Aplikacion
Djali i Mimoza Pajës, e cila u vra mbrëmjen e djeshme gabimisht, në një lokal në zonën e Don Bosco-s ka bërë një postim prekës.
Teksa ka postuar një fotografi ku shfaqet me të ëmën, shkruan: “Mallkuar qofshin ato plumbat që i zbrazën në trupin tënd qofsh e xhenetit mam.”
60-vjeçarja punonte si banakiere në lokal dhe u vu aksidentalisht në shënjestër të autorëve. Dy persona me motor hapën zjarr dhe qëlluan me breshëri në drejtim të lokalit duke bërë që 60 vjeçarja të mbetej e vdekur, ndërsa mbesa e saj 10-vjeçare u plagos për shkak të ciflave të xhamave.
Të plagosur në ngjarjen e rëndë mbetën edhe Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli./ Zoom.al