Aplikacion
Jasmina u tregua mjaft e sigurt dhe goditëse në takimin me Andin, ku ja numëroi të gjitha hatërmbetjet.
Biseda
Andi: A do pëlqesh dikë tjetër e, dorëzohu!
Jasmina: Po më shtrëngon shumë
Andi: Epo si shtrëngoj të gjitha, veç ty
Jasmina: Po ti kur merr të dashurën i provon të gjitha shoqet , se kështu e bërë me Sarën
Andi: Je shumë pesimiste, s’po më pëlqen. Shumë e komplikuar je
Mevlani: Ti si gjykatës, burazeri si i pandehur
Jasmina: Jam konfuze
Lediana: Pse i the i provon të gjitha shoqet, se duket sikur di dicka më shumë për Sarën dhe Andin
Andi: e ka njohur më përpara kaq!
Çfarë po ndodh? Tiranë/ Qëllohet me armë ndaj një automjetiTë shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Tiranë.
Policia njofton se në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç.
Ndërkohë nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën.
U la jashtë listave, shpërthem Halim Kosova, tregon mesazhet e Bashës: Ma punuan!Mjeku Halim Kosova ka zbuluar shumë detaje sonte në Open, për distancimin e tij nga PD dhe mos skualifikimin nga komisoni Ruli.
Ai ka treguar edhe mesazhet me zotin Basha, kur njoftoi distancimin: I thashë mirëmbrëma zoti Basha kam vendosur që , nuk shoh arsye për angazhime politike. Politika më ka shkëputur nga sektori publik. Dhe thashë këtë dëm që më ka bërë politika, po e bëj që të shkojë rreth më rreth dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë.
Covid ma cënoi pak këtë iniciativë, se unë shkoj me një ekip. Thashë pse mos të ndihmoj gratë e Tiranës, dhe do ngre një fond që gratë në nevojë të bëjnë vizita falas tek unë.
Më merr Basha e më thotë, a jep dorëheqjen nga mesazhi që më kë bërë. I thashë jo.
Po të them një gjë Eni, që kur vjen fushata ka vetëm premtime, dhe nuk lejoja dot vetes, që në këtë moment që kisha këtë punë humanitare të bëhesha dhe deputet.
Basha më thotë: do ta tërheqësh, mos e ke bërë në nxehje e sipër, ok më tha po të them që komisioni të ka skualifiuar. Me Genc Rulin kam ndenjur deri në 4 të mëngjesit kur i lindi vajza.
Nuk e besoj , i thashë. Më tha ë sjellë letrën e ta shohësh datën kur e kanë bërë Dhe thashë si është e mundur që ti bën punët humanitare dhe të kurdisin diçka nga prapa.
Kosova ka shpjeguar sipas tij se cilat mund të jenë arsyet që komisoni Ruli nuk e kualifikoi atë.
“Besnik Mustafa më ka thënë, që unë kam votuar për ty , je njeri me vlera. Genci, Nishani dhe një tjetër kot si numër votuan kundër”, tha ai.
Eni Vasili: Pse ju skualifikuan ?
PD përdhosi një punë shumë profesionale. Të më heqësh mua sepse ky nuk sulmon PS, s’është agresiv, le të ikë të bëjë punët humanitare , kështu thoshin.
Nishani e ka thënë që ky s’na duhet më.
Një dicka nuk më hiqet nga mendja, nëse ka dikush si puna ime, që 1000 lekë të vjetra s’mbaj mend ti kem marrë, si ia lë ti lë dikujt të përfolur për fabrika, pra ça halli kanë që ia lanë dikujt tjetër.
Vasili: Kush ka gisht sipas jush?
Kosova: Nuk është në interes në PD të them diçka. Por ata më ka thënë punët i ke me Bashën.
Një pyetje më rri në mendje: ku kam gabuar në PD që u bë kjo. E para PD ka bërë dy tavolina të rrumbullakta për shëndetësinë ku janë ftuar lloj njerëzish, dhe nga ato që marrin 2000 euro në punë shteti, dhe unë s’jam thirrur kurrë. Të më harrojnë? Se di a me dashje apo pa dashje.
