Aplikacion
Kapiteni Etrit Berisha kërkoi përqendrrim maksimal nga skuadra, që të nisë në mënyrën më të mirë rrugëtimin në Kupën e Kombeve.
“Kemi pasur kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj që jemi gati të bëjmë një ndeshje të bukur. Kemi treguar futboll të mirë edhe në ndeshjet e kaluara, përfshi këtu edhe miqësoren ndaj Spanjës. Edhe nesër duhet të bëjmë një ndeshje të zgjuar, pasi kundërshtari është mirë fizikisht. Megjithatë ne do të hyjmë në ndeshje për të fituar dhe për të shpresuar në një kualifikim në Europian. Islanda këtu, në Shqipëri është gjithmonë e rrezikshme. Edhe në ndeshjen e fundit në Izrael ishin duke fituar, pasi kanë cilësi. Megjithatë ne do të shohim rrugën tonë, pasi jemi përgatitur dhe kemi kualitetin e duhur për të fituar. Ne duhet jo vetëm të fitojmë grupin, por edhe të sigurojmë kualifikimin në Europian. Çdo gjë tjetër do të jetë një dështim, pasi i kemi të gjithë mundësitë të luajmë një tjetër Europian.
Dy humbjet minimale në Islandë? Shpresoj shumë që të ndryshojmë trendin, pasi e thashë edhe më herët që Islanda është shumë e vështirë këtu në shtëpi. E kujtoj shumë mirë ndeshjen e 2012-ës dhe aty u komplikua rrugëtimi ynë drejt Botërorit. Tani shpresoj të jetë e kundërta dhe të nisim rrugën drejt Europiani”, përfundoi fjalën e tij kapiteni Berisha. /zoom.al/
Reja: Jemi favorit, në Islandë duhet të tregojmë forcën, nese japim 2-3% më tepër…
Shqipëria e drejtuar nga Edoardo Reja do të luajë nesër në mbrëmje ndeshjen e parë eliminatore në Ligën e Kombeve, ndaj Islandës në transfertën e Rejkjavikut.
Trajneri Edi Reja u shpreh se Shqipëria do ti luajë shanset e saj për të fituar grupin.
“Që nga momenti që kam nisur rrugëtimin tim këtu në ndeshjen me Islandën, kemi pasur një rritje cilësore, por edhe në rezultate. Jemi këtu për të arritur diçka më të mirë. Padyshim që sa më shumë zhvillohesh, aq më e vështirë bëhet për të arritur gjendjen optimale maksimale. Padyshim që të gjitha ekipet që janë në këtë grup si Izraeli si Islanda pretendojnë që të jenë favorite me largimin e Rusisë. Megjithatë kjo e gjitha do tregohet në fushë dhe ne duhet të bëjmë gjënë më të mirë, për të treguar që jemi favorit jo vetëm në mendim, por edhe në fushë. Unë pres në këtë kualifikuese paraqitje të nivelit të lartë, se kemi mbërritur në 90% dhe na mungon 2-3 përqind që të jemi konkurrentë me skuadrat e rëndësishme. Të gjithë lojtarët që janë të grumbulluar janë fizikisht gati. I gjithë grupi është i gatshëm të jetë në fushë, kemi pasur dhe më para mungesa dhe i kemi zëvendësuar me zgjedhje që rezultuan të suksesshme. Kemi bërë një stërvitje të mirë dhe nga pikëpamja e grupit janë të gjithë mirë. Ajo që mbetet për të provuar është forca që do tregojmë në fushë, për të marrë më të mirën e mundshme nga kjo ndeshje”.
Islanda si kundërshtare – “Islanda është një skuadër e fortë, pavarësisht zhvillimeve është një skuadër fizikisht shumë e fortë. Ka kryesore luftën në ajër dhe duhet të jemi të kujdesshëm në çdo detaj, do mundohemi të bëjmë më të mirën, por nuk ka favorit në fushën e lojës duhet të bëjmë më të mirën”.
Mungesat e Brojas, Uzunit dhe Bares – “Unë jam përpjekur të bëj një grup prej 24 a 25 lojtarësh që të jenë në nivel të lartë dhe ia kemi dalë, mund të them që mungesa e këtyre lojtarëve ndjehet, por kemi një grup të mirë që i zëvendëson. Nuk kemi Uzunin nuk kemi Baren, por kemi Abrashin, kemi Asllanin, Bajramin dhe besoj që kemi një grup të mirë që nuk do na bëjnë ta ndjejmë mungesën e këtyre lojtarëve”. /zoom.al/
Kosova mundet nga Greqia në Prishtinë, grekët fitojnë me një golKosova pëson humbjen e parë në këtë edicion të Nations League, pasi sonte u imponua 0-1 në Fadil Vokrri nga Greqia.
