Aplikacion
Infektimet nga Covid-19 vazhdojnë të jenë në nivele të qëndrueshme edhe në fundjavë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 793 të infektuar.
Ndonëse testimet janë rritur, infekimet jo. Gjatë ditës së fundit nga Covid kanë humbur jetën 5 qytetarë, 3 nga Tirana dhe 2 nga Durrësi.
Janë kryer 3,656 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 793 qytetarë, në këto bashki:
320 në Tiranë, 40 në Vlorë, 38 në Berat, 36 në Durrës, 32 në Fier, 24 në Sarandë, 20 në Elbasan, 19 në Gjirokastër, 18 në Shkodër, Kamëz, Lushnje, 14 në Tepelenë, 13 në Korçë, 12 në Mallakastër, Kuçovë, 11 në Vau Dejës, Krujë, 10 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Delvinë, Memaliaj, Dimal, 6 në Vorë, Kavajë, Divjakë, Selenicë, 5 në Kurbin, Devoll, Prrenjas, 4 në Lezhë, Himarë, Dropull, Pogradec, Peqin, 3 Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Dibër, Mat, Kolonjë, Skrapar, Poliçan, 2 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Libohovë, Librazhd, 1 në Shijak, Rroskovec, Kelcyrë.
Janë 14,502 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 64-82 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1,548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 246,087 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (05 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 793
Të shëruar në 24 orë 1,548
Të shtruar në spitale 133
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3,656
Testime totale 1,690,239
Raste pozitive 263,965
Raste të shëruara 246,087
Raste Aktive 14,502
Humbje jete 3,376
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,876
Fier 1,676
Shkodër 1,424
Vlorë 1,107
Elbasan 898
Gjirokastër 825
Berat 801
Lezhë 591
Korçë 503
Durrës 397
Kukës 286
Dibër 127
Veliaj: Të shtyhen zgjedhjet e FSHF-së. Ardhja e Ceferin ishte provë se nuk mund të manipulohen
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se zgjedhjet e FSHF-së duhen shtyrë deri sa ekipi i UEFA-s të mbarojë punë me monitorimin mbi falsifikimet.
Në një intervistë për “News24”, Veliaj tha se vizita e Ceferin në Tiranë, vërtetoi se ia ka vlejtuar “beteja për fairplay” me Federatën.
“Zgjedhjet në FSHF duhen shtyrë derisa premtimi i Ceferin për të sjellë në Tiranë një ekip të UEFA-s që adreson të gjitha falsifikimet të mbarojë punë dhe të pyesin: ‘Pse nuk e botoni listën e delegateve?’; ‘Kush voton?’; ‘Pse janë njerëz që nuk kanë lidhje me sportin?’; ‘Pse hiqni internetin e nuk lejoni njerëzit të komunikojnë?’; ‘Pse nuk është media aty, që ta pyesë atë lavazhierin: “O shok, ti je nga Shijaku, çfarë do këtu në zgjedhjet e Tiranës?” “Ti tjetri, që je roje te pularia, për çfarë je këtu?” “Ti që je kushëriri i tij, për çfarë vjen këtu?”. Fakti që sot, për herë të parë, kemi një angazhim publik për të sjellë vëzhgues nga UEFA që t’i shohin të gjitha këto problematika do të thotë se beteja ia paska vlejtur, se po të mos kishim bërë këtë betejë, vëzhguesit nuk do të vinin,” tha Veliaj.
Më tej kryebashkiaku i Tiranës tha se Duka nuk mund të vazhdojë me manipulimin e zgjedhjeve në FSHF dhe se nuk mund të përdorë finalen e Conferenënce League që do të mbahet në “Air Albania” më 25 maj.
“Për herë të parë ne kemi një gatishmëri të qytetit si asnjëherë më parë. Organizuam hapjen e Vitit të Rinisë, kështu do të organizojmë edhe ndeshjen e UEFA-s në datë 25 maj. Kushdo që e përdor këtë si presion, pra, “më lini të vjedh zgjedhjet, që të mos ju prish ndeshjen e UEFA-s”, po bën një gabim të madh, sepse po shantazhon popullin e vet. Pra, po u thotë shokëve në UEFA: “Prisheni ndeshjen se këta nuk më lënë mua që të vjedh zgjedhjet”. Ky nuk është pazar. Kryeministri ka thënë: “ndeshjen do ta organizojmë në mënyrën më perfekte të mundshme, ama futbolli ka nevojë për ‘fair play’”. Ndeshjen do ta organizojme, por do të sigurohemi që të ketë edhe transparencë, edhe “fair play” ne zgjedhjet e FSHF”, deklaroi Veliaj.
