zoom

Day ArchiveParalajmërimi i OBSH: Pandemia nuk ka mbaruar

Teksa disa shtete vijojnë të lehtësojnë masat ndaj pandemisë së Covid-19 varianti Omicron vijon të shënojë shifra të larta infektimesh. Së fundmi Danimarka u bë vendi i parë i Bashkimit Europian që hoqi të gjitha masat kufizuese brenda vendit dhe kjo e gjitha shtyn botën të pyesë se a është ky fundi i kësaj pandemie? Por Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se është ende shumë herët që vendet të shpallin fitoren ndaj pandemisë.

“Jemi të shqetësuar që në disa vende mendohet se për shkak të vaksinave dhe për shkak të transmetueshmërisë së lartë dhe ashpërsisë më të ulët të Omicron, parandalimi i transmetimit të virusit nuk është më i nevojshëm,” tha ai.

Që prej kur varianti Omicron është zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut rreth 10 javë më parë në OBSH janë raportuar mbi 90 milionë raste.  Një shifër kjo e cila është më e lartë se të gjithë infektimet e vitit 2020.  Pavarësisht se Omicron është parë si një variant më i lehtë ekspertët po shohin një rritje shqetësuese në numrin e viktimave.

I dinit? 30+ rregulla që banorët e ‘Big Brother’ duhet të zbatojnë

Frymëzuar nga romani “1984” i George Orwell, “Big Brother”, që pas transmetimit për herë të parë në vitin 1999 në Danimarkë, është një nga reality show-t më të njohur në botë. Qoftë programi origjinal i krijuar nga John de Mol Jr., versionet e transmetuar në SHBA, Itali, Indi, Shqipëri e shumë vende të tjera, formati ka mbetur i njëjtë: Një grup njerëzit që jetojnë për 3 muaj (ose më shumë) të mbyllur brenda një shtëpie të vëzhguar nga qindra kamera dhe garojnë për një çmim në para.

Një garë si “Big Brother”, një eksperiment social, një reality show patjetër që ka rregulla strikte. Megjithëse ato mund të ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, përfshirë këtu edhe “Big Brother VIP Albania”, në vijim gjeni një listë me disa nga rregullat që banorët përgjithësisht duhet të ndjekin.

1. Duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi psikologjik: Para se të konsiderohen seriozisht të përshtatshëm për programin, ata që shpresojnë të jenë banorë në shtëpi duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi psikologjik dhe një testi IQ.

2. Duhet të testohen për SST: Marrëdhëniet seksuale mes banorëve nuk janë fort të përhapura, por kanë ndodhur herë pas here. Për të mbrojtur garuesit nga përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në shtëpinë e Big Brother, të gjithë testohen paraprakisht.

3. Nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme. Kjo përfshin internetin, gazetat, telefonatat, radiot, bisedat me këdo jashtë shtëpisë (me përjashtim të rasteve kur vendos produksioni).

I dinit? 30+ rregulla që banorët e ‘Big Brother’ duhet

BIG BROTHER VIP ALBANIA: BANORËT DUKE KOMUNIKUAR LIVE ME “WAKE UP” DHE DUKE INTERVISTUAR ARBËR HAJDARIN.

4. Edhe pse banorët janë të izoluar nga bota e jashtme, “Big Brother” i kërkon secilit një listë me jo më shumë se tre ngjarje serioze private/familjare për të cilat do të dëshironin të njoftohen nëse ndodhin. Nëse ndodh diçka që nuk është në listë, një person i caktuar nga banori do të vendosë nëse duhet t’i thuhet ose jo.

5. Ndalohen banderolat afër shtëpisë. Nëse shfaqen, banorët duhet të futen brenda. Nëse shfaqen njerëz afër shtëpisë, banorëve u ndalohet të komunikojnë me ta.

I dinit? 30+ rregulla që banorët e ‘Big Brother’ duhet

BIG BROTHER VIP ALBANIA: ARBRI, DONALDI DHE BEATRIX DUKE PARË NJË PARASHUTË SIPËR SHTËPISË.

6. Duhet të kenë parë të paktën një sezon të programit: Big Brother nuk është reality show tipik – është një konkurs dhe producentët duan të sigurohen se banorët e ardhshëm janë të përgatitur mirë me rregullat dhe kanë zhvilluar strategjinë e tyre për të fituar.

