zoom

Day ArchivePlagosje me armë në rrugën “George Bush”

 

Policia arreston autorin e ngjarjes

 

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Sipas policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “George Bush” në rrethana ende të paqarta.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, 33-vjeçarin me iniciale I.I.

“Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit”, thuhet në komunikatën e PK-së.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave kosovare, i plagosuri ka marrë një plumb në pjesën e barkut dhe një në pjesën e këmbës.

“Është në gjendje të rëndë. Ka lëndime në pjesën abdominale dhe në këmbë. Pritet që të futet në sallën e operimit”, tha mjeku kujdestar.

Bayern u turpërua në kampionat, reagon ylli i skuadrës: E merituam

Bajern Mynih ka marrë sot një leksion historik përballë Bohumit, duke u mundur me shifrat 4-2, teksa pësoi të katër golat në pjesën e parë të ndeshjes. Një situatë që nuk i ka pëlqyer Xhoshua Kimish, i cili ka shprehur hapur kritikat që kishte për shokët e skuadrës pas kësaj ndeshje.

“Të gjithë duhet të pyesin veten nëse ne po japim gjithçka në fushë në çdo javë. Po ndodh shumë shpesh, nuk e shihja këtë në të kaluarën, pasi kemi pësuar 4-5 gola disa herë. Ishim me fat që ishte në Bundesligë dhe ishim 9 pikë para. Ishte një humbje e merituar.

Mendoj se sot dhuruam paraqitjen më të dobët të sezonit në një ndeshje. Dhe nuk është hera e parë që na ka ndodhur. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë moment. Kemi humbur të gjithë virtytet tona. Duhet të pyesim veten nëse ky është mentaliteti te Bajerni”, tha mesfushori gjerman, një nga liderët e kësaj skuadre.

SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Vorës, ja përse akuzohet

 

Kryetari i bashkisë së Vorës, Gentian Picari po hetohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK, për tre akuza, atë të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit në zgjedhje dhe grupit të strukturuar kriminal.

 

Duket se kjo është edhe një nga arsyet përse Partia Socialiste nuk e rikandidoi për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

 

Në shkurt të vitit të kaluar partia Lëvizja Socialiste për Integrim, ka depozituar një kallëzim në SPAK me pretendimin se Picari, ka ndryshuar ekspertizën për disa banesa me qëllim që të përfitonte vota për zgjedhjet e përgjithshme në 25 prill.

 

Në kallëzim thuhej se, krytari i bashkisë në bashkëpunim me 3 ekspertë për vlerësimin e demëvë të shkatuara nga tërmeti, kanë ndryshuar ekspertizën për 43 banesa duke rritur fiktifisht dëmët.

 

Referuar hetimeve, ka rezultuar se, kryetari i bashkisë i ka paraqitur një relacion me mangësi proceduriale, të pa saktë për ndryshimin e vlerësimit të kategorisë së dëmëvë nga DS1-DS2, në DS4-DS5.

 

Ai ka bëshkëpunuar me anëtarët e komisionit të posaçëm të rindërtimit, Andi Valisi, Dionis Skura dhe Durim Ibrahimi, që kanë rënë dakord me Picarin për të ndryshuar në vetëm dy ditë, listën me akt ekspertizën për 43 banesa duke i shpallur të dëmtuara në nivelet DS3-DS4-DS5.

 

“O njeri i fëlliqur”, fansat e Donaldit dhe Betrax kryqëzojnë Salsano Rrapin

Aktori i humorit, Salsano Rrapi ka reaguar për herë të parë pas komenteve të bëra për batutën e tij me Ermal Mamaqin brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Shakaja e bërë nga dyshja se gjatë xhirimeve të filmit të ri “Beatrix Ramosaj do vritej”, nuk është pritur mirë jo vetëm nga partnerja e Donald Veshajt, por me sa duket edhe nga fansat e saj.

Përmes disa postimeve në Instagram, së pari ai ndau me ndjekësit disa mesazhe që ka marrë nga fansat e Beatrix Ramosajt, të cilët kanë shpërthyer në ofendime dhe mallkime ndaj tij.

“Kam vdenosur të postoj të gjitha mesazhet “dashamirëse” që më vijnë në insta, për shkak të batutës time në filmin e Ermal Mamaqit.”, shkruan Rrapi në storyn e parë të shpërndarë.

