zoom

Day ArchiveJared Leto merr rolin e ri nga libri komik Morbius

Pasi ka luajtur më parë “The Joker” të DC Comics, fituesi i Oskarit Jared Leto përballet me Morbius të Marvel-it në përshtatjen e parë në ekran të madh të personazhit të ngjashëm me vampirët.

“Ishte një mundësi e jashtëzakonshme”, tha Leto për Reuters në një intervistë. I lëshuar në kinema këtë javë, “Morbius” tregon historinë e Michael Morbius, një biokimisti altruist dhe i pafuqishëm, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë e gjakut. Duke provuar një kurë, ai shndërrohet në një përbindësh brutal me etje për gjak, por mëson të shfrytëzojë fuqitë e tij.

“Sfida për mua ishte gërmimi në këto tre versione unike… të të njëjtit personazh… ka një transformim super sfidues dhe më pëlqeu. Ishte shpërblyese.”

Aktori britanik Matt Smith, i njohur për “Doctor Who” dhe “The Crown”, luan mikun e përjetshëm të Morbius, Lucien, i quajtur Milo nga Morbius kur ata ishin fëmijë. Regjisori Daniel Espinosa tha se është dualiteti i Morbius që i ka dhënë atij një rol në botën e librave komik.

I pyetur nëse filmat rreth super- ose anti-heronjve si Morbius që përpiqen të shërojnë botën ndiheshin të rëndësishëm në klimën aktuale që rrethon krizën e Ukrainës, Espinosa tha: “T’u japësh njerëzve afat nuk do të thotë t’u japësh njerëzve një moment të zhytjes larg përgjegjësisë. “/L.K

/Zoom.al

 

 

Foltorja “shkarkon” Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin nga funksionet në parti

Pas rikthimit në selinë blu, Foltorja ka nisur të marrë në dorë të gjitha funksionet drejtuese të Partisë Demokratike. Madje duke mos njohur asnjë nga drejutuesit e Partisë Demokratike të kohës së Bashës. Këtu nuk bëjnë përjashtim as Enkelejd Alibeaj, i komanduar kryetar nga Kryesia, Jorida Tabaku që mban pozicionin e nënkryetarit apo edhe Gazmend Bardhi që mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Në një njoftim për media, drejtoresha e re e komunikimit në PD, Floriana Garo ka sqaruar ditën e sotme mediat se të tre individët e mësipërm janë vetëm deputetë dhe në bazë të vendimit të gjykatës janë të shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit nga detyrat drejtuese në parti.

Njoftimi i Floriana Garos

Te dashur kolege,

Regjistrimi nga gjykata i statutit te 11 Dhjetorit te Partise Demokratike, (te premten- 25 Mars) konfirmon se:

-Z. Alibejaj eshte vetem Kryetar i Grupit Parlamentar, jo Kryetar i komanduar i PD

-Z. Gazment Bardhi eshte vetem Deputet, jo Sekretar i Pergjithshem i PD

-Znj. Jorida Tabaku eshte vetem deputete, jo Nen Kryetare e PD

Ju lutem kijeni kete parasysh kur i cilesoni neper lajme ne TV, gazeta e portale.

 

Faleminderit per mirekuptimin  e mbremje te kendshme!

Floriana

 

Ndeshja e prapambetur mes Interit dhe Bolognës, ja kur luhet

Ndeshja e prapambetur mes Interit dhe Bolognës do të riluhet më 27 prill. Ky është verdikti i fundit që vjen nga Serie A, në lidhje me atë që konsiderohej si një pikë lidhëse për fatin e kampionatit, për sa kohë zikaltërit kishin një ndeshje më shumë për të synuar afrimin drejt kreut.

Koha e ndeshjes është ende për tu përcaktuar. Në ditët në vijim një komunikim zyrtar do të pasojë për të vendosur për këtë dhe për të gjitha ndeshjet e tjera që do të rikuperohen.

Kjo ndeshje nuk u luajt për shkak të rasteve të shumta me Covid në kuadër të grupit të skuadrës së Bolonjës (tetë), gjë që kishte detyruar organet kompetente të ndalonte ekipin e Mihajlovic për pesë ditë dhe në përgjithësi të gjitha aktivitetet sportive në rajon.

