Aplikacion
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka folur rreth vendimit të doktoreshë Najada Çomos, për t’u bërë pjesë e politikës. Çomo është kandidate për deputete në listat e PS=së në Tiranë. Pipero tha se ky është një lajm i mirë për parlamentin, por lajm i keq për Infektivin, pasi në mesin e një pandemie nuk është koha për t’iu future politikës.
Ndërkohë i pyetur edhe për largimin e Kalos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Pipero tha për televizionin ‘Abc’ se nuk e dinte arsyen e vërtetë pasi nuk kishte komunikuar për këtë gjë.
Pyetje: Jeni xheloz që Najada Çomo do të kandidojë në listat për deputetë në qarkun e Tiranës?
Pipero: Nuk kam pse të jem xheloz, di vetëm të them që ky është një lajm i mirë për parlamentin dhe lajm i keq për Infektivin.
Pyetje: Nëse nesër apo sot do ju kishin thirrur ju, a do pranonit?
Pipero: Pyetje e vështirë t’ju them të vërtetën, s’e jap dot përgjigjen e saktë tani se s’kam oferta nga asnjë forcë politike, por kam diskutuar me familjen dhe me vazjën dhe kolegëve iu kam thënë nuk është koha e përshtatshme për t’ju futur rrugës së politikës sepse kemi kovidin nëpër këmbë.
Por duhet të jesh në pozicion që të kesh ofertën që të marrësh vendimin. Kurrë mos thuaj kurrë. Në shqipëri është e pamundur që një mjek të ndryshojë politikën sepse mjeku është mësuar me pacientin. Nuk është politika tek ne kaq e hapur dhe kaq dashamirëse me intelektualët. Mirëpo një aset një vlerë si doktoreshë Najada i bën mirë parlamentit. Çdo e mirë e ka një të keqe.
Pyetje: Çfarë mendoni për largimin e Tritan Kalos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, cila ka qenë arsyeja?
Pipero: Tritan Kalon kam pasur fatin ta kem shok klase dhe në një kohë kemi qenë të dy studentë të shkëlqyer, por kalo ishte më i miri nga të gjithë ne, i shkëlqyer e më shumë se sa i shkëlqyer. Ai më quan gjysmë vëlla. Nuk e di pse e mori këtë vendim, sot piva kafe, kemi biseduar për kovidin dhe 2-3 gjëra të tjera dhe lajmin e pashë në media 2 orë më vonë dhe se kam pyetur. Ndoshta ka qenë mosdakortësia mes asaj që ai e quan “ne duhet të marrim vendimet s’jemi vetëm për këshilla”. Dua t’i them që ti vëlla ke bërë gjithnjë atë që ke dashur.
Pyetje: A është e vështirë që politika ndërhyn në punët e Komitetit Teknik?
Pipero: E kam të vështirë të flas për Komitetin e Ekspertëve dhe s’mund të them që ka ndikuar apo s’ka ndikuar.
Aleati i Bashës: PD nuk e mund dot RamënKryetari i PDK, Nard Ndoka shprehet se qëllimi kryesor në këto zgjedhje është që të largohet Rama në mënyrë që vendi të çlirohet nga banda që po e qeveris aktualisht.
Sipas Ndokës, partitë e vogla janë një kontribut për dy partitë e mëdha, pasi konkretisht PD do ta kishte shumë të vështirë që si parti e vetme të ishte në mazhorancë.
“Objektivi kryesor është largimi i kësaj qeverisje, largimi i z.Rama si kryeministër, çlirimi i vendit nga kjo bandë që na qeveris sot.
Së pari ka një perceptim të gabuar, gjithmonë flitet sikur e keqja janë partitë e vogla ndërkohë që ne problemin e kemi me të dy partitë e mëdhaja.
Ne jemi kontribues dhe një vlerë e shtuar për këto mazhoranca, për fatin e mirë tonin, por edhe për fatin e keq PD e ka shumë të vështirë që si një parti e vetme të jetë një mazhorancë dhe të qeverisë.
Ndaj e ka si një farë mënyre të detyrueshme koalicionin me disa parti aleate të cilat kanë një peshë specifike në jetën e vendit.
Kemi një marrëveshje politike në parim me PD së bashku me 5 parti politike dhe për ne ishte shumë e rëndësishme që në fund të fundit kur ke një koalicion duhet të jetë një koalicion i sinqertë, duhet të jetë një koalicion parimor duke respektuar interesat e gjithësecilit”, u shpreh Ndoka i ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’.
Tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë. Ja sa ishte magnitudaNjë tërmet i fuqishëm ka rënë para pak minutash në Greqi sipas EMSC-së. Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Shqipëri, Tiranë.
Greqia kohët e fundit është goditur nga disa tërmete, teksa ai para disa minutash raportohet se ka qenë me magnitudë 5.7 i shkallës rihter.
