zoom

Day ArchiveMessi magjik, Barça mposht Elchen dhe ndez La Ligan

Barcelona nuk bën dy gabimeve radhazi në LaLigas. Pas barazimit me Cadizin në “Camp Nou”, ekipi “blaugrana” fitoi thellë 3-0 ndaj Elches në një sfidë të prapambetur që i përket javës së parë të kampionatit. Arkitekti i këtij suksesi ishte ishte ai i zakonshmi, Lionel Messi, autor i dy golave dhe frymëzues në rastin e golit të tretë të shënuar nga Jordi Alba.

Pjesa e parë, në fakt, u mbyll pa gola, por Barcelona shpërtheu në të dytën, madje duke shënuar gola për manual, me regjisor gjashtë herë fituesin e Topit të Artë. Të parin Messi e shënoi sapo nisi pjesa e dytë, i shërbyer me zgjuarsi nga Braithwaite. Edhe të dytin e pati si lodër fëmijësh, në këtë rast pas një asisti të pabesueshëm të de Jong, që e nuhati vendndodhjen e argjentinasit pa e kthyer fare kokën.

Në rastin e golit të 3-0, Messi hapi lojën në krahun e majtë për Braithwaite, i cili ftoi me kokë Jordin Alban, me anësorin e Barçës që shënoi me stilin gërshërë. E pabesueshme se çfarë humbi Antoine Griezmann në dy aksione të njëpasnjëshme. Në rastin e parë (81’) goditi traversën dhe më pas e çoi topin mbi tra, ndërsa në rastin e dytë (84’), pasi shmangu edhe portierin tundi rrjetën e jashtme.

Me këtë fitore Barcelona e ndez më shumë se kurrë garën për titull në La Liga, duke e ngushtuar në pesë pikë diferencën me Atleticon dhe vetëm dy me Realin.

“Mos thoni që nuk e dija”. Meta, paralajmërim të fortë zyrtarëve (Video)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë për zyrtarët teksa na ndajnë vetëm dy muaj nga data e zgjedhjeve. Ai u ka kërkuar atyre të respektojnë vetëm ligjin e Kushtetutën, përndryshe do të përballen me ligjin.

“Nesër nuk mund të thotë: ‘Më detyruan!’ apo ‘Nuk e dija!”, shkruan Meta

Postimi i plotë:

PARALAJMËROJ ÇDO ZYRTAR në Republikën e Shqipërisë: Të ketë KUJDES maksimal në respektimin e Kushtetutës dhe në respektimin e ligjit!

Nesër nuk mund të thotë: “Më detyruan!” apo “Nuk e dija!”.

25 PRILLI PO AFRON!

Aksident i rëndë në Fier, këmbësori dërgohet me urgjencë në spital

Aksident i rëndë në Fier, këmbësori dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në aksin Fier-Patos.

Një 33 vjeçar, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas këmbësor, ende i paidentifikuar, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është dërguar në Komisariat dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi D. Xh., 33 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas këmbësor, ende i paindentifikuar, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Dalin detaje të reja nga atentati në Kamëz, “i forti” i ‘Myslym Shyrit’, ofroi 40 mijë euro për eliminimin e biznesmenit

Për ngjarjen e ndodhur në 9 shkurt në Kamëz, ku iu vendos lëndë plasëse poshtë makinës shtetasit Gjon Mena, policia e Tiranës ka arrestuar tre persona.

Sipas raportimeve, në pranga janë vendosur Gjergji Cukali, 42-vjeç, i njohur ndryshe dhe si “i forti i Myslym Shyrit” dhe dy vëllezër, Enver J., 33 vjeç dhe Edmond J., 24-vjeç.

Burime për mediat informojnë se Gjergji Cukali besohet se është porositësi i vrasjes me eksploziv të mbetur në tentativë. Gjithashtu ky i fundit i ka premtuar 40 mijë euro dy vëllezërve, për eliminimin e Menas.

Fillimisht ai u ka dhënë atyre 10 mijë euro, duke i premtuar se do i jepte 30 të tjera në momentin e eliminimit të 32-vjeçarit Mena. Njëri nga vëllezërit ishte marrë me krijimin e lëndës plasëse, ndërsa tjetri kishte për detyrë ta vendoste poshtë makinës luksoze të Menas.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një makinë, e cila besohet se është përdorur nga dy vëllezërit në momentin që kanë vënë lëndën eksplozive në makinën e Gjon Menës.

Policia ndërkohë është duke punuar për zbardhjen e konfliktit mes Menas dhe Cukalit, por vlen për t’u theksuar se dy shtetasit kanë precedentë të theksuar kriminal, si brenda dhe jashtë vendit.

 

Arrihet marrëveshja! Bindet më në fund Nard Ndoka, ja në cilin qark do të kandidojë pas përplasjeve me Bashën

Më në fund është arritur marrëveshja mes kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se kreu i Partisë Demokristiane pritet të jetë pjesë e listës së Shkodrës, poshtë vendit të 5-të.

Ndoka mbajti pezull marrëveshjen deri mbrëmjen e sotme pasi nuk pranonte të bëhej pjesë e koalicionit opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, por duket se kanë rënë dakord.

Ndërkohë vijojnë takimet në selinë e PD për të konkretizuar marrëveshjen dhe për ta dorëzuar në KQZ.

