zoom

Day ArchiveFOTO/ Ky është i plagosuri tek Komuna e Parisit (EMRI+DETAJE)

Ky që shihni në këtë foto është Redi Balla, 22-vjeçari i cili u plagos mbrëmjen e sotme tek Komuna e Parisit në Tiranë.

Këto foto të siguruara nga Zoom.al, janë të disa viteve më parë të Redi Ballës  i cili sot mori një plumb në këmbë.

Policia njofton se në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar. Ndërkohë nuk dihet nëse Redi Balla dhe autori kanë qenë në makinë apo ai është futur në mjet pasi është plagosur.

Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. /Zoom.al/

 

EMRAT/ Breshëri plumbash te “Komuna e Parisit”, plagoset një person

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme tek “Komuna e Parisit” në Tiranë.

I plagosur ka mbetur Redi Balla i cili momentalisht ndodhet në spital. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:35. Fillimisht u raportua për të shtëna ndërsa më pas rezultoi se këto të shtëna kishin lënë të plagosur një 22-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.

Pas golit të Polonisë, ndërpritet loja në “Air Albania”, tifozët hedhin sende në fushë

Polonia ka shënuar golin e parë në “Air Albania” dhe menjëherë më pas kanë nisur incidentet në fushë.

Tifozët kuq e zi nuk kanë përmbajtur zemërimin dhe kanë nisur të hedhin sende të forta drejt lojtarëve polakë.

Futbollistët zbrazën fushën, duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes.

Polakët do të synojnë të marrin ndeshjen në tavolinë, ndërkohë që pritet çfarë vendimi do të marrë gjyqtari bashkë me delegatët.

Ky incident është i rëndë për imazhin e kombëtares sonë, që sot duhet të dhuronte vetëm emocione të bukura në stadiumin e mbushur me rreth 22 mijë tifozë.

Shkatërrohen dy grupet e trafikantëve të drogës në Itali, shqiptarët u sollën: Kokainë, heroinë e kanabis

21 persona janë arrestuar nga policia Italiane në Catanzaro. Grupi kriminal akuzohet për vepra të shumta kriminale që nga krimet ndaj personit, trafikim i lëndëve të forta narkotike, vjedhje me armë, posedim armësh pa leje, zhvatje e gjobëvënie.

Raportohet se 9 prej të arrestuarve janë lënë në burg, ndërsa 12 të tjerë po hetohen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Të arrestuari akuzohet se ishin ndarë në dy grupe dhe trafikonin drogë me sasi të mëdha nga Shqipëria.

Mediat italiane nuk kanë dhënë në sasi konkrete të drogës së sekuestruar por raportojnë se ishte e llojeve të ndryshme, kokainë, heroinë e kanabis që vinte nga Shqipëria përmes një grupi kriminal shqiptar.

Mbretërimi pranë fundit? Elizabeta e Britanisë përdor shkop për të ecur në shërbesë (fotot)

Mbretëresha britanike Elizabeta është parë sot për herë të parë të ecë me ndihmën e një shkopi, teksa erdhi për të shënuar 100-vjetorin e Legjionit Britanik në katedralen e Westminster në Londër.

Kjo është hera e parë që ajo e bën një gjë të tillë në një event publik, çka sinjalizon se me shume gjasa nuk do të jetë e aftë të mbajë postin mbreteror ceremonial për shumë kohë.

Ndihmësat i dhanë asaj shkopin menjëherë pasi doli nga limuzina, edhe pse nevoja e saj për mjetin dukej minimale.

Mbretëresha ishte veshur me një pallto të gjatë blu, si dhe kapele e çantë të përshtatur me të.

Ajo dukej se eci pa problem drejt karriges së saj për shërbesën, por mori rrugën më të shkurtër nga ‘podiumi i poetit’, në vend të kalimit tadicional nga dera e madhe.

Monarkja 95-vjeçare përdori përsëri shkopin edhe kur u largua.

Më parë ajo kishte përdorur rrallë mjete ndimëse për të ecur por jo në evente publike.

