Aplikacion
Drejtuesi i emisionit Zonë e Lirë në Tv Klan, Arian Çani, ka paralajmëruar se gjatë natës pritet që të ketë arrestime të bujshme nga SPAK. Të paktën ky është lajmi që qarkullon mes gazetarëve.
Çani ka thënë se arrestimet pritet të bëhen në kuadër të hetimeve për inceneratorët e mbetjeve, por nuk dihen emra konkret.
Arian Çani: Flitet nga burime ende të pakonfirmuara se sonte gjatë natës pritet të ketë arrestime të bujshme. Nuk mund të them dot se kush do arrestohet, por bëhet fjalë që SPAK-u do ndërhyjë diku për të arrestuar personazhe që kanë lidhje, thonë, me inceneratorët. Kush do arrestohet?
Edith Harxhi: Ata që kanë bërë zullume dhe afera e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha në Shqipëri, një nga skupet më të mëdha në Shqipëri.
Arian Çani: Po si ka mundësi që SPAK, se e pashë që dhe ju ishit në brendësi, si mund të ketë firo të lajmeve të tilla. Normalisht këto duhet të ishin super sekret.
Edith Harxhi: Po sepse gjithçka që është lokale, thonë anglezët, mbetet lokale dhe ne jemi një vend i vogël kështu që lajmi merr dhenë.
Arian Çani: Fakti që ne e thamë tani në emision mund të ndihmojë edhe në arratisjen e personazhit që dyshon se do arrestohet apo jo?
Edith Harxhi: Atë nuk e dimë.
Arian Çani: Rrini zgjuar sot se do ketë arrestime.
Kujdes! Makina inteligjente ju vëzhgon, kontrolle në rrugën Tiranë-Durrës, evidentohen 334 drejtues mjetesh në shkeljeMakina inteligjente ka evidentuar sot sërish të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.
Gjatë aksioneve njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka shtuar orët e monitorimit të qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan-Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë ditës së sotme, deri në orën 22:30 janë evidentuar 334 drejtues mjetesh në shkelje, nga makina inteligjente, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën.
54 drejtues mjetesh me leje drejtimi të pezulluara, nga të cilët: 39 drejtues mjetesh janë evidentuar me shpejtësi deri në trefish mbi normën e lejuar në rrugët e brendshme të kryeqytetit dhe 15 të tjerë me shpejtësi mbi 30 km/h deri në 60 km/h më shumë se tabela e lejuar, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane.
Gjithashtu, nga verifikimi ka rezultuar se 86 drejtues mjetesh, krahas shpjetësisë, ishin duke përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 44 drejtues të tjerë, krahas shpejtësisë, janë evidentuar edhe pa rrip sigurimi.
Ndërkohë, të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin po monitorohen me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike. Policia e Shtetit falënderon të gjithë përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.
#KontribuoDheTiNëSigurinëeJetës??
#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt
Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim, mazhoranca socialiste e Edi Ramës dhe opozita demokratike e Lulzim Bashës votuan së bashku ngritjen e komisionit të posaçëm hetimor për inceneratorët.
Ngritja e tij u shty me dy javë po me dakordësi mes PS e PD, një dakordësi që kapi në befasi deputetët demokratë që nuk ishin deri në atë kohë në dijeni të marrëveshjes që ishte arritur fshehtas tyre mes drejtuesve të dy partive më të mëdha.
Jorida Tabaku e quajti kërkesën për shtyrje si një përpjekje të mazhorancës për të penguar ngritjen e komisionit.
“Nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë për të ndryshuar thelbin e asaj që kërkojmë, as nga kërkesa jonë për të shkuar përpara drejtësisë, kushdo i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi 400 milionë euro,” tha ajo.
Por menjehërë pas saj, i pari Taulan Balla dhe i dyti Gazmend Bardhi nxituan të tregojnë atë se çfarë ishte vendosur fshehtas grupeve parlamentare.
“Kemi komunikuar me PD-në për të detajuar objektin e punës hetimore në Komision. Do të doja që votimi të shtyhet në seancën pasardhëse, me besimin se do ta kemi detajuar plotësisht objektin e hetimit,” tha Balla.
“Biem dakord që votimi i këtij Komisioni të shtyhet për javën tjetër,” tha Bardhi.