Goli i grekëve erdhi pas 36 minutash lojë. Gjuajtja e Bakasetas ishte e pamundur për t’u kapur nga Muriç, me topin që përfundon në cepin e portës.
Në minutën e 65-të, Zhegrova tenton të zgjidhë gjithçka vetë për skuadrën e tij, por inkursioni nga e djathta nuk rezulton i suksseshëm, pasi goditja shkon larg portës.
Situata bëhet edhe më e vështirë për Dardanët në minutën e 72-të, pas Aliti lë skuadrën me një lojtar më pak, pasi mori kartonin e dytë të verdhë. Sikur të mos mjaftonte kjo, ekipi i Giresses e mbyll me 9 lojtarë takimin, pasi edhe Muric ndëshkohet me të kuq.
Pas Italisë, Argjentina mund thellë edhe EstoninëArgjentina ka mundur 5-0 Estoninë në një ndeshje miqësore të luajtur në Pampona.
Pjesa e parë u dominua totalisht nga Kombëtarja “albiceleste”, teksa Lionel Messi shënoi 2 herë.
Messi do “tundtte rrjetën” edhe 3 herë të tjera në pjesën e dytë, për t’i vënë vulën kështu një ndeshje të madhe jo vetëm të ekipit të tij, por edhe në aspektin personal.
Takimi i radhës për Argjentinën është ndaj Brazilit, e vlefshme për Kualifikueset e Kupës së Botës.
Zbulohet identiteti i prostitutës shqiptare që u gjet e vdekur në Itali, ja si ndodhi ngjarjaJanë zbardhur detaje të reja për ngjarjen ku u gjet e vrarë 35-vjeçarja shqiptare në Itali. Viktima është 35-vjeçarja Nevila Pjetri, emigrante shqiptare me vendbanim në Carrara.
Ajo punonte si prostitutë në zonën e Parmigliola, provinca La Spezia në Liguria, Itali. Mbrëmjen e së shtunës ajo gjendej bashkë me disa vajza e gra të tjera, kryesisht shqiptare dhe nga vende të tjera, duke pritur për klientë.
Në një moment afrohet një automjet tip veturë me ngjyrë të bardhë me targa lokale italiane, ndalon dhe bën pazar për pak sekonda me 35 vjeçaren shqiptare.
Viktima pranon të hipë dhe shoqërohet nga sytë e shoqeve. Pasi kalojnë pak orë, ajo gjendet e vdekur, shumë afër vendit ku u mor nga klienti misterioz.
Njëra nga shoqet e 35-vjeçares tregoi para hetuesve në vendngjarje se pa një burrë të mbante një trup njeriu që e nxori nga makina, e flaku përtokë afër një përroi dhe iku me shpejtësi që aty.
Viktima u gjet gjysmë e zhveshur, e tëra në gjak. Dyshimet janë se është qëlluar edhe me armë zjarri. Dyshohet se viktima fillimisht është dhunuar dhe më pas është vrarë me pistoletë.
Kush është Nevila Pjetri?
35-vjeçarja është nga Elbasani. Në vitin 2009 ajo është ndaluar në Elbasan për prostitucion.
Njoftimi i policisë për ngjarjen ne 2009:
Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme arrestoi në flagrancë katër shtetas, të cilët akuzohen për veprat penale “ushtrim prostuticioni” si edhe “mbajtja e ambienteve për prostitucion”. U arrestuan në flagrancë shtetasit Qemal Yzeiri, 77vjeç, Fatmira Koçi,43 vjeç, Nevila Pjetri, 22 vjeç, si edhe motra e saj Anila Pjetri, 25 vjeç , që të katër me banim në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë një operacioni të kryer nga ana e policisë dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u kapën në flagrancë duke ushtruar prostitucion në banesën e shtetasit Qemal Yzeiri. Tre shtetaset akuzohen për veprën penale “ushtrim prostuticioni”, ndërsa shtetasi Qemal Yzeiri, akuzohet për veprën penale “mbajtja e ambjenteve për prostuticion”
Konfirmuan ndarjen, Pique dhe Shakira shfaqen serish bashkë
Pas vitesh martese dhe lidhjeje me njëri-tjetrin, Shakira dhe Gerard Pique kanë konfirmuar fundin e marrëdhënies së tyre. Por ata janë rishfaqur serish në publik së bashku.
Ish-çifti udhëtoi në Republikën Çeke për të parë djalin e tyre të madh, Milanin, duke konkurruar në një turne bejsbolli.
Këngëtarja dhe futbollisti i Barcelonës ndodhen në Hluboká të Republikës Çeke, për të mbështetur Milanin.
Në fotot e turneut në Çeki Shakira shfaqet e qetë dhe mundohet të buzëqeshë dhe të tregojë anën e saj më miqësore ndaj fansave që i afrohen, ndërsa Pique duket pak më larg. Edhe pse janë në të njëjtin vend, ata tentojnë të shmangin kontaktet me çdo kusht.
