Aplikacion
Shpesh njeriu pyet nëse është e drejtë të shkosh në shtrat me një burrë natën e parë, por përgjigjja e kësaj pyetjeje nuk është e lehtë, pasi është e nevojshme të kuptosh rrjedhën e historisë përpara se të thuash ose të bësh diçka.
Le të marrim disa shembuj të situatës. Jemi njohur në internet, kemi disa muaj që bisedojmë dhe shpesh flasim me njëri-tjetrin edhe në telefon. Ndoshta tashmë kemi pasur disa shkëmbime pikante fotosh, duke premtuar se do ta lëshojmë veten sapo marrëdhënia virtuale të kthehet në reale, pikërisht atëherë kur arrijmë të kombinojmë një takim kokë më kokë. Në këtë rast, në thelb, një marrëdhënie tashmë ekziston, megjithëse në distancë.
Megjithatë, ne nuk mendojmë se ka ndonjë gjë të keqe me dëshirën për të shtyrë. Në fakt, njohuritë virtuale ndihmojnë për të zbuluar gjëra rreth personit tjetër, por nuk e heqin me magji velin e mungesës fizike të besimit, kështu që mund të marrë pak kohë. Kërkuesi i ri simpatik mund të jetë thjesht në gjueti për aventura të lehta dhe të na kërkojë një takim vetëm dhe ekskluzivisht për të kënaqur nevojat e tij si një mashkull grabitqar.
Nëse jemi të kënaqur me faktin se është një qëndrim për një natë, do të pranojmë gjithashtu me kënaqësi të shkojmë në shtrat me princin e bukur të errët që në mbrëmjen e parë. Por kujdes, le të kemi parasysh se mund të mos ketë të tjerë dhe të mos mërzitemi nëse ai nuk telefonon. Ishte thjesht argëtim./L.K
/Zoom.al
“Shkarje mendore”, Fuga i kthehet ashpër Felajt pas deklaratës për rezolutën e PD
Akademiku Artan Fuga është revoltuar pas deklaratës së bërë nga nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj, se drafti i paraqitura nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për dwnimin e gjenocidit serb në Kosovë, në fakt synon të bllokojnë nismën rajonale të kryeministrit Rama dhe Presidentit serb, “Open Balkan”.
Në një postim në “Facebook”, Fuga i drejtohet socialistes Felaj, duke i thënë se duhet të kërkojë falje për deklaratën, që akademiku e cilëson si “një shkarje mendore e çastit”.
“Nëse zonja në fjalë nuk del t’u kërkojë falje shqiptarëve, aq të fyer sa jemi, nëse Kuvendi nuk bën deklaratë distancimi, nëse qeveria nuk e dënon këtë deklaratë, atëherë jemi në pragun e asaj që nuk mendohej se do të arrinte një ditë! Kërkim ndjese publike shoqëruar me qendrim në gjunjë tridhjetë minuta poshtë bustit të Adem Jasharit, aty në të dalë të rrugës së ambasadave, ku kryqëzohet me rrugën e Durrësit! Jo e tipit, e thashë kështu, por nuk e thashë ashtu”, shkruan mes të tjerash Fuga.
Postimi i plotë i Artan Fugës:
Distancohem si qytetar !
Unë nuk dua ta besoj që deklarata në televizion e zonjës nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila thotë se aprovimi i një deklarate që dënon genocidin e Milosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë bie ndesh me politikat e sotme për Open Ballkan, të jenë qendrime të një shqiptareje, të një force politike shqiptare, të qeverisë shqiptare, të grupit parlamentar të shumicës, të Kuvendit të Shqipërisë!
Kam dëshirë ta shoh si të ketë qenë një shkarje mendore e çastit.
Një lapsus!
Të jetë një moskuptim i asaj që flet!
Të jetë një gafë logjike nga dashuria me vetveten dhe që të bën të humbasësh vlerësimin kritik të asaj që thua!
Edhe mua më qëllon njëherë në tridhjetë orë leksioni!