Video/Bardhi publikon videot e Ramës kur mbronte Tahirin në postin e ministrit të BrendshëmSekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka publikuar videon nëpërmjet të cilës tregon se sipas tij ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri që u dënua me burg është mbrojtur nga kryeministri Edi Rama.
Ai gjithashtu shprehet se qeveria Rama me trafiqet e tij e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe në vendin më të korruptuar.
Më tej thekson se nëse drejtësia do të ishte e pavarur, Rama nuk do të ishte sot kryeministër.
Reagimi:
Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe vendin më të korruptuar në Europë.
Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai.
Ai kishte të gjithë informacionin nga institucioent shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Sajmir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilet i siguronin vota.
Me një drejtësi të pavarur Rama sot nuk do të ishte kryeministër po do të ishte më e pakta nën hetim për kanabizimin e Shqipërisë, korrupsionin, kriminalizimin e shtetit, inceneratorët etj. Ska asnjë dyshim që Rama do bënte të njëjtën gjë për reformën në drejtësi sepse kështu ai shpreson të fitojë amnisti për veten e tij.
PD ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të SPAK dhe pret që ajo të veprojë me vendosmëri e pa u ndalur ndaj kujdo që ka shkelur ligjin dhe e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës, në vendin ku kriminelët që duhet të ishin në burg, janë në qeverisje të vendit.
Saimir Tahiri, ministri që mendoi që kishte gjithçka – nga Desada Metaj
Ca gjëra duhen thënë…
Saimir Tahiri nuk është “kokë turku”. Ai është përgjegjës për çorbën që sajoi dhe e gëlltiti bashkë me shefin e tij.
Kur u zgjodh ministër i brendshëm, pakkush apo askush publikoi faktin e thjeshtë: 0 eksperiencë pune për dike që do drejtonte ministrinë më të vështirë të çdo qeverie. Dikush që nuk i kishte thënë “mirëmëngjes” asnjë punëdhënësi në privat apo në shtet, u caktua të drejtonte ministrinë më delikate në qeveri. Dhe vazhdimësinë e dimë të gjithë. Droge, arrogancë dhe luftë për pushtet mes tij dhe Erion Velisë brenda PS dhe qeverisë. Ky padyshim ishte bilanci i ministrit më “jetëgjatë” të punëve të brendshme.
Pjesa më e madhe e medias heshti, analistët që bredhin banak më banak për të folur nga konfliktet botërore dhe zgjedhjet ne Amerikë kishin gurë në gojë kur pyeteshin për kanabizimin e Shqipërisë. Vetëm pak gazetarë, më së shumti reporterë denonconin atë që ndodhte dhe që shihej me sy të lirë.
Sepse në qeverinë e PS, ai që fuqizohet politikisht ka dhe fuqi ekonomike. Saimir Tahiri nuk ishte vetëm i përkëdheluri i Ramës. Ai ishte dhe i përkëdheluri medias tradicionale. Emisione të tëra kushtuar “punës” së tij. Për llogari të ish ministrit sulmoheshin në portale ata që publikonin informacione apo detaje të dosjes që e çoi në burg. (Autorja e këtyre rreshtave ka hequr në kurriz llumë dhe baltë të sponsorizuar nga Tahiri).
Saimir Tahiri nuk ishte dhe nuk është “kokë turku”. Ai është përgjegjës direkt për çdo takim që ka zhvilluar me persona apo kushërinj të inkriminuar. Për çdo akt që ka firmosur dhe për çdo “ulje sysh” para kanabizimit stratosferik të vendit. Saimir Tahiri nuk ishte djali i mirë që ja “zhytën” shokët. Ai ishte thjesht bashkëpunëtori me kohë të pjesshme i Edi Ramës. Që u përpoq të përdorte mekanizma diabolike për të konkurruar pushtetin e kapobandës. Dhe kjo ka sigurisht një çmim.
