Aplikacion
Në mënyrë të pazakontë, Policia e Shtetit ka lajmëruar pak momente më parë për një konferencë për mediat pas mesnate. Në një njoftim të shpërndarë në grupin WhatsApp policia bën të ditur se në orën 01:00 të natës do të dalë për një konferencë për mediat Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Zoom mëson se konferenca lidhet me arrestimin e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, në Fier, pas përplasjes me armë në Elbasan, por nuk kuptohet dalja para publikut në një orë kaq të vonë, kur thuasje të gjithë janë në gjumë.
Ka dyshime se dalja ka për qëllim të zhurmojë arrestimin e deputetit socialist, Alqi Bllako, të akuzuar për korrupsion në aferën e inceneratorëve.
Njoftimi i policisë
Në orën 01.00 të mëngjesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm do japë një konferencë për mediat. Ju ftoj të vini për ta ndjekur. Ndjesë për orën e vonë.
Rama i nxori nga “dera”, Xhafaj, Kodheli dhe Majko u futën nga “dritarja” në Kuvend
Në listën e kandidatëve të PS-së në Tiranë në zgjedhjet e 25 Prillt ra në sy fakti që kryeministri Rama tentoi të largonte disa nga deputetët “veteranë” të grupit parlamentar.
Nisur edhe nga kalkulimet që kjo forcë politike mund të merrte në qarkun më të madh në vend, Rama jo pa qëllim vendosi Pandeli Majkon të 19-tin, Mimi Kodhelit të 21-tën dhe Fatmir Xhafajn të 23-tin.
Por në zgjedhjet e vitit të kaluar, për herë të parë, lista e kandidatëve ishte pjesërisht e hapur, çka i jepte mundësi deputetëve jofitues që nëse merrnin numër të madh votash të kapërcenin pragun.
I pari që hyri nga “dritarja” ishte Fatmir Xhafaj i cili grumbulloi në të gjithë qarkun plot 16738.
Pas zgjedhjeve doktoreshë Najada Como, një prej figurave kryesore të fushatës së PS-së, për shkak të peshës që mbajti gjatë pandemisë, e la mandatin, duke preferuar punën në spital.
Vendin e saj e zuri një tjetër “veterane” e PS-së, ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ishte renditur gjithashtu nën listën fituese.
Ndërkohë që rasti i tretë duket se do të jetë ai me Pandeli Majkon. Ai u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese, çka bëri që këtë një vit ti mungojë Parlamentit.
Por me lënien e mandatit nga Alqi Bllako, Majko rikthehet kështu në karrigen e tij në Kuvend për tre vitet e ardhshme.
Portugalia në Katar, kualifikohet dhe Polonia e Lewandowskit
Portugalia dhe Polonia janë kualifikuar zyrtarisht për në Katar 2022, pas fitoreve me Maqedoninë e Veriut dhe respektivisht Suedisë.
Skuadra e Fernando Santos ia doli përballë maqedonasve të cilët më parë eleminuan Italinë, në sajë të golave të Bruno Ferandez i cili realizoi një dopietë për ta udhëhequr shtetin e tij drejt një tjetër suksesi të rëndësishëm si pjesëmarrja në Kupën e Botës.
Në anën tjetër, Lewandowski është perandori i Polonisë. Sulmuesi i Bayern Munich tregoi edhe njëherë se sa i rëndësishëm dhe vendimtar është për shtetin e tij duke shënuar golin e parë të sfidës, ndërsa të dytin e shënoi Zielinski për t’i kualifikuar përballë Suedisë së Zlatan Ibrahimovic.
Gjigandi i Milanit u aktivizua në minutën e 80-të por pa lënë gjurmë duke humbur kështu mundësinë që të luajë sërish në Botëror, kompeticion që i mungon prej vitit të largët 2006.
/zoom.al
Zbardhet atentati në Elbasan, Dumani donte të vriste Talo ÇelënFshati Papër në Elbasan është shndërruar pasditen e kësaj të marte në një “fushë betejë” mes 2 shumë të kërkuarve, dikur miq, e sot armiq të përbetuar.
Mësohet se Nuredin Dumani ka qëlluar mbi 20 herë drejt BMË-së me xhama të zinj ku dyshohej se fshihej Talo Çela.
Ky i fundit dyshohet se i është kundërpërgjigjur këtij sulmi me armë, për pasojë ka mbetur i plagosur Dumani.
