Aplikacion
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj ka mohuar të ketë përgjuar përfaqësuesin e ONM Hans Kijlstra, sikurse u akuzua nga kolegu i tij Theo Jacobs, gjatë procesit të vetingut ndaj saj.
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Imeraj tha se është e gatshme të hetohet mbi gjithçka, bazuar në prova dhe fakte konkrete.
“Nëse pretendohet një përgjim i realizur dhe i adresohet një personi të tillë që ka detyrën e drejtuesit të prokurorisë: Nëse është bërë në bazë të veprimtarisë profesionale quhet shpërdorim detyre dhe nëse është bërë në kuadër të veprimtarisë private quhet cënim i privatësisë. Jam gati të hetohem mbi çdo gjë, bazuar në fakte e prova konkrete, por jo mbi letra të sajuara”, u shpreh Imeraj.
U qëllua në sy të fëmijëve! Si e shpëtoi çanta me miliona lekë “të fortin” e VlorësEdison Begaj, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës” do të qëllohej teksa ndodhej në prani të fëmijëve. Pavarësisht plumbave, ai ia doli të mbijetonte dhe duket se për jetën i detyrohet çantës me para.
38-vjeçari sapo parkoi makinën pranë derës së banesës së tij, në momentin ku ai kthehet sërish te makina autori i plagosjes i del përballë dhe e qëllon disa herë, ndërkohë që në makinë gjendeshin fëmijët e tij të mitur.
Begaj bie në tokë dhe fëmijët të tronditur lëvizin nga makina.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, gazetari Ferdinand Dervishi zbuloi se “çanta që Begaj kishte të varur në qafë mbante miliona lekë brenda, dhe dy prej plumbave janë ndaluar nga tufa e parave”.
“Ta shohë Skënderbeu këtë do i ikë truri”! Rama poston foton me Erdoganin, shpërthejnë ndjekësitKryeministri Edi Rama ka shpërndarë fotografi nga takimi në presidencën turke me kreun e shtetit turk, Recep Taip Erdogan.
Bashkëngjitur saj, Rama shkroi:
“Miq”.
Duket se cilësimi “mik” nuk është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në komente.
”Ta shohë Skënderbeu këtë fotografi do i ikë truri”, shkroi dikush.
“Respekt për Sulltan Erdoganin”, ironizon një tjetër.
A po përgatitet një listë me politikanë e biznesmenë “non grata” në Shqipëri si në Bullgari?
Ditën e sotme, SHBA-ja, saktësisht Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit vuri sanksione ndaj tre shtetasve bullgarë dhe 64 subjekteve të lidhura me ta për përfshirje në korrupsion.
Në bazë të Ligjit Magnitsky, Departamenti i Thesarit sanksionoi biznesmenin dhe oligarkun e njohur bullgar, Vassil Kroumov Bojkov, ish-deputetin, Delyan Slavchev Peevski dhe ish-zëvendësshefin e Agjencisë Shtetërore Bullgare për Operacionet Teknike Ilko Dimitrov Zhelyazkov, i cili u emërua në Byronë Kombëtare për Kontrollin e Pajisjeve të Mbjedhjes së të Dhënave të Zbulimit. Po ashtu sanksione janë vënë edhe ndaj kompanive në pronësi apo të kontrolluara nga këta individë.
Nisur nga e gjitha kjo, a pritet të ndodhë diçka e ngjashme edhe në Shqipëri?
Burime diplomatike thonë se rreth 28 emra biznesmenësh dhe politikanësh nga Shqipëria janë gjithashtu pjesë e kësaj lloj liste. Madje shtohet se lista në fjalë po shqyrtohet dhe po shkohet drejt një draft-i final.
A u divorcua me bashkëshortin thjesht dhe vetëm prej vetingut? Përgjigjet kryeprokurorja e TiranësKryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj ka deklaruar sot gjatë një interviste televizive se divorci mes saj dhe bashkëshortit nuk është bërë në funksion të Vetingut.
Duke folur në emisionin “Opinion”, Imeraj hodhi poshtë zërat dhe pretendimet e përfaqësuesit të Ndërkombëtarëve Theo Jacobs.
Pjesë nga intervista
Imeraj: U kam thënë fëmijëve të më ndjekin sot në intervistë. Absolutisht nuk ka lidhje zgjidhja e martesës me procesin e Vetingut. Zgjedhja e martesës ka zgjidhur vetëm dy momente kryesore që lidhet me takimet e të atit me fëmijët dhe lënien e përkujdesjes për fëmijët, mua personalisht. Unë kam që nga viti 2018 që i jam nënshtruar procesit të Vetingut. Çdo ditë të jetesës, raportet financiare, takimet, konktaktet, përfshirë edhe tabulatet ekonomike, kanë qenë të marrë dhe të administruara me letra. Ajo që ligji kërkon që zgjidhja e martesës të mos ketë lidhje me Vetingut. Janë dy çështje të ndryshme.