Dakordësia PS-PD nuk qe vetëm kaq. Palët kishin rënë në ujdi për të lënë jashtë hetimit parlamentar LSI-në, e cila ka qenë më agresivja deri tani në denoncimin ndaj aferës së inceneratorëve.
Përbërja e Komisionit Hetimor për Mbetjet Urbane do të jetë e tillë:
Jorida Tabaku kryetare, Ermonela Felaj, zv.kryetare,
Anëtarë: Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Etjen Xhafaj, Anila Denaj, Fadil Nasufi, Antoneta Dhima, Besjan Ajazi, Edmond Spaho. Elidon Bushati, Dhurata Çupi, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Fefter Gështenja.
Asnjë nga deputetët nuk është nga radhët e LSI edhe pse në mars të këtij ishte ajo që denoncoi skemën se si zhvateshin paratë e inceneratorit të Elbasanit.
Çuditërisht edhe një kërkesë e Petrit Vasilit drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për t’u bërë pjesë, që e disponon Zoom.al, u refuzua. E njëjta kërkesë u refuzua edhe nga Lulzim Basha.
Petrit Vasili publikoi në muajin mars emrat e 8 kompanive, të cilat, sipas tij, i kishin fijet së bashku të lidhura në një pikë: djalin e ish –Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Sipas LSI, këto kompani kishin marrë para për punë fiktive apo jashtë objektit nga kompania “Albtek Energy”që kishte fituar koncesionin 21.6 milionë euro për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
“– Kompania “Pivot 4” ka marrë 860 mijë euro nga “Albtek Energy”. Gjithë vlerën e marrë nga kjo kompani është shkarkuar në kompaninë e ministrit të vendosur në emër të vëllait të Lefter Kokës;
– Kompania “Sili” ka marrë 456 mijë euro nga “Albtek Energy”
– Kompania “Bellar Inert” ka marrë rreth 430 mijë euro nga “Albtek Energy”
– Kompania “Deto” ka faturuar për “Albtek Energy” rreth 450 mijë euro punime
– Kompania “R.B General Service” ka faturuar për “Albtek Energy” rreth 420 mijë euro
– Kompania “TGV&T-2014” ka faturuar për “Albtek Energy” në vlerë rreth 320 mijë euro
– Kompania “JPY”
– Kompania “Sh-Sh” ka faturuar rreth 120 mijë euro për shërbime të ofruara për “Albtek Energy”, ishte denoncimi i Petrit Vasilit.
Nënkryetari i LSI përmendi me emra edhe pronarët e kompanive, si Arbër Driza, Ardian Bello, Regan Merdani, Shkëlqim Shtylla, apo Stela Gugallja e Klodian Zoto që qëndrojnë pas kompanisë koncesionare.
Në prill të po këtij viti, ishte presidenti Meta që bëri publik disa emra të tjerë që sipas tij qëndronin pas “mafies së inceneratorëve”, përfshirë ish –Ministrin Koka dhe djalin e tij, duke publikuar edhe një një skemë se si lidheshin ata me njëri –tjetrin në aferën e inceneratorëve.
“Lefter Koka, Arben Seferi, Arbër Shtylla, Juri Meraj, Skerdi Bello, Arbër Koka. Këta persona që shihni këtu, janë pjesë e një afere korruptive inceniatorësh, që kërcënojnë çdo anëtar të LSI-së dhe intimidojnë çdo qytetar që mbështet LSI-në. Me Lefter Koken i kam ndërprerë marrëdheniet personalisht për shkak të moralit të tij të uleë politik e njerëzor disa muaj para ndërprerjes së mandateve. Anëtar i mafies së inceneratoreve është edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 në Tiranë, i vendosur në këtë pozicion për të blerë votat.”- denoncoi Meta.
Por pavarësisht denoncimeve në detaje dhe materialeve të tjera që LSI mund të disponojë për të ndihmuar hetimin, ajo është sot jashtë Komisionit Parlamentar që do të hetojë këtë aferë, të cilën ajo e ka çmontuar duke dhënë publikisht hollësi se kush fshihet pas inceneratorëve.