Zonja ka folur me nxitim, me siguri e pautorizuar, ka hyrë pa busull në çështje të qendrimit ndaj historisë, ka futur hundët në marrëdhëniet me jashtë, ku me siguri nuk ka pikën e kompetencës politike për ta bërë!
Por, nëse zonja në fjalë nuk del t’u kërkojë falje shqiptarëve, aq të fyer sa jemi, nëse Kuvendi nuk bën deklaratë distancimi, nëse qeveria nuk e dënon këtë deklaratë, atëhere jemi në pragun e asaj që nuk mendohej se do të arrinte një ditë!
Kërkim ndjese publike shoqëruar me qendrim në gjunjë tridhjetë minuta poshtë bustit të Adem Jasharit, aty në të dalë të rrugës së ambasadave, ku kryqëzohet me rrugën e Durrësit! Jo e tipit, e thashë kështu, por nuk e thashë ashtu!
Unë personalisht distancohem! Fort, prerë, pa asnjë ekuivok!
Eshtë njësoj si Franca të mos dënojë më Hitlerin dhe nazizmin për hir të marrëdhënieve të sotme me Gjermaninë!!!
Nënkupton se për zonjën marrëdhëniet me Serbinë nuk qenkan për një Open Ballkan postmillosheviçian, por me vetë rregjimin e Millosheviçit që mërzitet nëse dënojmë atë për të cilën edhe NATO ndërhyri!
Kjo do të thotë që për interesat e sotme pragmatiste të një politike të jashtme në ajër ende, të mohohet solidariteti ynë kombëtar!
Kosova paska njëmijë herë të drejtë që është skeptike ndaj politikës të Open Ballkan sepse sheh atje nënkuptime të tjera!
Kjo deklaratë e zonjës nënkryetare të Kuvendit e shpartallon edhe vetë bashkëpunimi e popujve në një gadishull të hapur politikisht dhe ekonomikisht sepse i kundërve atij qendrimin e disa milionë shqiptarëve që nuk e harrojnë historinë, pa mbetur robër të saj!
Pse shqiptarët dhe vuajtjet e tyre do të sakrifikohen për Open Ballkan? Përse Open Ballkan qenka i papajtueshëm me historinë e dhimbshme shqiptare?
E sotmja fshika të kaluarën? Mos duhet të themi se meqë na duhet Open Ballkan nuk ka pasur fare viktima dhe represion në Kosovë? Se këtu të çon logjika!
Opinioni publik kërkon t’i kërkohet falje! Ndryshe loja ka mbaruar!
Ka mbaruar!
Kur filloni të dilni me dikë, shpesh e gjeni veten duke i premtuar partnerit tuaj botën. Gjithçka duket rozë dhe ju thjesht mendoni se do të jeni përgjithmonë bashkë. Fatkeqësisht, ato premtime që keni bërë, edhe pse plot me qëllime të mira, shpesh mund të ndikohen nga ngjarje të papritura. Ato çojnë në fenomenin psikologjik të njohur si zhgënjimi i marrëdhënieve.
Pesë shenja të zhgënjimit në një marrëdhënie
Luftoni për të pasur të drejtë
Kur marrëdhënia juaj është në krizë, ju të dy zakonisht përvetësoni një këndvështrim specifik nga i cili asnjëri prej jush nuk do të lëvizë. Ju të dy jeni të palëvizshëm. Megjithatë, një marrëdhënie nuk është një betejë për t’u fituar ose humbur.
Dëshira për të shpëtuar
Ndjenjat e mbytjes ose mungesës së lirisë nuk janë të mira. Gjithashtu nuk është e dobishme nëse njëri prej jush refuzon të merret me ndonjë konflikt dhe thjesht del dhe përplas derën, duke mos u kthyer deri disa orë më vonë.
Fajësimi i njëri-tjetrit për konflikte
Që në momentin që frustrimet fillojnë të rriten, ju përpiqeni të gjeni një fajtor dhe automatikisht mendoni se nuk jeni ju. Në të vërtetë, është vërtet e vështirë të shikosh brenda vetes dhe të pranosh përgjegjësinë për atë që po ndodh.