7. Duhet të nënshkruajnë një kontratë të gjatë: Çdo konkurrent nënshkruan një kontratë që i jep producentëve të drejtën t’i portretizojnë ata, historinë e tyre dhe imazhin e tyre në çdo mënyrë që ata e shohin të arsyeshme. Në thelb, të ftuarit humbin çdo kontroll që kanë mbi portretizimin e tyre në TV para se të shkelin në shtëpi.

8. Duhet të karantinohen përpara se të hyjnë në shtëpi.

9. Nuk mund të diskutojnë nominimet me banorët e tjerë.

I dinit? 30+ rregulla që banorët e ‘Big Brother’ duhet

BIG BROTHER VIP ALBANIA: ILIRI DHE MONIKA DISKUTOJNË PËR NOMINIMET.

10. Duhet të japin një intervistë pas largimit.

11. Disa paguhen për të qenë në program.

12. Lejohen të bëjnë aleanca.

13. Nuk mund të flasin për ndarjen e parave të çmimit me banorët e tjerë të shtëpisë.

14. Banorët nuk mund të këndojnë këngët e njerëzve të tjerë: Ky rregull është vendosur për shkak se këngët janë të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe do t’u kushtonte para producentëve. Producentët u thonë banorëve që të ndalojnë së kënduari nëse e bëjnë këtë. Megjithatë, ata mund të këndojnë këngët e tyre.

I dinit? 30+ rregulla që banorët e ‘Big Brother’ duhet

BIG BROTHER VIP ALBANIA: BANORËT NË NJË MBRËMJE MUZIKORE.

15. Nuk lejohen të fshihen pas mobiljeve.

16. Të folurit në një gjuhë tjetër përveç gjuhës zyrtare është rreptësisht e ndaluar.

17. Bisedat në dhomën e rrëfimit duhet të jenë gjithmonë konfidenciale. Askush nuk duhet të ndajë bisedat e dhomës së rrëfimit me banorët e tjerë të shtëpisë, nëse nuk u kërkohet ta bëjnë këtë.

18. Banorët kurrë nuk duhet të frikësojnë, kërcënojnë ose veprojnë dhunshëm ndaj ndonjë personi tjetër të shtëpisë.

19. Nuk mund të kenë stilolapsa apo letër (me përjashtim të rasteve kur lejohen nga produksioni).

I dinit? 30+ rregulla që banorët e ‘Big Brother’ duhet

BIG BROTHER VIP ALBANIA: FIFI DUKE SHKRUAR KËNGË.

20. Banorët nuk duhet të diskutojnë kurrë asgjë që ka të bëjë me botën e jashtme (nuk zbatohet gjithmonë ky rregull).

21. Ndalohet rreptësisht mbulimi ose ngacmimi i mikrofonave ose kamerave, shkrimi i mesazheve sekrete, biseda në vende të fshehura (si shtrat, tavolina dhe krevate) dhe psherëtimat.

22. Produksioni ka të drejtën e vetme se çfarë të transmetojë dhe çfarë jo.

23. Nuk lejohen veshje të caktuara: veshje me logo/emra brandesh (me përjashtim kur lejohet nga produksioni) ose shkrime të caktuara. Gjithashtu nuk këshillohen veshjet me pika ose vija të holla sepse kamera mund të mos i tregojë mirë këto materiale.

24. Nuk lejohet të ndërhyjnë te pajisjet në shtëpi ose t’i lëvizin ato.

25. “Big Brother” furnizon shtëpinë me produkte pastrimi, produkte sanitare, furça dhëmbësh dhe pastë dhëmbësh. Banorët duhet të blejnë letër higjienike nga lista e blerjeve.

26. Banorët duhet të ngrihen sa herë që dëgjojnë alarmin.

27. Nuk lejohet të diskutojnë asnjë anëtar të produksionit.

28. Banorët e rinj mund të futen në shtëpi në çdo kohë, sipas gjykimit të “Big Brother”.

29. “Big Brother” rezervon të drejtën të ndryshojë rregullat në çdo kohë.

30. Është kundër rregullave të diskutosh për sezonet e mëparshme ose t’u referohesh banorëve të sezoneve të kaluara.

31. Çdo konsultim me psikologun nuk filmohet apo dëgjohet nga produksioni. Megjithatë, psikologu duhet t’i komunikojë produksionit për çdo çështje që rrezikon mirëqenien e banorit.

32. Nëse ka një urgjencë të vërtetë – për shembull një situatë që kërkon trajtim spitalor – “Big Brother” do të gjykojë çdo rast në baza individuale për të vendosur nëse banori mund të kthehet në shtëpi. Nëse kërkohet një qëndrim në spital më shumë se një ditë, banorët mund të mos jenë në gjendje të rihyjnë në shtëpi.