Fevziu: Pretendimi është që është divorc “fake” dhe gjithçka vazhdon normalisht
Imeraj: Unë kam nga shtatori 2018 me vetingun dhe çdo ditë e jetesës sime, e takimeve, kontakteve, përfshirë edhe tabulatet e telefonit tim kanë qenë të regjistruara me letra. Kjo nuk më shqetëson asgjë, por në thelb nuk është e nevojshme të ndahen me publikun arsyet e zgjidhjes së martesës sime. Por ajo që ligji kërkon është që kjo çështje të mos ketë lidhje me vetingun.
Kush e vrau Artan Santon? Flet kryeprokurorja e Tiranës: Ja pse u rihap dosjaShefja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur sot për rihapjen e hetimeve për vrasjen e bankierit, Artan Santo. Edhe pse nuk e konfirmoi drejtpërdrejt ajo la të kuptohet se ka të dhëna të reja, që kanë çuar në rifillimin e hetimeve për këtë ngjarje të bujshme të mbetur ende pa autor.
“Në duhet të heqim dorë, ne si prokurorë dhe ju si media nga veshja e prokurorisë me fjalën “përdorim” sepse kështu ju nuk lini prokurorët të bëjnë punën e tyre të qetë.
Po flasim për një çështje të rëndësishme dhe që ka ndodhur në lagjen më të populluar të Tiranës.
Çdo cështje që rifillon ka detaje që mund të konsiderohen. Nuk mund të jap asnjë detaj më shumë sepse mund të prishim punë. Nuk mund të jap më shumë detaje për më tepër që kjo çështje tashmë i ka kaluar SPAK”,- tha Imeraj në Opinion.
“Për’puthen +40”/ Gilberta: Iliri më shkruan në WhatsApp, i kam bërë bllokGilberta ka zbuluar se Iliri tenton të komunikojë me të jashtë programit duke i shkruajtur në WhatsApp, por ajo nuk e pëlqen aspak këtë veprim.
Më pas Iliri ka treguar si është rrjedha e ngjarjeve që i ka shkruajtur Gilbertës, ndërsa i kërkoi asaj që t’ia thojë që nuk i intereson.
Gilberta: Iliri vazhdon e më përmend nëpër story, në WhatsApp më shkruan. Kudo i kam bërë bllok, por aty nuk di ti bëj.
Iliri: Është diçka humane.
Gilberta: Nuk më intereson humanizmi yt.
Iliri: Nuk ma ka thënë që nuk i intereson. Ka rëndësi dhe përmbajtja e mesazhit, e kam pyetur si është vetë, si është babai. I intereson apo jo, duhet ta thotë. Më ka marrë në telefon, nuk i përgjigjesha dot dhe mund të ma thoshte me mesazh që nuk i intereson.
Ricky Martin prej kohësh ka zbuluar se është homoseksual dhe i lumtur në marrëdhënien e tij me Jwan Yosef. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “People”, Ricky ka treguar se ndihet shumë komod nën lëkurën e tij dhe i lumtur me familjen që ka krijuar me partnerin.
“Unë jam një libër i hapur!”- është shprehur Ricky, kur është pyetur në lidhje me faktin nëse dëshiron të ketë më shumë fëmijë.
“Nuk fsheh më asgjë sot. Ne nuk jemi në pritje të ëmbël. Aktualisht, po përpiqemi t’ja dalim mbanë me binjakët dhe të rrisim dy binjakët e tjerë, sepse Lucia dhe Renn kanë vetëm 9 muaj diferencë. Ata janë të lodhshëm, por ne jemi të fortë dhe të shëndetshëm”, është shprehur Martin.
Këngëtari ka treguar se me partnerin e tij është njohur në vitin 2016-të përmes Instagram-it dhe se të dy kanë jetuar për disa muaj një dashuri platonike derisa më në fund u takuan në Londër.
“E pashë dhe thashë:Oh Zot unë do martohem me të”, ka treguar Ricky për takimin e parë.
Një vit më vonë, në hotelin ku u njohën bashkë për herë të parë, çifti vendosën të fejoheshin.