Pallati mbretëror Buckingham Palace nuk pranoi të komentonte mbi gjendjen e saj.

Studimi/ Qytetet nën ujë, çfarë ndodh nëse planeti ngrohet me 3 gradë celsius më shumë

Një studim i ri, nga Climate Central, një grup kërkimor jo fitimprurës tregon sesi do të zhyten disa nga qytetet më të mëdhenj të botës nën ujë, nëse planeti ngrohet me 3 gradë celsius më shumë nga nivelet e para epokës industriale.

Në gusht, shkencëtarët raportuan se planeti ynë është 1,2 gradë celsius më i ngrohtë se para epokës industriale. Ata këmbëngulin se kjo rritje nuk mund të kalojë 1,5 gradë celsius nëse duam të shmangim impaktin e rëndë të ndryshimeve klimatike.

Por edhe në skenarin më optimist, nëse ndërpresim sot emetimin e gazrave të dëmshëm dhe arrijmë në zero brenda vitit 2050, temperatura globale do ta kalojë këtë kufi para se të nisë të bjerë. Ndërsa në skenarët pesimistë, ngrohja me 3 gradë celsius do të arrihet brenda vitit 2060 ose 2070 dhe niveli i deteve do të vijojë të rritet.

Sipas raportit të Climate Central, edhe sot, rreth 385 milionë njerëz jetojnë momentalisht në tokë që është e destinuar të përmbytet, edhe nëse emetimi i gazrave të dëmshëm ulet.

Studimi/ Qytetet nën ujë, çfarë ndodh nëse planetiStudimi/ Qytetet nën ujë, çfarë ndodh nëse planetiStudimi/ Qytetet nën ujë, çfarë ndodh nëse planetiStudimi/ Qytetet nën ujë, çfarë ndodh nëse planetiStudimi/ Qytetet nën ujë, çfarë ndodh nëse planeti

Skandali! “Më thanë se do fitoja para”, të miturën duan ta trafikojnë për prostitucion, shteti nuk bën asgjë

Denoncon në polici se duan t’i trafikojnë vajzën për prostitucion, të nesërmen vajza e mitur dhunohet rrugës, kur po kthehej nga shkolla. Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe për shkak të mosveprimit të policisë nëna e të miturës i është drejtuar emisionit Fiks Fare.

Manjola Cania tregon se vajzën e saj të mitur kanë dashur ta trafikojnë njerëz të panjohur. Në momentin që vetë vajza ja ka treguar diçka të tillë nënës, zj. Manjola i është drejtuar policisë për të denoncuar. Por vetëm një ditë pas denoncimit në polici vajza e saj e mitur është dhunuar në rrugicat e lagjes, ditën me diell kur po kthehej nga shkolla.

Nëna tregon se të dyja jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe se të vetme të ardhura i sigurojnë nga mbledhja e kanaçeve bashkë me të bijën. Ajo tregon edhe ngjarjen se si u njoh vajza me këta persona. Nga gjendja e mjerueshme ajo u pohon gazetarëve të Fiksit se fillimisht vajzës së saj të mitur i është afruar një vajzë e re, ku i ka kërkuar që t’i pastrojë shtëpinë kundrejt pagesës. Pasi kanë shkëmbyer numrat e telefonit vajzat kanë filluar të komunikojnë me njëra tjetrën. Më pas 15 vjeçares i është kërkuar që të kryej marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. E vënë në dijeni nga vajza zj Manjola i është drejtuar për shtatë ditë rresht Policisë Fier për të denoncuar këtë ngjarje, por asnjëherë nuk është pritur nga blutë e Fierit. Sipas saj në komisariat i nxirrnin justifikime të ndryshme , njëherë nuk ishte psikologia e njëherë nuk ishte shefi.