Menjëherë pas kësaj ngjarje, Talo Çela që dyshohej se fshihej te BMË-ja me targa të vjedhura në Durrës në prill të 2021, ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, e ndërsa Dumani është larguar drejt Fierit ku dhe është arrestuar në Urgjencën e spitalit.
Prova më e fortë që ka policia që Nuredin Dumani është autor i këtij atentati është snajperi, armët e tjera, dylbia dhe jeleku anti-plumb që i është gjetur në një pallat 9 katësh në Fier, e ndërsa në mjetin që lëvizte Talo Çela iu gjen një kallashnikov dhe një bidon me 5 litra benzinë.
Nuredin Dumani dhe Talo Çela dikur kanë qenë miq. Ata akuzohen për përfshirje në disa ngjarje kriminale, përfshi këtu dhe vrasjen e vëllezërve Haxhia në 28 prill të vitit 2019. Por pas kësaj ngjarje miqësia e tyre mori fund për tu kthyer në një armiqësi të madhe, teksa Dumani dyshohet se I ka vrarë edhe vëllanë Talo Çelës një vit më parë.
Kush është Nuredin Dumani, tutori i prostitutave që 1 vit më parë i vrau vëllanë Talo Çelës
Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.
Nuredin Dumani për drejtësinë shqiptare ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka provuar qelinë edhe për akuzën e vjedhjes.
Atentati në Elbasan, kapet i shumëkërkuari Nuredin DumaniPas ngjarjes së regjistruar pasditen e sotme në Elbasan ku një makinë qëlloi me breshëri automatiku në drejtim të një makine tjetër tip BMW, policia ka organizuar një operacion në qytetin e Fierit, drejt të cilit dyshohej se ishin larguar atentatoret. Gjatë operacionit policia ka mundur të kap një nga personat e shumëkërkuar për ngjarjet e mëparshme kriminale në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për Nuredin Dumanin, i cili njihet si një nga kundershtaret e Talo Celës. Gjatë momentit të arrestimit Dumani ka qenë i plagosur, cka hedh dyshime se ai është qëlluar gjatë atentatit në Elbasan.
Dafina Zeqiri ka gati projektin e ri muzikorKëngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po vazhdon punën pa u ndalur për projekte të reja. Vetëm pak kohë pas lansimit të këngës së fundit “Dashni” që e solli në bashkëpunim me këngëtarin Muma, Dafina tashmë është drejt finalizimit të një tjetër projekti.
Kështu ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Instagram teksa postoi një fotosesion të ri, e në të cilin dukje mahnitëse. Me flokë të gjata bionde, e veshur me një kostum gri dhe dorëza të kuqe, Dafina dukej mahnitëse në disa foto të realizuara në makinë.
Për të bërë pamjen edhe më atraktive ajo vendosi një makijazh të theksuar, ndërsa në mbishkrim solli pjesë të shkëputura nga këngën për të cilën ka bashkëpunuar me Elinelin.
“Ti mbyllim dikun larg, kujtimet e këqij në ndry, së shpejti”, ka shkruar Dafina sipër postimit. Ndërkohë, krahas projekteve të njëpasnjëshme Dafina në vitin që lamë pas lansoi albumin e ri “Dafinë Moj” që u mirëprit nga fansat dhe disa prej këngëve i realizoi edhe me klip./L.K
/Zoom.al
Gjobat 1.5 mln euro/Reagojnë importuesit e imputeve bujqësore: E pabazuar në fakte e dokumenteAnëtarë e bordit së Shoqatës AFADA, në të cilën bëjnë pjesë perfaqesuesit e kompanive te imputeve bujqesore reaguan publikisht sot ndaj vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, institucioni që i gjobiti disa ditë më parë,me pretendimin se kompanitë që operojnë në fushëi kanë rritur çmimet e mallrave që importojnë.
Kjo shoqatë e cilëson këtë vendim si të pabazuar në fakte dhe në dokumente nga ana e këtij Autoriteti.
“Sikurse jeni në dijeni, kohët e fundit po zhvillohet një fushatë akuzash të padrejta kundër nesh, ku më e pakta që mund të themi vjen nga mosnjohja e zinxhirit të burimit të prodhimit, bursës që përcakton çmimet, kostove, tregtisë, marrëdhënieve me fermerin dhe konsumatorët. Fatkeqësisht në këtë fushatë të padrejtë është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurrencës. Vendimi i tij i fundit nuk bazohet në asnjë fakt, në asnjë dokument, në asnjë provë! Janë marë vendime dhe qëndrime që nuk kanë lidhje me funksionimin ligjor dhe real të këtij tregu, duke e dëmtuar atë direkt dhe indirekt”, tha Tritan Cako, në emër të shoqatës AFADA.
