Aplikacion
Mancester City kalon në çerekfinale pas barazimit 0-0 përballë Sportingut, në sajë të rezultatit të përgjithshëm 5-0 të arritur në ndeshjen e parë.
“Qytetarët” e administruan mirë këtë ndeshje duke u fokusuar më shumë në qarkullimin e topit. Një barazim që vlen për statistikë, për sa kohë skuadra e Pep Guardiolës arriti të mbyllte historinë e kualifikimit që në ndeshjen e parë të luajtur në Portugali, aty ku futbolliistët shënuan plot pesë.
/Zoom.al
Protesta për rritjen e çmimeve, Policia paralajmëron qytetarëtPolicia e Shtetit ka reaguar për protestën e zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë, për rritjen e çmimeve të produkteve bazë dhe hidrokarbureve.
Në njoftimin e tyre, uniformat blu bëjnë me dije se janë të angazhuar për të mbrojtur qytetarët dhe se kanë vendosur masa për personat që kanë kryer dëme.
Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve që të mos përshihen në akte dhune dhe paligjshmëri, sepse do të përballen me forcën e ligjit.
Postimi i Policisë së Shtetit:
Policia e Shtetit
Nisur nga situata e krijuar sot, në disa rrugë, në të cilat pati bllokime të lëvizjes së lirë të automjeteve dhe të qytetarëve, si dhe kundërshtime ndaj punonjësve të Policisë që ishin në detyrë për të siguruar rendin e qetësinë, si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, bëjmë me dije se:
Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për sigurimin e rendit dhe të qetësisë dhe në mbrojtje të çdo qytetari i cili proteston në mënyrë paqësore, pa cenuar të drejtat dhe liritë e të tjerëve.
Njëkohësisht, Policia e Shtetit, ashtu sikurse është e angazhuar për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve, është e vendosur të marrë masa ndaj çdo paligjshmërie dhe të procedojë penalisht çdo person që kryen akte në dëm të qytetarëve apo të lëvizjes së lirë të tyre, siç ishte dhe rasti i sotëm i bllokimit të disa rrugëve.
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos përfshihen në akte dhune dhe paligjshmëri, në çfarëdolloj forme të shfaqjes së saj, sepse do të përballen me forcën e ligjit.
Mourinho: Objektivi është i qartë me Vitessen, gjendja e fushës skandalRikthehet në stol Jose Mourinho në prag të ndeshjes së kthimit me Vitesse, të vlefshme për Ligën e Konferencës.
I pezulluar në dy ndeshjet e fundit në kampionat, tekniku portugez foli për takimin që do të luhet nesër në mbrëmje.
“Detajet janë të rëndësishme në ndeshjet si këto, një rënie e përqëndrimit mjafton që të eleminohemi”, shpjegoi The Special One.
Ekipi sipas Mourinhos është i gatshëm dhe lojtarët janë në gjendje të mirë fizike përveç Spinazzolës, ndërsa në anën tjetër ka pakënaqësi në lidhje me terrenin e fushës.
“Kam njëzet vjet që vij në Holandë për të luajtur, por është hera e parë që luaj në një fushë që nuk është për të luajtur futboll” – theksoi ai. Nuk e kuptoj si mund të ndodhë”.
Karakteri i portugezit është shumë i rëndë, sa i përket përgatitjes së futbollistëve dhe imponimit për të nxjerrë më të mirën nga ata.
“Unë fokusohem tek të gjithë ata që punojnë mirë – vazhdoi ai, duke folur për një qarkullim të mundshëm -. Ajo që dëgjojmë nga brenda është se ata janë të gjithë në formë të shkëlqyer.
Ndeshja e fundit është një nga të paktat në të cilën kemi bërë pesë ndryshime sepse kishim një stol cilësor – shtoi ajo -. Sot kemi një skuadër të fortë dhe të bashkuar.
Objektivat janë të qarta – vazhdoi The Special One– Kemi kampionatin dhe Ligën e Konferencave, ku e dimë se çdo ndeshje do të jetë vendimtare për pozicionin tonë final”.
“Për momentin jam i kënaqur me lojtarët, nuk do të jetë një ndryshim me Vitesse – vazhdoi ai -. Ne do të shikojmë historinë mjekësore të lojtarëve, lodhjen dhe pak më shumë. Ne do të përpiqemi të luajmë me një të fortë. ekipi dhe stoli”, përfundoi trajneri i Romës.
/zoom.al
Lufta në Ukrainë, Presidenti Zelensky jep alarmin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se “miliona persona” mund të vdesin nëse bota nuk e ndihmon Ukrainën para se të jetë “shumë vonë”.