Ça ka Tritani me mua? Kur kam qenë ministër është po ky që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu ,e i thashë: mos më vidh sa të jem unë këtu.
Vasili: Po me Rulin dhe Nishanin?
Kosova: Më sinjalizuan njëherë për një vjedhje në Gjirokastër, çova një ekip kontrollues dhe personi i parë që më erdhi ishte Ruli, e me tha ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij ma kë bërë mua.
Si falsifikohet vaji i ullirit dhe si shitet djathi i mykur për kaçkavallEmisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar krimin shëndetësor që bën subjektin “Saranda Al” me produktet ushqimore. Në redaksinë e emisionit mbërriti një denoncim nga një ish-punonjëse e këtij subjekti, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri.
Në kushte anonimati, kjo ish-punonjëse tregon se në magazinën e subjektit “Saranda Al” çdo gjë është e falsifikuar. Vajit të sallatës, që shitet si i përzier mes vajit luledielli dhe vajit të ullirit, ajo thotë se i hidhet ngjyryes dhe nuk ka aspak vaj ulliri.
Këtë pohim e mbështesin edhe pamjet e fshehta, që tregojnë se si pronari i subjektit “Saranda Al”, Mihal Kote, udhëzon punëtorët që të hedhin përzierës, ngjyrues dhe kimikate të tjera në vaj.
Sipas të njëjtit denoncim, në magazinën e këtij subjekti mblidheshin shumë lloje vajrash, kryesisht vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al” me pronar Mihal Kote.
Vajit të lulediellit i shtohen disa përbërës, një lloj lëngu me ngjyrë të kuqe dhe një produkt tjetër në formën e plastelinës, që përzihet në enë të vecanta dhe i shtohet vajit të lulediellit, për të marrë ngjyrën dhe aromën e vajit të ullirit.
Denoncuese: Unë kam punuar dikur tek shoqëria e Sarandës, punëtore, kam mbushur vaj, kam paketuar djath, i kam bërë të gjitha proceset brenda në magazinë. Por kam parë shumë gjëra skandaloze. Si për shembull, vaji që nuk ishte fare asnjë pikë vajë ulliri brenda. Ishte thjesht val luledielli, i hidhnin një bojë jeshile nuk e di se çfarë ishte, nuk ja di emrin; një bojë të kuqe, shumë solucione, një erë limoni, dhe shumë gjëra të tjera që ai e quante vaj sallate. Përzierja bëhej vetë nga punëtorët. Kishte një formulë që ia kishte dhënë pronari vetë dhe me atë formulën e peshonin me gramatura. I peshonte punëtori dhe i hidhte në cisternën e vajit të lulediellit. Djathi për shembull kur vinte, lexonte etiketa feta lope, ky e shiste për djath dhie. Ndryshonte thjesht etiketën, jo ambalazhimin dhe e shiste në treg për djath dhie. E kishte dhe në etiketë aty te peshorja, dilte djath dhie. Kaçkavall i grirë shumë probleme, shumë i pistë, kaçkavall lope gjithë mbeturinat që kthehen nga tregu pastroheshin nga myku, hidheshin në një tavë, aty i pastronim edhe i hedhim pastaj në tavë, pastaj i hidhnim për grirje. Pastaj e përzienim dhe një kaçkavall që ishte shumë i lirë që nuk mund të quhet kaçkavall, e merrte shumë të lirë atë për t’i ulur koston dhe e përziente me mbeturinat e tregut.
Një person i infiltruar i emisionit Stop shkoi në dyqanin ku tregtohen produktet e subjektit “Saranda Al” për të blerë këtë vaj.
Klienti – Vaj ulliri është ai?
Shitësja – Vaj sallate ai, i përzier. Më i miri është ky, në do tamam, fikse-fikse vaj ulliri.
Klienti – Sa lekë është ai?
Shitësja – Ajo është 375, 7 mijë është i madhi. Nëse e ke problem ashtu, merr më mirë të paktën ktë, është më i mirë se ai!
Klienti – Po pse, ça lidhje ka ai?
