zoom

Bota

15 ditë luftime, ja çfarë duhet të dini për luftën Ukrainë- Rusi deri më tani

Sot është shënuar dita e 15-të e luftës Ukrainë- Rusi. Deri më tani përparimi Rus drejt Kievit është ngadalësuar ndjeshëm nga ukrainasit të cilët po tregojnë një rezistencë ndaj pushtuesve ruse.

Cilat janë zhvillimet deri më tani?

–Një spital fëmijësh dhe një maternitet janë shkatërruar në një sulm ajror rus në një spital në qytetin jugor të Mariupolit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quan sulmin ndaj objektit një “krim lufte”. “Shkatërrimi është kolosal,” thotë këshilli i qytetit.

–SHBA paralajmëron se Rusia mund të planifikojë një sulm kimik ose biologjik në Ukrainë.

–Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar një plan ndihme prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën, ndërsa FMN ka miratuar 1.4 miliardë dollarë financime emergjente.

–Moska ka pranuar përdorimin e armëve termobarike në konfliktin që ndërkohë po numëron 1300 të vdekur, për Ukrainën “është gjenocid”, UNICEF regjistron më shumë se një milion fëmijë refugjatë.

–Kina akuzon NATO-n se po e shtyn Rusinë në konflikt. Çernobili mbetet pa energji elektrike, por për Aiea nuk ka asnjë “rrezik sigurie”.

–Ushtria ukrainase nisi një kundërsulm kundër forcave ruse për të mbrojtur kryeqytetin e Kievit.

–Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

–Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Happeu, ka thënë se NATO mund të ndërhyjë në Ukrainë nëse Rusia përdor armë kimike.

–Ka përfunduar takimi mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas. Në një konferencë për mediat, Kuleba tha se Rusia do të vazhdojë agresionin derisa Ukraina të përmbushë kërkesat e vendosura.

–Lavrov akuzoi Perëndimin se po “vepron në mënyrë të rrezikshme” duke furnizuar me armë Ukrainën, ndërsa shtoi se kjo përbën shkelje të “të gjitha të ashtuquajturave parime dhe vlera të tyre”.