Trafik i rënduar në rrugën Shëngjin-Lezhë, krijohet radhë kilometrike mjetesh
Largimi i menjëhershëm i pushuesve dhe pjesëmarrësve nga festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike ‘Unum’ ka sjellë trafik të rënduar në Shëngjin.
Fluksi i lartë u automjeteve është shoqëruar me kaos në lëvizje në rrugën që lidh Shëngjinin me superstradën Lezhë-Milot.
Trafiku ka nisur që prej orës 17:00, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh. Policia rrugore është vendosur në disa pika për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e lëvizjes.
Rruga e ngushtë me vetëm dy korsi dhe mungesa e një rrethrrotullimi janë shkaku kryesor i trafikut të rënduar që krijohet në zonën e Shëngjinit sa herë ka fluks lëvizjeje të mjeteve.
SHBA-ja nuk gjen qetësi/Tjetër “kasaphanë”, tre të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur
Të paktën tre persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Filadelfia.
Ky ishte rasti i fundit i dhunës me armë në Shtetet e Bashkuara pas sulmeve në Teksas, Nju Jork dhe Oklahoma që kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra vetëve.
Personi i armatosur hapi zjarr rreth mesnatës në një zonë të qytetit që ka shumë bare dhe restorante.
Zyrtarët thane se dy burra dhe një grua u vranë.
Incidenti pasoi të shtënat e fundit në një supermarket në Buffalo të Nju Jorkut, në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas dhe një godinë mjekësore në Tulsa të Oklahomas.
Zjarri në Ishullin e Sazanit, reagon Meta: Të angazhohet edhe flota ajrore!Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përhapjen e vatrës së zjarrit në ishullin e Sazanit. Meta bën thirrje për vënien në gadishmëri të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkive në të gjithë Shqipërinë, për mbrojten civile, sidomos për angazhimin e flotës ajrore, për ndërhyrjen nga ajri.
Në reagimin tij, kreu i shtetit thekson se nxit strukturat e pushtetit vendor për shtimin e vrojtuesve për të informuar në kohë dhe mbajtjen në gadishmëri të strukturave operacionale, për ndërhyrje të menjëhershme në përballimin e situatave të zjarrit gjatë muajve të verës.
‘Po ndjek me vëmendje situatën e përhapjes së zjarreve në zonën e Vlorës, veçanërisht në Ishullin e Sazanit.
Me qëllim parandalimin e përhapjes së vatrave të zjarrit, që të mos përsëritet situata si në verën e kaluar, kërkoj angazhimin e plotë të strukturave vendore dhe qendrore për lokalizimin dhe fikjen e tyre në kohë sa më të shkurtër.
Duke vlerësuar parashikimet e Institutit të Gjeoshkencës për një verë të nxehtë, me temperatura shumë të larta, bëj thirrje për vënien në gadishmëri të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkive në të gjithë Shqipërinë, për mbrojten civile, sidomos për angazhimin e flotës ajrore, për ndërhyrjen nga ajri për fikjen e vatrave të zjarrit në zona ku është e pamundur ndërhyrja në rrugë tokësore, siç është rasti i Ishullit të Sazanit.
Njëherazi i nxis strukturat e pushtetit vendor për shtimin e vrojtuesve për të informuar në kohë dhe mbajtjen në gadishmëri të strukturave operacionale, për ndërhyrje të menjëhershme në përballimin e situatave të zjarrit gjatë muajve të verës.
I ftoj të gjithë qytetarët për të kontribuar me informacione të shpejta në të gjithë territorin e vendit për çdo rast zjarri të konstatuar, në mënyrë që strukturat përgjegjëse të angazhohen në kohën e duhur për izolimin dhe shuarjen e tyre.’- shkruan Meta.
Kush është Zonja e Parë e Shqipërisë, gruaja e Presidentit të sapozgjedhur?Me zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës, Shqipëria do të ketë pas 5 vitesh edhe Zonjë të Parë.
Diçka e munguar gjatë mandatit të Ilir Metës, pasi bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është kryetarja e LSI dhe nuk pranoi të ishte Zonjë e Parë.
Po kush do të jetë Zonja e Parë e Shqipërisë?
Ajo quhet Armanda dhe ka lindur në vitin 1968. Ajo punon në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në rolin e IT.
Armanda nuk është e njohur për publikun, por ka qenë pjesë e aktiviteteve, ku Bajram Begaj është nderuar me grada të larta.
Armanda Begaj do të jetë “Zonja e Parë” pas betimit të bashkëshortit si President i Republikës më 24 korrik.
Kur Ilir Meta u betua si President, Monika Kryemadhi refuzoi titullin e nderit “Zonja e Parë” e vendit, duke ndjekur një karrierë në politikë si kryetare e LSI-së dhe ia kaloi postin vajzës së saj të madhe.