Më tej ai bëri të ditur se “Shoqata dhe anëtarët e saj, do të ndërmarin të gjithë hapat ligjore për t’ju përgjigjur për çdo akuze apo deklarim të qëllimshëm dhe të padrejtë, që nuk ka lidhje me të vërtetën dhe realitetin. Jemi gati për t’u ballafaquar e përballur me çdo individ dhe institucion, që synon të shkatërrojë të vërtetën këtë sektor”.
Shoqata shprehet se tregu në të cilin ato operojnë funksionon sipas vendeve të BE-së në formën e një burse.
“Duam të bëjmë të qartë, në mënyrë të përsëritur dhe me përgjegjësi profesionale dhe ligjore se, në tregun e tregtarëve të imputeve bujqësore nuk ka MONOPOL, nuk ka VENDOSJE TË BASHKËRENDUAR ÇMIMESH, nuk ka asnjë prej bizneseve tona LICENCË TË VEÇANTË, që dëmton bizneset e tjera dhe DIKTON ÇMIME në treg. Nuk ka gjithashtu asnjë EKSKLUZIVITET të fabrikave, në Europë dhe në Botë, për produkte si DAP, Ure apo Nitrat amoni. Nëse Autoriteti i Konkurrencës i ka gjetur këto, le të na i tregojë!”, theksoi Cako.
Autoriteti i Konkurrencës, tre ditë më parë gjobiti 3 firmat që merren me importin dhe shitjen e plehrave kimike në Shqipëri, pasi kanë rritur çmimet në mënyrë të menjëhershme, duke përcaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë çmimet e shitjes dhe duke ndarë tregjet. Ky institucion vendosi: “Gjobitjen e ndërmarrjes AGRO BLEND SHPK në shumën 118,978,015 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003; Gjobitjen e ndërmarrjes MBM SHPK në shumën 66,088,573 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003; Gjobitjen e ndërmarrjes CACA SHPK në shumën 7,087,994 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003, si dhe monitorimin e tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e daljes së këtij vendimi”.
Deklarata e plotë e shoqatës
Në emër të anëtarëve të bordit së Shoqatës AFADA, deklaroj sa më poshtë:
Imputet buqësore janë jetike për zhvillimin e ekonomisë buqësore dhe falë investimeve dhe angazhimeve të tregtarëve si dhe anëtarëve të kësaj shoqate, kemi mundur të luajmë në mënyrë transparente një rol vendimtar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë shqiptare.
Si importuesit edhe prodhuesit kryesorë të plehrave kimike, pesticideve, farërave, fidanëve etj, që i nevojiten bujqësisë shqiptare, sipërmarrjet tona kanë investuar ndër vite për të krijuar dhe nritur në këmbë dhe krijuar një rrjet modern të furnizimit me inpute bujqësore në të gjithë teritorin e Shqipërisë pranë dhe në mbështetje të cdo fermeri.
Duke nisur nga kushtet konkrete të vështira të bujqësisë dhe fermerit shqiptar, ne kemi qënë dhe jemi të vetëdijshëm se, duhet të mbajmë barën kryesore të kreditimit të këtij sektori, duke marrë kështu mbi vete edhe një risk të lartë për biznesin dhe financat tona.
Duam të vemë në dukje se, me mbështetjen dhe vullnetin pozitiv të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke bashkëpunuar me specialistë dhe ekspertë të njohur të fushës, anëtarët e AFADA kanë dhënë dhe vijojnë të japin kontribut të çmuar në hartimin dhe zbatimin e të gjithë legjislacionit të sektorit, duke e përmirësuar atë me vendosjen e standardeve më të mira europiane, duke ndikuar në zbatimin e tyre në kushtet konkrete të vendit tonë. Kjo ka bërë që sektori i inputeve bujqësore, i prodhimit dhe tregtimit të tyre, të rritet nga viti në vit, duke mos shfaqur asnjë barrierë për hyrjen në këtë treg.
Ky aktivitet tregtar zhvillohet në një treg të lirë, ku çdo gjë bazohet në ligj dhe në konkurrencë. Ky biznes funksionon njëlloj si në vendet e Bashkimit Europian, ku tregu orientohet nga bursa e produkteve.