I dinit? 30+ rregulla që banorët e ‘Big Brother’ duhet

BIG BROTHER VIP ALBANIA: EINXHEL RIKTHEHET NË SHTËPI PAS NDËRHYRJES NË KRAH.

33. Ata nuk mund të flasin për programin pasi përfundon: Banorëve u kërkohet që të mos flasin për detaje specifike në lidhje me produksionin për tre vjet, sipas një marrëveshjeje konfidencialiteti të cilën ata e nënshkruajnë përpara se të hyjnë në shtëpi. Nëse e shkelin këtë rregull, do t’i nënshtrohen një gjobe dëmshpërblimi. /Anabel.al

I mbuloi fytyrën Beniadës, Arbana paralajmëron Donaldin: Shaka pa kripë

Sapo filloi spektakli i “Big Brother VIP”, mbrëmjen e kësaj të marte moderatorja Arbana Osmani pyeti banorët se si ka shkuar ky tre ditësh, duke qenë se janë kujdesur për Einxhelin, e cila theu krahun brenda shtëpisë.

Mirëpo, pas kësaj, Arbana ka paralajmëruar Donaldin për një lojë që i kishte bërë Beniadës para fillimit të spektaklit.

“Një shaka e pa kripë Donald, kur ti me qese celefoni i mbulon fytyrën Beniadës. Keni kujdes, mos i bëni këto lojëra më”, ka thënë Arbana.

Nga ana tjetër, Donaldi ka kërkuar falje për këtë lojë dhe tha se nuk e ka bërë me të keq, por sipas tij Beniada e kishte gojën të hapur.

Le Parisien zbulon prapaskenën: PSG tentoi të shkarkojë Pochettinon

Klubi francez ka informuar tashmë për largimin e tij në qershor.

Humbja e PSG-së të hënën kundër Nice-s në fazën e 16-të të Kupës së Francës ka rihapur debatin nëse Mauricio Pochettino është trajneri ideal për të drejtuar projektin parizien.

Sipas informacioneve të Le Parisien, menaxhmenti sportiv i liderit aktual të Ligue 1 tentoi të shkarkonte trajnerin argjentinas gjatë merkatos së dimrit, por duke qenë se nuk gjetën një zëvendësues, operacioni nuk u krye.

Prioriteti i Leonardos për të zëvendësuar trajnerin ende të PSG-së është Zinedine Zidane. Bisedat mes të dyja palëve kanë qenë të rrjedhshme prej kohësh.

Sipas Le Parisien, Pochettino do të zëvendësohet, pa një mrekulli, në qershor, datë në të cilën Zizou është planifikuar të zbarkojë, madje, gazetari Hadrien Grenier raporton se klubi tashmë e ka njoftuar argjentinasin se ai do të largohet në verë. 

Çfarë është “vrima e zezë” misterioze e zbuluar në Google Maps?

Vrima e zezë, e cila ka tre anë, u shpërnda në Reddit javën e kaluar nga Kokoblocks i cili shkroi: “Çfarë kjo nuk duket aspak si një ishull”.

Përdoruesi vazhdoi të diskutojë nëse vrima e zezë ishte apo jo një ishull apo një bazë sekrete ushtarake.

Shumë kërkuan në Google Maps për të gjetur vrimën e zezë, e cila përfundimisht doli të ishte një atoll që i përket Republikës së Kirabiti, i njohur si ishulli Vostok.

Siç raportoi Live Science, Google shpesh mjegullon bazat ushtarake dhe vendndodhjet e tjera “sekret” për të shmangur zbulimin e informacionit rreth vendndodhjes së vendeve të tilla, gjë që mund të çojë në spekulime për një “vrimë të zezë”. 

Fakte të reja, Rama 15 mijë euro në orë për qiranë e avionit

Pak javë më parë Zoom.al publikoi një artikull me të dhëna të plota mbi fluturimet e kryera nga kryeministri me avionin “Ismaili”, një avion i regjistruar në emër të qeverisë shqiptare.

Nga hulumtimi i bërë nga Zoom.al rezultoi se vetëm gjatë muajve Maj-Tetor të vitit të shkuar kreu i qeverisë kishte kryer me këtë avion plotë 27 fluturime, të cilat kapnin një kosto të madhe operimit. 