Sepse ai dhe sishokët e tij ambiciozë pa fre në PS kanë sot pushtetin ekonomik, kanë burime financiare të mëdha për të blerë dhe sabotuar çdo përpjekje mediatike për të thënë të vërtetat. Sigurisht që Saimir Tahiri nuk ja doli të fitonte mbi Ramën. Ndonjë tjetër më i zoti dhe me tentakula më të shtrira mund të vazhdojë lojën që Saimir Tahiri la në mes. Por kujdes! Djalli vetë nuk lejon që t’ja marrin pushtetin pjellat e tij. Të paktën jo pa ja ngrënë kokën vetë kujtdo që guxon të mendojë se mund ta rrëzojë nga pushteti për të cilin ka investuar gjithçka dhe sakrifikuar çdo normë apo parim.
Ndaj këto elegjitë për ish ministrin e brendshëm duken si këngët qesharake për heronjtë pa heroizma të shqiptarëve.
Lufta për pushtet të paskrupullt ka viktimat e saj. Dhe mjerë kush mendon se me shumë para, ligësi dhe arrogancë do të mund të sundojë për gjatë në një vend ku kryesundimtari ka në dorë çdo mekanizëm diabolik për të ngrënë kokat e atyre që janë prodhim “made Edi Rama”.
Saimir Tahiri do të shënjojë historinë e demokracisë në Shqipëri si ish ministri që për pak kohë mendoi se kishte gjithçka, por nuk arriti të kuptonte që “gjithçkaja” e tij ishte ajo që i fali Edi Rama.
Ministrat e rilindjes dhe bashkëpunëtorët e afërt të kryeministrit lenë për të dëshiruar në formim dhe janë përgjithësisht të palexuar. Nëse mendojnë se me djallëzitë banale apo intrigat e tavolinave do të arrijnë të mbijetojnë në terrenin që zotëron Edi Rama e kanë gabim. Në krye ata kanë një djall që në fund do ti përdorë pa mëshirë dhe që tallet pa fund me “garat” që u cakton vartësve të tij mes njëri- tjetrit. Ndaj ata që e quajnë veten të zotë, bëjnë mirë të mbledhin mendjen dhe të largohen nga loja pa u djegur si letër gazete, hirin e së cilës Edi Rama e përdor zakonisht për t’u argëtuar netëve të ftohta!
PD bën ‘llogaritë’ mujore të shqiptarëve. Zhupa: Refuzojeni këtë model qeverisje më 6 marsDeputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë llogaritë e shqiptarëve duke thënë se me rritjen e çmimeve, qytetarëve i është shtuar dhe 50 mijë lekë në koston mujore.
Në një postim në rrjetet sociale, deputetja thotë se përllogaritjen e ka kryer në bazë të të dhënave të INSTAT.
“Cdo produkt ka pësuar rritje nga 100 lek ne 1000 lek të vjetra! Buka është rritur me 100 lek, Vaji per gatim me 300 lek, 10 kokrra vezë me 300 lek, orizi me 300 lek, sheqer me 300 lek, bulmeti nga 100-500 lek, gazi per shtepi me 400 lek, frutat dhe perimet nga 500-1000 lek, mishi me 1000 lek dhe Transporti, sipas cmimeve të karburateve nga 500-1000 lek me shumë”, shkruan Zhupa.
“Por shqiptarët skanë nevojë për statistika për ta ditur që i kanë xhepat më bosh, kostoja e jetesës është rritur dhe pagat e tyre janë më ultat në Europë.
Me këtë qeverisje të korruptuar dhe që nuk mendon për qytetarët, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Të gjithë bashkë duhet të përshpejtojmë largimin sa më parë! 6 Bashki kanë rastin të tregojnë në zgjedhjet lokale refuzimin për këtë model që varfëron dhe nuk pyet për qytetarët”, thekson deputetja e PD.
Fotolajm/ Biçikleta në Tiranë vidhet pjesë-pjesë sepse ishte e lidhur. I lë pas vetëm trupinSituatat e pazakonta në Shqipëri, ndonëse nuk bëjnë më përshtypje, vijnë në të gjitha llojet.
E fundit është ajo e vjedhjes së pjesëve përbërëse të një biçiklete të lidhur duke i lënë pronarit vetëm trupin e saj.
Në foton e Zoom.al, duket vetëm pjesa qendrore e biçikletës e lidhur në një shtyllë, pranë Sheshit “Wilson”, në rrugën ” Sami Frashëri” në kryeqytet.