Të nderuar gazetarë! Sikurse jeni në dijeni, kohët e fundit po zhvillohet një fushatë akuzash të padrejta kundër nesh, ku më e pakta që mund të themi vjen nga mosnjohja e zinxhirit të burimit të prodhimit, bursës që përcakton çmimet, kostove, tregtisë, marrëdhënieve me fermerin dhe konsumatorët.
Fatkeqësisht në këtë fushatë të padrejtë është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurrencës. Vendimi i tij i fundit nuk bazohet në asnjë fakt, në asnjë dokument, në asnjë provë!
Janë marë vendime dhe qëndrime që nuk kanë lidhje me funksionimin ligjor dhe real të këtij tregu, duke e dëmtuar atë direkt dhe indirekt.
Shoqata dhe anëtarët e saj, do të ndërmarin të gjithë hapat ligjore për t’ju përgjigjur për çdo akuze apo deklarim të qëllimshëm dhe të padrejtë, që nuk ka lidhje me të vërtetën dhe realitetin. Jemi gati për t’u ballafaquar e përballur me çdo individ dhe institucion, që synon të shkatërrojë të vërtetën këtë sektor.
Ne duam të bëjmë me dije, për të gjithë të interesuarit, sidomos për fermerët shqiptarë, që janë aktorë të përbashkët të tregut tonë, se vazhdojmë të ushtrojmë veprimtarinë tonë të biznesit, sipas ligjeve shqiptare, sipas standardeve ligjore që kërkon ky sektor.
Brenda një periudhë kohore shumë të shkurtër, bursat ndërkombëtare kanë rritur disa herë çmimet e produkteve që importojmë, kostot e prodhimit janë rritur, po aq sa edhe kostot e transportit detar e tokësor.
Ne kemi vijuar e vijojmë të ndihmojmë tregun e imputeve bujqësore, edhe pse, pjesa dërmuese e mallrave, sidomos plehrave masive, e kanë pasur origjinën nga Rusia dhe Ukraina.
Në këto kushte, po përpiqemi të gjejmë mundësi furnizimi nga vende të tjera, fqinje me zonën e luftës, që na kanë sjellë detyrimin për parapagime të konsiderueshme dhe kosto financiare të mëdha. Alternativat e tjera janë të papërballueshme nga tregu shqiptar.
Duam të bëjmë të qartë, në mënyrë të përsëritur dhe me përgjegjësi profesionale dhe ligjore se, në tregun e tregtarëve të imputeve bujqësore nuk ka MONOPOL, nuk ka VENDOSJE TË BASHKËRENDUAR ÇMIMESH, nuk ka asnjë prej bizneseve tona LICENCË TË VEÇANTË, që dëmton bizneset e tjera dhe DIKTON ÇMIME në treg. Nuk ka gjithashtu asnjë EKSKLUZIVITET të fabrikave, në Europë dhe në Botë, për produkte si DAP, Ure apo Nitrat amoni.
Nëse Autoriteti i Konkurrencës i ka gjetur këto, le të na i tregojë! Produktet plehëruese DAP, Urea apo Nitrat Amoni, janë produkte që kuotohen në bursë dhe bursa lëviz me ditë, javë, muaj, në ngritje apo ulje, në varësi të kërkesës dhe ofertës. Konkurrenca në vendin tonë është shumë e madhe, sepse tregu është shumë i vogël dhe janë rreth 50 importues që bëjnë këtë treg shumë konkurrues.
Çdo aludim tjetër, çdo tentativë tjetër, çdo abuzim që i atashohet këtij grupi sipërmarrësish, është i padrejtë, i pavërtetë dhe sjell vetëm dëmtim të tregut, dëmtim të fermerëve dhe të prodhimeve të tyre bujqësore.
AFADA bën thirrje, edhe nëpërmjet kesaj deklarate, që, aktorë të jetës politike e shoqërore, ligjvënës e deri tek nënpunës që paguhen edhe me taksat tona, të ballafaqojnë pretendimet e tyre jo mbi supozime dhe te pavërteta, por me Ne dhe të bashkëpunojnë me këtë sektor, me anëtarët e AFADA, me njerëzit tanë që nuk mund e nuk duhet të DËMTOHEN nga sjellet politike populiste tëçdokujt, pavarësisht nga pretendimi i tyre si “ekspertë të fushës” dhe këtij tregu. Çdo sjellje e tillë nga qëllime, interesa që nuk bazohen në ligj apo edhe nga mosnjohja, sjell dëme të pallogaritshme në bujqësinë shqiptare dhe jo vetëm, por dëmton rëndë ekonominë e Shqipërisë, e cila në situatën aktuale botërore, duhet ndihmuar dhe jo sulmuar.
