zoom

Day Archive“Sms” e Erjon Braçes për Olsi Ramën pas shitjes së emrit të Superiores: Aferë e pastër…

Zv.kryeministri Erjon Braçe e konsideron afere korruptive dhe konflikt te pastër interesi shitjen e emrit të Superiores!

Për shitjen e emrit te Superiores foli në Panorama Sport edhe drejtori i Partizanit, që e konsideroi të vogël shumën, por gjithsesi një gjysmë hapi para!

Duke iu referuar deklaratës së drejtorit Olsi Ramës, zv.kryeministri thotë se klubi i Partizanit nuk mund të pranojë afera të tilla.

Ja deklarata e plotë e Braçes:

DREJTORI duhet te kuptoj se; PREJ KORRUPSIONIT DHE KONFLKITIT TE INTERESIT, NUK KA PARA PER FUTBOLLIN!; Pika e ujit zakonisht eshte e paster, jo e piste Dhe se Kur pranon korrupsionin dhe konfliktin e interesit si “hap perpara”, duhet te heshtesh per padrejtesite qe bien ne kurrizin tend, Kaq!

POS

ÇFARE DEKLAROI OLSI RAMA

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka folur të premten për “Panorama Sport” pas shitjes së emrit të Kategorisë Superiore. Emri i elitës së futbollit shqiptar u shit për 540 milionë lekë, që do t’u shpërndahen klubeve në mënyrë progresive gjatë tri viteve të ardhshme.

OLSI RAMA

Pas një llogarie të thjeshtë, 10 klubet e Superiores do të përfitojnë fillimisht rreth 10 milionë lekë, për të vazhduar më pas me një rritje progresive jo shumë të madhe. Të njëjtin mendim, ndan dhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama, duke i quajtur këtë përfitime si një pikë ujë.

Rama, emri i Superiores u shit dhe klubet do të përfitojnë para. Ju si klub, keni pasur dijeni për kontratat dhe si u vendos në fund? Ne si klub kemi qenë në kontakt për procedurat e ndjekura dhe u lajmëruam për rezultatin e ankandit. Presidenti dha pëlqimin e tij përfundimtar.

Mendoni se shitja e emrit të Superiores duhet të ishte bërë më herët dhe a janë të mjaftueshme përfitimet financiare për një klub si Partizani? Mirë që u bë tani, detyra e ligës është që t’ia rrisë vlerën emrit të Superiores. Sigurisht që, çdo person dhe çdo klub shpreson dhe uron që shuma të jetë më e madhe në të ardhmen. Për momentin, është një pikë ujë, por gjithsesi është një gjysmë hapi përpara.

Pushuesit dynden drejt jugut/ Trafik në unazën Shkozet – Plepa

Trafik i rënduar në unazën Shkozet – Plepa, segmentin që lidh autostradën Tiranë – Durrës më autostradën e jugut.
Shkak është bërë numri i madh i pushuesve, që në fundjavë janë dyndur drejt plazheve të Vlorës dhe rivierës sonë. /Zoom.al

Ekskluzive/ Flasin fqinjët: Kudreti ishte tip i dhunshëm, Dhurata ishte e lëvizshme, nuk pyeste për…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e djeshme ku mbeti një person i vrarë dhe një i plagosur.

Vjehrri, Mexhit Picari ka vrarë me armë zjarri dhëndrin Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin Adreatik Cama.

Zoom.al ka marrë dëshmi të komshinjve të viktimës ku shprehen se ai njihej si person i dhunshëm.

Sa i përket familjes ato shprehin shumë respekt për babain e tij, i cili ka qenë me profesion ekonomist.

Zoom.al ka mësuar se familja e Kudretit ka disa biznese.

Ndërsa sa i përket Dhurata Saliajt shpreh se ka qenë tip i lëvizshëm dhe se nuk i pyeste vjehrrin dhe vjehrrën, ndërsa nuk i besojnë fjalët që ka nxjerr në shitje virgjërinë e mbesës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Lela, do të të…/ Çifti zihet në mes të Rrugës: Më thuaj tani a do me i dhënë fund

Një zënkë mes një çifti  në Tiranë ka agravuar deri në banalitet. Video është regjistruar nga banorë pranë lagjes të cilët e kanë dërguar në redaksinë e Maska.al

Djali  dëgjohet që të thotë “Lela do të q* racën në p*h” ndërkohë vajza  kthehet pas kësaj fraze për të debatuar.