Sipas rrethanave, autori nuk ka mundur të marrë me vete biçikletën pasi ajo ishte e lidhur, por kjo nuk e ka penguar atë të marrë pjesët e tjera.
VOA:Shqipëria bashkëhartuese me SHBA-të për çështjen e Ukrainës në Këshillin e SigurimitNë Tiranë kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur Shqipërinë si bashkëhartuese të qëndrimeve për çështjen e Ukrainës, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Që prej fillimit të këtij viti Shqipëria është anëtare jo e përhershme në këtë Këshill. Për zotin Rama, përgjedhja e Shqipërisë është një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe, por dhe konfirmim i një pozite tjetër të vendit në arenën ndërkombëtare
“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse, ky është termi, në Këshillin e Sigurimit në Kombeve e Bashkuara lidhur me çështjen e Ukrainës”, njoftoi sot kryeministri Edi Rama në një konferencë të posaçme shtypi me në krah ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Shqipëria bëhet kështu një partnere e veçantë e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit, për çështjen ndoshta më të nxehtë botërore të momentit, gjë e cila sipas zotit Rama është një vlerësim për qëndrimet dhe rolin që asaj i takon të luajë. Me pozicionin e saj si anëtar jo i përhershëm marrëdhëniet më Shtetet e Bashkuara, siç theksoi ai kanë marrë një dimension të ri, i cili pasurohet dhe me këtë fakt të ri. “Krijimi i këtij çifti SHBA dhe Shqipëri në Këshillin e Sigurimit për të qenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet tanimë partnerë të ngushtë në këtë proces do të ndërmarrin”.
Nga ana e saj ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dha më shumë detaje rreth asaj që përfaqëson ky partneritet i ri me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit. “Eshtë një bashkëautorësi me SHBA-të në veprimet e Këshillit të Sigurimit që përkthehet konkretisht në një sërë hapash dhe veprimesh. Vendet tona do të bashkëpunojnë ngushtë në mënyrë të pandërprerë përmes kësaj mundësie në lidhje me këtë çështje, do të ndajnë informacion në mënyrë prioritare dhe do të jenë në origjinë të çdo nisme që lidhet me këtë temë, me thirrjen e takimeve, me përgatitjen e projekteve të para për deklarime për shtyp. Siç është rregulli, bashkëhartuesit janë të parët që flasin për çështjen në fjalë në takimet e Këshillit të SIgurimit”, shpjegoi zonja Xhaçka.
Në politikën e saj të Jashtme, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, por dhe Nato, ku Shqipëria është anëtare, janë partnerët kryesorë me të cilët vendi ka linjëzuar qëndrimet e veta. Në rastin e Ukrainës, të qenit bashkëhartuese në krah të Uashingtonit e bën akoma dhe më të prerë pozicionin e Tiranës. “Qëndrimet tona janë publike, janë të qarta, janë të drejta besoj unë. Ne nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik i Shqipërisë, por ne kemi një ndarje shumë të qartë në këtë pikë”, nënvizoi ai.
Për kryeministrin shqiptar, i cili pas 10 ditësh pritet të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken në Uashington, “bisedimet janë rruga e gjetjes së të gjitha arsyeve të mundshme të imagjinueshme për të dialoguar dhe për të kërkuar me durim pikat e përbashkëta, edhe pse ato janë në dukje tejet të vështira për tu gjetur”./VOA
Erdogan infektohet me Covid-19, do të punojë nga shtëpia
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti.
Me anë të një postimi në Twitter, Erdogan ka deklaruar se është infektuar së bashku me gruan e tij. Në mesazhin e tij, Erdogan thekson se është mirë dhe se do të punojë nga shtëpia.
“Pasi përjetuam simptoma të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19. Fatmirësisht kemi një infeksion të lehtë, të cilin mësuam se ishte varianti Omicron. Ne jemi në detyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në shtëpi,” shkruan Erdogan.
PD dërgon në KAS ankimimin për shfuqizimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”Partia Demokratike ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për të njohur koalicionin e “Shtëpia e Lirisë” vetëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokristiane në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
PD kërkon që të sqarohet çështja se në koalicionin “Shtëpia e Lirisë” Komisioni i Rithemelimi të Berishës është prezantuar si Partia Demokratike. Gjithashtu, ankesa thekson se vendim i KQZ ka ndërhyrë në përmbajtjen e kërkesës së LSI për regjistrim, duke përjashtuar nga regjistrimi Komisionin e Rithemelimit, që sipas Marash Logut, këtë gjë nuk e parashikon ligj zgjedhor.
