zoom

Day ArchiveSenegali shpallet kampion i Afrikës, mposht Egjiptin në finale

Senegali është kampioni i ri i Afrikës. Skuadra e Sadio Mane mundi në finale skuadrën e Egjiptit. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 0 me 0, teksa Senegali humbi në pjesën e parë edhe një penallti. Ishte pikërisht Mane ai që gaboi nga pika e 11 metërshit.

Edhe shtesat nuk prodhuan asnjë gol, duke bërë që për përcaktimin e fituesit të gjuheshin penalltitë. Nga pika e bardhë e 11 metërshit më të saktë u treguan futbollistët e Senegalit të cilët realizuan 4 herë kundrejt 2 penalltive të shënauara nga Egjipti i Muhabet Salah.

 

Nëna amerikane mbyt vajzën 3 vjeçare për shkak të filmit të animuar

Justine Johnson, 22-vjeçe nga Michigan, ka mbytur vajzën 3-vjeçe Saton dy ditë pas ditëlindjes së saj.

Atë e masakroi me thikë e kufomën e futi në një qese të zezë të najlonit, që zakonisht përdoret për mbeturina.

Në gjykatë ajo tha se filmi i animuar SpongeBob përmes televizorit i kishte kërkuar të vrasë fëmijën, përndryshe do ta vriste ai atë.

Hetuesit e shërbimit social për fëmijët e rrezikuar, kanë thënë para gjykatësit që Justine nuk i kujtohet se çfarë ka bërë pasi ka pasur halucinacione.

 

Vëllai i saj i vogël, emri i të cilit nuk është zbuluar pasi është akoma i mitur, ka gjetur trupin e mbesës së tij në qese najloni.

“E pyeta se ku gjendej Saton, ajo më tha që të shikoj punët e mia, por ishte një lloj komunikimi i zakonshëm i saj. Më pas pashë qesen dhe thikën që ishin skuqur. Preka gishtin e këmbës që ishte ngrirë”, shtoi ai.

Armela Murati, njihuni me piloten e parë shqiptare

Armela Murati do të jetë pilotja e parë shqiptare! 25-vjeçarja me origjinë nga Burreli vendosi që pasionin për lartësinë, ta kthente në një profesion. E quan një zgjedhje jo të rastësishme, teksa i afrohet çdo ditë ëndrrës së saj në Bazën Ajrore të Farkës.

“Unë vij nga një familje ushtarakësh, babai im ka qenë një ish-oficer dhe duke ndjekur shembullin e tij, disiplinën që ai ka, dhe pasionin që ai ka për punën, ma ka transmetuar edhe mua. Dhe shpresoj ta bëj krenar se ai është mbështetja ime më e madhe”, shprehet Armela.

Të konkurronte apo jo në një terren të dominuar historikisht nga meshkujt, ishte për të vetëm një hezitim i momentit. Sot Armela rreshtohet përkrah 11 djemve në kursin e pilotimit, duke zhdukur çdo pengesë gjinore.

“Vajzat kanë treguar,” thotë Armela, “që dinë të jenë të barabarta me meshkujt në shumë profesione të tjera të jetës. Është një profesion që nuk ka të bëjë vajzë apo djalë nëse do ta bësh, nëse ke vullnet dhe dëshirë do të arrish çdo gjë”.

Emocionet për arritjet e Armelës nuk i fsheh as instruktori i saj, që e quan një moment historik në 108 vitet e themelimit të Forcës Ajrore Shqiptare teksa pohoi se:

“Mendoj se Armela deri tani i ka plotësuar të gjitha kriteret për të qenë pjesë e ekipit tonë fluturues. Në fluturimin e saj të parë e pyeta “Armela ke emocione?! Jo më tha! Ke të drejtë se i kam unë emocionet”.

Armela e di se bashkë me guximin për të sfiduar lartësinë, ka pranuar mbi vetë misionin për t’i shërbyet vendit në kohë të mirë e të vështirë. Një rrugëtim që thotë se tashmë nuk mund të kthehet pas.

Terror në Greqi/ I riu shqiptar merr peng nënën dhe gruan, policia ndërhyn dhe…

Policia ka vendosur në pranga një 28-vjeçar shqiptar, që për orë të tëra ka mbajtur peng bashkëshorten dhe nenën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Palini të Athinës. Mediat greke shkruajnë se autori ka mbajtur peng nënën dhe gruan në shtëpi, ndërsa mësohet se vuante nga probleme të rënda psiqike.