Zëri i saj nuk arrihet të shqyhet, por  arrihet të kuptohet se  zënka ka nisur për motive të dobëta, ku në një moment shtynë vajzën.

Pas debatesh të ashpra djaloshi i irrituar e pyet “Lelën” nëse dëshirë ti jap fund lidhjes.

Nuk është rasti i parë ku zënkat e dashurisë  përfundojnë duke “u sqaruar ” rrugëve të qytetit  ku nuk kanë munguar dhe rastet ku  është ushtruar dhe dhunë fizike ndajë  “të dashurave”.

Kujtojmë rastin e dhunës barbare të ushtruar në ambientet e QSUT nga Ramazan Rraja, nipi i deputetit te PS-së, Rrahman Rraja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

VIDEO/ Del video pak pas vrasjes së Kudret Saliajt, avokati mezi qëndron në këmbë. Ndërkohë një grua..

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku vjehrri qëlloi për vdekje me pistoletë dhëndrin pasi ishin në process divorci me vajzën e tij.

Kudret Saliaj ka qenë në kafe sëbashku me avokatin e tij Adreatik Cama i cili ka mbetur i plagosur.

Zoom.al ka siguruar një video pak pas vrasjes ku shikohet avokati i plagosur që është në këmbë dhe lëviz me vështirësi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Kapedani zbulon dilemën, ja kush ja hodhi videot në “Tik-Tok”

Teksa e hëna pritet të jete dita kur Enkeleda Kapedani të dalë para qeverisë së gjyqësorit mbi kërkesën e ILD-së, Top Channel zbardh raportin.

Aty, perveç veprimeve si pyetja e sekretarëve gjyqësorë, kamerat e sigurisë , është marrë në pyetje edhe magjistratja Kapedani, thonë burimet e Top Channel.

Burimet shtojnë se gjyqtarja mohon kategorikisht të ketë llogari në rrjete sociale, jo vetëm në “Facebook”, por edhe “Instagram” dhe “TikTok”. “Videot janë personale të miat”, deklaroi gjyqtarja, kurse kanë dhënë më tej ndihmë për inspektorët e ILD.

Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç”, këmbëngul gjyqtarja dhe ky version do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesen për pezullimin e saj nga detyra.

Kapedani është gjyqtare prej vitesh dhe së fundmi është zgjedhur nga anëtarët e Gjykatës së Elbasanit edhe zëvendës kryetare.

 

Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Uellsit

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 18:00 miqësoren me Uellsin dhe skuadra kuqezi ka zhvilluar edhe përgatitjet e fundit për këtë përballje.

Trajneri Edy Reja e ka bërë gati formacionin që do të hedhë në fushën e lojës diçka që ai e pohoi edhe në konferencën e tij për shtyp. si zakonisht skuadra jonë kombëtare do të zbresë në fushën e lojës me skemën 3-5-2 dhe Pa Etrit Berishën, portën e kuqezinjve në sfidën me uellsianët do ta mbrojë Selmani.

Mbrojtja ashtu siç e tha edhe vetë Reja pasditen e së premtes do të përbëhet nga Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli. Në mesfushë konfirmohet prania e Keidi Bares, Amir Abrashit që do të jetë edhe kapiteni i skuadrës për këtë përballje dhe Endri Cekiçit, ndërkohë që atyre u bashkohen edhe Doka dhe Ermir lenjani. Përsa i përket sulmit, Rei Manaj do të ketë si  partner në repartin e avancuar Bekim Balajn.

Pas sfidës me Uellsit, Kombëtarja Shqiptare do të udhëtojë drejt Pragës për të zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore, atë me Cekinë dhe që të dyja këto ndeshje do të transmetohen në platformën Digitalb.

Italia funksionon në mënyrë perfekte, mposht me goleadë Çekinë

Italia funksionon në mënyrë perfekte dhe këtë e ka demostruar edhe në testin miqësor një javë para startit të Kampionatit Europian 2020, ku mposhtën Republikën Çeke me rezultatin e thellë 4-0.

Roberto Mancini kishte aktivizuar ata që shihen si titullarë të të kaltërve në Europian dhe paraqitja e tyre ishte plotësisht bindëse, duke dominuar totalisht sfidën ndaj çekëve.