Në një intervistë për Sky Neës, Zelensky ripërsëriti kërkesën e tij që liderët perëndimorë të vendosin një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën.
Duke iu bërë thirrje liderëve botërorë që të veprojnë shpejt, ai tha: “Mos më prisni mua që unë t’ua kërkoj disa herë, mijëra herë, mbylleni qiellin”.
Shtetet perëndimore, përshirë Shtetet e Bashkuara, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të një zone të ndalim-fluturimit, pasi kjo gjë mund t’i fusë ato në konflikt direkt me Rusinë.
Zelensky tha se shtetet perëndimore mund të krijojnë një zonë të ndalim-fluturimit, por atëherë do të ketë nisur “Lufta e Tretë Botërore” dhe sipas tij, “do të jetë shumë vonë”.
“Më besoni, nëse prolongohet në këtë mënyrë, do ta shihni… ata do ta mbyllin qiellin, por ne do të humbim miliona njerëz”.
PSG permbyset nga Real, madrilenet kualifikohen ne çerekfinalet e Champions
Real Madrid kaloi në çerekfinalet e Champions Leagus. Skuadra spanjolle fitoi 3 – 1 me përmbysje me PSG në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Pas golit të Mbape në pjesën e parë Benzema ktheu situatën duke realizuat 3 herë. Mançester City shkoi më tej edhe pse barazoi pa 0 – 0 me Sporting në Lisbonë. Takimi i parë i luajtur në Angli ishte mbyllur me fitoren 5 – 0 të ekipit të Guardiolës.
Bllokuan rrugët në kryeqytet, shoqërohen në polici rreth 20 protestuesPasi protestuan para Kryeministrisë dhe më pas bllokuan disa rrugë të kryeqytetit në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve, policia e Tiranës ka shoqëruar disa protestues.
Mesohet se rreth 20 persona janë shoqëruar në komisariatin nr.1 në kryeqytet, pasi ata akuzohen se kanë bllokuar disa rrugë me makina, por disa të tjerë kanë penguar mjetet që të ecin. Me ndryshimet në kodin penal, me veprën ‘bllokim të qarkullimit’ rrezikohet deri në 3 vite burg.
Kujtojmë se pas rritjes së çmimit të produkteve ushqimore, sidomos të karburantit, qytetarët u ngritën në protestë, ndërkohë që kanë paralajmëruar se do të vijojnë të mbajnë tubime të tilla çdo ditë.
KQZ shpall fituesit e zgjedhjeve të 6 Marsit, tre kryetarë marin mandatinKomisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot pasdite mandatin tre kryebashkiakëve të tjerë, të cilët u shpallën fitues në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme, KQZ miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve të zgjedhjeve dhe i dha mandatin Bardh Spahisë në Shkodër, i propozuar nga koalicioni Shtëpia e Lirisë, Emiriana Sako në Durrës dhe Eriselda Sefa në Lushnje nga Partia Socialiste.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.
Bardh Spahia i Shtëpisë së Lirisë, fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Shkodër, duke marrë 20125 vota ose 43.7 %. Më pas u rendit Majlinda Angoni e Partise Socialiste me 18.205 vota 39.5 % dhe kandidati i PD, Xhemal Bushati mori 7749 vota ose 16.8%.
Emiriana Sako nga Partia Socialiste mori 39.157 vota duke shënuar një diferencë të thellë me vendin e dytë, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën i cili ka marrë 20.831 vota. Ndërkohë kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti mori vetëm 7.937 vota.
Eriselda Sefa e PS-së fitoi bindshëm me 21.477 vota, i dyti u rendit kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano me 11.238 vota ndërsa i treti kandidati i PD-së, Indrit Sefa me 3.809 vota.
Më herët, KQZ miratoi edhe dhënien e mandatit për tre kryebashkiakët e tjerë, të Vorës, Dibrës dhe Rrogozhinës.
Bombardimet në Ukrainë, vritet kampioni i arteve marcialeSulmet ajrore ruse kanë vrarë një nga sportistët e rinj luftarak më të talentuar të arteve marciale të Ukrainës së bashku me të gjithë familjen e tij.
Adoleshenti Artyom Priymenko u zhduk në një sulm në qytetin lindor të Ukrainës, Sumy. 16-vjeçari ishte një kampion në sambo, një sport kontakti i dashur nga Vladimir Putin.
