Aplikacion
Partia Demokratike ka publikuar një video, që sipas saj tregon se kryeministri Edi Rama e ka vjedhur projektin 3D të hekurudhës Tiranë – Durrës nga Katari.
“Projekti që prezantoi Rama i hekurudhës Tiranë-Rinas- Durrës është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha e prezantuar në 2016, lehtësisht e aksesueshme në youtube”, denoncoi PD.
Selia Blu publikoi një video për ta vërtetuar pretendimin e saj (shih videon)
Zoom.al po publikon edhe videon origjinale dhe të plotë të projektit të hekurudhës së Katarit të publikuar nga kryeministri si projektin e hekurudhës Tiranë – Durrës. (shih videon)
Sipas Partisë Demokratike, ky është një mashtrim i Edi Ramës që tregon se ai nuk ka asnjë plan të nisë hekurudhën. ©Zoom.al
Kryemadhi plas bombën: Shumë shpejt do të ketë një denoncim të fortë për RamënPara pak minutash kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin Opinion në një lidhje me “Skype”.
Ajo është shprehur se shumë shpejt do të bëjë një denoncim bombë në lidhje me Ramën se si ai manipulon
Pjesë nga biseda:
Kryemadhi: Brenda dy ditësh ju do të keni një denoncim të fortë nga Monika Kryemadhi se si Edi Rama e manipuloi skemën.
Fevziu: Në zgjedhje?
Kryemadhi: Politike, e cila tregon qartë se cila është ndërhyrja dhe impakti. Kjo 184 dhe 339 nuk janë asgjë.
Fevziu: Keni denoncim konkret me dokumenta
Kryemadhi: Patjetër zoti Fevziu dhe jam e bindur që ju do të më kërkoni në Opinion, aty
Fevziu: Që tani pot a bëj kërkesën. Jemi që jemi live mund ta thuash direkt.
Kryemadhi: Jo, se sot i kushtohemi marrëveshjes së 1 marsit, socialistët.
Fevziu: Ta llogaris të mërkurën të bëj emision për denoncimin?
Kryemadhi: Se mos të merr ndonjë nga qeveria dhe nga bashkia dhe mos e lejo të dali në televizor.
A ishte Rama arsyeja e amullisë me ardhjen e 15,210 vaksinave të Pfizer?Zyra e shtpit në Kryeministri njoftoi pak më parë se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer mbërritën në aeroportin “Nënë Tereza”.
Paradite ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi në parlament se kjo sasi do të mbërrinte në mbrëmje.
Por padite po kjo ministri njoftoi se mbërritja ishte shtyrë për të martën.
“Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë” – ishte njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë.
Deri tani asnjë institucion nuk ka shpjeguar se çfarë ndodhi që dozat arritën sipas njoftimit të parë.
Por burime të rezervuara i thanë Zoom.al se arsyeja ka qenë kryeministri. Ai ka insistuar që vaksinat të mos vinin nëse nuk do të ishte ai duke i pritur në Rinas.
Kreu i qeverisë ndodhej sot në Bruksel për të marrë pjesë në tryezën e Këshilit të Stabilizim-Asociimit. /Zoom.al
Kur mendoj për Navalnny dhe për sakrificat e tij personale e familjare për të qenë i lirë dhe i lumtur më vjen ndërmend “Prometeu” i lashtësisë dhe drita që ai i dhuroi njërëzimit.
Edhe pse i shpëtoi një sulmi me armë kimike, iu kërcënuan familjarët, e rrezikohet jeta, Navalnyy nuk rreshti kurrë së denoncuari abuzimet, agresionet, shtypjen e lirisë së fjalës dhe shprehjes nga makineritë shtetërore ruse. Shpresojmë që zëri i tij të mos shuhet kurrë pasi populli rusk a nevojë për të dhe e gjithë bota duhet ta mbështesë në rrugëtimin e tij drejt lirisë.
Në 2021 përvec pandemisë dhe trazirave në disa shtete larg Balkanit, vëmendjen kryesore vazhdon ta marrë situata e arrestimeve të padrejta në Rusi, ku mijëra protestues dhe familjarët e tyre po burgosen çdo ditë me të njëjtat akuza.
Arrestimi dhe burgosja e Navalnyy është nje tjetër shkelje e të drejtave ndërkombëtare dhe ligjeve të vetë Rusisë, të miratuara me pëlqimin dhe autorizimin e Vladimir Putin.