Shitësja – Ka, se ka më shumë përqindje vaj ulliri, e kupton?
Klienti – Hëëë…
Shitësja – Kurse ajo ka më shumë lulediell.
Klienti – Ngaqë kishte shenjën e ullirit edhe thamë.
Shitësja – Po ka ullirin ajo po, i thonë sallate. E kupton, sallate i bëjmë të dyja bashkë.
Klienti – Po kjo?
Shitësja – Edhe kjo ka përzierje, po ka më shumë ulli, sesa ashtu. (Te etiketa 35%ulli dhe 65 % vaj luledielli)
Klientja – Sa është ky?
Shitësja – Ky dy mijë e dyqind ky, ai është 1 mijë e 700-nd. Atë të paktën e ke tamam, pa hile, sa për ktë, ta jap me garanci e haj vetë, e di vetë.
Shitësja – Djathë dele, dhie apo lope?
Klientja – Dhie!
Shitësja – Dhie, ja ku i ke ktu 5 mijë më i liri, shumë i mirë.
Klienti – Sa është?
Shitësja – 5 mijë, 5 mijë e 500-nd!
Klienti – Kaq e lirë?
Shitësja – Po!
Klienti – Djathi i dhisë?
Shitësja – Po më po, si të doni! Provoje, provoje të keqen! Ne jemi të parët, që furnizojmë edhe të tjerët, prandaj jemi edhe më lirë. Ne furnizojmë gjithë Shqipërinë.
Shitësja – Ta bëj ktë?
Klienti – Ai është i dhisë?
Shitësja – Po dhie!
Klienti – Ok!
Klientja – Po ky 5, ky 5 mijë e 500-nd?
Shitësja – Po!
Klientja – Është më… pse është 5 mijë e 500-nd them, pse ky 5? A është djathë dhie, të dyja, apo?…
Shitësja – Po dhie, kjo është Gjirokastre, kjo është Erseke.
Klientja – Edhe pak kaçkavall!
Shitësja – Kaçkavallin e keni aty me copa, sa të dush ti!
Klienti – Kaçkavall i grirë!
Klientja – Ok! Bëjë ktë!
Shitësja – 5 mijë lekë fiks! Urdhëroni, faleminderit!
Klientja – Faleminderit!
Klienti – Mirupafshim!
Shitësja – Mirupafshim!
Një tjetër skandal përveç përzierjes së vajit të sallatës, është edhe djathi kaçkavall që tregtohet nga subjekti “Saranda Al”. Nga kamerat e fshehta shihet se si kaçkavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohet dhe grihet për t’u rihedhur në treg nga “Saranda Al”. “Stop” ka hyrë brenda ambienteve të magazinave të “Saranda Al”, duke faktuar krimin, që bëhet çdo ditë me shëndetin e qytetarëve. Po kështu, shihet qartë se si edhe djathi i lopës shitet si djath dhie nga subjekti “Saranda Al”, duke i ndërruar etiketat.
Eksperti Kapllan Sulaj shpjegon mënyrën sesi është rregulluar me ligj çështja e sigurisë ushqimore, duke filluar nga gjurmueshmëria e produktit, që nis me prodhuesin e deri në tavolinën e konsumatorit.
Eksperti Kapllan Sulaj: Për ushqimet gjurmueshmëria është hallka kryesore, këtij procesi i cili siguron mbartjen e informacionit nga lënda e parë deri tek produkti përfundimtar, deri te tavolina e konsumatorit dhe për këtë detyrimi ligjor u përket organeve inspektuese. Dhe për këtë kërkohet që produkti të gjurmohet që nga hyrja në doganë edhe deri tek produkti përfundimtar. Po këtu ka një sërë elementësh të gjurmueshmërisë. Në vendet e zhvilluara ky proces është më i plotë, më i organizuar, kurse në vendet në zhvillim dhe në vendet e varfëra procesi lë për të dëshiruar. Sepse dhe standardet e shoqërisë dhe standardet e tregtisë së ushqimeve janë më të ulëta. Por problem mbetet prodhimet artizanale dhe ato që prodhohen në njësitë e vogla të përpunimit nëpër kuzhinat, restorantet, të cilat pastaj është shumë e vështirë që të gjurmohen. Por nga na tjetër duhet treguar vëmendje nga organet inspektuese edhe për zbatimin mbi ligjin për etiketat. Etiketa është informacioni bazë mbi të cilat fillon edhe gjurmimi i produktit.
