zoom

Slider

VIDEO | Alcaraz thyen serbin Djokovic dhe fiton trofeun e lakmuar të Wimbledon

Carlos Alcaraz arriti një fitore të madhe 3-2 në finalen e Wimbledon përballë Novak Djokovic.

20-vjeçari spanjoll mposhti 36-vjeçarin serb në duelin e zjarrtë final, që zgjati 4 orë e 42 minuta.

Ylli i ri i sportit të tenisit, siguroi për herë të parë suksesin e jashtëzakonshëm në Wimbledon, që pritet të mos jetë i vetmi për të.

Pas fitores së madhe, Alcaraz nuk i kurseu elozhet për Djokovic, me këtë të fundit që debutonte si profesionist në tenis pikërisht atëherë kur lindi talenti nga Murcia.

“Një ëndërr e shndërruar realitet. Sa bukur të fitosh, por njësoj krenar për veten time do ndihesha edhe nëse do të humbisja përballë një kampioni të madh si Djokovic. Unë jam rritur duke e parë atë duke fituar. Është e mrekullueshme të përballesh me të, e pabesueshme. Nole më ka frymëzuar pafund, nisa të luaj këtë sport duke të parë ty (i drejtohet rivalit). Falënderoj ekipin tim për këtë sukses. Është një ditë e veçantë, kam luajtur para mbretërve, jam shumë krenar që mbreti është këtu për të më mbështetur. Shpresoj të vijë më shpesh“, tha Alcaraz, i cili konfirmohet si kryesuesi i renditjes së përgjithshme në tenis. /zoom.al/