Gazetarët e Fiksit pyesin edhe 15 vjeçaren e cila tregon të njëjtat gjëra . Me kërkesë të nënës së saj e mitura pajiset me kamer të fshehtë dhe jep dëshminë pas shtatë ditësh që nuk pritej në komisariat, në prani të shefit dhe OPGJ-së Daniel Noka.E mitura rrëfen sesi i është kërkuar të marrë para në këmbim të seksit si fillim në Shqipëri dhe më vonë të udhëtonte drejt Gjermanisë. Ndërkohë në sms-të e zbardhura mes të miturës dhe vajzës tjetër, duket qartë biseda ku i kërkohet të shesë trupin për para. Punën e të miturës do ja menaxhonin nëpërmjet një faqe në facebook. E mitura do shfaqej me trup të zhveshur dhe do t’i vendosej edhe çmimi. Ndërkohë 1 muaj pas këtij denoncimi nëna e të miturës thotë se shteti nuk ka bërë asgjë. “Vajzës i vijnë kërcënime nga personat që denoncuam” shprehet ajo. Interesohet në komisariat se çfarë po bëhet me çështjen e saj dhe merr të njëjtën përgjigje sa herë. Shefi është me pushime gjithashtu edhe prokuroria është me pushime. Nëna telefonon edhe inspektorin e zonës Jozef Kongjonin, por edhe ky ia pret shkurt duke i thënë të marrë 129!

Skandali/ Nxirren nga materniteti gratë që sapo kanë lindur, shkak rikonstruksioni i godinës

Një skandal po ndodh këto ditë në maternitetin e ri “Koço Gliozheni”.

Për shkak të rikonstruksionit të maternitetit, gratë që sapo kanë lindur janë nxjerrë jashtë, pasi nuk kanë se ku të rrinë.

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon këtë situatë absurde përmes kamerave të fshehta.

Disa prej tyre thonë se janë ende me qepje por kthehen në maternitet për të parë vogëlushët e për t’u dhënë gji.

 

Roja – Ti je ktu?

Qytetarja – Po jemi që të gjithë. A mundem?

Qytetarja 1 – Unë jam motra.

Roja – Jo, jo automatikisht nuk lejohet! Kanë dhënë urdhër sot, që nuk lejohet asnji.

Qytetarja 1 – Po nuk jam në gjëndje të mirë shëndetësore.

Roja – Më vjen keq! Ka dhënë urdhër drejtori, nuk lejohet asnjë brenda. Këtë mëngjes ka dhënë urdhër, automatikisht asnji.

Qytetarja 1 – Po për çfarë arsye nuk lejohet?

Roja – E kanë dhënë ekspertët e teknikës. Ata merren, që merren me këtë punë, a lejohet, a s’lejohet.

Qytetarja – U ky është nipi jot, mo!

Qytetari – Ky është nipi im.

Infermierja – Kshu s’hyhet dot.

Qytetari – Po ça të them unë tashi? Ato janë kot.

Infermierja – Thuaj harrova, s’e mbaj mënd unë, pastaj foli njëçikë dhe thuaj, se s’kemi ça të bëjmë, se erdhi mesazhi dhe ty besoj, hë hajt…

Qytetari – Unë hyj në Kryeministri pa maskë, s’po futem dot ktu.

Infermierja – Ylli!

Qytetari – Ik tashi!

Infermierja – Vër maskën, se të griva!

Qytetari – Ik se na çau.., çuni, që thotë të ik babi, të lër mamin! Si të ikërka babi, të lërë mamin?

Infermierja – Ej, është bërë dje mbledhje qeverie, nuk e di. Ti duhet ta dish!

Qytetari – Eh, isha unë s’më tha gjë njeri, njëri lart, njëri poshtë.

Infermierja – Thanë…

Qytetari – Nuk thanë.

Qytetarja – Ç’i kanë këto urdhra, mor aman?

Qytetari – Njëri lart, njëri poshtë.

Infermierja – Te katra jeni?

Qytetari – Te pesa!

Infermierja – Uhh, je ti!

Qytetarja – Jemi ne, që rrijmë lart e poshtë, lart e poshtë.

Infermierja – Ça të bësh, më nona?!

Qytetari – Nuk lejohet lart e poshtë.

Qytetarja – Kemi bebin aty.

