zoom

Day ArchiveMakina përplas motorin në hyrje të QSUT

Tiranë- Më datë 17.06.2021, rreth orës 22:45, tek hyrja e spitalit “Nënë Tereza”, mjeti me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. M., 23 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Pas 8 muajsh Thaçi dhe të tjerët në Hagë do të takohen me familjarët

Shtatë personalitetet të Luftës së UÇK-së që prej tetë muajsh ndodhen në Hagë, më në fund duke filluar nga 15 korriku do të kenë mundësi që të takojnë të afërmit e tyre.

Ish presidenti Hashim Thaçit, ish kryeparlamentari Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Hysni Gucatit e Sali Mustafës të cilëve u është konfirmuar aktakuza gjatë vitit 2020, më në fund do të kenë të drejtën që të takojnë familjarët e tyre.

Të gjithë të paraburgosurit gjatë kësaj periudhe, ishin pajisur me mjete që shërbejnë për të mbajtur lidhjen me anëtarët e familjes dhe të tjerët gjatë qëndrimit në paraburgim.

Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mundësuar që vizitat për këta të fundit të fillojnë më 15 korrik të këtij viti. Këtë e konfirmojnë nga kjo Zyrë për T7, ku theksoi se bisedat me video do të vazhdojnë të zhvillohen gjithashtu.

Vaksinimi i ish-krerëve të UÇK-së, ka bërë që të ketë rishikim të vazhdueshëm të masave që DHSK ka vendosur.

Kjo ka ndikuar edhe në rifillimin më të shpejtë të vizitave personale, të cilat asnjë nga ish-krerët nuk i zhvilluan fizikisht për muaj të tërë.

EURO 2020/ Holanda fiton pastër ndaj Austrisë, siguron kalimin në fazën tjetër

Holanda ka shënuar fitore komode ndaj Austrisë.

Ishte sulmuesi Memphis Depay që zhbllokoi rezultatin pas golit nga pika e bardhë (11′) .

Depay kishte edhe rastin e artë për të dyfishuar avantazhin, por dështoi të shënonte nga afërsia prej tre metrave .

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Holandës, derisa Austria nuk kishte ndonjë rast konkret.

Edhe në pjesën e dytë, Holanda ishte skuadër shumë më e mirë.

Demfries realizoi golin që doli të jetë i fitores pas asistimit të Malen (67′)

Me këtë fitore, Holanda kualifikohet në fazën e 1/16 së “Euro 2020” me gjashtë pikë në dy ndeshje, Austria dhe Ukraina kanë nga tri pikë në pozitën dy, respektivisht tre.

Kurse, Maqedonia e Veriut zyrtarisht eliminohet nga “Euro 2020”./

Piloti rrëfen krimin makabër: E vrava Karolinën, lashë fëmijën në krevat dhe e mbyta me jastëk! Më pas sajova …

Pas një muaj hetimesh, më në fund, krimi që tronditi të gjithë botën është zbardhur.

Për vrasjen e 20-vjeçares Caroline, është akuzuar bashkëshorti i saj, piloti 33-vjeçar, i cili ka pranuar të gjithë krimin. Ai ka rrëfyer me detaje, se si kreu aktin e rëndë, për më tepër, në sytë e fëmijës së tyre 12-muajshe.

“E vrava Karolinën, e mbyta me jastëk. Shkak u bënë konfliktet që kishim atë natë. Hodha fëmijën në krevat. E mbyta dhe më pas mendova grabitjen,”- mësohet të ketë thënë 33-vjeçari.

I pyetur nga hetuesit se përse nuk e ka rrëfyer më parë krimin, ai ka thënë se merakosej për vajzën, e cila do të mbetej pa asnjë kujdestar.

Më tej, thuhet se shkak i konflikteve janë bërë vendimi i Carolinës për të braktisur të shoqin, e për t’u larguar së bashku me vajzën te prindërit e saj.

Aksidenti me katër të vdekur, ndërron jetë 32-vjeçarja që ndodhej në koma

Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur në 6 qershor në Koshare të Ferizajt ku humbën jetën katër persona. Mediat vendase bëjnë me dije se ditën e sotme ka ndërruar jetë 32-vjeçarja që mbeti e plagosur rëndë nga përplasja dhe ndodhej prej gati dy javësh në gjendje kome.