Ndjenjat e humbura
Ju nuk e prisni më me padurim takimin me partnerin tuaj siç keni bërë më parë, nuk ju intereson se në çfarë ore kthehen në shtëpi dhe nuk keni më flutura në stomak kur i shihni.
Përqendrimi në negativitet
Kur të dy shihni vetëm të metat dhe dobësitë e njëri-tjetrit, po përjetoni zhgënjim në marrëdhënie. Tani do të zbuloni se po luftoni për detajet më të parëndësishme, ato që kurrë nuk kishin rëndësi më parë.
Argjentina fiton thellë me Italinë në WembelyArgjentina është fituesja e trofeut “Finalissima”. Argjentasit mundën pastër me rezultatin 3 me 0 Italinë e Mancint, kampionen në fuqi të Europës.
Që kombëtarja argjentinase ishte futur në fushë me qëllim të qartë, marrjen e këtij trofeu, u pa që në minutat e para, por goli erdhi vetëm pas gjysmë ore lojë, kur Messi pas disa lëvizjesh tipike të tij, jep assist magjik për Lautaron.
Kur mendohej se kishte përfunduar pjesa e parë, Di Maria çon peshë popullin e tij, me golin që dyfishoi shifrat.
Minutat e mbetura nuk shërbyen për asgjë, përveç një goli të Dybala në fund. “Finalissima” është një eveniment i ri që vuri përballë ë vë përballë skuadrën kampione të Evropës me atë të Amerikës Latine.
Johnny Depp fiton gjyqin ndaj ish-bashkëshortes së tij
Aktori Johnny Depp ka fituar gjyqin ndaj ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, të cilën ai e kishte paditur për shpifje per një artikull të publikuar në vitin 2018 në “The Washington Post”.
Pas një sage të gjatë gjyqësore, gjykata e gjeti Amber Heard fajtore për akuzën e shpifjes ndaj aktorit, kur e përshkruante veten ne kete artikull si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.
Ndaj gjykata vendosi të dëmshpërblejë me 15 milionë dollarë aktorin, pasi sipas saj atij i ështëm dëmtuar imazhi dhe kjo i ka kushtuar atij role fitimprurëse aktrimi.
Por gjykata gjeti gjithashtu fajtor edhe Johny Deep për akuzën e shpifjes ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Juria zbuloi se Depp kishte shpifur për Heard përmes avokatit të tij, ndaj e dëmshpërbleu edhe atë 2 milionë dollarë.
Në një deklaratë, Heard thotë se është “zemërthyer” dhe “zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve”.
Ndërsa Depp thotë në deklaratën e tij se “Juria më ktheu jetën. Jam vërtet i përulur”.
Paguhej 240 mln lekë në muaj, Ben Blushi: Nuk i jap llogari askujt
Ish-deputeti dhe ish-drejtori i Top Channel, Ben Blushi është përfshirë sërish në debate me miqtë e tij virtual në rrjetet sociale.
Publikimi prej tij i një tregimi me titullin“Tifozi me kryq” ka ngjallur shumë reagime nga qytetarë të ndryshëm, të cilët e akuzojnë Blushin për mëkatar.
Sot ai është detyruar të jap një përgjigje të gjatë, ku tregon edhe një herë sepse u detyrua të largohej nga politika dhe pse vendosi të merrej me një aktivitet që nuk kishte të bënte sipas tij me paratë publike.
Në këtë reagim ai thotë gjithashtu se nuk i ka askujt detyrimin që t’i jap llogari për jetën dhe punën e tij në 5 vitet e fundit.
Publikimi i pagave në muajin dhjetor, nxorri në pah se Ben Blushi ishte personi më i paguar në Shqipëri.
Në këto lista ai rezultonte të kishte marrë paga deri në 240 milionë lekë të vjetra në muaj.
“Krim i rëndë”, Berisha: Rama po mohon genocidin serb në KosovëKreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po mohon gjenocidin serb në Kosovë.