Qytetarja 1 – Na nxorrën kshtu, a mund të na nxjerrin në mes të rrugës kështu?

Qytetarja 2 – Ti je nana, që e ke lind?

Qytetarja 1 – Po!

Qytetari – Edhe ty të nxorrën?

Qytetarja – Na nxorrën, se s’ka vënde. Nuk rrini ktu, ikni në shpi, jo të rrinim.

Qytetari – Po bebi?

Qytetarja – Bebi lihet në korridor.

Qytetarja – Më nxorrën jashtë. S’kisha heq penjtë akoma, ja sot heq penjtë. Ik, ik!

Qytetari – Edhe ti? Të dy jeni ju?

Qytetarja – Po!

Qytetari – Të dy i keni lënë bebat ktu e keni ik?

Qytetarja – Po, pse vetëm ne? Sa nëna ka…

Qytetarja 1 – Kanë dalë të gjitha.

Qytetarja – Jemi te katra.

Qytetari – Ciao! Mirupafshim!

Të tjera gra që sapo janë bërë nëna shprehen se janë detyruar të marrin edhe shtëpi me qira, pasi vijnë nga rrethet.

Infermierja – Edhe ti je për ktu?

Qytetarja 1 – Te doktoresha! Vijmë përditë poshtë e lart. Pse na nxjerrin?

Infermierja – Më kupton? Trego ….(Nuk kuptohet) Ktu kanë ik të gjitha gratë, që vijnë për bebin e ikin, se do mbyllet pavioni. Unë ça të bëj?

Qytetarja 1 – Jo, jo dakord! Po ne kujt t’i drejtohemi, që ta pyes? Ku të ankohemi?

Qytetarja 1 – Pse do mbyllet pavioni?

Infermierja – Do të rregullohet. Më kupton?

Qytetarja 1 – I gjithë kati ktu?

Infermierja – I gjithë, ok!

Qytetarja 1 – Nuk të dëgjova.

Infermierja – Obstretika do kaloj lart dhe gjysma e pavionit te obstetrika dhe gjysma zbret poshtë në operacion.

Qytetarja 1 – Oo unë kam dalë jashtë, hë…

Qytetarja – Ne na nxorrën jashtë.

Infermierja 1 – Goca jeni ktu?

Qytetarja – Pse na nxorrën kështu, moj?

Infermierja 1 – Ku di unë e shkreta!

Qytetarja – Bebat, mos të vijë babai të shohi bebin..!

Infermierja 1 – E kuptoni ça do..?

Qytetarja – Do të shohi.

Infermierja 1 – Se un fola me doktoreshë Alketën.

Qytetarja – Po. kur e dhanë ktë urdhër, që…?

Infermierja 1 – Mbrëmë në darkë.

Infermierja 1 – Tashi fola me doktoreshë Alketën dhe më tha, “si s’do ta shohi babi bebin? Do ta shohi”.

Qytetarja – Po!

Infermierja 1 – Do t’i pajis unë tha me fletëhyrje të gjithë babat, që kemi bebat lart me fletëhyrje dhe me vulën e doktoreshës, sapo fola, kam folur me doktoreshën,

Qytetarja – Po mirë!

Infermierja 1 – Dhe ne kemi hall, nuk keni vetëm ju, se ai vjen zihet me mu.

Qytetarja 1 – Po ne, që vijmë nga larg për ditë, a vihet për ta ushqyher me qumësht?

Infermierja 1 – Ajo është tjetër histori, këtë nuk e rregullojmë dot.

Infermierja 2 – Unë s’e di fare, që nga ty e mora vesh, pastaj po më thoshin ato gocat, që të gjitha gratë, që presin, ngaqë po rikonstruktohet materniteti, s’ka vënde dhe të gjitha gratë, që presin bebat, që janë kot domethënë, që nuk kanë probleme, do ikin jashtë maternitetit, se është bërë gjysma e katit të katërt dhe ajo gjysma andej, ku ke qenë ti.

Qytetarja – Po!