Kësaj here është rrjeti investigativ Birn ai që është përpjekur të sjellë disa të dhëna të tjera lidhur me çështjen ne avionit qeveritar “Ismaili”, ndërsa ka hedhur poshtë edhe pretendimet e kryeministrit Rama se duke përdorur një avion “privat” ai ka ulur shpenzimet për udhëtimet jashtë shtetit të qeverisë.

 

Më poshtë artikulli i publikuaer nga BIRN

 

Ku qëndron e vërteta mes akuzave të PD-së dhe kundërakuzave të Edi Ramës, për shpenzimet e kryeministrit për udhëtimet me aeroplan ‘charter’ jashtë vendit.

 

Edi Rama dhe deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri janë përfshirë në një seri akuzazh dhe kundërakuzash gjatë ditëve të fundit, në lidhje me shpenzimet për udhëtimet e kryeministrit jashtë vendit.

Të premten në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, Pampuri e akuzoi Ramën se kishte udhëtuar me një aeroplan ‘charter’ drejt Bavarisë dhe ishte akomoduar në një resort luksoz, për të dhënë një intervistë në revistën ‘Manager’.

“Edi Rama sillet si sheik me paratë e shqiptarëve,” theksoi Pampuri, ndërsa e akuzoi kryeministrin si të korruptuar.

Kryeministri i kundërshtoi akuzat e Pampurit me një video në Facebook, duke deklaruar se kishte udhëtuar drejt Gjermanisë me linjën ajërore ‘Lufthansa’, së bashku me gruan dhe djalin tij të vogël Zaho dhe bileta e klasit ekonomik kishte kushtuar 345 euro.

Rama gjithashtu adresoi në mesazhin video akuzat e PD-së për udhëtimet e tij jashtë vendit, duke deklaruar se ‘mesatarja vjetore për udhëtimet e mija zytare, të cilat paguhen nga fondi i kryeministrisë është më e ulët se sa mesatarja vjetore e paraardhësve të mijë.”

Sipas Ramës, kjo kosto e ulët vjen si pasjojë e faktit se ndryshe nga paraardhësit ai nuk ka udhëtuar në klas biznesi, përveç rasteve shumë të veçanta.

“Ndërkohë qysh prej vitit 2020, kur morëm presidencën e OSBE-së u bë një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’. Shpenzimi për vitin 2020 dhe 2021, ka qenë nën mesataren e viteve të mëparshme,” deklaroi Rama.

Kryeministri gjithashtu kundërshtoi akuzën e PD-së se vetëm me karburantin e një udhëtimi ai kishte shpenzuar 120 mijë euro, duke theksuar se sasia më e madhe e shpenzimeve që kishte bërë për udhëtime zyrtare ishte 4,6 milionë lekë dhe i përkiste vitit 2014.

Të martën deputetja Pampuri i ka përsëritur akuzat ndaj Ramës për shpenzimet e udhëtimit dhe kryeministri i është kundërpërgjigjur duke cituar një shprehje të filozofit, Soren Kierkegaard.

Sipas Ramës çdo qytetar ‘demokrat’ gjendet mes ‘dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s’është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë.’

Po çfarë tregojnë faktet për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe për pretendimin e tij se ai shpenzon më pak se paraadhësit për udhëtim ajërore. Le t’i marrim ato me rrallë.

Rama deklaron se ai harxhon mesatarisht më pak për shpenzime udhëtimi nga ‘fondet e kryeministrisë’ së parardhësit e tij.

Të paktën që prej vitit 2020, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një aeroplan ‘Airbus A319-100’. Aeroplani i konfigurimit ‘Vip’ mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë.

Edhe në qoftëse shpenzimet nga ‘fondi i kryeministrisë’ janë mesatarisht më të vogla se ato të paraardhësve, kjo nuk do të thotë se shpenzimet e kryeminsitrit për udhëtimet jashtë vendit në tërësinë e tyre janë të vogla.

Përkundrazi, përdorimi i aeroplanit ‘charter’ të kontraktuar nga ‘Air Albania’, sugjeron se ato janë më të mëdha se çfarë i kanë lejuar vetes paraardhësit e tij. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të bëjë transparencë mbi shumën e shpenzuar për të organizuar udhëtimet e kryeministrit dhe pagesat ndaj ‘Air Albania’, duke pretenduar se këto janë të dhëna ‘konfidenciale.’

Megjithatë, kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë. Është e paqartë sa orë fluturime ka akumuluar Edi Rama gjatë dy viteve të fundit.

Kryeministri pretedon se shpenzimet e udhëtimit gjatë viteve 2020-2021, kohë kur udhëtimet jashtë vendit janë realizuar me aeroplanin ‘charter’ të Air Albania – të cilit i është vënë emri ‘Ismaili’, kanë qenë më të ulëta se mesatarja e viteve të mëparshme.