Sipas Berishës, refuzimi i rezolutës së PD për gjenocidin, dëshmon se bëhet për shkak të Balkanit të Hapur, ndërsa e cilëson këtë si një akt antikombëtar.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook:
Rama mohon genocidin serb ne Kosove!
Refuzimi i rezolutes tone per denimin e genocidit serb ne Kosove nga vasal i Vuçiçit Edi Rama per shkak te Ballkanit te Hapur eshte akti antikombetar me i rende pas dorezimit te Kosoves tek serbet nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar eshte perdhosje e shpirtrave te 10 mije shqiptareve qe u vrane dhe masakruan vetem ne plojen e fundit te Beogradit ne Kosove. Mohimi i genocidit eshte krim i shemtuar. sb
Argjentina shënon sërish. Italia, në dizavantazhin e dy golaveËshtë mbyllur 2 me 0 pjesa e parë e Finalissima-s, mes Argjentinës dhe Italisë, e cila po luhet në Angli.
Golin e dytë për Argjentinën e shënoi i PSG-së, Angel Di Maria.
Ai mori një pasim të saktë në vertikale dhe depërtojë në zonë duke shënuar golin e sigurisë për Argjentinën.
Golin e parë e shënoi lojtari i Interit Lautaro Martinez.
Finalissima, Argjentina kalon në avantazh me Italinë
Është zhbllokuar finalja e luksit mes Italisë dhe Argjentinës që po luhet në Ëembley.
Ndeshja nisi e vrullshme nga ana e argjentinasve të cilët zotëruan topin dhe duke mbyllur italinë në zonën e saj.
Italianët rezistuan deri në minutën 28, kur Messi do të pasonte saktë për Martinez, i cili i vetëm para Donnarummës nuk e pati aspak të vështirë ta çonte topin në rrjet.
Finalissima, siç njihet ndryshe kjo finale vë përballë fituesen e Kampionatit Europian të futbollit me atë të Amerikës Latine.
Sinan Hoxha rrëfehet si kurrë më parë/ Zbulon gjithçka, nga rikthimi i ‘Parfumit’ deri te borxhetKëngëtari i njohur Sinan Hoxha është një ndër artistët shqiptare që vazhdon të mbetet i preferuar për publikun. Ai njihet për sukseset e shumta me këngët e tij të cilat numërojnë miliona klikime në youtube. Një ndër tyre është dhe kënga ‘Parfumi’ e cila u kthyer sërish në një ndër më të dëgjuarat dhe kjo pasi ishte ish-banorja e “BBVIP” Beniada Nishani që e risolli përsëri hitin e njohur.
Modelja ishte një fanse e këngëtarit dhe i pëlqente shumë këngët e tij. I ftuar në “Pardon My French”, Sinani ka rrëfyer se çfarë ndodhi pas rikthimit të këngës dhe nëse do të merrte pjesë në “BBVIP”.
“Big Brother duke e transmetuar për Beniadën i dha famë për herë të dytë, tani më çmendën, ma kërkojnë në çdo koncert. Në ‘BBV’ absolutisht jo, me mua nuk ka lidhje asnjë lloj formati televiziv. Unë Sinan i them vetes sa herë, ‘Mbylle gojën, merre mikrofonin këndo’. Në momentin që kam përpara kamerat krijoj një bllokadë të frikshme të trurit”- u shpreh artisti.
I pyetur për jetën e tij personale, martesën apo planet për ndonjë fëmijë, këngëtari është shprehur se ka marrë një grua të mrekullueshme dhe për sa i përket një fëmije të tretë ai zbuloi se nuk e dëshiron.
“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert”.
Periudha e pandemisë ishte një ndër më të vështirat, sidomos për artistët të cilët për një kohë të gjatë ata nuk kanë mundur të zhvillojnë koncerte dhe kjo gjë i shkaktoi një ‘krizë’ në ekonominë e tyre. Të njëjtën gjë e ka kaluar dhe këngëtari ku është shprehur se iu është dashur të hyjë në borxh për të përballuar gjendjen pasi për dy vite ai nuk ka kënduar fare.
“Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite”- rrëfeu Hoxha./Panoramaplus