Akoma nuk ka informacion se në çfarë vendi ka rënë dhe nëse ka të lënduar apo dëme materiale.
36 vjeçari nga Tirana rreh bashkëshorten se nuk pranonte seks ekstrem. Gruaja: Filloi të më shajë, më goditi me grushte
Një burrë i moshës 36 vjeç u denoncua nga bashkëshortja për dhunë në familje, një dhunë e cila ka shpërthyer pas kërkesës së tij për të kryer marrëdhënie seksuale.
Shtetasi me inicialet R. S sipas një burimi policor të gazetës “Si” përfundoi në komisariatin numër katër pasi e shoqja, një 28-vjeçare këmbëngul se u rrah dhe u dhunua fizikisht nga partneri. Çifti u martua katër vite më parë – bën me dije policia – përmes shkuesisë dhe nuk kanë pasur ndonjëherë konflikte të rënda gjatë martesës.
Mosmarrëveshjet siç kuptohet nga denoncimi i 28-vjeçares, kanë nisur pas kërkesave të herëpashershme të të shoqit për të kryer marrëdhënie seksuale anale. “Bëmë fjalë atë natë për një arsye komplet idiote, pasi ai donte të kryente marrëdhënie në një formë tjetër, anale.
Nuk pranova të kryej marrëdhënie në atë formë dhe më pas ai filloi të më shajë nga familja, nga nëna, babai, vëllai. Pas kësaj im shoq më goditi me grushte duke më thënë fjalë të pista që nuk i them dot para jush”, thekson në polici e reja nga kryeqyteti.
Policia shton për gazetën “Si” se dëshmitare gjatë dhunës fizike ka qenë edhe vajza e çiftit e moshës dy vjeç.
“Ky debat për të kryer marrëdhënie në një formë tjetër është ndezur dhe një herë tjetër, aq shumë sa në atë rast kur sërish nuk pranova të kryerja marrëdhënie siç kërkonte, më kërcënoi duke më thënë merr rrobat dhe ik nga shtëpia ec ku të duash më tha”.
Policia e komisariatit numër katër tregon se gruaja e ndodhur në këto kushte, para dy kërkesave të partnerit dhe rrahjeve të tij për këtë shkak ka njoftuar prindërit e saj por pa u thënë plotësisht se nga buronte dhuna. “Prindërit më kërkuan të shkoja në polici ndaj dhe u paraqita këtu”, thotë gruaja.
Policia ka firmosur shkresën për ekspertim fizik të denoncueses për ta plotësuar dosjen me prova e për të vërtetuar se ka shenja të dhunës fizike.
“Sidoqoftë ne dyshojmë se gruaja është më tepër e dhunuar psikologjikisht se sa fizikisht, duke qenë se ajo kërcënohet vazhdimisht se duhet të kthehet tek prindërit në rast se nuk i plotëson dëshirat partnerit”, komentoi një agjent i policisë.
Policia shton zyrtarisht se thirri në komisariat edhe shtetasin R. S, nga Tirana, i punësuar në një biznes privat. Por ai ka kundërshtuar me forcë detajet e intimitetit me bashkëshorten duke këmbëngulur se asnjëherë nuk ka kërkuar marrëdhënie ndryshe.
“Jemi grindur për gjëra të vogla, siç mund të keni konflikte edhe ju në familjet tuaja. Ime shoqe më njoftoi se e kishte ndarë mendjen dhe se për ditëlindjen do ikte tek e ëma.
Natyrisht që u shqetësova pasi vendimet duhet t’i marrim së bashku, aq më tepër që ditëlindjen duhet ta festonim së bashku.
Nuk e kam goditur asnjëherë gruan, kam konflikte si çdo çift, por prej disa muajsh vërej një përçarje me bashkëshorten, pasi ajo vepron si i thotë koka dhe pa më pyetur”, ka thënë burri.
Policia njofton se pavarësisht këtij pretendimi, bazuar në denoncimin e gruas, ka nisur hetimet ndaj bashkëshortit për dhunë në familje./SI
Studimi më i fundit/ Personat që janë mbipeshë janë më të rrezikuar nga CovidSipas një studimi të ri, shumica e vdekjeve nga COVID-19 kanë qenë në vendet me një përqindje të lartë të obeziteti.
Sipas studimit, vdekshmëria nga koronavirusi ka qenë 10 herë më e lartë në vendet ku të paktën 50% e të rriturve janë mbipeshë.
Raporti, i cili flet për një lidhje “dramatike” midis niveleve të vdekjes nga COVID-19 dhe mbipeshës, zbulon se 90% ose 2.2 milionë nga 2.5 milionë të vdekjeve gjithsej nga pandemia deri më sot kanë qenë në vendet me nivele të larta mbipeshe.