Sipas policisë, në shtëpi nuk është gjetur asnjë armë. Bëhet e ditur se i riu është dërguar në spital, për t’iu nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore.

Drejt konsensusit, kongresmenët amerikan pranë marrëveshjes për sanksionet ndaj Rusisë

Ligjvënësit amerikanë janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për sanksione që kanë si synim të parandalojnë një ndërhyrje të mundshme nga Presidenti Vladimir Putin në Ukrainë.

Disa ligjvënës që u kthyen së fundmi nga një udhëtim në Kiev i thanë korrespondentes së Zërit të Amerikës, Katherine Gypson se ekziston një vullnet i gjerë dypartiak lidhur me qëndrimin ndaj Rusisë.

Rreth 127,000 trupa ruse janë grumbulluar përgjatë kufijve me Ukrainën, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin thotë se kërkesat e tij, përfshirë premtimin se Ukraina nuk do të anëtarësohet asnjëherë në NATO, nuk janë përmbushur. Ligjvënësit amerikanë po përgatisin aktualisht një sërë sanksionesh për të parandaluar një konflikt në Evropë.

Sigurisht që nuk duam përshkallëzimin e situatës në një konflikt ushtarak. Shpresojmë që situata të zgjidhet përmes diplomacisë shumëpalëshe. Mendoj se kjo është absolutisht e mundur dhe shpresoj që Presidenti Biden të jetë në gjendje ta realizojë një gjë të tillë me sukses“, i tha senatorja demokrate, Kirsten Gillibrand Zërit të Amerikës.

Republikanët në Kongres kanë kritikuar administratën e Presidentit Biden se nuk ka vepruar me shpejtësi për të frenuar zotin Putin.

Sanksionet pas ndërhyrjes janë më pak efektive se sa sanksionet paraprake dhe shpresoj që administrata do ta ketë parasysh këtë në të ardhmen. Ato kanë me të vërtetë peshë”, thotë udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell.

Por në një shfaqje të rrallë uniteti në Kongres, ligjvënësit e të dyja palëve po përgatisin legjislacion dypartiak për sanksione që do të kishin pasoja të rënda ekonomike.

Zotit Putin do t’i duhej t’i merrte të ardhurat e naftës si Saddam Husseini. Alternativa e tij e vetme do të ishte ta shiste naftën në tregun e zi, sepse do ta kishte të pamundur të kryente transaksione bankare. Kjo do të ishte pasoja më e rëndë nga sanksionet. Do të ketë edhe pasoja të tjera, që populli rus do t’i shohë dhe do të pyesë veten a është kjo diçka që do ta toleronte”, tha ligjvënësi republikan, Mark Green për Zërin e Amerikës.

Demokratët duan që një nga sanksionet më të rënda të përdoret vetëm nëse presidenti Putin sulmon Ukrainën.

Nëse zoti Putin pushton Ukrainën, gazsjellësi Nord Stream Tëo nuk do të vazhdojë dhe ndoshta nuk do të përfundojë kurrë. Dhe kjo do të ketë një ndikim të madh ekonomik në Rusi. Me mbështetjen e gjerë dypartiake ne ndoshta do të zbatojmë sanksionet më masive që kemi vendosur ndonjëherë. Asnjë prej nesh nuk e bën me dëshirë një gjë të tillë, sepse e kuptojmë që do të ndikonte tek populli rus. Por gjithçka varet nga zoti Putin“, thotë ligjvënësi demokrat, Ami Bera.

Disa anëtarë të Kongresit që ishin së fundmi në Ukrainë dhe u takuan me zyrtarët e vendit thonë se ndihma amerikane do të armatosë ukrainasit që t’i bëjnë ballë kërcënimit rus. Ata gjithashtu vlerësuan unitetin mes aleatëve të Amerikës.

Më bëri shumë përshtypje uniteti. Ne shkuam në Bruksel dhe u takuam me homologët tanë të BE-së dhe udhëheqësit e NATO-s dhe të gjithë ishim të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj agresionit dhe në mbështetje të një vendi demokratik që lufton për liri“, thotë ligjvënësja demokrate Mikie Sherrill për Zërin e Amerikës.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se së shpejti do të dërgojnë dy mijë trupa në Rumani, Poloni dhe Gjermani. /VOA/

 

Tërmet i fuqishëm në detin Jon, ja ku u ndje

Një tërmet i fortë është ndier në Greqi mbrëmjen e sotme. Epiqenrda e tërmetit ka qenë në detin Jon me thellësi 2 kilometra.

Forca e tërmetit ka qenë 4.2 ballë.

