zoom

Day ArchiveEdi Rama nuk guxon të thotë atë që i kërkon ambasada amerikane për Tom Doshin

Për disa minuta me radhë kryeministrit Edi Rama iu kërkua nga gazetarët në studion e emisionit Opinion të thotë atë që i është kërkuar publikisht nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Ambasadorja kërkoi që ashtu si PD, edhe PS të shprehet se nuk e do Tom Doshin në parlament, pasi ai është shpallur non grata në SHBA dhe Australi.
Por kryeministri Rama nuk guxoi ta thotë që Tom Doshi s’duhet të jetë. Madje ai tha se Tom Doshi ishte ëngjëll në krahasim me Ilir Metën e Sali Berishën.
“Nuk e përcaktoj unë nëse ai futet apo jo në parlament” tha Rama duke iu shmangur kërkesës.
Por drejtori i informacionit në ABC News, gazetari Andi Tela, i tha se nuk po i kërkohet ta pengojë, por vetëm të thotë publikisht që ai nuk duhet të jetë deputet.
Pavarësisht insistimit të gazetarit, Rama i bishtnoi kërkesës së gazetarit dhe ambasadores amerikane. /Zoom.al

Fjalimi prekës/ Përlotet Flutura Açka: Luftoj edhe për tim bir

Fushatën e opozitës në sheshin “Nënë Tereza” e hapi shkrimtarja Flutura Açka, kandidate në qarkun e Elbasanit.

E emocionuar, kandidatja demokrate tha se nuk di të mbajë fjalime politike, por të flasë me zemër.

“Unë jam Flutura Açka, shkrimtarja shqiptare. Të nderuar shqiptarë dhe demokratë, të nderuar kandidatë, i nderuar zoti Basha. Unë nuk di të mbaj fjalime politike, por di të flas me zemër. Edhe pse jam njeri i fjalës, nuk e kam të lehtë të ndaj emocionin, nis edhe më merret goja kur flas për gjëra shumë të dashura”.

“Mjekë, inxhinierë, profesionistë po ikën sepse nuk kishin mundësi. Ne do t’ia dalim t’i kthejmë, vetëm duke ndrequr demokracinë. Ose të ndreqim demokracinë tonë, ose të shkojmë në diktaturë. Të fillojmë ta ndreqim që sonte demokracinë. Vetëm kështu do ta çlirojmë Shqipërinë nga baronët e drogës, baronët e kullave,” tha Açka.

Shkrimtarja e prekur tha se edhe shqiptarët janë në të njëjtin front si në vitin 1990. Duke cituar shkrimtarët e mëdhenj, ajo tha se nuk mund të qëndronte indiferente.

“Kapërcimi nga vetmia te shumria e njerëzve nuk është e lehtë. Nuk ka qenë hezitim, por përgjegjësi për të thënë po, vetëm pak çaste për të vendosur. T’i thuash jo në kohërat si tona, nuk bën gjë tjetër vetëm se pohon postulatin e Dantes për vendin që kanë në ferr indiferentët për kohët e turbullta. Unë vendosa të mos isha indiferentë në kohëra kaq të turbullta. Më shtytë të shoh një botë që më ka bërë edhe më të ndjeshme se magjia e fjalës. Duke hyrë në zemër të demokracisë po zbuloj se çfarë i shtyn këta shqiptarë të thjeshtë të trokasin portë më portë që ndajnë me mua çdo ditë. Besoj se ajo shtysë është vetëm besimi te fitorja”.

Në fund, Açka tha se po lufton edhe për të birin e saj të ndjerë, duke theksuar se kjo është beteja e dy njerëzve të drejtë. Po luftoj për ëndrrën e pakryer të tim biri për ta parë Shqipërinë në Europëtha ajo.