Studimi analizon shifrat e vdekshmërisë të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara dhe të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mbipeshën.
Është e habitshme, thanë autorët, se nuk ekziston asnjë shembull i një vendi me një popullsi përgjithësisht jo mbipeshë, që të ketë nivele të larta vdekjesh nga COVID-19.
“Shihni vende si Japonia dhe Koreja e Jugut, ku ka nivele shumë të ulëta të vdekjeve nga COVID-19, si dhe nivele shumë të ulëta të mbipeshes tek të rriturit,” tha Tim Lobstein, këshilltar ekspert i Federatës Botërore për Obezitetin dhe profesor në Universitetin e Sidneit në Australi, i cili bashkë-drejtoi studimin.
“Këto vende i kanë dhënë përparësi shëndetit publik me një seri masash, duke përfshirë uljen e peshës tek popullata, dhe kjo ia ka vlejtur në një rast si pandemia,” tha ai.
Në kontrast me këtë, raporti nxjerr se në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, për shembull, që të dy vende me nivele të larta nga COVID-19, janë gjithashtu edhe nivelet ndër më të lartat përsa i përket mbipeshës.
Mbretëria e Bashkuar ka nivelin e tretë më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi dhe nivelin e katërt më të lartë të mbipeshës – 184 vdekje nga COVID-19 për 100,000 banorë dhe 63,7% e të rriturve mbipeshë, sipas të dhënave të OBSH.
Ajo ndiqet nga Shtetet e Bashkuara, me 152.49 vdekje për 100,000 banorë dhe 67,9% e të rriturve mbipeshë.
John Wilding, profesor i mjekësisë në Universitetin e Liverpulit dhe president i Federatës Botërore për Obezitetin, tha se mbipesha duhet të njihet si një rrezik kryesor për COVID-19 dhe të merret parasysh në planet e vaksinimit.
“Është me shumë rëndësi që ne të pranojmë se mbipesha … rrit rrezikun,” tha ai në një deklaratë në lidhje me përfundimet e raportit. “Prandaj, ashtu si sëmundjet e tjera si diabeti apo ato kardiovaskulare, njerëzit me mbipeshë duhet të shihen për përparësi në programet e vaksinimit kudo në botë.”/a.p
Rrëzohet helikopteri i ushtrisë turke, 9 viktima dhe 4 të plagosurNjë helikopter ushtarak është rrëzuar në lindje të Turqisë, duke vrarë nëntë ushtarët në bord dhe duke plagosur katër të tjerë, tha Ministria e Mbrojtjes.
Helikopteri u rrëzua në qytetin Tatvan, që është i banuar me shumicë kurde, transmeton AP. Ky qytet gjendet në provincën Bitlis.
Ende nuk është i qartë shkaku i këtij aksidenti.
Helikopteri ushtarak, i tipit Cougar, ishte nisur për në Tatvan nga provinca Bingol. Ky helikopter u zhduk nga radari në orën 14:25 sipas kohës lokale, tha Ministria e Mbrojtjes.
Ushtarët e lënduar janë evakuuar për në një spital, thanë autoritetet turke.
Numri i viktimave vijon të jetë i lartë, ja sa raste të reja me Covid u konfirmuan në 24 orët e funditMinistria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 847 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë marrë dozat e vaksinave 1014 persona.
Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 kanë ndërruar jetë 20 qytetarë.
Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 777 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Njoftimi i plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1014 të vaksinuar, 3268 testime, 777 të shëruar, 847 raste të reja dhe 20 humbje jetë në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 1014 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 16,807 vaksinime.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3268 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 847 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
320 raste në Tiranë, 48 në Vlorë, 46 në Shkodër, 36 në Durrës, 35 në Fier, 30 në Kuçovë, 26 në Sarandë, 25 në Kurbin, 24 në Gjirokastër, 23 në Kavajë, nga 19 raste në Mallakastër, Përmet, nga 18 raste në Krujë, Korçë, 17 në Elbasan, nga 13 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 10 raste në Lezhë, Bulqizë, nga 8 raste në Berat, Pogradec, Malësi e Madhe, 7 në Kukës, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 5 raste në Devoll, Lushnje, nga 4 raste në Mat, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Has, Pukë, Delvinë, Vau i Dejës, Belsh, Dibër, Roskovec, Peqin, Vorë, nga 1 rast në Tropojë, Divjakë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 777 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,853 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 63-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (4 Mars 2021)
Raste të reja ditore 847
Të shëruar në 24 orë 777
Të shtruar në spitale 609
Humbje jete në 24 orë 20
Testime ditore 3268
Testime totale 479,285
Raste pozitive 110,521
Raste të shëruara 72,853
Raste Aktive 35,792
Humbje jete 1,876
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23331
Fier 2626
Vlorë 1827
Durrës 1632
Shkodër 1345
Gjirokastër 1118
Korçë 883
Elbasan 837
Lezhë 798
Berat 713
Dibër 345
Kukës 337
Rama e pranon: Nuk kam program elektoralKryeministri Rama pranoi se ai nuk ka program elektoral për të shpalosur për këto zgjedhje. Kjo është hera e parë që ai e pranon hapur këtë.
