zoom

Day ArchiveManchester City duhet të testojë Liverpoolin për Salah

Nga talkSPORT, Mancheter City-t i kërkohet të testojë Liverpoolin, tani që rinovimi i Mohamed Salah ka ngecur dhe kontrata e egjiptianit skadon në vitin 2023.

Në një formë të shkëlqyer, sulmuesi 29 vjeçar vazhdon të dëshmojë se është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe nga e media e lartpërmendur pohojnë së të “Të Kuqtë” do të konsideronin një ofertë prej rreth 90 milion eurosh për të.

Vendosja e një shume të tillë në do t’i vinte pronarët e Liverpool në një pozitë të vështirë, pasi nuk ka marrëveshje ata mund ta humbasin atë falas disa muaj më vonë.

 

Çuçi: Gledis Nano një nga kandidaturat për drejtor të përgjithshëm të Policisë

Ministri i Brendshëm, Beldi Çuçi ka folur lidhur me largimin e Ardi Veliut nga detyra e Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Çuçi tha në emisionin “Opinion” se Veli dha vet dorëheqje dhe se nuk është ushtruar presion për largimin e tij. Ministri vlerësoi punën e Veliut, ndërsa tha se ditën e nesërme do të zyrtarizohet Drejtori i ri i Policisë.

Dha dorëheqjen Veliu apo e dorëhoqën?

Jo, dha dorëheqjen absolutisht. Në jemi në fillimin e një mandati të ri dhe ai e ka gjykuara që të japi dorëheqjen. Por, pa diskutim është një dorëheqje jo e shtyrë apo presion, por është një dorëheqje që ai e ka marrë gjatë të ushtrimit të mandatit me sukses, sipas meje. Unë isha në Komision Parlamentar atje një tjetër dialogu dhe shprehja u keqkuptuat nga mediat, nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Është e vërtetë që Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen e nuk është shkarkuar se nuk ka pasur arsye.

Kur e kishit informacionin që Veliu do jepte dorëheqjen?

Informacionin e mora pasi mbarova komisionin e sigurisë që Ardi Veliu dha dorëheqjen. E vërtetë është që me kryeministrin kemi vëmë objektivat për 4-vjeçarin e ardhshëm që do kishte një këkesë të shtuar ndaj policisë.

A kishte lidhje dorëheqja e Ardi Veliut me afatin 100 ditor për të vendosur kontroll rendin në përgjithsi?

Përgjithsisht ka qenë një përpjeke e mirë nga ana e Policisë, dhe pse kërkesat janë më shumë. Dhe besoj se në këtë pikë duhet të bëjmë më shumë.

Cilat janë pakënaqësitë ndaj Veliut?

Unë kam pakënaqësi dhe ndaj vetes time. Pakënaqësi që kam ndaj vetes i rreshtoj çdo ditë në mëngjes kur ulem në tavolinën e ministrit. Me bindjen të plotë që me Veliun kemi pasur bashkëpunim të mirë.

Kush do të jetë drejtor i ardhshëm i Policisë së Shtetit?

E lëmë për nesër të keni lajmë për nesër.

A do jetë Gledis Nano drejtori i Policisë?

Nano është një nga kandisurat por ne nesër mbledhim qeverinë.

Aksidenti në aksin Milot-Rrëshen, humb jetën në spital një nga të lënduarit

Agron Stojani ka humbur jeten mbrëmjen e sotme pas një aksidenti të rende ne aksin Milot-Rreshen, i cili u regjistrua pasditen e sotme.

Katër persona u lënduan në këtë aksident ku u përfshinë një mjet tip Renault dhe një mjet tip Ford. Të lënduarit u nisën me urgjencë drejt Tiranës, mirëpo 52 vjeçari Stojani nuk mundi dot t’i shpëtojë plagëve të marra.

Njoftimi i policise:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

Në vijim të informacionit paraprak, ju informojmë se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

U ngarkua në Shqipëri, sekuestrohen 300 kg marijuanë brenda cisternës në Mal të Zi

300 kg marijuanë janë sekuestruar pasditen e sotme në Mal të Zi. Lënda narkotike u sekuestrua në terminalin Doganor në Podgoricë. Droga ishte fshehur në një kamion cisternë që drejtohej nga një shofer nga Bosnja, që kishte hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria. Destiancioni përfundimtar i marijuanës ishte Bosnje Hercegovina.

Droga e zbuluar nga skaneri në terminalin doganor

Iku me dorëheqje kryepolici Veliu!??