Ndërsa në storyt pasardhëse ai ka shpërndarë disa nga mesazhet e marra.

“Sa njeri i felliqur edhe pse nuk te njihja pare se kush je dhe s’me intereson arrite ne nje nivel te nje njeriu te shpifur, deri kur s’do ndaloni ti lendoni nierzit me batutat e felliqura e dashakegese, shkoni te ftuar ne nie vend dhe vazhdoni te lendoni njerez akoma!!! Vrisni nenen tuaj, motren tuaj, gruan apo vajzen tuaj nese “keni” he shiko a do lendohen nga plumbi yt kaq di te them ty !!!!”

 

“Ti zotri i shpifur edhe aj Ermal shpifani ne ket mosh madhore me gju kunja per dy te rinje, the se nuk jeni kan kurr te rinje ju e skeni pas ndjenja, turp duhet me ju ardh dyve skeni pas nevoj as me shku bilemi po jeni hi ne bbv me qellim mi fol ato fjal per me qrregullu Donaldin e me grit Ilirin marre ju koft”

“Cfarë bere na e shkaterrove nje cift të lumtur tani”

Refuzoi të takonte Donaldin, zbulohet ku ndodhet në të vërtetë Beatrix

Beatrix Ramosaj refuzoi të futej në shtëpinë e “BBVIP” për shkak të batutave që janë bërë një natë para ‘Prime’-t me Ermal Mamaqin dhe Salsano Rrapin. Kjo gjë ka shkaktuar shumë të qeshura nga banorët e tjerë ku midis tyre ishte dhe Donald Veshaj, i cili e mori me sportivitet situatën në të cilën ndodhej.

Lajmin se Beatrix nuk e kishte pritur aspak mirë këtë batutë dhe se nuk do të ishte pjesë e darkës më ish-banorët, aktori i humorit nuk e priti aspak mirë ku tha se ‘çdo gjë ishte një shaka dhe se nuk do të bënte kurrë diçka për ta ulur Beatrixën’.Mirëpo disa burime të sigurta për Prive.al kanë zbuluar se këngëtarja nuk ndodhet fare në Tiranë dhe është larguar jashtë Shqipërisë për disa ditë. Kjo ishte dhe një nga arsyet përse Dj Dagz tha në studio se ish-banores nuk do i duhej taksia  për të ardhur por një aeroplan në qoftë së ajo do të ndryshonte mendje.

Deri më tani Beatrix nuk ka bërë ende asnjë reagim në lidhje me situatën në rrjetet e saj sociale.

Serbia frikësohet nga lufta në Ukrainë, Vuçiç mbush magazinat me ushqime

 

Serbia porosit 30 milionë kilogramë miell dhe qumësht pluhur.

 

 

Serbia ka porositur sasi të madhe ushqimi, në prag të nisjes së një lufte mes Ukrainës dhe Rusisë. Deklaratën e ka bërë Presidenti, Aleksandër Vuçiç, në një debat televiziv.

Ndër të tjera Vuçiç tha se autoritetet porositën 30 milionë kilogramë kripë dhe një milion kilogram bizele dhe fasule, si dhe 30 milionë kilogramë miell dhe qumësht pluhur.

“Në një kohë kur e gjithë bota pret në mënyrë histerike që diçka të ndodhë mes Rusisë dhe Ukrainës, nuk mund të pretendoni se asgjë nuk po ndodh”, tha presidenti serb.

Kërcënohet nënkryetarja e LSI në Tiranë?

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shkruar në rrjete sociale se është kërcënuar nënkryetarja e kësaj force politike në Tiranë, Briseida Shehaj.

Vasili shkruan se Shehaj është kërcënuar sepse ka denoncuar aferën e inceneratorëve. Nënkryetari i LSI, thotë se SPAK të bëj detyrën e saj dhe të vendosë përpara drejtësisë kërcënuesit.

 

Postimi i Petrit Vasilit:

Kercenohet N.Kryetarja e LSI Tirane Briseida Shehaj.