Ai u vra së bashku me babain e tij Vitali, nënën Ekaterina, dy vëllezërit e tij më të vegjël Egor dhe Kirill dhe gjyshen e tij. “Ky është një pikëllim i madh për familjen, të afërmit e tij dhe për të gjithë ne,” tha trajneri i tij Evgeny Leonenko duke njoftuar vdekjen. Artyom dhe familja e tij ishin mes 21 të vrarëve në një sulm ajror rus në Sumy të hënën vonë në mbrëmje. Sulmi i bombardimeve të natës erdhi 11 orë përpara se rusët të hapnin një korridor humanitar në orën 9 të mëngjesit me orën lokale të së martës, duke lejuar 5000 civilë të evakuonin qytetin. Sambo është një art luftarak rus i popullarizuar në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik.
Filloi në vitet 1920 kur anëtarët e Ushtrisë së Kuqe të sapoformuar zhvilluan teknikën e tyre të luftimit dorë më dorë. “Artyom ishte një fitues i shumëfishtë i Kampionatit Sambo të Ukrainës,” tha Leonenko. “Vitin e kaluar ai fitoi një medalje të artë në Kherson në peshën 88 kg. “Ai fitoi një vend në ekipin kombëtar të Ukrainës për Kupën e Botës në Holandë. Ai ishte shumë premtues.” Presidenti Vladimir Putin ishte një mundës sambo dhe xhudo që fëmijë.
Ish-trajneri i tij, tani presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Sambos, Vasuky Shestakov, 68 vjeç, dikur pretendonte se Putin mund të kishte qenë një konkurrent i nivelit të lartë.
Në vend të kësaj, ai iu bashkua shërbimit sekret të frikshëm sovjetik KGB, duke u futur më vonë në politikën lokale në qytetin e tij të lindjes në Shën Petersburg pas rënies së BRSS, përpara se të ngrihej përfundimisht në president. “Sambo dhe xhudo mund të kenë humbur një atlet të madh, por vendi ka gjetur një president të madh,” tha një herë Shestakov. Putin personalisht është zotuar ta bëjë sambon një sport olimpik.
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Konflikti zgjidhet vetëm nëse flas drejtpërdrejt me Putin
Presidenti i Ukrainës , Volodymyr Zelensky është shprehur i vendosur se nuk do t’i dorëzohet sulmeve Ruse, ndërsa ka ritheksuar se konflikti do të zgjidhet vetëm përmes dialogut mes liderëve të Ukrainës dhe Rusisë bazuar tek një kompromis i ndërsjellë.
Zelensky ka folur për gazetën gjermane Bild, ndërsa ka theksuar se në çdo kërkesë për negocim qëllimi i vetëm është t’i japë fund luftës me Rusinë.
“Konflikti mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut të drejtpërdrejtë midis liderëve të Ukrainës dhe Rusisë në bazë të një kompromisi të ndërsjellë”, ka thënë ai.
“Vendi digjet, qeveria krihet”/Në mes të krizës së çmimeve gjysma e kabinetit shkon në DubaiTë martën në mëngjes, kur vendi u zgjua me çmime rekord të naftës, kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku dolën në një konferencë për mediat me fokus te kriza e çmimeve të energjisë dhe karburanteve.
Një konferencë kjo që Kryeministria e kishte paralajmëruar që një ditë më parë, çka tregonte se e kishin me urgjencë. Por në fakt urgjenca nuk kishte të bënte me hallin e shqiptarëve, të cilët po përballen çdo ditë me rritje galopante të çmimeve të karburanteve dhe të gjithë produkteve ushqimore, por sepse atë mesditë duhet të niseshin për në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të merrnin pjesë në një panair.
E pasi i ftuan shqiptarët që të “shtërgojnë rripin” e të lënë makinat në shtëpi, morën avionin dhe u nisën në Dubai.
Dhe nuk do të ishin vetëm ata dy, por gati gjysma e qeverisë, përfshi ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi, ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, ministren e Kulturës, Elva Margariti, këshilltarin e kryeministrit për mediat, Endri Fuga, e shumë zyrtarë të tjerë. Kishin marrë me vete edhe nje ansambël popullor me vallëtarë e këngëtarë.
E duke qënë se kishin shkuar që një ditë më parë, ata “shkëlqenin” me praninë e tyre gjatë ceremonisë së hapjes së pavionit të Shqipërisë në panair. Natyrisht në sy binte ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku, e cila për t’iu përshtatur edhe motit, por edhe traditës arabe, kishte veshur një fustan të bardhë.
Një ekspozim i tepërt ky, të paktën në këtë kohë të vështirë që po kalon vendi, ku çmimet, siç janë në mëngjes nuk i gjen në darkë. E këtu duket se vlen tamam ajo shprehja që përdorin shpesh shqiptarët: “Stambolli digjet, k…. krihet./ Zoom.al