Anëtarët e AFADA kanë besim se, në bashkëpunim me Ministrinë e linjës, do të zgjidhin edhe ngërçet që vijnë nga kriza, duke ofruar kontributin e tyre profesional dhe financiar në këtë drejtim, për të lehtësuar sadopak ndikimet e ndjeshme të krizës globale, që e prek, në të gjithë qelizat e saj, edhe bujqësinë dhe fermën shqiptare.
Zbulohen lëvizjet e avionëve/ Komanda e lartë e Kremlinit fshihet në bunkerët bërthamorë
Sipas ‘provave’ të reja, Vladimir Putin dhe komanda e tij e lartë janë vendosur në bunkerë bërthamorë të fshehtë, ndërsa lufta e përgjakshme po shpaloset në Ukrainë.
Lëvizjet e avionëve të përdorur nga zyrtarë të lartë të Kremlinit tregojnë se Putini mund të kalojë një pjesë ose të gjithë kohën e tij në strehën pranë Surgut në Siberinë perëndimore, thuhet.
Ministri i tij i mbrojtjes Sergei Shoigu besohet të jetë në një bunker pranë Ufa në Urale, 725 milje në lindje të Moskës, tha gazetari investigativ Christo Grozev.
Shoigu ka munguar në mënyrë misterioze prej disa javësh duke ndezur thashethemet për shëndetin e tij.
Teoria e vendndodhjes së tij mbështetet nga vajza e tij Ksenia Shoigu, 31 vjeç, e cila u fotografua në Ufa për ndoshta tre ditë nga 22 marsi.
Zonja Shoigu vizitoi qytetin rus pasi spekulimet ishin të përhapura se ministri i mbrojtjes kishte vuajtur probleme me zemrën.
Ajo gjithashtu ndaloi papritur aksesin e publikut në Instagramin e saj ku kishte pozuar me fëmijën e saj në ngjyrat blu dhe të verdhë të Ukrainës.
Përdorimi i bunkerëve të sigurisë së lartë, nëse konfirmohet, është alarmues dhe sugjeron se Putini mund të jetë duke u përgatitur për të vendosur armë bërthamore dhe një lëvizje që do të çonte në hakmarrje të pashmangshme.
Grozev, i cili ka lidhje me gazetën hetimore britanike Bellingcat, tha: “Jam absolutisht i sigurt që Shoigu është në një bunker.
“Duke ndjekur lëvizjen e avionit të tij, shohim fluturime shumë të shpeshta për në Ufa.
“Duke ditur se në këtë rajon ka edhe bunkerë të mbrojtur, kjo jep një përgjigje të qartë për vendbanimin e tij”.
Në një intervistë për kanalin Ukraine-24, ai i tha spikerit të TV Yevgeny Kiselyov: “Ky është versioni ynë shumë i justifikuar.
“Unë besoj në të dhe e konsideroj një përfundim thjesht analitik. Nuk mund të ketë asnjë përfundim tjetër”.
“Nëse strategjia e luftës e Kremlinit supozon një sulm bërthamor – dhe e bën – siç tha vetë [Dmitry] Peskov [zëdhënësi i Putinit] në CNN disa ditë më parë, atëherë nuk mund të ketë asnjë version tjetër.
“Nëse ka një vendim për një sulm të mundshëm bërthamor, ata nuk mund ta fshehin më pas udhëheqjen ushtarake.
“Ato duhet të fshihen paraprakisht.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati në Elbasan ku persona te paidentifikuar ben shosh me plumba nje makine ne ecje.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se targat e mjetit tip “BMW”, rezultojnë të vjedhura në Durrës.
Gjithashtu, numrat e shasisë së mjetit janë të fshira dhe nuk mund të zbulohet origjina e tij, por paraprakisht dyshohet se është vjedhur. Nga kontrolli fizik, nuk u gjetën gjurmë gjaku prandaj dyshohet se nuk ka pasur të lënduar.
Në bagazhin e makinës, është gjetur një shishe plastike 1.5 litra me benzinë dhe një karikator me plumba. Dyshimet e uniformave blu janë se makina mund të përdorej për një ngjarje kriminale, por u zbulua pak para se të ndërmerrte një akt të tillë.
Bëhet e ditur gjithashtu, se makina nuk është qëlluar tek vendi ku u gjet nga policia.