Kurse Granit Sokolaj, që drejton një OJF për mbojtjen e konsumatorit, shpjegon se AKU nuk ka laboratorë për analizat vjetore të kontrollit të tregut. Ligji ekziston, por shkelësit e tij dënohen shumë pak.
Granit Sokolaj: Doja të nisja në fakt me atë çfarë është më kryesorja në situata të tilla. Duke parë që ka njerëz të papërgjegjshëm pafundësisht, abuzues, mashtrues dhe që në fund të fundit të gjitha bien mbi ne si konsumatorë, mendoj që së pari Kodi Penal të jetë i drejtë për të gjitha dhe i barabartë. Sepse di që në vitin 2019 u bënë ndryshimet në Kodin Penal dhe për gjithë ata operatorë biznesi ushqimor dhe që abuzonin me sigurinë ushqimore, e cënonin atë dhe në këtë rast shëndetin dhe jetën e konsumatorit, ka gjobë deri në burgim deri në 2 vjet. Nëse një njeri abuzon me sigurinë ushqimore, të akuzohet në fund të fundit jo për aq sa parashikon Kodin Penal, por pse jo dhe genocid. Sepse nëse një njeri vret dikë dënohet me 30 apo me 35 vjet burg, një personi të tillë apo një operator biznesi na vret ne masivisht. Kështu që rasti konkret duhet me shumë vëmendje jo vetëm nga institucionet që kanë për detyrë garantimin e sigurisë ushqimore, por ato ligjzbatuese sepse është vërtetë i rëndë. Pastaj është detyra e AKU që të kontrollojë herë pas herë, ka një plan monitorimi apo plan marrje mostrash vjetorë për të analizuar produktet. Ky është problemi që sa ndodh kjo. AKU ka laboratorë në gjendje të mjerueshme. Janë afro 2.5 milionë Euro investime të BE për laborator dhe laboratoret e AKU nuk janë në gjendje t’i bëjnë. E dyta, duhet vullnet për t’i marrë këto mostra, për të zbatuar atë plan marrje mostrash, për të marrë mostra për t’i analizuar fundja në ISUV, i cili është edhe laborator reference, pra më i besueshmi i mundshëm në Shqipëri. Por kjo nuk ndodh sepse po të kishte ndodhur kjo, ose nëse ka ndodhur dhe nuk është bërë publike pastaj, sigurisht është skandal./ Tv Klan
BC Partners del hapur, pranon negociatat me Suning për blerjen e InteritNdërkohë që skuadra në fushë po bën mjaft mirë dhe është në rrugën e duhur për t’u rikthyer te titulli kampion, javët e ardhshme janë vendimtare për Interin, pasi do të mësohet nëse Suning do të shesë aksionet, apo do të kërkojë mbështetje financiare të përkohshme.
Grupi kinez që zotëron aksionet e klubit zikaltër po kalon vështirësi ekonomike, por edhe vendimi i qeverisë kineze për të bllokuar investimet në sport jashtë vendit, kanë komplikuar jo pak menaxhimin e skuadrës.
Pikërisht për këtë arsye Suning po negocion me fondin britanik BC Partners për shitjen e shumicës së aksioneve të klubit, por paralelisht ka edhe një plan B, që parashikon një hua të përkohshme, deri në përmirësimin e situatës ekonomike.
Ndërkohë sot për këtë çështje ka folur edhe menaxheri i BC Partners, greku Nikos Stathopoulos, i cili pranoi se fondi britanik dëshiron të investojë në futboll, por nuk preferoi të komentojë rreth negociatave për blerjen e Interit.
“Inter? Nuk mund të komentoj asgjë për akorde që nuk janë arritur, por sigurisht që jemi të interesuar të investojmë në sport, qofshin liga apo aksione klubesh. Dhe klubi ku dëshirojmë të investojmë, duhet të ketë mundësi të mëdha për të garuar në nivele të larta”, deklaroi Stathopoulos.