Policia e Kosovës në Ferizaj përmes një komunikate për media thekson se I.R, 32-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, se sonte, rreth orës 20:00, personi I.R ( F/SH/K), e moshës 32 vjeçare, ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve të rënda, që kishte pësuar nga aksidenti i komunikacionit i datës 06.06.2021, që ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt, ku u aksidentuan dy automjete civile të udhëtarëve dhe humbën jetën 4 persona.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pajetë, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Hedhja e 10 mijë lekëshit në treg, Sejko: Janë rritur rrogat

Para dy ditësh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantoi dy prerje të reja të kartëmonedhave, 1.000 lekëshe dhe 10.000 lekëshe. Theksojmë se prerja 10 mijëshe është më e madhja deri më sot në vendin tonë. Kartmonedhat e reja do të dalin në treg duke nisur nga 30 qershori. Por një pyetje që shtrohet natyrshëm ka të bëjë pikërisht me faktin se përse BSH vendosi që në këtë moment të hedhë në treg prerjet e reja. Në lidhje me këtë foli vetë Guvernatori Sejko, në një studio televizive, ku tha se ky vendim është marrë 9 vite më parë dhe se aktualisht janë rritur rrogat. Ndërkohë që realiteti dëshmon komplet të kundërtën, pasi shumë shqiptarë jo vetëm nuk kanë parë rritje rroge, por ka prej tyre që s’po gjejnë dot punë.
Vendimi për hedhjen e kësaj kartëmonedhe është marrë 9 vite më parë dhe gjatë kësaj periudhe është elaboruar i gjithë procesi, që është i gjatë. Ne kemi rishikuar të gjithë kartëmonedhat tona. Kjo prerje mund të ishte hedhur edhe më herët. Për ekonominë në këtë moment kjo prerje i përgjigjet nivelit të çmimeve dhe të pagave, të rritjes së çmimeve dhe pagave, rritjes. Prerja më e madhe që kemi pasur ka qenë, 5 mijë lekë, pjesë e emisionit të vitit ’96, nga ‘96 pagat dhe çmimet në Shqipëri janë rritur me disa herë mbi 5 herë dhe një prerje e tillë do i përgjigjej nevojës së ekonomisë. Kjo prerje i shërben edhe BSH për një mirë-administrim qoftë për stokun e parasë dhe rezervave” tha ai, ndërsa mori edhe një shembull konkret “Po ta thjeshtoj, edhe ju, edhe neve, nëse nga pikëpamja praktike, nëse do të shkonim me pushime në një vend të bukur të Shqipërisë do të kishim një lehtësi, pra për të shpenzuar një sasi të caktuar parash, nëpërmjet prerjes së re do të na lehtësohej portofoli dhe do të kryenim të njëjtin funksion financiar me një sasi më të vogël paraje në qarkullim.

“Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm…”, kryeministri Rama citon Mit’hat Frashërin

Kryeministri Edi Rama ka risjellë në vëmendje mbrëmjen e sotme një shprehje të Mit’hat Frashëri.

Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale një shprehje, e cila mbetet aktuale për çdo dekadë.

“Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë”, thuhet në postimin e Ramës.

Ushtritë e Izraelit dhe SHBA-së do të diskutojnë tensionet në Lindje të Mesme

Shefi i ushtrisë së Izraelit do të shkojë të shtunën (19 qershor) në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar me zyrtarët amerikanë për situatën në Gaza dhe armëpushimin e 21 majit që i dha fund luftimeve 11 ditëshe me militantët e Hamasit.

Gjenerali Aviv Kohavi, është zyrtari i parë izraelit që viziton Shtetet e Bashkuara që kur u votua qeveria e re me kryeministër, Naftali Bennett.

Armëpushimi u shkel këtë javë pasi militantët palestinezë lëshuan balonë zjarrëvënës në drejtim të Izraelit, duke nxitur si hakmarrje sulmet ajrore izraelite.

