Aplikacion
Dimri ende nuk ka ikur zyrtarisht, por Bebe Rexha di ku të gjejë diell dhe temperatura të larta për të kaluar pushime si ato veroret.
Ylli i muzikës pop me origjinë shqiptare zgjodhi një resort luksoz në ishullin e Hauait për të shijuar rrezet e diellit, por edhe për të bërë foto e video për të rritur temperaturat edhe në rrjetet sociale për ndjekësit e saj.
32-vjeçarja shfaqet nëpër video duke bërë lëvizje provokuese në prani edhe të miqve të saj. Duket se ajo po shijon një periudhë pushimesh të shkurtra, jo shumë produktive, përpara se të njoftojë angazhimet e reja në fushën e muzikës, pse jo edhe të kinematografisë.
Gazetarja paralajmëron arrestime të tjera këtë javë për inceneratorëtMbrëmjen e sotme në “Opinion” po diskutohet për çështjen e inceneratorëve, ku gazetarja Anduena Llabani është shprehur se këtë javë do të ketë persona që do merren nën përgjegjësi penale apo nën masa sigurie.
Blendi Fevziu: Kush është personi më i rëndësishëm i pyetur deri tani?
Anduena Llabani: Procesi është në fazën më kulminante të tij.
Blendi Fevziu: Për cilin incenerator SPAK-u ka hyrë në fazën finale të çështjes?
Anduena Llabani: Janë bërë hetime për të 3 inceneratorët. Është një prokuror që merret me Tiranën dhe Fierin dhe është një prokuror që merret me Elbasanin. Procesi në fund të gjithë këtij diskutimi që ne bëjmë, nuk është vetëm një gjyq publik, është një proces që do të çojnë njerëz nën akuzë në bazë të provave dhe fakteve që do të mblidhen.
Blendi Fevziu: Kur?
Anduena Llabani: Besoj se këtë javë ne do të dëgjojmë të dhëna në lidhje me masa sigurie apo me persona të marrë nën përgjegjësi penale.
Adriana Lima zbulon që është shtatzënë përmes videos së veçantëFamilja e Adriana Lima-s po rritet. Supermodelja njoftoi se ajo dhe i dashuri i saj, producenti i filmave Andre Lemmers, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
View this post on Instagram
Lima postoi një video në TikTok me këngën “Your Love Keeps Lifting Me (Higher and Higher)” nga Jackie Wilson që fillon me në përmbledhje të videove të Lemmers i cili tremb vazhdimisht modelen. “Andre i pëlqen të më trembë…por sot është dita e shpagimit,” shkroi ajo para se të zbulonte testin pozitiv të shtatzënisë.
Producenti dukshëm u trondit nga lajmi i papritur. Klipi përfundoi me një regjistrim të një ekografie dhe mbishkrimin që bënte me dije se bebi vjen në jetë në vjeshtë.
Adriana është gjithashtu nënë e dy vajzave, Valentina, 12 vjeçe, dhe Sienna, 9, të cilat i ka me ish-bashkëshortin, basketbollistin serb Marko Jaric.
Vuçiç reagon pas lëvizjes së Putin: Presioni politik ndaj Serbisë do të rritetPresidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se pas vendimit të Putin, për t’i njohur dy rajonet separatiste, presionet ndaj Serbisë do të jenë më të mëdha se kurrë. Sipas tij, me këtë rrënohet arkitektura e sigurisë në botë dhe nuk dihet se kush si do të sillet dhe çfarë do të bëjë.
“Jam i shqetësuar. Pozicioni ynë nuk është i lehtë. Presioni politik ndaj Serbisë për shkak të vendimit të Putinit do të rritet. Vetëm ajo që kam përjetuar në tre ditët e fundit konfirmon fjalët e mia. Po shohim një periudhë aspak të thjeshtë për Serbinë.
Sot pas seancës i dhashë urdhër ushtrisë si Komandant Suprem që të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme në çdo kohë. Ne vazhdojmë të bëjmë atë që është më e mira për mbrojtjen e vendit”. – tha Vuçiç.
“Si strukturat politike ashtu edhe ato të sigurisë në botë po shemben. Gjithçka që dinim deri dje nuk vlen më. Angazhimi ynë për paqen duhet të jetë i fortë dhe i fortë”, tha ai.
Ai tha se ka pasur një bisedë të rëndësishme me Macron për situatën në rajon.