Zëra të ndryshëm në korridoret e politikës thonë se lënia jashtë e LSI ka shtuar dyshimet se dakordësia e pazakontë që shoqëroi ngritjen e komisionit mund t’i ketë rrënjët në një marrëveshje më të thellë mes kryetarëve dy partive të mëdha, që nëpërmjet këtij komisioni të minojnë hetimet që po kryen SPAK për këtë aferë, me qëllimin për të shpëtuar peshqit e mëdhenj, politikanë e biznesmenë që kanë zhvatur miliona euro nga paratë e taksapaguesve dhe për të cilët SPAK mund të ketë gati prangat. /Zoom.al
“Ç’mu desh që u mora me shqiptarët”, e pëson keq kinezja: I sekuestrohen të gjitha pronat pasi pastroi paratë e bandësNjë familje në Londër është detyruar të dorëzojë të gjitha pronat, me një vlerë prej 1.6 milionë paund, pasi u zbulua se nëna kishte pastruar para për një bandë shqiptare të trafikut të drogës.
Siç shkruajnë mediat britanike bëhet fjalë për një shtetase kineze, e cila u dënua në vitin 2017 me 6 vite burg. Grupi i krimit të organizuar pagoi shumat e konsiderueshme të parave përmes bankave.
Gruaja e quajtur Fen Chen u kap pasi ajo pranoi një çante me mbi 300 mijë paund në një park, nga një shtetas shqiptar.
Agjencia Kombëtare e Krimit zbuloi se djali i Fen Chen, Shuyu Cao, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar si student në vitin 2012, kishte marrë depozita të shumta parash në llogarinë bankare nga nëna e tij.
Në vitin 2016, Policia kontrolloi banesën e tij në Londër dhe gjeti më shumë se 60,000 paund.
Agjencia Kombëtare e Krimit pretendoi se paratë e paguara në llogaritë e Shuyu Cao kishte të ngjarë të kishin ardhur nga krimi i organizuar.
Po ashtu u arrit të zbulohej se në llogaritë e Shuyu Cao dhe vëllait të tij Sucheng Cao për një periudhë tre vjeçare ishin depozituar shumë të mëdha parash, të cilët ishin të dyshimta.
Shuyu Cao përdori një pjesë të parave për të blerë prona me vlerë të lartë në Londër, dy prej të cilave tani janë marrë nga Agjencia Kombëtare e Krimit.
Në vitin 2018 është dhënë një urdhër për ngrirjen e pronave dhe llogarive bankare.
Pas një gjyqi tre-ditor në Gjykatën e Lartë, të pandehurit pranuan t’i dorëzonin dy prej tyre.
Dy pronat, një banesë në Queensland Road në Islington dhe një shtëpi në Astell Road në Kidbrooke, u blenë për pak më shumë se 1.4 milion £, por tani janë vlerësuar në më shumë se 1.6 milion paund.
Sipas marrëveshjes, Agjencia Kombëtare e Krimit do të shesë pronat për të rikuperuar 1.3 milion paund.
Menaxheri i operacioneve në Agjencinë Kombëtare të Krimit u shpreh i kënaqur për këtë operacion, pasi sic tha ai një pjesë e këtyre parave do të përdoren si financa për shërbime publike.
VIDEO/ Digjet “Benzi” tek Unaza e Madhe, momenti kur zjarrfikësit tentojnë të shuajnë flakëtNjë makinë është përfshirë nga flakët rreth orës 16:40, në segmentin e Unazës së Madhe.
Dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në levizje mjeti me drejtuese shtetasen Ç. A, 32 vjeçe, ku ka vetëm materiale.
Zoom.al ka siguruar pamjet e momentit nga zjarri në këtë makinë .
Alban Beqiri, tjetër triumf në Beograd
Alban Beqiri është lavdia e boksit shqiptar në Kampionatin Botëror të të rriturve në Beograd. Pasi ka eleminuar Manian nga Kenia në raundin e parë, të njëjtën gjë ka bërë në mbrëmjen e së premtes, tanimë në raundin e 1/32 të finaleve ndaj lituanezi Banis.
Me vendim unanim të gjyqtarisë, Beqiri ka fituar 5-0, ndërsa realisht e ka dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund. 29-28, 30-27, 30-27, 30-27, 30-27 ishin pikët e gjyqtarisë, gjithnjë në favor të boksierit bardheblu, Alban Beqiri, i cili vijon të jetë në formën e tij maksimale.