/zoom.al

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të ish-deputetit Alqi Bllako, i dërgon njoftim SPAK-ut

Kuvendi i Shqipërisë anuloi ditën e sotme një mbledhje të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku do të diskutohej kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

Shkak për këtë vendim u bë, dorëzimi i mandatit të deputetit nga vet alqi Bllako, i cili deklaroi se do të përballej me drejtësinë për ccështjen e inceneratorëve pa mburojë ligjore dhe politike.

Pas këtij zhvillimi, kryetarja e Kuvendit njoftoi pasditen e sotme zyrtarisht Prokurorinë e Posaccme se Bllako ka dorëzuar mandartin dhe nuk është më deputetet dhe se prokuroria për të ekzekutuar urdhërin për arrestim nuk ka më nevojë për autorizim nga Kuvendi.

Nga ky moment Prokuroria duhet ti kërkojë Gjykatës të marrë vendimin për arrestimin e Bllakos, para se policia ta vendos atë në pranga.

Dalin emrat, ja kush janë mjekët e arrestuar për shkak se i dhanë ndihmë Nuredin Dumanit

Një doktor dhe dy infermierë janë në vënë në pranga nga policia e Fierit pasi i dhanë ndihmë mjekësore, Nuredin Dumanit. Ata janë: Juljan Malaj, kirurg dhe Ermal Gjeçi dhe Bledi Berdalli, të dy infermierë.

Ata kundrejt pagesës i kanë dhënë ndihmë mjekësore në shtepi personit shumë të kërkuar, Nuredin Dumanit gjatë pasdites së djeshme. Ky i fundit mbeti i plagosur gjatë një përplasje me armë në aksin Elbasan-Cërrik.

Faktoje.al shtrembëron faktet. I del në mbrojtje Edi Ramës për shpenzimet me avionin luksoz

Media online me emrin “Faktoje.al”, e cila thotë se merret me verifikimin e informacionit, ka publikuar një artikull nëpërmjet të cilit është “përpjekur” të hedhë dritë mbi shpenzimet e kryeministrit Edi Rama me avionin qeveritar “Ismaili”.

Por në vend që të faktojë se sa shpenzon kryeministri nga buxheti i shtetit për udhëtime luksi, ajo ka zgjedhur të ballafaqojë deklarat e ish -kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të njëjtën çështje.

Lulzim Basha iu referua një shkrimi të Zoom.al për fluturimet me shpenzime marramendëse të kryeministrit me avionin që ka edhe dhoma gjumi.

Artikulli me titull “Lajthitjet në llogaritë e Bashës për udhëtimin e pretenduar të kryeministrit me charter”, merr shkas pikërisht nga deklaratat e bëra nga Basha gjatë një seance plenare ku pretendonte se Rama në dy udhëtime vajtje-ardhje me destinacion Parisin dhe Mynihun kishte harxhuar deri në 150 mijë euro nga taksat e shqiptarëve.

Për të vërtetuar këto deklarata të Bashës, media në fjalë thotë se i është drejtuar edhe me disa pyetje Këshillit të Ministrave, ku i kërkon informacion për udhëtimet e Ramës të pretenduara nga Basha.

Qeveria ka refuzuar t’i përgjigjet dhe Faktoje.al ka marrë përsipër t’i bëjë llogaritë vetë.

Por në vend që t’u referohet burimeve të besueshme përsa u përket shpenzimeve, duke kontrolluar faqe të specializuara në këto Çështje, ky portal që financohet nga programe të ambasadave të huaja, e bën “kontrollin e fakteve” me një ekspert të vetëm.

Kështu, ajo arrin në përfundimin se një avion si “Ismaili” që përdor Rama shpenzon afro 1200 dollarë në orë.

Në faqen e internetit https://jetadvisors.com/airbus-a319-performance/ rezulton se një avion Airbus A319 si ai që përdor Rama konsumon 640 gallonë apo 2909 litër, ose 4100 dollarë në orë, sipas Çmimit të karburantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faktoje.al shkruan se, Rama, edhe sikur të ketë udhëtuar për në Paris me këtë avion, ka harxhuar vetëm 3 mijë euro meqënëse një udhëtim Tiranë-Paris zgjat vetëm 2 orë e 30 minuta.

Por shpenzimet, bazuar në faqen e specializuar ëëë.jetadvisor.com, për udhëtimin e supozuar në Paris do të ishin vetëm për kaburant 10,250 dollarë. Kjo media nuk llogarit këtu edhe shpenzimet e tjera për taksat aeroportuale dhe ekuipazhin, i cili ka një personel prej 12 personash, me kosto afro 8 mijë euro në orë.