Ky pohim na jep një ide krahasuese mbi shpenzimet me aeroplanin ‘charter’. Qëndron fakti se vitet 2020 dhe 2021, kanë qenë vite pandemie dhe është e paqartë nëse numri i udhëtimeve jashtë vendit ka qenë më i ulët ose i ngjashëm me vitet e mëparshme.

Kryeministri ka deklaruar gjithashtu se shpenzimet e tij më të larta për udhëtime jashtë vendit janë realizuar në vitin 2014 dhe kapin vlerën 4.6 milionë lekë. Ky pohim bie ndesh me të dhënat e databazës së pagesave të Thesarit, sipas të cilave në vitin 2014, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar  21.8 milionë lekë për kategorinë e shpenzimeve ‘udhëtime jashtë vendit’.

Në vitin 2015, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 4 milionë lekë, në vitin 2016 ka shpenzuar 27.3 milionë lekë, në vitin 2017 janë shpenzuar 22.7 milionë lekë, në vitin 2018 janë shpenzuar 27.8 milionë lekë dhe në vitin 2019 janë shpenzuar 32.5 milionë lekë.

Megjithë marrëveshjen me Air Albania, kostot e sëcilës i mbulon Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, gjatë vitit 2020, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 13.4 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit dhe 14.6 milionë lekë në vitin 2021.

Edhe pse mesatarja e shpenzimeve të Aparatit të Këshillit të Ministrave për dy vitet e fundit është më e ulët se në vitet paraardhesë, ajo nuk përfshin shpenzimet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për udhëtimet ‘charter’ me Ismailin.

Putin, kritika ndaj Perëndimit: SHBA-të po e përdorin Ukrainën kundër nesh

Vladimir Putin, njeriu nga i cili varet vendimi nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën, për herë të parë që nga përshkallëzimi i krizës, foli personalisht për dramën në kufirin ukrainas.

Putin komentoi krizën në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë gjatë vizitës së kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë.

Presidenti rus tha se Kremlini është ende duke e studiuar një përgjigje me shkrim të dërguar nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO rreth kërkesave të tyre.

“Por është e qartë se Perëndimi ka injoruar kërkesat e Rusisë që NATO të mos zgjerohet në Ukrainë dhe ish-republika të tjera sovjetike, të përmbahet nga vendosja e sistemeve të armëve pranë kufirit të Rusisë dhe të tërheqë forcat e saj nga Evropa Lindore”, tha Putin, raporton ap.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë injoruar kërkesat më të rëndësishme të sigurisë së Rusisë. Ne duam të shmangim zhvillimet negative rreth Ukrainës, por Shtetet e Bashkuara po përdorin Ukrainën si një mjet kundër Rusisë. Shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do ta zgjidhin problemin e sigurisë zgjidhja mund të duket kështu”, pohoi i pari i shtetit rus.

“Refuzimi i Amerikës dhe aleatëve të saj për t’i kushtuar vëmendje kërkesave të Rusisë shkel angazhimet për sigurinë në Evropë të marra nga OSBE”, tha 69-vjeçari dhe më tutje deklaroi se “Ndërsa Perëndimi thekson lirinë e çdo vendi për të zgjedhur se me kë do të jetë në aleancë, në të njëjtën kohë ai mohon parimin e “pandashmërisë së sigurisë” bazuar në dokumentet e OSBE-së”.

Bëhet fjalë për parimin që siguria e një vendi të mos forcohet në kurriz të të tjerëve.

Për shkak të akumulimit të më shumë se 100 mijë trupave ruse pranë Ukrainës, Perëndimi ka frikë se Rusia po planifikon një sulm, por Moska e mohon atë. Shqetësimi është fokusuar kryesisht në vendosjen e ushtrisë në zonat e Rusisë perëndimore, Krimesë së aneksuar dhe Bjellorusisë, ku Moska dhe Minsk planifikojnë të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Gjekmarkaj: Kandidatët e Berishës, asnjë shans që të dalin mbi PD

Drejtuesi politik i PD në Lezhë thotë se elektorati do t’i ndëshkojë dhe për faktin se paraqiten në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 mars me logon e LSI-së.

“Nuk ka asnjë shans që kandidat e LSI (kandidatët e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’) të dalin mbi kandidatët e PD”, u përgjigj zv.kryetari i Kuvendit me ironi.