“Ekziston frika se e gjithë kjo mund të përhapet në pjesë të tjera të Evropës dhe botës, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Për shkak se e njoh mirë Putinin, unë isha një nga të paktët në Evropë dhe në botë që mund të thosha se në cilin drejtim do të shkonte kjo, pa ndikimin tonë”.
Nis pushtimi i Ukrainës, Putini urdhëron futjen e trupave ruseVladimir Putin ka urdhëruar futjen e trupave ruse në Ukrainë. Media ruse Russia Today raporton se ai ka urdhëruar futjen e tyre si “kaskat blu” me qëllim gjoja ruajtjen e paqes në rajon.
“Putin ka njohur zyrtarisht republikat Donetsk dhe Lugansk si shtete të pavarura dhe urdhëroi ushtrinë ruse të ‘sigurojë paqen’ në dy rajonet e Ukrainës lindore.
Presidenti rus nënshkroi zyrtarisht të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së dy rajoneve të shkëputura. Ai ka udhëzuar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që të dërgojë paqeruajtës në Donbass, ndërsa i ka thënë Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendosë marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Donetskut dhe Luganskut”, raporton Russia Today.
Gjithcka ndodh pak orë pasi Rusia njohur si republika të pavarura dy rajonet separatiste të Luhanskut dhe Donjeckut në Ukrainën Lindore duke i shkëputur kështu vendit edhe rreth 52 mijë kilometra katror territor krahas Krimesë së aneksuar.
Berisha fton Ramën dhe Bashën në “ring”: Le të vijnë, por ata nuk vijnë dot përballëIsh-kryeministri Sali Berisha, është shprehur në Syri Tv se është i gatshëm për një debat publik me Ramën dhe Bashën, pasi është në interes të elektoratit dhe zgjedhësve.
Pyetjes së moderatorit Peka se a do pranoni një debat publik me Ramën dhe Bashën bashkë apo tek e tek, Berisha u shpreh i gathëm të përballet në publik me të dy bashkë apo qoftë edhe tek e tek nëse duan, por që u shpreh i sigurtë se asnjëri prej tyre nuk do të pranonte sepse e dinë që do ti zbërthente gënjeshtrat dhe zullumet e tyre në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Peka: A do pranoni një përballje për këto zgjedhje me Edi Ramën dhe Lulzim Bashës?
Peka: Me të dy bashkë apo tek e tek?
Berisha: Po si të duan. Sepse unë duhet të respektojë zgjedhësit, se për mua, unë nuk dua asnjërin as tjetrin.
Peka: Po vetëm debat me Lulzim Bashën?
Berisha: Që nesër. Po ku vjen ai. Le të vijë po të dojë. Nuk ka le të vijë.
Peka: Në këto kushte do ishte një debat më me interes me Bashën se me Ramën.
Berisha: Në fakt më mirë me origjinalin se sa me kopjen, por unë për hir të zgjedhësve pranoj debat me të dy, po nuk vjen Edi Rama. Pse nuk vjen, nuk vjen sepse nuk ka asgjë për të thënë për zgjedhësit, nuk ka e di që unë do ta zbërthejë atë qeverisjen e tij dhe qëndrimet e tij të mirëfillta çnjerëzore për shqiptarët.
Pas njohjes nga Rusia, SHBA ndalon tregtinë me rajonet rebele ukrainasePas njohjes së dy rajoneve rebele ukrainase në zonën e Dondasit nga Rusi, SHBA ka reaguar ashpër duke njoftuar se do te ndalojë tregtinë me këto dy rajone.
Presidenti i SHBA Joe Biden do të ndalojë “investimet e reja, tregtinë dhe financimin nga personat amerikanë në dy rajonet e shkëputura të njohura nga Presidenti Putin”, raporton BBC.
Urdhri do të “sigurojë gjithashtu autoritet për të vendosur sanksione ndaj çdo personi të vendosur të operojë në ato zona të Ukrainës”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Njohja e rajoneve separatiste, SHBA “hakmerret” ndaj Putin: Gati përgjigjen, urdhri që do nxjerrimSHBA nuk do të qëndrojë duarkryq teksa presidenti rus Vladimir Putin zbaton planet e tij. Pasi Putin ka njohur pavarësinë e dy rajoneve separatiste të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, Shtëpia e Bardhë thotë se e ka parashikuar një hap të tillë dhe se është gati për t’ju përgjigjur Rusisë.