Tensionet mbeten të larta. Militantët palestinezë kanë vazhduar me lëshimin e balonëve, njoftuan zjarrfikësit izraelitë që po mundohen ta ndalin zjarret e shkaktuara. Nga luftimet në muajin maj mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit mbetën të vrarë 260 palestinezë, përfshirë disa luftëtarë, thanë autoritetet e Gazës. Në Izrael, 13 njerëz u vranë, duke përfshirë një ushtar, nga raketat e lëshuara nga Gaza, thanë policia dhe ushtria.

Izraeli dhe SHBA-ja e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste.

Kohavi do të vizitojë Komandën Qendrore të Ushtrisë Amerikane në Florida, dhe në qendër të diskutimeve të tij do të jenë situata në Gaza, kërcënimet nga Irani dhe Hezbollahu, grupi militant në Liban që mbështetet nga Teherani.

Kryeministri i ri Bennett, një nacionalist hebre që pasoi në këtë pozitë kryeministrin veteran Benjamin Netanyahu, është zotuar se “Izraeli nuk do ta lejojë Iranin të ketë armë bërthamore”.

Vritet një gazetar në Meksikë, qëllohet me armë zjarri në kokë

SPANJË – Një gazetar ka mbetur i vrarë mëngjesin e ditës së sotme në Meksikë. Sipas mediave vendase, drejt gazetarit Gustavo Sánchez Cabrera është qëllimi në kokën time me armë zjarri.

Cabrera ishte i shoqëruar nga djali i tij 15-vjeçar, ndërsa ju jeni ndërprerë nga një motor dhe më pas është qëllimi. 15-vjeçari nuk ka pranuar asnjë dëmtim.
Ngjarja ka ndodhur në Tehuantepec, Oaxaca ndërkohë që gazetari ka ndërruar jetë në shitje. Gazetari Cabrera është një mundësi tjetër për atentatin e vitit 2020. Ndërkaq, rështë rrezikuar për vdekje në vitin 2013 nga një person i panjohur dhe në vitin 2014 nga një ish-oficer i policisë rrugore dhe shkarkim për korrupsion, pasi është denoncuar nga gazetari.

COVID-19/ EMA kërkesë BE: Përdorni 4 vaksinat që janë në dispozicion, e të aprovuara nga ne, janë të efektshme

Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin të gjitha opsionet e vaksinave kundër koronavirusit që janë në dispozicion për të luftuar pandeminë, tha të enjten (17 qershor) Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Sipas rregullatorit evropian, ende është shumë herët të thuhet nëse një lloj i veçantë i vaksinës është më i miri, raporton AFP.
Disa vende kanë kufizuar imunizimin me vaksinat e AstraZeneca-s dhe Johnson&Johnson për shkak të shqetësimeve të lidhura me mpiksjen e gjakut. Ato kryesisht po e zhvillojnë fushatën e imunizimit me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

“Akoma jemi në pandemi dhe është shumë e rëndësishme që për luftimin e saj të përdorim gjitha mundësitë që kemi në dispozicion”, tha Marco Cavaleri, shefi i strategjisë së vaksinave të EMA-s, në një konferencë për media.

Eksperti i EMA-s shtoi se është “shumë e vështirë të thuhet” se cili lloj i teknologjisë me të cilën prodhohen vaksinat mund të rezultojë më i suksesshëm në të ardhmen. Sipas tij të gjitha vaksinat ekzistuese “tashmë kanë shpëtuar miliona jetë”.

EMA ka autorizuar për përdorim katër vaksina: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe J&J.

Një nga katër vaksinat tjera që janë nën shqyrtim nga kjo agjenci është edhe CureVac e Gjermanisë. Në bazë të rezultateve të testimit doli se ajo ishte vetëm 47 për qind efektive.

Kjo shifër është nën pragun 50 për qind të efikasitetit, por Cavaleri tha se “kjo nuk do të thotë që agjencia nuk do të shqyrtojë tërësinë e provave” përpara se të marrë një vendim.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se nuk do të vendosë një prag 50 për qind të efikasitetit për vaksinat e koronavirusit që do të miratohen për përdorim/ REL.