“Di që janë kandidatë të LSI dhe do të bëjnë fushatë si përfaqësues të kësaj partie dhe do të ndëshkohen nga elektorati”, shtoi drejtuesi politik i PD në Lezhë.

Pyetjes nëse në 6 bashkitë do të ndodhi si në zgjedhjet e 2017 kur u bojkotuan nga opozita, Gjekmarkaj iu përgjigj se PD hyn në garë për të fituar.

“Ne kemi kandidatë shumë të mirë dhe seriozë. Nuk shkojmë për të dalë të dytët apo të tretët por për të fituar. PD në Shkodër ka dy të majta, të majtën e Edi Ramës dhe të majtën e bashkuar të Ilir Metës”, përfundoi deputeti i PD./Euronews.al

Trupat ruse grumbullohen pranë Ukrainës, Uashingtoni forcon tonet ndaj Kremlinit

A do ta pushtojë Rusia Ukrainën? Ndërsa bota pret të shohë se çfarë do të ndodhë, lufta e fjalëve po bëhet më e ashpër.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u përballën me tone të nxehta në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ndërsa Presidenti Joe Biden paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara janë gati, pavarësisht se çfarë do të ndodhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton.

Teksa drama mes Moskës dhe Uashingtonit thellohet, Presidenti Joe Biden forcoi tonet.

“Ne vazhdojmë të nxisim diplomacinë si rrugën më të mirë për të bërë përpara. Por me vazhdimin e grumbullimit të forcave ushtarake ruse rreth Ukrainës, ne jemi gati, pavarësisht asaj që pritet të ndodhë”.

Uashingtoni po mban një qëndrim të fortë ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të dislokojë me mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, jo vetëm brenda territorit rus, por edhe në Bjellorusi. Shtëpia e Bardhë thotë se më shumë se 105,000 trupa ruse kanë rrethuar Ukrainën. Rusia është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara, anëtarja më e fuqishme e aleancës së sigurisë kolektive, të bllokojë hyrjen e Kievit në aleancë.

Të hënën diplomatja më e lartë amerikane në Kombet e Bashkuara i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit ta diskutojë çështjen publikisht, pas disa muajsh diskutimesh me dyer të mbyllura, mes Uashingtonit e Moskës.

“Situata me të cilën po përballemi në Evropë është urgjente dhe e rrezikshme dhe pasojat për Ukrainën, si dhe për çdo shtet anëtar të OKB-së do të ishin shumë të mëdha si kurrë ndonjë herë. Veprimet e Rusisë godasin thelbin e kartës së OKB-së. Ashtu siç mund ta marrë me mend kushdo, ky është një kërcënim i qartë dhe i madh ndaj paqes dhe sigurisë”, tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA-ve në OKB.

Por ambasadori rus tha se Moska nuk ka plane të pushtojë Ukrainën.

“Ju jeni ata që dëshironi të ketë luftë. Ju po prisni që të ndodhë, njësoj sikur po kërkoni t’i bëni fjalët tuaja realitet dhe kjo pavarësisht faktit se ne po i hedhim poshtë vazhdimisht këto akuza dhe pavarësisht faktit se gjatë gjithë kësaj periudhe, nga goja e asnjë politikani, apo personazhi publik rus, nuk ka dalë ndonjë kërcënim për një pushtim të planifikuar në Ukrainë”, tha Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.

Mosmarrëveshjet mes dy vendeve që disponojnë armë bërthamore kanë të bëjnë më shumë sesa me dy botëkuptime të ndryshme, thotë për Zërin e Amerikës analistja Angela Stent. Një Evropë e qëndrueshme është në qendër të interesave të SHBA-ve dhe pjesë e kësaj është dhe dërgimi i më shumë se 200 milionë dollarëve ndihmë për sigurinë për Ukrainën, një vend jo anëtar i NATO-s.

“Nuk ka të bëjë me ideologjinë, por me sigurinë. Ajo që dua të them është se kjo lidhet me një sistem aleancash dhe një kontinent të qëndrueshëm evropian, që janë në interes të SHBA-ve. Ne nuk jetojmë të izoluar, ne jemi një ishull shumë i madh me dy fqinjë, apo jo? Ne jemi një kontinent. Pra, është më shumë se kaq. Nuk bëhet fjalë për ideologji. Ka të bëjë me ndikimin politik, por edhe me parimet, të cilat kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe sovranitetin”, thotë Angela Stent e Institutit ‘Brookings’.

