zoom

Aktualitet

Ikën Lorenc Panganika, Tonin Vocaj prezantohet si drejtor i Policisë së Tiranës

Këtë të premte Tonin Vocaj prezantohet si drejtor i Policisë së Tiranës.

Ky është një rikthim në këtë detyrë për Vocajn, të mbajtur më herët në vitet 2009-2010.

Vocaj, me karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, prej disa muash mbante detyrën e zv/drejtorit të përgjithshëm dhe më herët atë të Departamentit të Policisë Kriminale.

Vocaj zëvendëson në DVP Tiranë Lorenc Panganikën.