Faktoje.al ka pyetur një ekspert, pa emër, i cili po si gazetarët e portalit ka të njëjtin përfundim.

“Një udhëtim me ‘Ëizz air’ përshembull për në Londër kushton 50-60 euro vajtje-ardhje. Zgjat 3-4 orë, pra është nga vendet më të largëta nga Tirana në Europë. Nëse avioni ka 250 pasagjerë, avioni nxjerr të ardhura të përafërta me 15 mijë euro”, thotë eksperti.

Por edhe eksperti, ashtu si portali që e ka pyetur, nuk paraqet asnjë fakt apo të dhënë të besueshme.

Kështu që nga lajthitje të Bashës, rezulton që analiza të tilla janë lajthitje të gazetarisë.

Zoom.al nuk merr përsipër të mbrojë deklaratat e Lulzim Bashës, por u referohet fakteve të publikuara edhe më parë, duke i ballafaquar ato me shkrimin e faktoje.al në interes të publikut, me paratë e të cilit kryeministri i vendit e përdor avionin “Ismaili” si taksi, qoftë edhe për të pirë një kafe në Kosovë apo për të marrë pjesë në ekspozita në Dubai.

Çdo analizë tjetër, e pabazuar në fakte, por në thashetheme ekspertësh pa emër, i shërben vetëm qeverisë që do të duhej t’i kishte vënë në dispozicion edhe medias në fjalë dokumentacionin shtetëror për shpenzimet me avionin “Ismaili”, o për biletat që blen herë pas here kryeministri për udhëtime që charteri i tij nuk i realizon dot. /Zoom.al

Camila Cabello performojë së bashku me Ed Sheeran për Ukrainën

Ed Sheeran dhe Camila Cabello ,ishin mes yjeve të muzikës që dolën në skenë mbrëmjen e së martës  në një koncert televiziv që synonte të mblidhte fonde për një thirrje humanitare ukrainase.

Koncerti u zhvillua  në qytetin britanik të Birminghamit, ku performoi gjithashtu këngëtarja ukrainase Jamala, e cila fitoi 2016 në Eurovision Song Contest dhe veteranin e muzikës Nile Rodgers & Chic, si dhe grupet Snow Patrol dhe Manic Street.

Një moment prekës në mbrëmje ishte një performancë nga violinisti i ri virtuoz Illia Bondarenko i cili luajti ‘Verbovaya Doschechka’, një këngë e vjetër popullore ukrainase nga një strehë e bodrumit në Kiev së bashku me 94 violinistë nga e gjithë bota.

Shfaqja, e transmetuar në disa kanale televizive  dhe gjatë së cilës shikuesit mund të bënin donacione, shfaqi gjithashtu filma që tregonin përpjekjet e ndihmës në Ukrainë që kur Rusia nisi sulmin e saj më shumë se një muaj më parë.

Organizatorët thanë se koncerti kishte mbledhur 16 milion dollarë të cilat do t’i dhurohen Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive pë Ukrainën./L.K

/Zoom.al

 

LAJM I FUNDIT/Ndihmuan Nuredin Dumanin, arrestohen dy mjekë dhe një infermiere në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar dy mjekë dhe një infermiere, pasi dyshohet se i dhanë ndihmë mjekësore Nuredin Dumanit, një ditë më parë, pasi u plagos gjatë përplasjes me armë në Elbasan.

Policia nuk ka bërë të ditur emrat e tyre, por mësohet se ndalimi i tyre është bërë me kërkesë të Policisë së Elbasanit.

Nuredin Dumani u plagos një natë më parë në aksin Elbasan-Cerrik por nuk u paraqit në spital, ndërsa preferoi që të marrë ndihmën mjekësore në shtëpi.

Për këtë atë e ndihmuan dy mjekë dhe një infermiere kundrejt një pagese.

Dalin pamjet/ Ky është momenti kur Nuredin Dumani ekzekuton vëllain e Talo Çelës

Abc ka siguruar foton e momentit të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, i ekzekutuar nga Nuredin Dumani, i cili u arrestua mbrëmjen e së martës.

Bujar Çela u vra në në 19 shtator të vitit 2020 nga Nuredin Dumani rreth orës 05:45 të mëngjesit, ndërsa ishte duke pirë kafe në një lokal në fshatin Bradashesh në Elbasan.