“Ne nuk kemi program elektoral, por kemi projekte”, tha ai sot në Lezhë.
Edi Rama doli pa program edhe në zgjedhjet e vitit 2017. Në atë kohë Rama fliste vetëm për tepsi e timon dhe arriti ta merrte mandatin. Por shumë nga premtimet që ai bëri në mandatin e parë kur erdhi në qeveri me ndihmën e LSI-së së Ilir Metës nuk janë mbajtur as sot.
Ai premtoi në programin e PS legalizime falas, të cilat nuk u bënë as falas dhe as me pagesë, pasi mijëra qytetarë nuk i kanë marrë ende tapitë e tyre. Ai premtoi shëndetësi falas, por kostoja e shërbimeve shëndetësor sa vjen e rritet nga koncesionet në këtë sektor.
Premtoi në program rritjen me 5% të buxhtit për arsimin, por për këtë e ka pranuar publikisht se nuk do të jetë e realizueshme as nëse fiton mandatin tjetër.
Kjo duket se është edhe arsyeja që Rama do të dalë pa program, por vetëm duke u treguar njerëzve si do t’i përfundojë projektet, disa prej të cilave janë prej shumë kohësh në 3D dhe nuk e kanë gjetur rrugën e zbatimit.
Por në këtë mënyrë ai e bën Partinë Socialiste të vetmen parti në botë që garon në një fushatë elektorale pa program. ©Zoom.al
Presidenti Ilir Meta është shprehur se është i detyruar që të jetë i angazhuar në mbarëvajtjen e rregullt të sistemit zgjedhor.
Ndër të tjera ai thekson se i qëndron deklaratës së tij se nëse mazhoranca fiton shumicën pa ndërhyrje me 26 prill jep dorëheqjen.
“Presidenti është i detyruar të përdorë një retorikë tjetër, për të ndaluar të gjithë ata që indimidojnë qytetarët dhe që duan të vrasin besimin tek vota e lirë. Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe do ishin hetuar krimet zgjedhore, për të cilat ka kërkuar hetim edhe Bundestagu, atëhere unë do të kisha një retorikë tjetër.
Shumicë të përhershme ka vetëm në diktaturë. Ju jeni të vetëdijshëm për përpjekjet e papranueshme të Qeverisë për të intimiduar qytetarët. Ta kenë të qartë të gjithë, Presidenti nuk do të rrijë indiferent në këtë proces zgjedhor.
Nëse shumica e kandidatëve të mazhorancës konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill.
Ne e dimë shumë mirë se çdo të thotë që të humbasë Shqipëria këtë mundësi dhe e ardhmja evropiane e Shqipërisë. Ta ndëshkojnë ish partinë e tij nëse vë dorë mbi zgjehdje, ta ndëshkojnë nëse ve persona të dekriminalizuar. E rëndësishme për mua është që vota e presidentit dhe e qytetari të jetë e barabartë. Por nëse kryeministri bën atë që ne e dimë të gjithë që të mbledhë kryebashkiakëve dhe tu thotë se do 800 mijë vota nga ato është e papranueshme. Kjo nuk është një problem personal por të tjerët e duan ta kthejnë të tillë. Qytetarët të ndërgjegjësohen se fuqia e vërtetë e qytetarëve është vota, duhet ta përdorin për të zgjedhur ose për të ndëshkuar. Të jenë të qartë të gjithë, Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë me këto mesazhe: Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se në demokraci, fuqia e tyre është vota. Ta përdorin votën për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar. Ta orientojnë votën e tyre tek kandidatët më me integritet. Për mua ka rëndësi të ringjallet besimi tek demokracia”, është shprehur Meta.
Tjetër minator i plagosur në minierat e BulqizësNjë 47-vjeçar është plagosur pas një aksidenti në minierën e Bulqizës.
Sipas informacioneve, 47-vjeçari me iniciale Y. Gj, është dërguar me urgjencë në spital.
Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin e nevojshëm.
Para disa ditësh një minator humbi jetën, ndërkohë që edhe një minator tjetër u plagos rëndë.
Minierat e Bulqizës kanë marrë jetën e shumë minatorëve dhe kanë lënë të plagosur me pasoja shumë të tjerë.
Pavarësisht protestave, grevave dhe kërkesave të vazhdueshme, minatorët vazhdojnë të qëndrojnë në kushte të mjerueshme.