Ndërkohë Rusia dhe rivalja kryesore e SHBA-ve, Kina, janë afruar gjithnjë e më shumë. Pekini shprehu pakënaqësinë e tij kur Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008 ndërsa në Kinë po mbaheshin Lojërat Olimpike. Këto të fundit nisin sërish këtë javë në kryeqytetin kinez.

Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar Rusinë me sanksione të ashpra, madje edhe kundër vetë Presidentit rus Putin, Moska do të ketë nevojë për mbështetje nga ekonomia e dytë më e madhe në botë, nëse pushton Ukrainën.

Analistët thonë se kjo mund të ndodhë ngadalë ndërsa vëmendja përqendrohet tek Lojërat Olimpike. Ndërkohë Uashingtoni vazhdon t’i kujtojë Moskës pasojat e një pushtimi.

“Nëse Rusia pushton Ukrainën, atëherë masat ekonomike që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera do të ndërmarrin, do t’i zbehin deri në një masë marrëdhëniet e Rusisë me Kinën, dhe kjo do ta dëmtonte ekonominë ruse në planin afatgjatë. Nuk shoh rezultate të mira në këtë rast (nëse Rusia pushton). Kjo është një nga arsyet pse mendoj se zgjidhja diplomatike mund të jetë ende në tavolinë, por Rusia do t’i japë vetës sa më shumë kohë të mundet, për të na krijuar një ndjenjë të parehatshme”, thotë Andrew Lohsen i Qendrës për Studime Strategjike e Ndërkombëtare.

Në pritje të fillimit të Lojërave Olimpike të Pekinit dhe ndërsa pozicionimet ushtarake vazhdojnë në të dy anët e kufirit të Ukrainës, po kështu po reziston edhe ngërçi diplomatik mes dy rivalëve të largët./VOA/

DW: Putinit po i mbarojnë opsionet me Ukrainën

Vladimir Putini duhet ta ketë ditur përpara se përgjigja t’i dorëzohej me shkrim Ministrisë së Jashtme ruse nga ambasadori amerikan John Sullivan se si do t’i përgjigjeshin ultimatumit të tij të dhjetorit SHBA-ja dhe NATO-ja, ultimatum që u kërkonte të ndalonin të gjithë aktivitetin ushtarak në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Natyrisht, që do të ishte një ‘jo’ për veton ruse: ‘jo’ për veton ruse për zgjerimin e NATO-s, ‘jo’ për tërheqjen e forcave aleate nga vendet anëtare të Evropës Qendrore dhe Shteteve Baltike, por “po” për negociatat për kontrollin e armëve dhe masat e ndërtimit të besimit. Kjo është ajo që amerikanët i thonin vazhdimisht atij dhe ministrit të tij të Jashtëm, Sergej Lavrov, në javët pasi Putini kërkoi ‘garanci sigurie’ të shkruara nga aleanca.

Kërkesa specifike e Kremlinit për një përgjigje me shkrim ndaj ultimatumit të tij drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s ishte një përpjekje për të blerë kohë dhe për ta përdorur atë për të nxitur më tej pykën midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianë, për të grumbulluar më shumë trupa në kufijtë e Ukrainës dhe për të mbajtur vëmendjen e botës te Moska si një lojtar i domosdoshëm në skenën botërore.

Megjithatë, Putini përballet me një administratë gjithnjë e më luftarake të SHBA, e cila duket se po ushtron gjithnjë e më shumë ndikim mbi aleatët e saj evropianë. Në një akt të papritur të përshkallëzimit diplomatik, Uashingtoni dëboi më shumë se dy duzina diplomatë rusë të mërkurën.

Si do t’u përgjigjet Kremlini SHBA dhe NATO-s?

Një tregues i parë mund të jetë fati i rezervuar për tekstin e përgjigjes amerikane. Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha se përgjigjja nuk do të bëhet publike për të lënë hapësirë për diplomaci. Së shpejti mund të shohim mesazhe të SHBA dhe NATO-s, tërësisht ose pjesërisht, të “rrjedhura” në mediat shtetërore ruse ose në zëra nominalisht privatë oligarkikë si në gazetat Kommersant dhe Izvestia. Lavrov tashmë ka lënë të kuptohet se një mundësi e tillë ekziston. Do të ishte një shuplakë e qëllimshme për amerikanët dhe një paralajmërim që Putini është gati të veprojë në vend që të flasë.