Bujar Çela në atë kohë 62-vjeç punonte si taksist në të zezë. Vrasja e Bujar Çelës u bë nga Nuredin Dumani në një distancë të afërt, i cili kishte marrë urdhër për ta ekzekutuar nga Endrit Alibej.

Që prej këtij momenti filloi dhe lufta e ashpër mes Dumanit dhe Talo Çelës të cilët dikur ishin miq të ngushtë, madje pjesë e një bande që grabitën dhe eurot në Rinas.

Një ditë më parë u arrestua Nuredin Dumani në një apartament në Fier, ku u gjet i plagosur pas një përplasjeje me armë në fshatin Papër në Elbasan.

 

Përgjimi për një grup trafikantësh, si u zbulua vendndodhja e Nuredin Dumanit mbrëmjen e djeshme

Shqiptarët ishin gjithë sy e vesh nga SPAK, pas kërkesës që iu bë Kuvendit paraditen e së martës për të marrë autorizimin për arrestimin e deputetit socialist Allqi Bllako, si i dyshuar për korrupsion në lidhje me aferën e inceneratorëve, kur në Elbasan u shënua një ngjarje, në dukej jo shumë e rëndësishme.
Njoftimet e para flisnin se ishte qëlluar në drejtim të një automjeti tip “BMV X5”, që rezultoi të ishte e pajisur me targa të vjedhura në Durrës, në qershor të 2021.
Automjeti kishte shenja plumbash. 13 gëzhoja u sekuestruan në vendin e ngjarjes. Orët në vijim do të nxirrnin në dritë detaje se në qendër ishin dy nga personazhet më shumë të shumëkërkuar të drejtësisë, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dikur miq për kokë e tashmë armiq të përbetuar, që ndjekin këmba këmbës njëri tjetrin për ta ekzekutuar.
Dyshimet u ngritën kur brenda automjetit që u gjet tek kryqëzimi i Urës së Zezë, u zbulua një karikator kallashnikovi, një bidon me benzinë, dorashka, kapuça dhe xhupa te rinj.
Dukej qartazi që ai automjet ishte përgatitur për të kryer një atentat.
Por, kush udhëtonte brenda tij? Kush e goditi këtë automjet? Përse u rizgjuan sërish bandat rivale në Elbasan?

Një hetim që po prokuroria e Elbasanit po kryente për një grup trafiku në Fier, zbuloi edhe drejtimin se nga ishte larguar personi që drejtonte makinën.
Në përgjime dëgjoheshin të flisnin persona të shqetësuar, sepse i plagosuri kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
RENEA dhe forcat speciale u drejtuan drejt Fierit sepse kuptuan se duhet të viheshin në kërkim të Nuredin Dumanit.
Me ndihmën e të dashurës së tij nga Kosova, e cila kishte marrë me qira një apartament në Fier, shumë pranë spitalit, i shumëkërkuari mendohet se strehohej në atë zonë prej kohësh.
Edhe mbrëmjen e së martës, ai vendosi të strehohej në atë banesë sekrete dhe të mjekohej. Plumbi e kishte kapur në shtyllë kurrizore. Ai u gjet nga RENEA i zhveshur dhe me plagë të mjekuar. Dyshimet bien mbi bluzat e bardha. Të paktën dy mjekë, dyshohet se i dhanë ndihmë, kundrejt pagesës.
Por kë do të godiste Nuredin Dumani dhe si e zbuloi kundërshtari i tij i përbetuar Talo Çela?
Hetuesit besojnë deri në këtë fazë, se ai do të ekzekutonte një lidhje të Talo Çelës. Ky i fundit, është një emër i njohur për drejtësinë, e dhjetëra akuza të rënda mbi supe, që nga mega grabitja në Rinas, e deri tek vrasjet e atentatet mafioze.
Por, teksa priste shënjestrën e tij, ndaj automjetit ku udhëtonte Nuredin Dumani u qëllua me breshëri kallashnikovi. Gëzhojat janë të të njëjtit kalibër, model 56 kallashnikov. Por akti i ekspertimit pritet të saktësojë nëse janë qitur nga një apo dy armë.
Dyshimet janë se ai u tradhtua nga brenda grupit. Talo Çela u informua se armiku i tij kishte dalë në lëvizje dhe nxitoi ta gjente e godiste. Nëse veproi vetë apo nxori ushtarët kjo mbetet të sqarohet nga hetimi.