edhe në Greqi
Ndonëse i ri në moshë, pas 27 viteve të Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë sot në Tiranë në një atentat me eksploziv fshihen ngjarje të rënda dhe krime kundër jetës.
I skeduar në policinë shqiptare dhe i akuzuar për disa krime, por duket se e kaluara e errët e tij nuk është shkruar vetëm brenda kufijve të Shqipërisë.
Sadikaj ka qene i akuzuar për vrasje në vendin fqinj në Greqi. 27-vjeçari akuzohej për një krim të ndodhur 6 vite me parë në Athinë dhe dyshohet se vrasja është kryer nga Sadikaj për prishje të pazareve të drogës.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 13:30 pranë TEG-ut, ku makina me të cilën lëvizte 27-vjeçari shpërtheu me eksploziv.
Dyshohet se autorët e kanë telekomanduar shpërthimin me eksploziv nga një distancë e afërt me vendin e ngjarjes.
27-vjeçari i vrarë ne atentat Aleksandër Sadikaj, ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër.
Po ashtu Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.
Sipas policisë, 27-vjeçari ishte person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve, por aktualisht nuk ishte në kërkim.
٠Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;
٠Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;
٠Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;
٠Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;
٠Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Vrasja mafioze, gazetari Artan Hoxha: I riu nga Berati u vra në rrugën ku kalon Rama çdo ditë
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar përmes një postimi në Facebook, ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku u vra në një atentat me eksploziv 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, teksa po lëvizte me makinë në aksin Sauk-TEG.
Hoxha shkruan me ironi se ngjarja ka ndodhur në një zonë ku ndodhen rezidencat e oligarkëve dhe VIP-ave në vend, të cilat mund të jenë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm.
Ai shton se në Shqipëri askush nuk është aq i sigurt sa mendon, por thekson se atentatorët kujdesen që të mos ketë viktima të tjera gjatë atentave të tyre.
“Tirana, qyteti Europian i rinise 2022… Kjo është rruga, që kryeministri shkon çdo dite nga shtëpia në pune, dhe kthehet çdo mbrëmje në banesën e tij, në periferi të kryeqytetit…. Nuk po them se atentati mafioz me shpërthim të fuqishëm eksplozivi, qe i mori jetën 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj, është dëgjuar forte duke tronditur dhe vilat me luksoze në rezidencat aty pranë, ku banojnë oligarkët apo vipat e Shqipërisë… Asnjë nuk është aq i sigurt sa mendon, asgjë nuk është aq e sigurte sa duket… Por sot, vrasësit, të paktën u kujdesen te mos shkaktonin viktima te tjera…“, shkruan gazetari.