Liritë themelore të Njeriut janë shkelur dhe vazhdojnë të shkelen nga Autoritet shtetërore ruse ku vetëm gjatë 2021 janë arrestuar dhe burgosur pa të drejtë apelimi mbi 13000 persona.
Po nëse në raste të oligarchëve dhe abuzimeve me investimet, kanë gjetur reagimet e BE dhe të komunitetit ndërkombëtar, në rastin e arrestimeve në shkelje flagrante të ligjeve ruse dhe normave ndërkombëtare, nuk ka një pozicionim të qartë.
A duhet menduar se komuniteti ndërkombëtar nuk I intereson se çfarë po ndodh në Rusi???? Apo mos vallë shkelja e radhës dhe padrejtësitë që po u bëhet komunitetit rus nuk i intereson askujt përvec aktorëve të përfshirë në të????
Kjo heshtje përfshin edhe vendin tonë sikur të nënkuptonte se vendi ynë apo vendet e Ballkanit nuk kanë interes të drejtpërdrejtë në çështje të tilla, apo janë imun ndaj veprimve agresive dhe kaos të krijuar nga makineritë e kremlinit?.
Gabojnë ndërkombëtarët, gabojmë të gjithë ne që mendojmë se shkelja e të drejtave të njeriut, burgosja si armë për të mbyllur zërat e ndryshëm, janë gjëra që tolerohen dhe që nuk na përkasin.
Nëse Shqipëria kaloi një periudhë 40 vjecarë nën totalitarizëm e burgosje, të njëjtin fat po e vuajnë populli i thjeshtë rus dhe nëse mekanizmat e diktaturës putiniane nuk do të shpaloseshin në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, Gjermani, Austri, atëherë vendi ynë do të ishte imun ndaj sjelljeve arbitrare dhe kërcënuese të Kremlinit.
Por Shqipëria vazhdon të jetë në shënjestrën e Kremlinit dhe ashtu sic është shënjestër çdo vend demokratik që nuk pajtohet me veprimet e dhunshme e të padrejta të oligarchëve dhe entitetet shtetërore ruse.
Nëse Prometeu dhuroi njerëzimit “dritën” të njëjtën gjë po jep dhe Navalnyy dhe mbështetësit e tij, po japin dritën e tyre për të ndricuar errësirën që ka plakosur popullin rus.
Navalnyy shprehet: Unë dëshiroj që shumë gjëra të tjera të ndodhin në vendin tonë. Ne kemi nevojë të luftojmë jo aq shumë me faktin se Rusia nuk është e lirë, por me faktin se është e pafat në të gjitha kuptimet. Ne kemi gjithçka, por akoma ne jemi vend i mjerë. Literatura e hapur ruse, literatura e mrekullueshme ruse – oh Zot, vetëm përshkrim i fatkeqësisë dhe vuajtjeve. Ne jemi vend shumë i pafat dhe nuk mund të dalim nga ky cikël fakteqësie. Por, sigurisht, ne duam të dalim dhe të flasim për mënyrën se si Rusia mund të jetë e lirë, por edhe e lumtur. Rusia do të jetë e lumtur.”
Historia tregon dhe vazhdon të tregojë me fakte historike se Kremlini ka qëllim të burgosë cdo zë kundër, kudo që ndodhet ai, në Europë, në Balkan pasi i vetmi synim i “Rusisë se re të vjetëruar” është krijimi i kaosit, përcarjes dhe kohët para zgjedhore janë momenti i volitshëm.
Arrestimet e kryera gjatë muajve të fundit tregojnë se Navalny dhe grupi I mbështetësve të tij, po thonë të vërtetën. Vërtetësi e hidhur mbi luksin e tepruar të aparatit shtetëror dhe mbi biliarda pasuri e ndërtesa mijërahektarëshe për një person të vetëm, ndërsa populli i thjeshtë ropatet në punë e mezi shtyn muajin.
Historia e oligarchëve dhe e abuzimeve shtetërore duket se nuk do të marrë fund as me arrestimet e fundit dhe as me eleminimin fizik të kundërshtarëve të regjimit autokratik putinian.
Pasojat e arbitrarizmit, ku çdo gjë kontrollohet nga një person I vetëm dhe ku vendimet e gjykatave jepen sipas dëshirave të liderit suprem, do të vazhdojnë të përhapin efekt negative deri në Ballkan dhe Vendet e BE nuk mund të rrinë duarkryq por duhet të reagojnë.