Sfida u zhbllokua nga Ciro Immobile në minutën e 23-të, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë ishte mesfushori i Interit që shënoi, duke dyfishuar avantazhin.

Në pjesën e dytë protagonist u bë kapiteni i Napolit, Lorenzo Inzigne, që në ditën e 30-vjetorit të lindjes shënoi një gol dhe dha një asist perfekt për Berardin, me këtë të fundit që vulosi suksesin.

Vetëm një javë para startit të Euro 2020-ës, Roberto Mancini “fërkon duart” teksa sheh Italinë e tij të funksionojë në perfeksion edhe ndaj një kundërshtari aspak modest si Republika Çeke.

Vrasja në Tiranë, zbardhet roli i Dhuratës në krim

Zbulohet roli i Dhurata Saliajt në vrasjen e ish bashkëshortit të saj, Kudret Saliaj. Sipas burimeve nga policia e Tianës bëhet me dije se Dhurata Saliaj ka qenë në lokalin ku ka ndodhur vrasja.

Hetuesit thonë se Dhurata Saliaj, ka qenë në rolin e vëzhgueses duke informuar babanë e saj me lëvizjet e viktimës.

Rezulton sipas policisë, se gruaja tashmë e arrestuar ka njoftuar Mexhit Picarin dhe ku i fundit i pajisur me armë zjarri TT, ka shkuar në lokal dhe ka qëlluar me disa plumba Kudret Saliaj.

Vrasja u shënua pak para mesditës së 4 qershorit në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës ku pritet të mbahej seanca e radhës për procesin e divorcit.

Vrasja ndodhi në sy të njërit prej tre fëmijëve të çiftit. Dhe nga plumbat mbeti i plagosur dhe avokati Adriatik Cama, ish prokuror i Prokurorisë së Tiranës.

Zgjerimi ekonomik i Kinës në Shqipëri dhe Rajon e rreziqet që mbart ky zgjerim ekonomik

Nga Bekim Bici

Ballkani është udhëkryq dhe pikëtakim ku gjatë historisë janë takuar shtete dhe perandori. Është pozita e veçantë gjeografike e këtij rajoni që është bërë shkak që fuqitë botërore të synojnë për realizimin e interesave të tyre politike ekonomike ushtarake apo edhe gjeopolitike. Teksa Ballkani ka qenë pikësynimi i superfuqive si  Rusia, Perandoria Osmane, Austria, ish BRSS, SHBA apo edhe BE, tashmë në skenë është shfaqur fuqishëm një tjetër superfuqi botërore siç është Kina. Shqipëria për shkak të pozitës gjeografike, është një nga vendet në mos vendi më i lakmuar nga fuqitë botërore, si portë hyrëse në Ballkan e në Lindje në përgjithësi.

Ndikimi i Kinës në Ballkan është i fokusuar kryesisht në aspektin ekonomik. Kjo qasje është në përputhje të plotë me objektivat e saj strategjike, ku ekspansioni ekonomik identifikohet si prioriteti kryesor. Andaj, objektivë e politikës së jashtme Kineze në të gjithë botën është ajo që njihet si “Diplomacia e Investimeve në Tregti” (Trade Investment Diplomacy). Kjo strategji zbatohet edhe në vendet e Ballkanit.

Raportet miqësore dhe gatishmëria e Shqipërisë për të mirëpritur investimet Kineze është shprehur qartë në 7 prill të vitit 2017 kur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me delegacionin kinez të kryesuar nga zv.kryeministri Zhan Gaoli, vendosën për ngritjen e komisionit Ekonomiko-Tregtar, një nismë e dy vendeve që shqyrton potencialet e mundësitë për bashkëpunim.

Aktualisht qëllimi kryesor i Kinës, sa i përket raporteve me Shqipërinë, është krijimi i qasjes në portet detare, përmes së cilave mundësohet qasje në Detin Adriatik dhe atë Jon, teksa vendi ynë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar. Për të qenë më konkret, Shqipëria i ka ofruar Kinës portin e Shëngjinit në formë të koncesionit për 25 vjet, në këmbim të investimit dhe rinovimit të tij substancial, pasi kemi të bëjmë me një port të dëmtuar.