Nisur nga deklarata e këtij të fundit, Interi duket se është klubi ideal për BC Partners, pasi ka tashmë një organikë konkurruese në Itali dhe me një shtim investimi, mund të garojë në nivele të larta edhe në Europë, megjithatë gjithçka do të varet nga ecuria e negociatave me grupin kinez Suning.
Shehi trajneri më i mirë në javën e 21-të, Brdariç më i dobëtiTirana ka reaguar pikërisht në momentin ku “retë e zeza” u shtuan mbi kampionët në fuqi, që tani shpëtim sezoni konsiderohet pjesëmarrja në Europë. Bardhebultë morën një fitore me përmbushje në Shkodër, ndonëse me mangësi në organikë.
Nisur nga rëndësia dhe pesha që pati fitorja ndaj Vllaznisë kryesuese në transfertë, i bie që Orges Shehi të jetë i përzgjedhuri i rubrikës, trajneri më i mirë i javës së 21- të të Superiores.
Për 15 javë me radhë Vllaznia u konsiderua si surpriza më e bukur Superiores dhe u krijua ideja se shkodranët nuk kanë rival për titullin kampion.
Por, në javët e fundit trajnerit Brdariç i ka ikur disi situata nga duart, pasi skuadra e tij nuk po arrin të “shkrepë” si dikur. Duke u bazuar tek ajo që dhanë ndaj Tiranës, i përzgjedhuri i rubrikës si trajneri më i dobët i javës së 21-të është Tomas Brdariç.
Shefi i FBI-së: Sulmi ndaj Kapitolit, terrorizëm i brendshëmDrejtori i Byrosë Federale të Hetimit tha të martën para Komisionit Juridik të Senatit se sulmi i dhunshëm më 6 janar ndaj ndërtesës së Kapitolit me qëllim parandalimin e çertifikimit të fitores në zgjedhje të demokratit Joe Biden, ishte terrorizëm i brendshëm.
“Ishte një sjellje kriminale, një sjellje që ne të FBI-së e shohim si terrorizëm të brendshëm. Një gjë e tillë nuk ka vend në demokracinë tonë dhe tolerimi do të ishte tallje me sundimin e ligjit”, tha Drejtori i FBI-së Christopher Wray në deklaratën e tij që i parapriu pyetjeve të senatorëve.
Zoti Wray tha sulmi i dhunshëm nuk ishte “një akt i izoluar” dhe se agjencia më e lartë e zbatimit të ligjit prej 2019 “e ka ngjitur ekstremizmin e dhunshëm të motivuar nga përkatësia racore dhe etnike në nivelin më të lartë të kërcënimit, njësoj sikurse konsideron kërcënimin që vjen nga ISIS-i (Shteti Islamik) dhe ekstremistët e dhunshëm të brendshëm”.
Ai shtoi se FBI-ja nuk përqendrohet në ideologji kur heton terrorizmin e brendshëm.
Dëshmia e zotit Wray vjen mes shqetësimeve se FBI-ja nuk ishte e përgatitur në mënyrë adekuate për trazirat, pavarësisht paralajmërimeve disa ditë para sulmit. Ligjvënësit e kanë vënë zotin Wray para pyetjesh të forta për të kuptuar se si FBI-ja po i trajton kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare nga nacionalistët e bardhë dhe ekstremistët e dhunshëm brenda vendit, si dhe nëse agjencia është e pajisur në mënyrën e duhur për ta adresuar problemin.
Presidenti Donald Trump u bëri thirrje mijëra mbështetësve, të cilët kishin ardhur në Uashington më 6 janar, për një marshim për të shpëtuar Amerikën, siç tha ai, duke u kërkuar mbështetësve të tij t’i drejtoheshin Kapitolit ndërsa aty zhvillohej procesi i çertifikimit të fitores së zotit Biden në zgjedhje.
“Ju do të keni një president jolegjitim. Atë do të keni dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë që të ndodhë”, tha zotit Trump gjatë fjalimit të tij më 6 janar.