Shpresojmë që Rusia dhe Navalnyyt e popullit rus të ndjehen të lirë dhe të jetojnë të lumtur, por që kjo të ndodhë duhet ti themi të gjithë “jo” diktarurës, arrestimeve, burgosjeve dhe dhunimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Populli shqiptar dhe në të gjithë së bashku i themi “Jo” diktaturës putiniane e cila sjell vec errësirë kudo në botë.
Presidenti Meta: Kush prek votën, do t’i pritet doraPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Met, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në News 24, përsëriti kërcënimin e tij se çdokujt që do të guxojë që të prekë votën do t’i pritet dora.
Meta: Me 26 prill ma ndërroni emrin, ma vendosni si të doni nëse një votë vidhet, do u pritet dora në sheshin Skënderbej, Kryemadhit të parës, Bashës, Ramës dhe me rradhë. Ky është një premtim i presidentit të këtij vendi. Nëse ka një bandit që do të tentojë të bëjë blerjen e votave si Shijak dhe Dibër do ua pres unë dorën, unë presidenti i Shqipërisë. Një votë të vidhet do të pritet një votë, nuk është në kuptimin figurativ. Cilido që do guxojë në emër të popullit shqiptar të prek votën, do u pres dorën në emër të sovranit. Vetëm populli shqiptarë me votën e tij, do të mbrojë demokracinë.
Meta tha se se nëse Edi Rama fiton 71 mandate, pa i manipuluar zgjedhjet, ai do të japë të nesërmen dorëheqjen nga posti i presidentit dhe do të jetë në krye të opozitës.
” Ne do i tregojmë botës që jemi popull që beson në demokraci! Do t’i tregojmë botës që edhe pse u shkel marrëveshja e 5 qershorit, jemi popull i zgjuar. Do të ecim në rrugën e Evropës dhe jo në projekte që kanë ardhur nga Lindja. Nuk më intereson fare për LSI, kam një mesazh për të gjithë, nëse mendojnë se forcë politike është problem për demokracinë asgjësojeni, nëse besoni se kjo parti ka persona të inkriminuar asgjësojeni, por me votë. Jo duke e çuar për skrap, me manipulime. Në këto zgjedhje nuk ka vetëm tre parti, janë 30 parti. Detyra e qytetarit është të votojë.
Unë i them qytetarit kush ju ka bërë presion me vendin e punës, kush ua ka blerë votën, ndëshkojeni me votë. Unë nuk kam asnjë interes, as se çfarë ka thënë dhe çfarë thotë njëri apo tjetri. Zoom.al
“Nuk i duroj dot këto gjëra”/ Lediana shpërthen në lot në prapaskenëPrime i djeshëm ishte plot të papritura, që nga largimi i Anës, përjashtimi i Erit dhe Dorit dhe hyrjes së Aristelës.
Pikërisht përjashtimi i Erit pas sherrit me Dorin , preku Ledianën e cila tha se ndihej disi fajtore për këtë.
Në prapaskenat e primet dje, ajo tha: Mu hodh akuza në një moment që kamerat ishin fikur, se Antonela më tha që ti je fajtore se pranove kërcimin me Mevlanin
Mua s’më pëlqejnë që njerëzit ndryshe bëjnë kur kamerat janë fikur dhe tjetër kur janë ndezur.
SPAK merr të pandehur tre zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes, ja cili tenderi për të cilën janë nën hetimProkuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka marrë të pandehur tre persona, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në Ministrinë e Mbrojtjes.
Bëhet fjalë për një denoncim të Partisë Demokratike, për abuzim me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë, në kohën kur ministria drejtohej nga Olta Xhaçka, aktualisht ministre e Jashtme.
SPAK ka marrë të pandehur, Ylli Imerin, Dafina Kecan dhe Andrea Dapajn, të cilë akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
“Procedura e prokurimit të rezervave të shtetit është bërë në përputhje me procedurën ligjore të afateve të përshpejtuara të gjendjes së fatkeqësisë. E inkurajoj opozitën të mos bëjë politikë, por ta referojë çështjen sa më shpejt tek organet e drejtësisë që të sqarohet sa më parë.”