Nga Flamur Vezaj:

Po si ka mundesi qe te gjithe japin doreheqje dhe nuk shkarkohen!? Ne fakt po te shkarkohet nuk e dergojne pastaj “diplomat” ne Ambasaden tone ne Turqi! Por per cfare do mbahet mend!? Jo vetem per gafat ne letren e doreheqjes, por shoqerimin e Balilit model “taksisti”, per gafen me nenen e atij 16 vjecari qe dhunuan e pastaj e punesoje ne polici! Po po e punesoje! Do te kujtohet per gazin helmues ndaj protestuesve! Si drejtori qe pas cdo vrasje shkonte e numronte gezhojat e viktimat ne ngjarje te renda por pa arrestuar autoret! Do te kujtohet si drejtori qe ne kohen e tij nje polic vrau Klodian Rashen dhe me pas tentoje te manipuloje ngjarjen!

Me te njejtin manipulim e mashtrim do te kujtohet per konferencen per shtyp per vrasjen para zgjedhore ne Elbasan! Do te kujtohet si drejtori qe emronte shoket ne krye te drejtorive te qarkut apo qe i refuzonte gradat shume efektiveve te ndershem! Do te mbahet mend si drejtori qe ju vra nje polic ne krye te detyres nga nje 21 vjecar! Por edhe si kryepolici qe hashashi vazhdoje te lulezoje deri ne piken e rishfaqjes se avioneve te vegjel per transportin e tyre si ne kohen e “superministrit” Tahiri! Pra, pse policia nuk ka ende nje reagim per avionin!? Sa here ka kryet fluturim ky apo tjere avion!? Por e rendesishmja se do mbahet mend si drejtori qe u vetshkarkua pasi u korr hashashi ne Tepelene, Vlore, Kruje, Malesi etj! Pra mbaroje korrja, kjo ishte e rendesishme! Keshtu qe merruni me keto e lerni gafat e letres!!
#SuksesePropagandes#
P.S. Mos u merrni edhe me gabimet e mia se e shkrova ne telefon ???‍♂️

Ulsi Manja firmos pezullimin e dy punonjësve të burgut të Reçit

Me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja janë pezulluar nga detyra dy punonjës të burgut të Reçit në Shkodër.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, janë pezulluar Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër. Vendimi vjen pas publikimit të një denoncimi në emisionin “Stop”, ku dy punonjësit Laloshi dhe Hoxha, me detyrë edukatorë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, kanë kërkuar para nga një i burgosur në këmbim të disa shërbimeve.

Ryshfet

Ministri z.Manja e firmosi urdhrin për pezullimin e të dy punonjësve dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre. Ndërkaq, për në IEVP Reç janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB për të zbardhur rastin.

Sipas denoncueses, Mario Laloshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë, që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove.

 

Sipas bashkëshortes së të dënuarit, burrit i takojnë të gjitha këto vlerësime lehtësuese, por gjërat bëhen enkas të vështira, për të zhvatur para.

 

Ky është kamarieri nga Elbasani, që klienti e çoi në “vdekje klinike” për një tavolinë

Publikohet foto e Gazment Kurmakut, i cili vijon që të jetë në vdekje klinike në spitalin e Traumës në Tiranë.

50-vjeçari, shef i kamarierëve në një kompleks në Labinot në dalje të Elbasanit në drejtim të qytetit të Librazhdit, u qëllua me grushte dhe sende të forta nga një klient, i cili nuk pranoi faktin që tavolinë ku ishte ulur ishte rezervuar.

Por si ndodhi sherri?

Erjon Llapushi në datë 2 Tetor kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e njoftoi se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Erjon Llapushi

Llapushi kundërshtoi dhe debati agravoi. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, që rastin e ka njoftuar si sherr banal, Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë ku raportohet se ndodhet në vdekje klinike.

Letra e dorëheqjes me 109 gabime, Ardi Veliu masakron gjuhën shqipe

Kryeministri Edi Rama publikoi letrën e dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut.

Diçka që vihet re në shkresën e dorëheqjes janë pikërisht dhe gabimet drejtshkrimore, nuk dihet nëse ato janë gabime shpejtësie, neglizhencë për mos korrektim apo mos ndoshta vetë Drejtori i Policisë mund të ketë gabuar nga mosdëshira për dhënien e dorëheqjes.

Në letrën e tij, Ardi Veliu shprehet e kjo ka qenë përvoja më e vyer e jetës së tij, mirëpo tani dëshiron që t’i përkushtohet familjes dhe fëmijëve.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama e ka falenderuar Veliun për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar.