“Ne do të luftojmë deri në fund dhe nëse nuk e bëjmë, nuk do të kemi më një atdhe“, shtoi ai.
Qindra mbështetës të zotit Trump iu drejtuan ndërtesës së Kapitolit dhe u futën brenda me forcë çka rezultoi në vdekjen e pesë personave.
Zoti Wray ka qenë kryesisht larg vëmendjes së publikut që kur turma e dhunshme sulmoi Kapitolin. Dëshmia e tij përpara Kongresit të martën shënon paraqitjen e tij të parë publike që nga sulmi.
Pas Tiranës, ky është qyteti me më shumë raste të reja në 24 orë24 orët e fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme të shifrave të të prekurve me Covid-19, qarku i Elbasanit.
Mbi 90 të prekur në 24 orë, ndërsa rekordin e kanë shënuar bashkitë e vogla. 35 raste vetëm në Bashkinë e Librazhdit, një numër ky shumë i madh në krahasim me numrin e popullsisë të kësaj bashkie.
Përsa i përket Librazhdit janë gjithashtu edhe 8 mësues pozitiv për këtë ZRVA, ZRVA e Librazhdit. Por një shifër e lartë është shënuar edhe në bashkitë e tjera të Qarkut të Elbasanit; 22 raste bashkia e Peqinit në 24 orë, 10 raste në bashkinë e Gramshit. Në fillimet e tyre të gjitha këto bashki kanë qenë zona të gjelbra, por kalimi i një kohe të gjatë ka bërë që situata të ndryshojë. Dhe kjo është reflektuar me një rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve.
Analisti grek: Biden do mbështesë faktorin shqiptar në Ballkan, Athina duhet të shqetësohetAndreas Banoutsos, analist grek, njohës i çështjeve rajonale ka bërë një analizë për lëvizjet dhe cfarë pritet që të ndodhë në Mesdhe pasi Joe Biden hyri në Shtëpinë e Bardhë. Faktori shqiptar, Greqia dhe Turqia.
“Më 20 janar 2021 Joe Biden u betua për të zëvendësuar Donald Trumpin. Çfarë do të thotë ky ndryshim në Presidencën e SHBA për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në institucionet Euro-Atlantike? Së pari, duhet të theksohet se presidenca e Trump nuk tregoi ndonjë interes të veçantë në Ballkan nëse përjashton marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë të nënshkruara nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Abdullah Seb në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Ndryshe nga Trump, Presidenti i ri i SHBA Joe Biden duket i vendosur për të forcuar perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO. Gjatë periudhës së zgjedhjeve amerikane (tetor 2020) kandidati i atëhershëm për president Joe Biden në letrën e tij drejtuar myslimanëve boshnjakë të Diasporës me titull: “Vizioni i Joe Biden për marrëdhëniet e SHBA me Bosnjë dhe Hercegovinën” pasi ai luajti një rol si senator në vitet 1990 për të ndihmuar myslimanët boshnjakë pas gjenocidit serb dhe më vonë, tha se si Presidenti i SHBA ai “do t’u bënte thirrje partnerëve të BE dhe aleatëve të NATO-s që së bashku të zhvillojnë një strategji për të ankoruar Ballkanin Perëndimor në institucionet Euro-Atlantike”.
Si President, ai premtoi të ndjekë politika për të forcuar sigurinë, si dhe zhvillimin demokratik dhe ekonomik në rajon, si dhe rolin e rëndësishëm që NATO duhet të luajë në frenimin e ndikimit rus në Ballkan.
Është e qartë se politika e jashtme e SHBA në Ballkan nën Biden do të kërkojë të arrijë pranimin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ndoshta Kosovës në NATO, ndërsa në bashkëpunim të ngushtë me BE do të përshpejtojë procesin e bashkimit me Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Greqia, si një shtet anëtar i BE dhe NATO, mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet Euro-Atlantike. Roli i faktorit shqiptar në Ballkan si një mjet i politikës ekspansioniste turke në rajon.