Ja çfarë deklaronte Enkelejd Alibeaj për tenderin:
Në Shqipëri ka 35.099 kompani, të cilat merren me tregtimin e mallrave ushqimorë, por Edi Rama dhe Olta Xhaçka, pritën 1 muaj që kompania që ata kanë zgjedhur për të ndarë paratë, të ndryshonte objektin. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nën drejtimin e Edi Ramës, ka zhvilluar më datë 25 Mars 2020 një tender urgjent për “blerje paketa ndihme për familjet në nevojë dhe materiale mbrojtëse në mbështetje të personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID – 19”, me vlerë rreth 1.5 milion Euro.
Pas 24 orësh nga shpallja e tenderit, kemi një fitues pa garë dhe oferta e vetme, nga 35.099 kompani në Shqipëri, fiton kompania filial nga Maqedonia “Eurovia” shpk. Kriteri i vetëm i vendosur nga Ministria për kompaninë fituese ishin kontratat për ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit, në një vlerë jo më të ulët se 40% e vlerës së përllogaritur të tenderit.
Alo Edi, Alo Xhaçka?
1. Kompania që keni vendosur të ndani plot 1.5 milion euro, a e ka eksperiencën e nevojshme në fushën e tregtimit të ushqimeve?
2. Sa muaj apo vite eksperiencë ka?
3. Si e gjetët këtë kompani për t’i dërguar ftesë për ofertë për blerjen e ushqimeve pa garë dhe pa shpallje publike?
Të dashur shqiptarë, ju që po prisni ndihmat në shtepitë tuaja, ju të moshuar që nuk mund të lëvizni dot as me dhe as pa leje, të presim pak se mos na marrin në telefon për të na sqaruar se çfarë po bëhet me 1,5 milion eurot e ushqimeve tuaja”, deklaroi ai
NGA AGIM BAÇI
“Kontrolli i mendimeve të qytetarëve çon në kontrollin e veprime të tyre”, shkruante Zhak-Zhak Rusoi në Kontratën Shoqërore. Sipas tij, gjithçka duhet të lëvizë mes konceptit “qytetari-fëmijë” dhe “shteti-baba”. Këtë koncept rusionian ka kërkuar të vërë në funksion z.Rama gjatë viteve në pushtet, sidomos kur e paraqet vetveten si “shteti i vetëm i shqiptarëve”, duke dashur të fiksojë idenë se ai është gjithçka që shqiptarët kanë dhe gjithçka që shqiptarët janë. Në fakt, të njëjtën gjë kanë bërë edhe më parë fashistët, nazistët dhe marksistët, të cilët prodhuan diktaturat gjakatare në mjaft vende, duke ndërtuar trekëndëshin vrastar të mendimit: “Gjithçka për Shtet, asgjë jashtë Shtetit, asgjë kundër Shtetit”
Po të vëmë re me kujdes edhe deklaratat e Ramës “Është fat që më keni mua”, që më pas u bazuan me memet qesharake të këtij dimri se “Falë Ramës ra dhe kjo borë”, apo “Falë Ramës do çelin lulet në pranverë”, janë vijim i së njëjtës logjikë fashisto-marksiste. Edhe pse shumë nga shqiptarët mund të kenë qeshur me këtë këmbëngulje të z. Rama për të bindur shqiptarët se gjithçka rrotullohet rreth tij, ai po tregon se e ka shumë seriozisht kur i drejtohet shqiptarëve me refrenin se duhet të shohin te ai të vetmin shpëtimtar të jetës së tyre. Kjo edhe për faktin se ai prej kohësh investon miliona nga buxheti, nga taksat tona, jo për të kuptuar se çfarë bëjnë shqiptarët, por vetëm të dijë se çfarë mendojnë shqiptarët. Duke tentuar të ketë nën kontroll median dhe komunikimin social ai ka synuar në mënyrë të hapur ngritjen e një inxhinieringu propagande me qëllim dhënien e një versioni të vetëm socio-politik për zgjedhjet e 25 Prillit: Rama është zgjidhje për shqiptarët!
Fakt është se, ky projekt, për ndryshimin kulturor të shqiptarëve lidhur me atë që ndodh rreth tyre dhe për jetën e tyre, ka shumë vite që ka nisur në Shqipëri.