Masa ekstreme/ Zgjerohet ora policore, fundjava në karantinë totale

Disa çaste më parë është bërë me dije se si do të vijojë kufizimi i lëvizjes së qytetarëve për shkak të covid-19 në vendin tonë. Gazeta shqip mëson se është hedhur ideja për karantinë dy javore nga Komiteti Teknik, por më shumë gjasa shtrëngimi i masave që pritet të behet me dije ditën e nesërme nga Ministria e Shëndetësisë është zgjerimi i orës policore, që do nisë nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, bëhet me dije se se pritet karantinë totale në fundjavë, me të shtunat e të dielat që mund të rikthejnë dhe njëherë tjetër kujtimet e muajit mars të një viti më parë.

Vlen të thuhet se shkak për masat ekstreme është zinxhiri i transmetimit të covid-19 me infektimet që janë rritur ndjeshëm. Kujtojmë, se të dhënat e 24 orëve të fundit tregojnë se ka 19 viktima dhe spitalet e mbushur me pacientë detyrojnë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin Teknik të shkojnë në këto hapa. Pavarësisht zërave gjithçka do të vuloset nesër nga komunikimi i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me çfarë pritet të ndodh në vijim.

Përsëri shifra të larta! Itali, 318 viktima dhe mbi 16 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Italia vijon të ketë rritje të rasteve të reja me Covid-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistuar 16424 të infektuar të rinj, nga 13314 të ditës së djeshme, si në rritje është edhe niveli i pozitivitetit, 4.8%.

Viktimat krahasuar me një ditë më parë janë në ulje, 318 nga 356. Lombardia dhe Piemonte janë rajonet më të goditura, me këtë të fundit në rritje shqetësuese.

Shifrat dhe frika nga mutacionet nuk po ndihmojnë qeverinë italiane për të deklaruar një zbutje të masave parandaluese dhe dje Ministria e Shëndetësisë mohoi hapjen e gjithë aktiviteteve si palestra, pishina, bingo etj, ndërkohë që për kinema dhe teatro ekziston një mundësi për muajin prill.

Atentati me eksploziv në Kamëz, zbulohet porositësi! Tre të arrestuar

Pas tentativës për vrasjes me eksploziv të Gjon Menas në Kamëz, policia ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar. Ndër të shoqëruarit është shtetasi Gjergji Cukali, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Rrëmbim personi”, “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Ky i fundit gjithashtu besohet se është porositësi i atentatit ndaj Menas. Po ashtu në polici janë shoqëruar dy vëllezërit Enver. J., 33 vjeç, dhe Edmond. J, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Kujtojmë se më 9 shkurt, Gjon Menas i kishin vendosur lëndë eksplozive poshtë makinës së tij “BMW X5”. Lënda nuk ishte e lidhur me mjetin, por ishte vendosur në tokë, poshtë parakolpit të makinës. Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, e cila mendohet të ketë qenë më pak se 100 g, Mena ka marrë dëmtime të lehta në të dyja këmbët, pasi ka qenë në afërsi të makinës kur ndodhi shpërthimi.

Ai menjëherë pas ngjarjes u dërgua në spital ku mori dhe ndihmën e parë, ndërkohë pas trajtimit të nevojshëm u largua për në banesën e tij.

 

SHBA, vazhdon të rritet numri i viktimave nga Covid-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (Covid-19) në SHBA është rritur në 502.698, prej të cilëve 2.255 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 28.261.979, me 70.752 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur në 28.901.327, kurse ai i të vdekurve në 515.211.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,54 milionë raste të konfirmuara dhe 49.888 të vdekur. Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 65,3 milionë persona.

Tronditëse/ Babai i 17-vjeçarit nuk e di se djali i ka ndërruar jetë

E hëna e 22 shkurtit shënoi viktimën në moshë më të re në vendin tonë nga Covid. 17-vjeçar, Qamil Seiti nga Tirana, humbi betejën në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas 4 ditësh i intubuar.

Shefja e Reanimacionit tek COVID-2, Alma Cani, e cilëson si një prej rasteve më të vështira. Ajo tregon për gjendjen shëndetësore të të riut kur erdhi në spital, shkruan ABC.

Trajtoheshin më tepër se dhjetë ditë në shtëpi. Fatkeqësisht djali erdhi në situatë të avancuar, rezultonte me analizat që bëmë dhe skanerin që tregonte se prekja e mushkërive ishte 100%. Nuk kishte mushkëri që të merrte frymë. Ndoshta dhe ardhja me vonese ishte pjesë e kësaj drame”, thotë mjekja.

E përlotur rrëfen fjalët e fundit të adoleshentit.

“Megjithë përpjekjen që ne bëmë me shpirt, asistencat që u bënë në të gjitha drejtimet dhe ato fjalët e atij djali që më janë ngulitur mua dhe jo vetëm, por të gjithëve këtu: O teta më falni se ju lodha. E kuptonte dhe vetë që ne po përpiqeshim për t’i dhënë jetë, por ishte e pamundur”, tregon Cani.

Në spital i riu kishte dhe prindërit, që të dy me Covid. Nëna, arriti të mposhte virusin, ndërsa i ati vijon i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk i kanë treguar se ka humbur të birin.