Mbështetja e dukshme e faktorit shqiptar dhe e myslimanëve boshnjakë (aleatë të ngushtë të Turqisë) në Ballkan nga qeveria e re e SHBA duhet të na shqetësojë pasi kjo nuk është shenjë e mirë për ruajtjen e interesave tona kombëtare në një kohë kur rreziqet dhe kërcënimet për siguria tonë kombëtare po shumëfishohen” mbyllet shkrimi./ db/ Abcnews.al
COVID 19, Shqipëria mund të shohë për vaksina kineze apo ruseNë përpjekje për të siguruar një mbrojtje masive të popullatës ndaj koronavirusit, Shqipëria mund të shohë edhe për përdorimin e vaksinave kineze apo ruse. Të paktën këtë la të kuptohej dje kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate në Bruksel kur tha se vendi i tij po sheh përtej burimeve tashmë të dëshirueshme të vaksinave, ndërsa sot ai nuk e mohoi një mundësi të tillë, por evitoi të jepte shpjegime të mëtejshme. Deri më tani Shqipëria ka bërë mbi 14 mijë vaksina. Autoritetet kanë deklaruar se kanë siguruar një furnzim periodik nga Pfizer & BioNTech, ndërsa Covax njoftoi sot se deri në maj Shqipërisë do t’i jepen 120 mijë doza të vaksinës Astrazeneca.
Në një kohë kur masat shtrënguese nuk po japin efektet e prtishme dhe situata e përhapjes së Koronavirusit vijon të jetë shqetësuese, procesi i vaksinimit mbetet mekanizmi më i sigurt për të luftuar pandeminë.
Kryeministri Edi Rama tha sot se ëndrra dhe ambicia e tij është që “ne të kemi një fushatë intensive vaksinimi për ta lehtësuar maksimalisht sezonin turistik dhe për ta promovuar Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri shumë të ulët në raport me virusin, si rezultat i një fushate intensive që do këpusë shumë hallka të zinxhit të infektimit”.
Zoti Rama megjithatë pranoi se gjithshka do të varet nga sasitë e vaksinave që vendi do të mund të garantojë: “Faktikisht është një bast shumë i madh përsa kohë duhen siguruar sasitë e vaksinave dhe nuk është aspak gjëja më e lehtë që mund të bëhet sot, është gjëja më e vështirë”.
E duket se pikërisht vështirësia për të siguruar vaksinat që deri më tani janë miratuar nga autoritetet e specializuara amerikane dhe europiane, mund të çojë Shqipërinë që të hedhë sytë dhe nga prodhimet kineze apo ruse, ndonëse deri pak më parë kjo mundësi ishte përjashtuar.
Dje në Bruksel, ku ndodhej për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit BE- Shqipëri, çështja e vaksinave, siç pohoi dhe vetë Kryeministri, kishte qenë një temë e diskutuar gjatë. Në konferencën e shtypit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikën e Jashtme, zoti Rama la të kuptohej qartë se po sheh dhe për mundësi të tjera vaksinash. “Edhe pse nuk qe zgjedhja jonë më e mirë, po shohim përtej burimeve tashmë të dëshirueshme të vaksinave”, deklaroi zoti Rama.
Ndërsa sot, i pyetur rreth kësaj deklarate, dhe faktit nëse kishin nisur kontakte konkrete për vaksina kineze apo ruse, kryeministri nuk e mohoi duke zgjedhur të mos jepte shpjegime të mëtejshme. “Do më lejoni të mos bëj asnjë koment”, u përgjigj zoti Rama.
Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare Shqipëria ka bërë pak më shumë se 15 mijë vaksina. Mbi 32 mijë doza të Pfizer-it kanë mbërritur në vend, ndërsa pritet një furnizim periodik me disa dhjetra mijëra doza të tjera po të vaksinës Pfizer dhe në muajt në vazhdim.
Sot mekanizimi COVAX njoftoi se deri në Maj Shqipëria do të marrë mbi 140 mijë doza të Astrazeneca-s. Sipas autoriteteve një sasi prej më shumë se 14 mijë dozash të kësaj vaksine pritet të mbërrijë brenda 15 marsit.