Po të shikojmë në fillesat e kësaj politike, e dallon qartësisht se projekti për një ndryshim kulturor të “modelit Rama” ka nisur fillimisht me një mbështetje të madhe që në kohën e z. Nano për të dhënë një version të ri fasade në Ministrinë e Kulturës, në Bashki e pastaj si Kryeministër. Këtë linjë indoktrinimi pasoi edhe Veliaj kur mori Bashkinë e Tiranës, i cili, me paratë e taksapaguesve, sponsorizoi vetëm për propagandë dhe kontroll mediash. Madje, me taksat e shqiptarëve ai arriti të përgatiste edhe stema ku shkruhej “lali Eri”, me qëllimin që të lidhë idetë e ndryshimeve kulturore me një përcaktim të dashur të shqiptarëve, si emërtimi “lali”- pra të një njeriu që gjithkush nga ne në vegjëli e ka parë si udhëheqës, si një njeri që i mëson rrugëtimin. Ky investim i pandërprerë nga z. Rama për ndryshimin ideologjik të shqiptarëve, ka sjellë një realitet nën një pushtet të hapur e të dhunshëm manipulimi, një realitet të cilin ai e nisi fillimisht me partinë e tij.
Kështu, z. Rama përdori nxitjen e shijes dhe nevojave të turmave dhe largoi nga PS thuajse të gjithë ata që kërkonin një marrëdhënie politike dinjitoze. Shpejtësia me të cilën ai ushqeu konformizmin në PS, bëri që sot të kemi kriter imitimin dhe duartrokitjen, ndërkohë që nuk ekziston thuajse asnjë alternativë debatuese. Rama futi, gjithashtu, kulturën e keqkuptimit apo devijimit të të dhënave zyrtare, duke bërë që të jenë në fuqi gjysmë të vërtetat apo gënjeshtrat e plota, e ku askush nuk di me siguri se çfarë dodh realisht me paratë e taksapaguesve.
Vetë Rusoi, që frymëzoi këtë devijim kulturor, këtë inxhiniering të kontrollit të shoqërive përmes shpikjes së shetit-baba, shkruante se “veset nuk janë të lindura te njeriu, por janë fryt i qeverisjes së keqe”. P.sh, a nuk inkurajoi diktatura për afro pesëdhjetë vite “Njeriun e Ri”, një njeri që kishte në qendër vetëm partinë-shtet, që harroi të afërmit, harroi idetë, humbi guximin dhe që përvetësoi vetëm artin e spiunimit dhe shpifjes? A nuk trashëguam ne nga diktatura atë njeri që përfundoi në prehërin e bindjes duke përsosur vetëm artin e tundjes së kokës për gjithçka që i udhërohej? Dhe duket se Rama po ndjek sërish këtë trend të kulturës politike, duke synuar t’u thotë shqiptarëve se nuk ka rëndësi as e drejta, as e vërteta, as ndershmëria, por vetëm bindja – bindja ndaj asaj që thotë ai vetë.
Një nga filozofët e sotëm amerikanë, Noam Çomski, shkruan se “qeveritë e bazojnë sot suksesin e tyre të inkurajimi i injorantëve që të ndjehen krenarë me padijen e tyre”. Madje Çomski duket se e ka shkruar posaçërisht për Ramën kur thotë se, kjo yshtje për të bërë krenarë të paditurit me injorancën e tyre, krijon në shoqëri ndjenjën e vetëfajësimit- pra një shoqëri ku shumë njerëz kritikojnë vetveten përse nuk shfrytëzuan rastin për të vjedhur, përse nuk u bënë të pasur me pasurinë publike apo të tjetrit kur mundeshin, përse nuk arritën të pushtonin pronën e dikujt.
P,sh, duke dashur me çdo kusht vijimin në pushtet, z. Rama ka ndryshuar edhe statusin e “të fortëve” që i ftoi në prehërin e tij politik më 2013, duke i kthyer nga klientë, në partnerë në pushtet. Pra, ata tashmë nuk përfitojnë nga ajo që u jep pushteti, por janë vetë pjesë e pushtetit dhe, duke qenë pjesë e pushtetit, e kthejnë në ligj atë që dikur quhej plaçkitje. Këtij pushteti të forcës Rama i ka kombinuar spektaklin dhe propagandën, duke tentuar kështu që kushdo të mos ketë qëllim të lexojë dhe arsyetojë mbi realitetin, por t‘i dorëzohet një realiteti të ri, të cilin z. Rama ka marrë përsipër ta ndërtojë përmes tallavasë së përditshme të komunikimit, ku përfshihen edhe porno-sondazhet e zgjedhjeve.
