zoom

Aktualitet

137 kg kokainë nga Ekuadori, lihet në qeli Gentian Malindi

Gjykata e Posaçme ka marrë sot vendimin për të lënë në burg Gentjan Malindin.

I akuzuar për trafikimin e 137 kg kokainë në Portine Durrësit, ai u arrestua dy ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim në 2019.

Arratia 3-vjeçare e Gentian Malindit mori fund pasi 46-vjeçari i shumëkërkuar u arrestua të enjten pasi ndaj tij ishte lëshuar arresti nga SPAK i dyshuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që trafikoi drejt Shqipërisë 137 kg lëndë narkotike kokainë në vitin 2019.

Në momentin e ndalimit policia tha se Malindit iu u sekuestruan shuma parash dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të ky shtetas i mbante me vete si dhe automjeti me të cilin po lëvizte.

Ndaj 46-vjeçarit rëndojnë akuzat e “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Sipas dosjes hetimore Gentian Malindi së bashku më dy persona të tjerë akuzohen si trafikantë të një sasie prej 137 kg kokainë nga Ekuadori. Hetimi për këtë sasi nisi nga autoritetet në Athinë si dhe nga DEA amerikane e cila zbuloi ngarkesën në portin e Pireut.

Në kontenierin e porositur nga Malindi agjentët e huaj vendosën një pajisje GPS me qëllim ndjekjen e ngarkesës.

Në portin e Pireut në Greqi sasia e kokainës u zëvëndësua me oriz duke lënë vetëm një pako me lëndë narkotike.