Sukth/ 488 nxënës të 9-vjeçare “Vadardhë” udhëtojnë çdo ditë “si sardele” në dy autobusa

488 nxënës  të shkollës 9-vjeçare “Vadardhë” në fshatin Sukth të qytetit të Durrësi, janë të detyruar që çdo ditë orët mësimore t’i kryejnë pranë shkollës  9-vjeçare “Njazi Mastori”, pasi godina që ata kishin u dëmtua si pasojë e tërmetit të nëntorit në vitin 2019.

Edhe pse sezonin shkollor 2020-2021 e kryen në po të njëjtën godinë,  këtë vit ata janë të detyruar që çdo ditë të transferohen në një shkollë tjetër rreth 3 km nga shkolla e tyre. Për transferimin e 488 nxënësve janë vënë në dispozicion vetëm dy autobusa. Me maska prej pandemisë këta nxënës këto 3 kilometra rrugë i bëjnë të ngjeshur si “sardele” dhe pa ajër.

Gazetarët e Fiks Fare, panë nga afër sesi kryhej transoprimi i çuditshëm i 488 nxënësve në vetëm dy autobusa. Çdo ditë nxënësit mblidheshin në qendër të fshatit, ku duhet të prisnin autobuzin që ZVAP Durrës dhe drejtoria e kësaj shkolle kishin vënë në dispozicion për transportimin e këtyre nxënësve  nga njëra shkollë në tjetrën.

Nxënësit e klasës së parë shtyheshin nga nxënësit më të mëdhej, veç kësaj prindërit ankohen se teksa lart e poshtë flitet për covid, mënyra sësi fëmijët e tyre ngjiteshin në autobus ishte e papranueshme. Ata shprehen se i janë drejtuar për ankesat e tyre drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Vadardhë” zotit Lazam Çera,  por asgjë nuk është zgjidhur. Fëmijët shprehen se në autobuz shtyhen me njëri-tjetrin, janë ngushë dhe për më tepër u duhet të mbajnë maskat, ndersa në klasë janë të ulur nga një nxënës në bankë.

Pas shqetësimeve që shprehën prindërit e këtyre nxënësve, gazetarët iu drejtuan shkollës pritëse “Njazi Mastori”, ku në këto ambiente gjetën drejtorin e shkollës “Vadardhë”.  Lidhur me shqetësimet e prindërve ai u shpreh se shqëtësimi i tyre është i drejtë dhe mban anën e tyre, por kjo si situatë nuk është përgjegjësi e tij pasi akt-marrëveshja është bërë mes Zyrës Vendore Arsimore Paraunivesitare Durrës dhe shoqërisë së transportit “Ilirjano Tavel” për të gjithë mbarëvajtjen e kësaj procedure. Ai u shpreh se do t’i drejohej ZVAP Durrës që të mundësojnë shtimin e disa mjeteve transporti. Prindërit në përballje me drejtorin u shprehën se nëse kjo situatë nuk do të kishte një zgjidhje nuk do t’i dërgonin më  fëmijët në shkollë.

Por Fiks Fare arriti të sigurojë akt-marrëveshjen mes ZVAP Durrës dhe shoqërisë së transportit “Ilirjano Travel”, dhe ndryshe nga çcfarë tha drejtori i shkollës,  marrëveshja  është bërë nga vetë ai, z. Lazam Çera dhe subjekti përkatës. Për të verifikuar sesa në dijeni  ishte ZVAP Durrës Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë për informacion këtij institucioni  në lidhje me kushtet e transportit të 488 nxënësve të shkollës  9-vjeçare “Vadardhë” . Në përgjigjen e saj ZVAP Durrës shprehet se nuk ka në dispozicion mjete transporti.

Transporti i mësuesve dhe nxënësve bëhet përmes përdorimit të fondeve publike të vëna në dispozicion nga vendimi nr 682 i miratuar nga Këshilli I Ministrave në vitin 2015 për nxënësit dhe mësuesit që studiojnë dhe punojnë jashtë vendbanimit.  Prindërit të gjendur në të tilla kushte kanë vendosur që procesin e transportit ta sigurojnë vetë dhe ZVAP i mundëson rimbursimin e biletës. Të pyetur nëse ky proces transporti inspektohet nga ana e këtij institucioni në lidhje më masat anti-covid u mor përgjigja se  ZVAP Durrës nuk ka lidhur asnjë akt-marrveshje me asnjë firmë transporti për nxënësit dhe si rrjedhojë ky institucion nuk ka tagrin të ndjekë zbatimin e masave anti-covid. Këtë përgjegjësi e mbajnë organet e Policisë Rrugore dhe Inspektorati Shtetëror që ndjek zbatimin e protokolleve shëndetësore përfundon  përgjigja zyrtare e ZVAP Durrës.