Si pasojë e këtij stili manipulimi, ku është synuar krijimi i një varësie sa më të madhe nga ajo që thotë Qeveria, sot shqiptarët gjenden përballë një vendimi të rëndësishëm- do të vijojnë të trajtohen kaq mizorisht si një tufë delesh që mund të kullosin në lëndinën e gënjeshtërt dhe 3D të konceptit Rama-Veliaj, apo do të zgjohen dhe do të kuptojnë se janë vetëm përballë një ekrani gjigand, që i rrethon kudo dhe që nuk i lejon as të mendojnë e as të jetojnë me dinjitet?
Shqipëria në 24 orët e fundit: Numri i viktimave mbetet i lartë, bien rastet ditoreMinistria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 764 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë marrë dozat e vaksinave 800 persona.
Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 kanë ndërruar jetë 20 qytetarë.
Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 640 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
NJOFTIMI:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2714 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 764 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
310 raste në Tiranë, 35 në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelennë, 27 në Gjirokastër, nga 24 raste në Durrës, Elbasan, Kukës, 23 në Berat, nga 22 raste në Vlorë, Peqin, nga 20 raste në Kavajë, Kuçovë, 16 në Sarandë, 13 në Delvinë, nga 11 raste në Fier, Lezhë, 10 në Gramsh, nga 9 raste në Krujë, Korçë, nga 7 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Lushnje, Bulqizë, Vorë, nga 5 raste në Has, Pukë, nga 4 raste në Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Kurbin, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Malësi e Madhe, Roskovec, nga 1 rast në Rrogozhinë, Belsh, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar, Patos, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (1 Mars 2021)
Raste të reja ditore 764
Të shëruar në 24 orë 640
Të shtruar në spitale 659
Humbje jete në 24 orë 20
Testime ditore 2714
Testime totale 469,499
Raste pozitive 107,931
Raste të shëruara 70,413
Raste Aktive 35,702
Humbje jete 1,816
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22974
Fier 2621
Vlorë 1765
Durrës 1651
Shkodër 1367
Gjirokastër 1115
Elbasan 943
Korçë 880
Berat 871
Lezhë 792
Dibër 372
Kukës 351
Gjatë konferencës për shtyp në Bruksel, kryeministri Edi Rama, në prani të ministrit të Jashtëm të BE-së, Joseph Borell dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka përdorur një gjuhë fyese ndaj gazetares së ABC, Erisa Zykaj.
Gazetarja pyeti lidhur me hetimin për rastet e bujshme të vjedhjes së votave dhe parregullsive të evidentuara gjatë procesit zgjedhor edhe në raportin e OSBE ODHIR, apo nga Parlamenti Europian.
Pasi dy përfaqësuesit e lartë të BE-së dhanë përgjigjen e tyre lidhur me këtë çështje, Edi Rama nuk mundi t’i rezistojë tundimit, për të lëshuar ofendime ndaj gazetares, thjesht dhe vetëm për “mëkatin” se bëri një pyetje, e cila në thelb i referohej vetë institucioneve të BE-së dhe nuk ishte një opinion i saj. Ai e quajti Zykën “një aktiviste dembele” që bëri një “deklaratë të pabesueshme”.
Pyetje a gazetares:
“Ju e dini që sipas raportit të OSBE, disa parregullësi janë regjistruar në zgjedhjet e mëparshme, si trysni mbi votuesit, përdorimi i administratës publike dhe blerja e votës. Ju e dini që ndjeka penale e blerjes së votës, është një parakusht i Këshillit, dhe natyrisht reflektohet edhe në ndryshimet e fundit të konkluzioneve të PE, ku thuhet se këto çështje të dyshuara, nuk kanë shkuar në gjykatë dhe asnjë arrestim nuk është bërë. A e ndani edhe ju këtë shqetësim të PE dhe shteteve anëtare, për blerjen e votës dhe a keni marrë garanci nga qeveria që këto parregullësi nuk do të përsëriten në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit? “, pyeti gazetarja.
Reagimi me fyerje i Edi Ramës:
“Është mjaft mbreslënëse të dëgjon në gjuhën time, një deklaratë kaq të pabesueshme, që askush nuk është hetuar, asgjë nuk ka ndodhur, sa u takon rasteve të dyshuara për blerje vote. Ndërkohë që ka 20 persona të ndjekur, të akuzuar nga prokuroria, ndërkohë që flasim, janë në proces e sipër, 20 persona të dyshuar për blerje vote nga të gjitha partitë. Është mbreslënëse të shoh këtë aktivizëm dembel, që shpreh vetëveten në këtë tempull shumë të lartë të Bashkimit Europian, por ja që kështu është“, deklaroi Rama.