“Në fakt, nuk jam thjesht një grua që valëvitet mes shkrimit dhe politikës, tek unë luftojnë dy njerëz që luftojnë në një trup. Bashkë me mua lufton edhe im bir, ëndrra e pakryer e të cilit për ta parë Shqipërinë në Europë është pjesë e betejës time. Ndaj, kundërshtarit tim politik do t’i duhet të përballet me dy qenie të drejta, luftarake dhe pa kompromis, në detyrën e shenjtë të ndreqjes së demokracisë shqiptare,” tha ajo.

 

E trishtë/ Koronavirusi nuk kursen askënd, ndahet nga jeta në moshë të re aktori shqiptar

Aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti është ndarë nga jetë këtë të enjte si pasojë e infektimit me Covid-19.

Aktori i njohur Luran Ahmeti 45-vjeçar ishte i shtruar prej disa ditësh në Klinikën Infektive në Shkup, por ai nuk ia doli dot përballë sëmundjes së rrezikshme.

Ahmeti la pas të bijen, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike.

Ahmeti ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike.Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshirë edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”.

“Kush i gjeti vaksinat, kush?”, Rama: Kush i bën punët, kush? Dhëndri, që e pritën një orë, me kë? Me Dash Shehin, me…

Kryeministri Edi Rama është ndalur në nisje të fushatës elektorale te PS-së te sjellja e vaksinave në vendin tonë, që sipas tij janë mundësuar vetëm në sajë të qeverisjes së tij. Rama tha se mandati i tretë duhet për të përfunduar të gjitha reformat që socialistët kanë nisur dhe nuk duhet të mbeten në mes.

“Kush i gjeti vaksinat, kush i solli vaksinat këtu, ne brenda qershorit do të kemi vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë, dhe brenda pranverës së ardhshme do të kemi vaksinuar të gjithë qytetarët. Kush, kush i bën këto, dhëndri që fton njerëzit në dasmë, që i lë një orë ta presin, dhe thajnë së ftohti, dhe bërtasin.

Ata? Me kë? Me Dash Shehin, me Mediun, me Nard Ndokën, me Mesilën, me Dulen. Nard Ndoka duke i vetmi i vetmi filozof, pa llogaritur Monikën, Lilon, Saliun. Mandati i tretë na duhet për të përmbyllur Reformën në Shëndetësi, dhe për të vazhduar rritjen e buxhetit në shëndetësi, që ende nuk mjafton. Mandati i tretë është për ti dhënë fund dy turneve në shkolla, për të bërë gjuhën angleze”, tha Rama dhe renditi një sërë reformash që sipas tij kanë mbetur në gjysmë.

“Kosherja” apo “Portokalli”? Cili emision ndiqet në shtëpinë e Salsanos dhe Erjonës, dy partnerëve rivalë

Aktori i mirënjohur i humorit, Salsano Rrapi, përtej karrierës së tij të suksesshme si aktor, moderator dhe skenarist, ai është dhe një familjar i përkushtuar, babai i dy vajzave që janë fryt i një dashurisë me aktoren e njohur dhe njëkohësisht kolegen e tij, Erjona Kakelin, me të cilën kanë bashkëpunuar prej kohësh në programin e humorit “Portokalli”.

Së fundmi dyshja janë ndarë në dy programet kundërshtare të humorit.

Partnerja e moderatorit, Erjona Kakeli është pjesë si aktore në emisionin më të ri të humorit “Kosherja”, që ka startuar prej dy javësh në “Abc News”, ndërkohë Salsano ka vijuar të jetë pjesë e “Portokalli-së”.

Mund të themi se tani çifti janë kthyer në “rivalë”, pasi “Kosherja” dhe “Portokalli” transmetohen pothuajse në të njëjtin orar.
Ditën e sotme, Erjona ka qenë e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” ku ka treguar se në shtëpinë e dyshes ndiqet “Kosherja” duke shtuar se Salsano ka vite në atë punë duke treguar se ai është kritiku personal i aktores.

“Me thënë të drejtën me që ‘Kosherja’ fillon në 8:30 shikohet ajo. I thashë unë e shikoj në telefon se kam shkarkuar ABC, ndërsa ti shikoje në televizor. Por jo nuk më la, e shohim në tv “Kosheren” meqë ka vetëm 2 javë që ka filluar.