Epiqendra ka qenë 79 kilometra larg Zakinthos. Ndërkohë që nuk raportohen lëndime në njerëz apo dëme materiale.

Paloma shpreh hapur xhelozinë për Luana Vjollcën

 

Rudina Demneri, e njohur si Paloma dhe bashkëshorti i saj Alandi ishin të ftuar së fundmi në një intervistë ku kanë zbuluar gjëra që nuk i dinim rreth marrëdhënies së tyre.

Çiftet ishin në një lojë me pyetje-përgjigje në “E diell”. Nëse njëri nuk i përgjigjej pyetjeve me “spec”, tjetri e qëllonte me vezë në kokë.

Gjatë lojës Paloma u pyet se cila është vajza shqiptare që ka frikë t’i afrohet burrit të saj dhe përgjigja ishte Luana Vjollca.

“Nuk e kam diskutuar ndonjëherë me ty, kur vinte te studio Luana që është shumë e bukur unë bëhesha shumë xheloze. Thotë se Luana është shumë e bukur dhe e talentuar dhe tani kush femër nuk është xheloze për Luanën?”, u shpreh ajo ndërsa Alandi iu drejtua kameres duke thënë: Luana të kam shumë xhan si motër nuk e di…

Duke folur rreth xhelozisë, ish-banorja e Big Brother VIP zbuloi se bashkëshorti i saj është bërë xheloz për një nga konkurrentët e formatit.

“Jam bërë xheloz kur e ka kapur për të kërcyer Iliri.”, tha Alandi.

Thuaj emrin e një personzahi të njohur me të cilinin do e trdhtoje një natë, ishte një pyetjet tjetër drejtuar ish-banores.

“Kujtim Gjuzin se është beqar”, u përgjigj ajo.

Ajo u pyet gjithashtu për emrin e një gazetari që sipas saj nuk e meriton vendin e punës:

“Duke qenë se kemi kaluar shumë peripeci për sa i përket ngjarjeve që na kanë ndodhur dhe aq më tepër gjërave qe kemi kaluar. Ka shumë sfida dhe kur na pyesin duhet të japim dhe mendimin tonë. Këto gazetarë më vjen keq që janë kthyer në tifozë dhe jo në njerëz të ftohtë. Ai që më ka shqetësuar dhe nuk e di se çfarë bën në jetën e tij përveçse jep mendime është Andi Vrapi”, përfundoi ajo.

 

Debutim ëndrrash, Myrto Uzuni luan si titullar ndaj Realit

Myrto Uzuni do të bëjë debutimin e tij në kampionatin spanjoll në një nga tempujt e futbollit botëror, “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është përzgjedhur në formacionin titullar të Granadës në ndeshjen e sotme në fushën e Real Madrid.

 

Edhe pe kishte pak ditë në radhët e klubit spanjoll, pasi u transferua atje vetëm në ditën e fundit të merkatos së janarit, sulmuesi ka fituar besimin e trajnerit Moreno dhe ky i fundit ka vendosur që ta aktivizojë në sfidën ndaj kryesuesve të kampionatit spanjoll.

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua, Karvahal, Militao, Alaba, Marcelo; Kamavinga, Kros, Modriç; Asensio, Isko, Rodrigo.

GRANADA: Maksimiano, Kojado, Torrente, German, Neva, Gonalons, Kuini, Uzuni, Puertas, Mija, Luis Suarez.

Bledi Shkëmbi ikën nga Dinamo, ja kush pritet ta marrë drejtimin e bluve

Pas takimit me presidentin Bardhi, trajneri korçar, Bledi Shkëmbi ka mbyllur bashkëpunimin me Dinamon. Këto janë zhvillimet më të fundit nga kampi blu.

Shkëmbi e drejtoi Dinamon në 19 ndeshje dhe grumbulloi 19 pikë, duke mbetur larg objektivave të nisjes së sezonit. Blutë bënë ndryshime në stol edhe në janar, kur ikën ndihmëstrajneri Françesko Vitobelo dhe përgatitësi atletik Deniele Nervi. Italianët u zëvendësuan nga Bledar Devolli dhe Oriand Abazaj.

Blutë kanë dalë sot në stërvitje, duke nisur përgatitjet për ndeshjen me Partizanin në Kupën e Shqipërisë. Skuadra është drejtuar nga Bledar Devolli, i cili do të marrë kështu vendin e Shkëmbit në krye të stolit dinamovit. Në krah të tij presidenti Bardhi ka zgjedhur Erion Xhafën, ish-lojtar i Dinamos dhe deri tani trajner i U-19-ës në klubin blu.