Russland, USA | Diplomatie (Symbolbild)

Kremlini nuk ka aq shumë opsione. Një pushtim i plotë është i mundur në parim, por Moskës do t’i kushtonte shumë më tepër sesa faza e parë e luftës në 2014-2015. Rezistenca e Ukrainës do të ishte shumë më e ashpër dhe profesioniste se tetë vjet më parë, dhe sanksionet ndërkombëtare do të ishin shumë më të dhimbshme. Gazsjellësi Nord Stream 2 do të ishte i vdekur. Jo më pak e rëndësishme është se një luftë e gjithanshme do të heshtte edhe më aktivët mes atyre, veçanërisht në Bashkimin Evropian, të cilët po përpiqen të “kuptojnë Rusinë”. Për më tepër, ai do të izolonte ndërkombëtarisht regjimin e Putinit dhe personin e tij shumë më fort se më parë. Për një kohë të gjatë nuk do të kishte më ftesa për samite.

Por burri i fortë i Rusisë nuk mund të thotë thjesht: “Më falni, gabova!” – pastaj të tërheqë trupat e tij nga kufijtë e Ukrainës dhe të angazhohet me Shtetet e Bashkuara në agjendën tradicionale të çarmatimit, plus ndryshimet klimatike dhe programin bërthamor të Iranit.

Putini atëherë do të duket i dobët dhe i çorientuar, gjë që ai e urren më shumë se çdo gjë. Si komandant i përgjithshëm, ti nuk dërgon qindra mijëra trupa në shtëpi dy herë në vit për disa telefonata me Uashingtonin.

“Shpëtoni rusët”

Duket se Kremlini po shqyrton përkohësisht një skenar në të cilin do të përdorte një pretekst të sajuar për të “marrë nën mbrojtjen ruse” të ashtuquajturat Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskit (DNR dhe LNR) pa i njohur ato zyrtarisht. Këto entitete kukull në Ukrainën lindore u krijuan nga Moska në vitin 2014, të mbështetura nga ushtria ruse dhe u përdorën për të ushtruar presion mbi Kievin. Ky do të ishte një legalizim faktik i pranisë ushtarake ruse atje, por jo në mënyrë strikte një pushtim i ri. Kremlini atëherë mund të shpresonte se radhët e mbyllura të Perëndimit do të shpërbëheshin dhe se Parisi dhe Berlini do të ofronin ndërmjetësimin e tyre. Kjo mund të hapë mundësinë e presionit ndaj qeverisë ukrainase për të bërë më shumë lëshime dhe për të rishkruar marrëveshjet e Minskut në favor të Moskës.

Regjimi i Putinit ka nisur tashmë një fushatë propagandistike për të përgatitur opinionin publik rus dhe ndërkombëtar për një zhvillim të tillë. Parlamenti i Kremlinit, Duma e Shtetit, tashmë po bën thirrje për dërgesa armësh në Donetsk dhe Luhansk. Deputetët thonë gjithashtu se kanë filluar punën për një projekt-traktat që njeh LNR dhe DNR.

 Konstantin Eggert 

Konstantin Eggert

“Shpëtoni rusët e Donbasit!” bërtasin panelistët në emisionet televizive shtetërore. Por momenti për një veprim të tillë mund të ketë humbur. Është e vështirë të besohet që, edhe në Berlin dhe Paris, një ndërhyrje e tillë të mos gjykohej ndryshe veçse si një përshkallëzim. Ukraina ka shumë të ngjarë të refuzojë të negociojë me Moskën edhe nëse disa evropianë e shtyjnë për këtë. Edhe vetëm kjo do ta vendoste Moskën në një pozitë të vështirë për t’u sanksionuar për asnjë përfitim të prekshëm. Pra, ndoshta të gjitha thirrjet për të “shpëtuar Donbasin” janë një marifet për të treguar se Putin “u reziston kokave të nxehta” në Moskë dhe në fakt është “një njeri i paqes”.

Nuk ka gjasa që Putini të bëjë gjë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Pekin më 4 shkurt. Dhe, nëse siç u diskutua paraprakisht, do të kishte një takim me kancelarin e ri gjerman, Olaf Scholz, atëherë kjo do t’i blinte Kremlinit edhe më shumë. Administrata e Biden-it është e qartë se synon të vazhdojë presionin ndaj Rusisë. Putini mund të vendosë disa raketa shtesë në rajonin rus të Kaliningradit të Detit Baltik, të “pezullojë” në mënyrë të njëanshme Aktin Themelues NATO-Rusi të vitit 1997 dhe të kthehet në diskutimin e traktatit të ri START – diçka që SHBA ishte gati të bënte që nga dita e parë e ardhjes së presidentit Biden në detyrë./DW