5 ushqimet më të këqija për trurin, ja çfarë thonë ekspertët

Shprehja ne jemi çfarë hamë, merr kuptim më shumë se kurrë kur flasim për regjimin e përditshëm ushqimor të gjithësecilit. Një jetesë e shëndetshme është pikënisje për shëndet të mirë ndaj ekspertët theksojnë fort nevojën për të ndjekur dietat e duhura ushqimore. Sipas të dhënave Dieta Mesadhetare cilësohet si më e shëndetshmja dhe më e pasura në vlera për trupin.

Ajo jo vetëm që limiton kripërat dhe karbohiratet, por është e mbushur edhe me yndyrna të shëndetshme, perime e fruta. Por siç e dini jo të gjithë ushqimet janë të shëndetshme dhe mjekët veçojnë 5 prej tyre të cilat dëmtojnë trurin.

Patatet e skuqura
Në përgjithësi ushqimet e skuqura në Vajra të hidrogjenizuar nuk rekomandohen fort për shëndet të mirë. Yndyrnat që lëshojnë këto ushqime pasi skuqen mund të shkaktojnë një sërë problemesh në organizmin tuaj. Ato lidhen shpesh me rritjen e kolesterolit të keq në gjak si dhe obezitetin apo sëmundjet kardiovaskulare.Një studim Japonez publikuar në vitin 2019 tregoi se këto ushqime kanë një ndikim edhe në tru. Në këtë studim ku morën pjesë 1600 persona ata që konsumuan më shumë yndyrna të këqija ishin 75% më të rrezikur nga sëmundje si Alzhaimer apo dementia. Ato gjithashtu ndikojnë edhe në ruajtjen e memories së fortë tek meshkujt gjatë viteve të rinisë.

Çokollatat
Pa dyshim të preferuarat e gjithkujt, por ekspertët kanë një paralajmërim edhe për çokollatën. Pavarsisht se cokollata e zezë apo kakao njihen për vetitë e tyre të mira në organizëm, at mund të përmbajnë metaled he toksin atë dëmshme për trurin.Një studim mbi pemët e kakaos në Peru tregoi se disa prej tyre kishin nivele të larta kadimiumi një element kimik të cilin pemët e marrin nga toka ku janë mbjellë. Sipas ekspertëve ka një limit se sa mund të fusni në trup nga kjo substancë dhe është deri në 4.1 mikrogramë në ditë. Pasi mund të ndikojë keq në shëndetin turit, kështu që mos konsumoni më shumë se 1 filxhan kakao në ditë.

Pijet me gaz
Njihen për shijen e mirë, por dhe për dëmet që shkaktojnë në organizëm. Pijet me gaz apo ato me shumë sheqer të shtuar mund të shkaktojnë probleme në shëndetin tuaj mendor. Ato janë të mbushura me sheqer, shuruo, ngjyrues e një sërë kimikatesh të cilat ndikojnë në rritjen e inflamacionit dhe stresit në organizëm. Në disa raste mund të përkeqësojë edhe smëundje si depresioni dhe të ndikojnë në shëndetin e memories.

Alkooli
Efekti i menjëhershëm i alkoolit është në tru dhe me siguri sa herë keni konsumuar e keni vënë re. Kjo pije ndikon në gjykimin e mirë e të ftohtë tuaj, por edhe në shëndetin e trurit. Në terma afatgjatë, abuzimi me alkolin mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në tru, duke e tkurrur atë. Në disa studime është zbuluar se alkoli ndikon dhe ngadalëson ato pjes ëtë trurit që kanë të bëjnë me vendimarrjen, rrit impulsivitetin apo të mësuarin verbal.

Pijet dietike
Një nga shpijet më interesante të kohëve modern pa dyshim, por sa të shëndetëshme janë në të vërtetë? Megjithëse nuk përmbajnë sheqer, këto pije rrisin rrezikun e shfaqjes së diabetit të Tipit 2. Një studim i vitit 2019 nga Shoqata Amerikane e Zemrës vuri theksin tek një tjetër problem që pijet dietike mund të shkaktojnë. Studiuesit analizuan të dhëna nga 81.000 gra dhe tek shumica që kishin pësuar një ishemi apo goditje në trru e përbashkëta ishte konsumimi i pijeve dietike çdo ditë./AgroWeb