Është menduar për një zgjedhje brenda familjes dhe për “gjak dinamovit” në rastin e Xhafës. Me ndryshimin në stol pritet që skuadra të shkundet dhe të reagojë që të mërkurën në Kupë, ku synon kualifikimin në gjysmëfinale.

Integrimi, Meta Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë asnjë pengesë

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë të dhënë për Televizionin Shtetëror të Malit të Zi RTCG ka komentuar zhvillimet në rajon.

Ai thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet e integrimit dhe nuk duhet të kenë asnjë problem për hapjen e negociatave. Gjithashtu ai thekson se Bashkimi Europian duhet të liberalizojë vizat me Kosovën.

 

 

Gazetarja (Dijana Dukaj): Të nderuar shikues, ndodhemi në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, ku do të zhvillojmë një bisedë me Presidentin, zotin Ilir Meta. Zoti President, do të doja fillimisht që të di mendimin tuaj lidhur me situatën aktuale politike në vendet e rajonit duke filluar me atë Kosovë-Serbi, pastaj me Maqedoninë e Veriut-Bullgari, e në Bosnje-Hercegovinë. Si e vlerësoni ju situatën e përgjithshme aktuale në rajon?

 

Presidenti META: Duhet të bënim një progres më të shpejtë të procesit të integrimit europian. Urojmë që brenda këtyre gjashtë muajve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të çelen negociatat!

Po punojmë që të tejkalohet edhe pengesa e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shpresojmë shumë se do të kapërcehet kjo pengesë!

 

Njëkohësisht dëshirojmë dhe kërkojmë me forcë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi kjo është një padrejtësi dhe diskriminim!

 

Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe natyrisht urojmë që të gjithë të përparojnë në këtë proces! Ka disa çështje kyçe sikurse është dialogu Serbi-Kosovë, dhe dëshirojmë që sa më shpejt të ketë një përmbyllje të këtij dialogu, të suksesshme, me njohje reciproke nga të dyja vendet!

 

Po kështu apelojmë që Serbia t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar, të cilat nuk duhet të mbeten vetëm në letër!

 

Jemi të shqetësuar për zhvillimet në Bosnje-Hercegovinë, sepse çdo diskurs që ve në diskutim Marrëveshjen e Dejtonit sigurisht që na kujton kohë të frikshme, të cilat kurrsesi nuk mund të përsëriten në rajonin tonë dhe shpresojmë që sa më shpejt të ketë një reflektim, sidomos nga udhëheqësit e Republikës Srpska!

 

Shpresojmë një dialog të të gjithë aktorëve në Bosnje-Hercegovinë që të ruhet integriteti i këtij shteti, dhe njëkohësisht të bëhen ato reforma që edhe Bosnja-Hercegovina të përparojë në rrugën e integrimit europian.

 

Gazetarja: Cilat janë pritshmëritë tuaja në një perspektivë të afërt? Si e shikoni zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe të cilat e rëndojnë realizimin e reformave në vendet e rajonit?

 

Presidenti META: Unë besoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë asnjë çështje, përveç një pengese në marrëdhëniet bilaterale që ata po punojnë me qeverinë e re në Bullgari, dhe që unë shpresoj se do të kapërcehet deri në qershor!

 

Së dyti, dialogu Kosovë-Serbi do të varet shumë, mendoj unë, prej vullnetit të Serbisë për të treguar përkushtim të sinqertë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, sepse nuk është çështja vetëm për të përfituar fonde nga Bashkimi Europian, por edhe për të demonstruar vlera europiane, jo vetëm brenda vendit, por edhe në marrëdhënie me fqinjët.

 

Në këtë drejtim e dimë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 e ka hedhur poshtë pretendimin e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës dhe i ka dhënë tashmë një zgjidhje ndërkombëtare kësaj çështjeje.

 

Sigurisht që aty ka edhe disa probleme, sepse është çështja e asociacionit të komunave, por për këtë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që duhet të respektohet nga të gjitha palët. Këto vendime të Gjykatës Kushtetuese duhen respektuar për çdo çështje, që prek marrëdhëniet midis serbëve në Kosovë dhe institucioneve atje apo pretendimeve të tyre, që mbështeten nga Serbia.

 

Nëse ka vullnet zgjidhjeje, padyshim që ka, dhe kurrsesi nuk mund të ketë zgjidhje europiane midis Kosovës dhe Serbisë duke menduar se si të ketë më pak serbë në Kosovë dhe se si të ketë më pak shqiptarë në Serbi.