Kërkesa për rrëzimin e regjistrimit të koalicionit është bërë përmes juristit Marash Logu, duke parashtruar dhe argumentet pse. Sipas arsyetimit ligjor që ka bërë juristi i PD-së, në përmbajtje të kërkesës dhe marrëveshjes ka referenca të qarta ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë, “e cila për asnjë moment dhe në asnjë rast nuk ka shprehur vullnetin apo dëshirën për të qenë pjesë e një koalicioni të tillë”.
“Komisioneri ka vendosur pranimin e kërkesës dhe regjistrimin e saj, duke ndërhyrë dhe duke ndryshuar vullnetin e kërkuesit. Pra ndryshe nga sa thuhej në kërkesë për subjektet pjesëmarrëse në koalicion, Komisioneri ka vendosur regjistrimin e një koalicioni vetëm me dy prej tyre, duke vepruar në fakt në tejkalim të kompetencave të tij. Ligji zgjedhor autorizojnë Komisionerin vetëm të vendosë pranimin ose rrëzimin e një kërkese, jo të ndërhyjë në përmbajtjen e saj apo të marrëveshjes së koalicionit”.
Konkluzionet e kërkesës së PD
Kërkesa e paraqitur në datën 31.01.2022 nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në kushtet kur kjo e fundit dhe as subjektet e tjera të përmendura në kërkesë, përkatësisht Partia Demokristiane dhe Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, nuk ishin regjistruar si subjekte zgjedhore, është në kundërshtim me kërkesat e nenit 65 te Kodit Zgjedhor që përcakton se një koalicion mund të formohet vetëm ndërmjet partive politike që kanë fituar cilësinë e subjektit zgjedhor.
Në këtë kuptim, kërkuesve iu mungon legjitimimi për paraqitjen e kësaj kërkese. Nga ana tjetër, pika 9 e vendimit nr. 2, datë 22.01.2022 të Komisionit Rregullator, ka përcaktuar qartë afatin për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve, 24 ore pas miratimit të kërkesave të partive politike, që përkon me datën 03.02.2022. Ne këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Në këtë kuptim, kjo kërkesë është bërë jashtë afatit ligjor.
–Kërkesa dhe marrëveshja referojnë te një subjekt “Komisioni i Perkolahëm i Rithemelimit”, i cili jo vetém nuk është i regjistruar si subjekt zgjedhor, por as nuk rezulton të ekzistojë si parti politike. Nga ana tjetër, kërkesa dhe marrëveshja përmbajně referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as népërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër të autorizuar nga ana e tij, nuk ka shprchur vullnetin për të qeně pjesëmarrëse në këtë koalicion. Marrëveshjes i mungon edhe nje element tjeter i rëndësishëm që ka të bëjë me percaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike. Në kushtet kur subjekti “Komisioni i Përkohshem i Rithemelimit” éshtë përjashtuar nga marréveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatet e koalicionit.
–Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, bazuar në nenin 64, 65 dhe 66 të Kodit Zgjedhor, nenet 1 dhe 2 të Udhëzimit nr. 01, date 23.12.2020 te Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe vendimin nr. 02. date 22.01.2022 te Komisionit Rregullator, perfundimisht, KËRKOJMË: Shfuqizimin e vendimit nr. 46, datě 04.02.2022 te Komisionerit Shteteror të Zgjedhjeve “Per shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Shtepia e Lirise”. (SH-L) per zgjedhjet e pjesshme vendore per kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022.
10 punët më të kërkuara për vitin 2022 sipas LinkedInNëse dëshironi të gjeni punë në vitin 2022, është e rëndësishme të dini se cilat do të jenë punët më të kërkuara.
Pavarësisht nëse po hyni për herë të parë në tregun e punës apo nëse doni të bëni një ndryshim në karrierë, është mirë të dini se cilat industri po punësojnë më shumë, pasi kjo mund t’ju ndihmojë të kurseni shumë kohë dhe mund.
Gjithashtu, ju mund ta përdorni këtë informacionin për të riorganizuar karrierën ose studimet tuaja duke iu përshtatur sa më shumë pozicioneve që do të hapen në të ardhmen.