U kercenua sepse u tregoi shqiptareve me fakte dhe emra se si ka grabitur, vjedhur e plackitur qeveria e Edi Rames me Inceneratoret.
Sikur SPAK te bente cerekun e asaj, qe beri Brisida Shehaj ne nje emision televiziv, nga Edi Rama,Erion Veliaj e dhjetra te tjere do te ishin me kohe perpara drejtesise.
Drejtesia te beje naten dite dhe te gjeje horrat, qe edhe vjedhin miliarda leke dhe guxojne te kercenojne.
Mjerim per shoqerine civile, qe hesht kur nje drejtuese politike femer kercenohet se denoncon korrupsionin gjigand.
Sa per ambasadoret dihet….jane ne Weekend

Panik në festën e Justin Biber, plagosen me armë tre persona

Të paktën tre persona janë qëlluar me armë jashtë festës së këngëtarit me famë botërore, Justin Biber.

Ngjarja ka ndodhur në restorantin “The Nice Guy”. Mediat e huaja shkruajnë se fillimisht ka ndodhur një sherr mes disa personave që më pas degjeneroi deri në përdorimin e armëve.

Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey, u fotografuan duke bërë një dalje të nxituar nga restoranti.

Këngëtari po organizonte një festë të mbushur me të famshëm pas performancës

Si pasojë e kësaj zënke janë plagosur tre burra të moshës 19, 24 dhe 60 vjeç.

Nga vendi i ngjarjes janë transportuar në spital 19-vjeçari dhe 60-vjeçari. 24-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është dërguar në spital.

Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por raportohet se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe ndodhen në një gjendje të qëndrueshme.

Tensionet në Ukrainë, zbardhet biseda mes Putin dhe Biden

Mediat e huaja kanë zbuluar pjesë nga biseda që Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi këtë të shtunë me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, thuhej se Presidenti Joe Biden bisedoi sot me Presidentin Vladimir Putin rreth tensioneve që ka krijuar rritja edhe më tej e pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën. Presidenti Biden ishte i qartë se, nëse Rusia ndërmerr një sulm ndaj këtij vendi, Uashingtoni së bashku me aleatët dhe partnerët e tij do të përgjigjen me vendosmëri duke goditur Rusisë me sanksione me kostë të shpejtë e të rëndë. Presidenti Biden përsëriti se një sulm rus do të prodhonte mjerim të gjerë për njerëzit dhe do të dobësonte pozitat e Rusisë. Presidenti Biden ishte i qartë me Presidentin Putin se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar për një zgjidhje diplomatike të situatës, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët e saj, mbeten të përgatitura njëkohësisht edhe për skenarë të tjerë.

Uashingtoni thotë se ka marrë njoftime nga agjencitë e zbulimit se pushtimi mund të ndodhë të mërkurën.

Ambasada amerikane në Kiev ka nisur evakuimin e personelit të saj. Krahas kësaj, Departamenti i Shtetit ka lëshuar udhëzime mbi udhëtimet, duke paralajmëruar amerikanët të mos shkojnë në Ukrainë, për shkak të kërcënimeve të shtuara ndërsa ka këshilluar shtetasit amerikanë që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë.

Disa diplomatë amerikanë pritet të zhvendosen në pjesën perëndimore të Ukrainës, një masë që do t’i lejonte SHBA-ve të ruanin një prani diplomatike në këtë vend.

Përpara bisedës me presidentin amerikan, zoti Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin u takua në fillim të kësaj jave.

Në një deklaratë të Kremlinit në lidhje me telefonatën thuhej se Putin-Macron folën mbi ato që Moska i quan “spekulime provokuese për një sulm të planifikuar rus ndaj Ukrainës. Rusia ka mohuar vazhdimisht se po planifikon veprime ushtarake kundër fqinjit të saj.

Gjatë bisedës zoti Putin i tha zoti Macron se Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk i janë përgjigjur në mënyrë të kënaqshme kërkesave ruse që Ukrainës të mos lejohet të anëtarësohet në NATO e që aleanca të tërheqë trupat ushtarake nga Evropa Lindore.

Kriza në Ukrainë, rusët ndalojnë një nëndetëse amerikane

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shmangur gjatë ditës së sotme një incvident që mund të ndikonte negativisht në krizën në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve ruse TASS duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se një nëndetëse e Marinës së SHBA-së hyri në ujërat territorial ruse në zonën e paqësorit. TASS raportoi se ajo u detyrua të largohet nga flota ruse pas disa paralajmërimeve.