Infermierja 2 – Është bërë bllok lindjeje nga kati i dytë, po shkatërrohet komplet është në rikonstruksion edheee kshu situata.., megjithatë ça, si e gjete zgjidhjen ke nanjë njeri ku rri?

Qytetarja – Kam.

Infermierja 2 – Ku po rri?

Qytetarja – Kam marrë shpi me qera, se nuk dihet 20- 30 mijë lekë nata paguhet?

Infermierja 2 – Hë, hë, kuptoj, kuptoj.

Qytetarja – Me thënë të drejtën, kemi ngel shumë keq, s’e përballon dot.

Infermierja 2 – XXXXX tashi, unë nuk e dija fare ktë muhabet. Është urdhër drejtori edhe kto fjalë shko, ja ku e ke, drejt në krye të shkallëve ke drejtorin dhe shko ankohu atje, sepse kjo nuk është punë, që më përket mua dhe s’është, që kam unë gjë në dorë. E kupton? S’ka lidhje me mua fare kjo. Është urdhër drejtori dhe tani nuk ka vënde për gratë, që po lindin, e kupton? Jo më për juve, kshuqë paguaj aq e aq, që atij s’i intereson fare. Ai thotë ti s’ke gjë thotë, mirë që po të mbajmë bebin, se bebi, që rri atje, ka kosto, në kosto bebi, e kupton? Thotë “mirë po të mbaj bebin, po ty thotë, po të mbaja, kur kisha mundësi, të mbaja. Tani s’kam mundësi, thotë. Shko, gjej zgjidhjen, ku të duash! Ja në fund fare e ke drejtorin edhe shko fol me drejtorin, s’është, se e bëra unë! Unë s’dija gjë fare.

Qytetarja – Jo, jo!

Infermierja 2 – Unë nga ty e mora vesh.

Shumë mundësi dhe emocione në “Air Albania”, por asnjë gol në pjesën e parë të ndeshjes Shqipëri-Poloni

Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Poloni është mbyllur barazim pa gola në “Air Albania”.

Emocione dhe energji që në minutat e para. Shqipëria provon por ende nuk ia del të shënojë.

Mundësia më e mirë ishte në minutën e nëntë, kur Ramadani merr topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe e çon te Manaj. Ky i fundit nuk pason te Uzuni por tenton vetë. Sfera devijohet dhe shkon te Uzuni por Kryçoviak kthehet dhe largon sferën. Ramadani gjuan nga jashtë zonës por fluturon sferën mbi traversë.

Shqipëria ndodhet në grupin I, me 15 pikë, një më shumë se Polonia. Kështu, Kombëtares i duhet një fitore sonte, për të mbajtur gjallë shpresën për në Botëror.

22 mijë tifozë kanë mbushur stadiumin, ndërsa në hyrje iu nënshtruan kontrolleve të rrepta nga policia, për të shmangur incidentet gjatë ndeshjes.

Shqipëria luan sonte me mungesa të rëndësishme, për shkak të rasteve me Covid apo dëmtimeve në amët e futbollistëve.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi, Ramadani, Bare, Roshi, Uzuni, Manaj.
Trajner: E. Reja

Polonia: Shezni, Davidovics, Bednarek, Glik, Puçarz, Jozviak, Kryçoviak, Moder, Zielinski, Buksa, Levandovski.
Trajner: P. Sousa

VIDEO/ “Air Albania Stadium” ndizet nga oshëtimat e tifozëve, kulmon me koreografinë “Përjetësisht”

Moment historik për Kombëtaren shqiptare që tifozët kuqezi i janë përgjigjur në mënyrën më të bukur. Momenti i himnit dhe më pas futja në fushë e skuadrave të Shqipërisë dhe Polonisë ka sjellë një atmosferë elektrizuese në “Air Albania Stadium”.

Tifozëria kuqezi ka shpërthyer në brohoritje dhe më pas në kore atdhetare… dhe një koreografi e bukur në tribunën pas njërës portës, ku janë vendosur Tifozat Kuq e Zi, me të shkruar “Përjetësisht”.