Më poshtë janë 10 pozicionet e punës që do të kenë rritjen më të madhe të kërkesës në vitin 2022.
Siç zbuloi Raporti Emerging Jobs i LinkedIn, në SHBA, rritja e punësimit për specialistë të inteligjencës artificiale është rritur me 74% gjatë katër viteve.
Ky rol po kërkohet më shumë në të gjitha llojet e industrive dhe duket se kështu do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2022.
Specialistët e inteligjencës artificiale punojnë në një sërë industrish, por aftësitë e tyre janë të fokusuara në programimin e kompjuterave dhe IT.
Puna konsiston në zhvillimin e produkteve të reja të bazuara në inteligjencën artificiale, si dhe në përmirësimin e produkteve ekzistuese.
Një pjesë e madhe e kompanive varen në mënyrë të konsiderueshme nga menaxhimi i bazave të mëdha të të dhënave. Kjo do të bëhet akoma më e rëndësishme në vitet në vazhdim.
Disa sektorë që kanë më shumë nevojë për shkencëtarë të të dhënave janë telekomunikacioni, sektori bankar dhe ai i kërkimeve.
Shkencëtarët e të dhënave janë ekspertë në menaxhimin e bazave të të dhënave dhe në nxjerrjen e informacioneve kryesore nga ato të dhëna.
Në të ardhmen, kompanitë në të gjithë sektorët do të përdorin robotë për të përmirësuar disa procese të caktuara pune.
Siç raportoi Bloomberg, kompania robotike UiPath arriti një vlerë tregu prej rreth 36 miliardë dollarë në ofertën fillestare publike në SHBA vitin e kaluar, gjë që tregon shpejtësinë me të cilën po rritet industria.
Specialistët e robotikës janë përgjegjës për dizejnimin e harduerit dhe softuerit për zgjidhjet robotike.
Raporti i Linkedin vuri në dukje se ky është viti i dytë radhazi që pozicioni i inxhinierit full-stack shfaqet në këtë listë. Rritja e kërkesave për specialistë të këtij lloji është rritur me 35% që nga viti 2015.
Pothuajse të gjitha kompanitë tani ruajnë informacion në cloud, kështu që ky pozicion po bëhet një rol gjithnjë e më i rëndësishëm në të gjitha industritë.
Sektorë të tillë si shërbimet financiare, telekomunikacioni dhe IT kanë shumë nevoja për këta profesionistë.
Kërkesat për këtë rol kanë qenë në rritje të pandërprerë falë zgjerimit të sektorit të teknologjisë. Nevoja e vazhdueshme për klientë ka bërë të mundur që punësimi për këta specialistë të mos ngadalësohet.
Qëllimi i përfaqësuesit të zhvillimit të shitjeve është zhvillimi i modeleve të reja të biznesit që rrisin shitjet dhe përmirësojnë eksperiencën e klientit.
Çdo kompani ka nevojë për ekspertë të sigurisë kibernetike për të mbrojtur të dhënat e saj dhe të klientëve të saj.
Fortune raportoi se numri i ndërhyrjeve të paligjshme te këto të dhëna në vitin 2021 e tejkaloi që në muajin tetor numrin e ndërhyrjeve në vitin 2020, duke theksuar rëndësinë e specialistëve të kësaj fushe.
Ky rol në pjesën më të madhe përfshin punën me njerëz që kanë çrregullime të sjelljes. Nuk ka nevojë për një diplomë specifike për këtë pozicion, prandaj ai mund të jetë ideal për ata që dëshirojnë të bëjnë një ndryshim karriere më vonë në jetën e tyre.
Raporti i Linkedin tregoi se nevoja për akses në më shumë trajtime të shëndetit mendor është faktori kryesor që ka rritur kërkesat për këtë pozicion.
Ky rol kërkon njohuri të mira të produktit dhe aftësi për shërbimin ndaj klientit. Është një tjetër pozicion që ka vazhduar të rritet falë sektorit të teknologjisë dhe duket se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Raporti i Linkedin tregoi se 72% e profesionistëve në këtë fushë janë të punësuar në industrinë e IT.
Raporti i Linkedin tha se Javascript është një nga pesë aftësitë më të kërkuara në fushën e softuerëve dhe kjo i bën zhvilluesit e JavaScript të jenë ndër më të kërkuarit në treg. /Monitor