Tanimë në raundin e 1/16 të finaleve ai do të ketë përballë fituesin e çiftit Bekford (Panama) – Shiuan (Taipei), ndërsa kjo ndeshje do të jetë të dielën e 31 tetorit. Sakaq përpara tij, tashmë në peshën 86-92 kilogram, është eleminuar Indrid Laçi, i cili është mundur nga anglezi Uilliams 5-0. 26-30, 27-30, 25-30, 26-30, 26-30 pikët e gjyqtarisë për anglezin Uilliams, kurse tanimë e gjithë vëmendja është tek Alban Beqiri për atë çfarë do të mund të prodhojë deri në përfundim të këtij Kampionati Botëror të boksit për të rritur në Beoograd.
Sekuestrimi i 35 kg marijuanë në Konispol, nga hetimet zbulohen mesazhe në telefonin e autoritDetaje të reja kanë dalë në dritë nga sekuestrimi e 35 kg marijuanë në Konispol. Prokuroria e Sarandës ka zbuluar të dhëna të reja pas mbikëqyrjes së telefonit të autorit.
Nga hetimet kanë rezultuar të dhëna të rëndësishme. Konkretisht janë zbuluar mesazhe të dërguara në rrjetet e komunikimit në aplikacionet ‘WhatsApp’ dhe ‘Messenger’ drejt disa numrave të ndryshëm shqiptarë ose grekë, ku në përmbajtje të bisedave evidentohet qartë fakti i transportimit të lëndës narkotike drejt shtetit grek.
Në vijim, është disponuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik në lidhje me telefonin e sekuestruar të këtij shtetasi, me qëllim zbulimin e më shumë të dhënave të cilat eventualisht mund të jenë fshirë nga i dyshuari”.
Kështu shprehet Prokuroria e Sarandës lidhur me hetimet për sasinë prej 35 kg marijuanë të sekuestruar në 6 tetor në një banesë në Konispol, ku u arrestuan çifti Lutfi e Shano Faslliu (Demce), për të cilët Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg”.
Ata fillimisht u kapën nga policia në vendin e quajtur “Ura e Cukës” duke transportuar dy klandestinë egjiptianë, por më pas gjatë kontrollit të kryer në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallashnikov dhe 35 kg marijuanë
Botërori i boksit, eliminohet nga turneu Indrit LaçiIndrit Laçi është eliminuar nga Botërori i Boksit që po zhvillohet në Beograd.
Sportisti shqiptar i peshës deri 92 kilogramë e humbi me pikë 5 – 0 sfidën me anglezin Williams e zhvilluar këtë të premte.
Po sot do të zbresë në ring Alban Beqiri i cili garon në peshën deri 71 kilogramë dhe e ka duelin e dytë. Kundërshtari i tij është lituanezi Saimonas Banis.
Kukësi mposht Dinamon dhe merr kreunKukësi ka mposhtur minimalisht 0-1 në transfertë Dinamon në javën e 7 të Abbisnet Superiore.
Ishte goli i Basa në minutën e 28 dhe me ndihëm e sistemit VAR, që i siguroi fitoren skuadrës verilindore.
Pas 7 ndeshjes, Kukësi mban kreu me 14 pikë, po aq sa ka dhe Tirana e cila ka një ndeshje më pak dhe luan nesër (E shtunë) në transfertë ndaj Vllaznisë.
Ndërkohë, Dinamo mban vendin e 5 me 9 pikë.
Përplasi 18-vjeçaren dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në KorçëKorçë – Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës për shkak se ka përplasur një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
I arrestuari raportohet se është I. Dh., 38 vjeç, banues në Korçë. Ky person duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” ka përplasur këmbësoren L.B 18 vjeç. në fshatin Sheqeras, Maliq dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 18-vjeçarja pas mjekimit në Spital u largua në banesë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak datë 29.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, informojmë se në vijim të veprimeve të kryera, specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, të shtetasit I. Dh., 38 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. B., 18 vjeçe, banuese në fshatin Sheqeras, Maliq dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 18-vjeçarja pas mjekimit në Spital u largua në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.