Salsano ka 21 vjet që më njeh si aktore përpos që kemi 16 vite bashkë. Është fansi im si aktore, është shumë kriktik, nuk jemi marrë fare me idenë e “Portokallisë” apo që jam unë këtu. Duhet që dikush të rrinte me dy gocat dhe njëri prind duhej prandaj unë jam marr me teatër.

Në “Kosheren” e parë më tha je super aktore, në të dytën sa t’ja marrësh dorën ta shijosh. Kisha një lloj ngërçi me thënë të drejtën. Ne jemi mësuar në teatër me 40 ditë prova. Plus që të mungon spektatori”, tregon Erjona.

Marr 25 mijë lek për orë/ Familja e la në rrugë pasi u nda nga burri, nëna e dy fëmijëve: Punoj prej 4-vitesh si prostitutë

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u transmetua intervista e një 25-vjeçare, e cila prej 4-vitesh punon si prostitutë.

Xhemi tregon eksperiencën e saj dhe arsyet që e kanë shtyrë drejt kësaj rruge. Vajza e re ka 2 fëmijë dhe nisur nga vështirësitë ekonomike është detyruar të punojë si prostitutë.

Xhemi pretendon se nuk ja del dot të jetojë normalisht në rast se punon një punë të thjeshtë.

Ndarja nga bashkëshorti ishte pika e saj e kthesës, pasi u përball me vështirësi ekonomike, familja e braktisi, për shkak të ndarjes dhe nisi rrugën e gabuar.

“I hyra kësaj rruge për shkak të ekonomisë. Jam 25 vjeçe. Kam qenë e martuar dhe jam e ndarë. U gjenda në rrugë, pasi familja nuk më pranoi pasi u ndava. Ishte një moment ku isha pa punë dhe pa bukë, kam qëndruar në stola në Pogradec me fëmijët. Kam nisur si kameriere në fillim, po s’më dilte rroga. Më afroheshin në fillim por nuk pranoja, më pas e nisa”, tha ajo.

E reja tha se njërin djalë e ka lënë në jetimoren e Elbasanit dhe tjetrin e ka te vëllai i madh në Itali.

E pyetur nëse ka frikë nga policia, 25-vjeçarja u shpreh se jo, pasi nuk është e para dhe as e fundit femër që bën një punë të tillë.

“Kanë paguar edhe policë dhe nuk më kanë thënë gjë. Thonë siç kam unë punë unë, ke edhe ti. Çdo lloj pune ka probleme, por ia kam dalë me marrëveshje. Nuk kanë abuzuar kurrë me mua, edhe pse mund të kenë qenë të pirë”, shtoi e reja.

Nëna e dy fëmijëve tha se ka klientë burra të martuar, policë apo edhe gazetarë. Ajo shtoi se në mëngjes fle dhe nga ora 17:00 del në punë.

“Tani në kohë pandemie punoj deri në 19:30-20:00, ndërsa më para edhe më vonë. Ka raste që kam 5-6 klientë në ditë. Për një orë kërkoj 25-30, varet”, tha Xhemi.

 

Skandaloze/ Shqipëria rrezikon humbjen kundër Anglisë në tavolinë, policia nuk merr përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes edhe pse pa tifozë

FSHF ka bërë një reagim për ndeshjen Shqipëri Angli e cila do të luhet në 28 mars, pasi policia në një shkresë zyrtare u komunikon se nuk garanton marrjen e masave për ndeshjen.

FSHF thotë se anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar.

Njoftimi nga FSHF

Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një shkresë, me numër protokolli 2877, e datës 23.03.2021, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me firmën e Drejtuesit të Parë, Rebani Jaupi, e cila thekson se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, në datë 28 Mars 2021, ora 18:00.

Gjendur përballë situatës ku autoritetet shtetërore nuk kanë reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, të datës 17.03.2021, me numër protokolli 538, drejtuar Znj. Dallëndyshe Bici, Drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Z. Mariglen Qato, Drejtues i Inspektoriatit Urbanistik Vendor Bashkisë Tiranë, për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”, kërkojmë reagim urgjent të këtyre strukturave.

Anullimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar.

“Jam kënaqur duke vënë skedina”, Lei Kraja zbulon për herë të parë si e mësoi futbollin

Moderatorja e sportit, Lei Kraja është një ndër më të komentuarat në mediat rozë. Së fundmi ajo ka treguar dhe një talent tjetër të saj që lidhet me aktrimin.

Bukuroshja është shfaqur në këtë sezon në programin e humorit “Portokalli”, ku interpreton në rolin e prezantueses së së “Përthithen +40” dhe ajo që bie në sy në këtë rol është e folura me theks amerikan.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në “Wake Up”, ku ndër të tjera foli dhe për emsionin e saj të preferuar.

“Emisioni im më i preferuar që kam bërë në sport, pavarësisht që nuk e kam drejtuar unë, ka qenë ‘Bar Skedina’. Sa jam kënaqur te ‘Bar Skedina’, duke vënë skedina. Ashtu mësohet futbolli (qesh). Ishte emision shumë i bukur, në lokal, muhabet”, u shpreh Lei.

Ajo është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur persona që kanë besuar te skedinat e saj.

“Po ka pasur dhe kanë humbur. Mos besoni te skedinat e mia. Nuk jam ajo parashikuesja mirë le të themi”, tha Lei me shaka.

Më herët ajo ka qenë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin tregoi të gjithë momentet më të vështira të jetës. Moderatorja sportive tha se vështirëistë e jetës së saj i  ndan në 3 etapa, kur u divorcuan prindërit, kur vendosi të jetonte e vetme në Neë York dhe rikthimi në Shqipëri.

Gjatë rrëfimit për divorcin e prindërve Lei nuk mundi të mbante as lotët, teksa kujtoi sakrificat e të ëmës për t’u kujdesur për 4 fëmijët e saj e vetme në mes të Amerikës.

 

Pas triumfit ndaj Lituanisë, Kosova stërvitet para ndeshjes me Suedinë

Fitorja me rezultat 4-0 e Kosovës në miqësoren ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri” tashmë ka mbetur prapa krahëve sepse sfidat e radhës tashmë janë në prag.

Të dielën vjen sfida e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe në Prishtinë zbarkon Kombëtarja e Suedisë.

Sot, ekipi kombëtar i Kosovës nën urdhrat e trajnerit Bernard Challabdes do të zhvillojë stërvitjen e radhës në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali me fillim nga ora 13:00.

“Po përpiqemi të mos dëmtohet rikonstruksioni”, komandanti i repartit të zjarrfikëseve: Asnjë gjurmë nga 33-vjeçari

Saki Sheshi, komandant i repartit te zjarrfikëseve ka dhënë detaje rreth zjarrit që ka rënë në qendrën tregtare në hyrje të Tiranës. Sheshi tha se flakët aktualisht nuk ka, por zjarri vijon në brendësi mes pirgjeve me rroba. Ai deklaroi se zjarrfikësit po hyjnë nga 4 drejtime me nga dy punonjës, ndërsa sqaroi se deri më tani nuk kanë gjetur gjurmë të shefit të sigurisë Arjan Sala, 33-vjeç.

“Situata është shumë e vështirë aty poshtë pasi kanë rënë raftet metalikë dhe vështirësohet lëvizja.
Shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret. Me hidrantët e qendrës tregtare kemi shpërndarë uji në katin mbitokësor që të mos lejojmë nxehtësinë që të ngjitet lart. Deri tani vatra është nën kontroll dhe nuk ka përparim drejt katit 1 apo katit minus 2”, pohoi ai.

Komandanti i repartit zjarrfikës tha se hidrantët janë në funksion por nuk janë vënë dot në punë nga personeli i magazinës, ndërkohë që ai thotë se nuk ka sistem qendror nga lart të fikjes së zjarrit.