“Ai është burri më romantik që kam njohur. Ai ankohet se unë nuk i këndoj kurrë. Po ai është një kërcimtar shumë i mirë. Unë i thërras Shakira!”- është shprehur Ricky Martin për partnerin e tij.
Më pas ai ka treguar se vendimi për t’u martuar ishte i minutës së fundit, sepse rastisi që familjet e tyre ishin në të njëjtën kohë bashkë në qytet.
Asokohe Martin ishte një baba beqar, i dy binjakëve, Valentino dhe Matteo, që erdhën në jetë nga një nënë surrogate. Ai ka pranuar se ata kanë dëshirë që të kenë në të ardhmen më shumë fëmijë.
“Po duam më shumë fëmijë. Ka embrione të ngrira. Më kujtohet se çdo të diel ne ishim 34 nipër dhe mbesa në shtëpinë e gjyshërve tanë. Dhe gjithmonë kam thënë se një ditë unë do të hap derën e shtëpisë time dhe do të shoh shumë fëmijë që vrapojnë drejt meje. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime”, është shprehur Ricky Martin.
Debat i ashpër në “Për’puthen +40”! Konkurrenti: Stela më kërkoi marrëdhënie intimeGjithë studioja e “Për’puthen +40” është përfshirë në një debat të ashpër ditën e sotme për shkak të Stelës dhe Armandos. Stela tregoi se Armando e ka kërcënuar dhe dhunuar vazhdimisht. Më pas Armando bëri një deklaratë shumë të fortë, që nxiti akoma më shumë përplasje.
Armando u shpreh se Stela i ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie intime dhe pas këtyre fjalëve Stela u largua nga studioja.
Pjesë nga debati:
Stela: Do të dal nga këtu se nuk e duroj dot më këtu. E mban veten në kamera, ndërsa jashtë kamerës je dhunues. Dua mos të më flasësh më, kam të drejtë të bëj ç’të dua.
Armando: Kujdes kujt i tregon gishtin.
Stela: Ti duhet të dalësh nga emisioni se je shembull i keq, më ke kërcënuar! Kam ardhur të gjej dashurinë e time se jeta ime është e mbushur me stres, por atë nuk e duroj dot.
Armando: Të çjerr maskën.
Stela: Ai është një person i dhunshëm. Kur kemi dalë jashtë, më ka thënë “Ta tregoj unë ty.” Ti nuk e ke vendin këtu, unë kam të drejtë të zgjedh, jo të dhunoj. Është turp për ty.
Armando: Ti më ke kërkuar seks mua, më ke kërkuar të bëjmë dashuri bashkë.
Pas këtij debati, opinionisti Arjan Konomi shpërtheu kundër Armandos duke e cilësuar si të pafytyrë, sepse zbuloi bisedën me Stelën në një moment dobësie.
“Je i pafytyrë nëse e thua publikisht që të ka kërkuar seks. Burrëri është t’i thuash që të dalim bashkë, pasi kemi bërë këto gjëra. Që një mashkull është pis dhe maskara kur përmend që femra i kërkon s*ks në një moment dobësie. Pse ia nxjerr asaj? Për ta çarmatosur? Ik o mashkull i pafytyrë”, u shpreh Arjan Konomi i revoltuar.
“Janë serial killer”! Vdekjet që tronditën vendin/ Eksperti Karamuça: Vetëflijohen nëpërmjet presioneve!Eksperti i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuça ka folur për disa ngjarje të vdekjes që kanë tronditur vendin tonë që kanë brenda mister, pasi nuk i jepet një përgjigje konkrete arsyes së flijimit.
Në emisionin “Open”, ai ka treguar se vdekja e Zhaneta dhe Anisa Josifit, e 32-vjeçarit Gerti dhe e 23-vjeçares Evgjeni Baxho bëhen nëpërmjet presioneve për humbjen e jetës.
I pyetur se ku dështoi grupi i hetimit për të zbardhur ngjarjen e Kombinatit, Karamuça tha:
“Ka një problem se jemi pedagogë dhe këto i marrim si raste studimore dhe i krahasojmë në literaturën ndërkombëtare se mjaft u morëm me histori Netflix-esh. Nuk kam qenë asnjë pjesë e grupi hetimor, ushqimin e marr nga gazetat, policia është hermetike. Prokuroria udhëheq hetimet dhe në dijeninë time nuk e kam lexuar se çfarë veprimesh ka kërkuar të kryejë.
Mund të them që edhe rasti i motrave dhe i personit të gjetur dhe i rastit të personit që flasim janë të lidhura që vetësakrifikohen e vetëflijohen nëpërmjet presioneve për humbjen e jetës.”