Nga ana tjetër, Kina synon edhe veprat e mëdha infrastrukturore e teknologjike, vlera e të cilave është shumë e madhe. Por krahas ekonomisë së lire, Kina në vetvete mban interesa të fshehura, të cilat realizohen kur shtetet në të cilat investon Kina, nuk mund të shlyejnë huatë e marra. Megjithëse huazimi i Pekinit mund të ndihmojë vendet në zhvillim, një grumbullim i errët i borxhit përfundimisht mund të zvogëlojë rritjen ekonomike. Përballë këtyre borxheve, vendet detyrohen të nënshkruajnë për dhënien e pjesëve të ndryshme të territoreve për shlyerjen e tyre.

Qëllime të tilla të Kinës, shqetësuar Bashkimin Evropian, ku zyrtarë të ndryshëm akuzojnë unionin për nënvlerësim të rolit të Kinës në Ballkan. Eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, marrja e huave nga disa shtete të Ballkanit në vlera të mëdha nga Kina, rrit rrezikun që ekonomitë e brishta të rajonit, më shumë sesa të zhvillohen, rrezikojnë të dëmtohen.

Shqetësim i tillë është ngritur edhe në Konferencën e Sigurisë të mbajtur 2 vite më parë në Mynih të Gjermanisë. Kina nëpërmjet asaj që njihet si ‘Diplomacia e borxh-mbetjes’, jo vetëm që mund të ndikojë politikisht në këto vende, porn ë anën tjetër mund të marrë pika strategjike, siç janë portet. Duke mbajtur një distancë të barabartë diplomatike nga Uashingtoni dhe Moska dhe duke përfituar nga një partneritet strategjik me BE-në, Kina po e përdor Ballkanin si një “tokë e askujt”, që mund të arrihet lehtësisht për të bërë një hyrje evropiane. Kanali kryesor do të jenë portet mesdhetare.

Nëse do të ndalemi e të hedhim një sy në rajonin e Ballkanit, Mali i Zi është vendi me përqindjen më të madhe të borxhit kinez. Ngjarjet e fundit tregojnë rrezikun eminent, ku vendi ynë fqinj rrezikon që të humbë portin e Barit apo territor të vetin. Borxhi prej rreth 1 miliard eurosh i cili iu ofrua Malit të Zi si një ‘ndihmë financiare’ për ndërtimin e autostradës, tashmë është kthyer në një mine me sahat. ‘Ndihma’ të tilla Kina ka ofruar edhe për shumë vende të tjera, ku mund të përmendim Sri Lankan, e cila për shkak të borxhit ndaj Kinës dhe pamundësisë për ta shlyer, I dorëzoi në vitin 2017 Pekinit zyrtar një port strategjik.

Pas presionit të vazhdueshëm nga Kina që Mali i Zi të shlyejë borxhin, disa javë më parë i dërgoi një letër Parlamentit Europian nëpërmjet zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç, që të vendi i tyre të çlirohej nga ndikimi kinez dhe ai rus. Nga ana tjetër Ministri malazez i Financave Milojko Spajić i ka dërguar një letër dërguar Bankës Kineze Exim, për zgjatje afatesh, pasi sipas tij Malit të Zi i duhen të paktën 3 vite për shlyerjen e borxhit.

Projekti është financuar nga banka kineze “Exim” është ai I autostradës që do të lidhë Malin e Zi me Serbinë e Italinë, por ekspertët vendas pohojnë se edhe pse një vepër me rëndësi të madhe infrastrukturore dhe ekonomike, kjo do të çojë në nivele kritike financiare. E vërteta është se paralajmërimet e ekspertëve sot po rezultojnë edhe më të prekshme. Ekspertët përveç dhënies së portit të Barit apo ndonjë pjese territori, paralajmërojnë si skenarin më të keq falimentimin e shtetit.

Ashtu siç thamë në fillim të këtij shkrimi, Shqipëria është shprehur e gatshme për bashkëpunim me Kinën për vepra të mëdha infrastrukturore. Por zgjerimi ekonomik i Kinës në vendin tonë dhe rajon mbart rrisqe të fshehura të cilat shfaqen në momentin kur huamarrësit shfaqin vështirësinë për shlyerjen në kohë të borxhit. Ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë që të kemi kujdes nga investimet kineze sidomos ato off-shore. Pushtimi ekonomik është kurthi dhe pushtimi më i frikshëm, nga i cili hyrja është e garantuar por dalja jo, pushtim i cili sjell më pas edhe atë politik.

Burimet: “Respublica”, “eupolicyhub.eu”, “nato.int”, “kryeministria.al”, “HRT”, “B92”