“Ne kemi parashikuar një lëvizje si kjo nga Rusia dhe jemi gati të përgjigjemi menjëherë. Presidenti Biden së shpejti do të nxjerrë një Urdhër Ekzekutiv që do të ndalojë investimet e reja, tregtinë dhe financimin nga personat amerikanë për, nga ose në të ashtuquajturat rajone DNR dhe LNR të Ukrainës. Ky urdhër do të sigurojë gjithashtu autoritet për të vendosur sanksione ndaj çdo personi të vendosur të operojë në ato zona të Ukrainës. Departamentet e Shtetit dhe Thesarit do të kenë detaje shtesë së shpejti. Së shpejti do të shpallim edhe masa shtesë në lidhje me shkeljen flagrante të sotme të angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë.
Për të qenë të qartë: këto masa janë të ndara dhe do të ishin shtesë e masave të shpejta dhe të rënda ekonomike që ne kemi përgatitur në koordinim me aleatët dhe partnerët nëse Rusia pushton më tej Ukrainën. Ne po vazhdojmë të konsultohemi ngushtë me aleatët dhe partnerët, përfshirë Ukrainën, për hapat e ardhshëm dhe për përshkallëzimin e vazhdueshëm të Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën”, thuhet në reagimin e SHtëpisë së Bardhë”, thuhet në deklaratën e SHBA.
Presidenti rus Vladimir Putin njohu të hënën si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë që Perëndimi druhet se do të shkaktojë një luftë madhore.
Në një fjalim të gjatë televiziv, zoti Putin e përshkroi Ukrainën si një pjesë integrale të historisë së Rusisë dhe tha se Ukraina lindore ishte tokë e lashtë ruse dhe se ai kishte besim se populli rus do ta mbështeste vendimin e tij.
Presidenti rus njoftoi në biseda telefonike për vendimin e tij udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, të cilët shprehën zhgënjimin e tyre, sipas Kremlinit. Më pas Presidenti rus u shfaq në televizionin shtetëror duke nënshkruar dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve.
Lëvizja e Moskës vë në rrezik përpjekjen e minutës së fundit për një takim të mundshëm me presidentin amerikan Joe Biden për të parandaluar një sulm rus ndaj Ukrainës.
“Ai ka moshën e djalit tim”, Iliri flet për herë të parë për përplasjet me DonaldinBalerini Ilir Shaqiri ka folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother, për rivalitetin e tij me Donald Veshajn.
Sigurisht që strategjitë kanë qenë në zgjedhjen e njerëzve, me Donaldin kemi pasur kontraste të forta, kemi edhe mosha të ndryshme, ai mund të ishte në moshën e djalit tim.
Kam një karrierë mbi shpatulla, Donaldi ka gjithë jetën përpara. Kjo ka bërë që ne të kemi pikëpamje të ndryshme për shumë gjëra. Kjo ka sjellë dhe kontrastet”, tha Shaqiri në emisionin “Open”.
“Ukraina kukull e SHBA”, çfarë tha Putin në fjalimin e njohjes së rajoneve rebele?Presidentit rus Vladimir Putin mbajti një fjalim televiziv për të njoftuar vendimin e tij për të njohur dy zonat rebele të Ukrainës që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Ai foli për gati një orë duke iu referuar edhe krijimit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1922.
Pjesë nga fjalimi i Putin:
Putin tha se “Ukraina nuk ka pasur kurrë një traditë të shtetësisë së vërtetë” dhe se Ukraina moderne ishte “krijuar” nga Rusia.
Ai sulmoi idenë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën mbrojtëse të NATO-s, duke thënë se kjo do të shërbente si “një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë”.
Putin përsëriti argumentin e tij se NATO ka injoruar shqetësimet ruse të sigurisë.
Pa dhënë prova, ai tha se Ukraina ishte një “kukull” e SHBA-së dhe akuzoi autoritetet ukrainase për korrupsion
Duke konfirmuar njohjen e shteteve të shkëputura, ai tha se ishte një vendim që duhej ta kishte marrë shumë kohë më parë.
“Le të fillojmë me faktin se Ukraina moderne u krijua tërësisht nga Rusia, më saktë nga Rusia bolshevik, komuniste. Ky proces filloi pothuajse menjëherë pas revolucionit të 1917. Më pas, në prag dhe pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini tashmë aneksoi BRSS dhe transferoi në Ukrainë disa toka që më parë i përkisnin Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë. Dhe në vitin 1954, për disa arsye, Hrushovi mori Krimenë nga Rusia dhe ia dha Ukrainës. Në fakt, kështu u formua territori i Ukrainës Sovjetike. SHBA dhe NATO e kanë kthyer Ukrainën në një “teatër lufte”, ka thënë Putin./ABC