Aplikacion
Gjyqtari për të miturit Bedri Qorri thotë për Top Channel se fëmijët përherë e më shumë po vërehen si autorë ngjarjesh. Deri më tani, sipas vendimeve të gjyqtarëve në të gjithë vendin gjenden aktualisht nën shërbim prove 167 të mitur kryesisht për vjedhje dhe shpërndarje droge.
Grupe të miturish po shfaqen përditë e më shumë duke vjedhur me synimin për të fituar para për drogë. Por ende nuk është ngritur institucioni i riedukimit për fëmijë që pas kodit penal duhet të funksiononte. Gjykata këmbëngul se megjithë vendimet që shpallen ndaj të miturve midis moshës 14 deri në 18 vjeç, vërehet se ata po kthehen përsëritës.
56 kg drogë të fshehura brenda shufrave metalike në kamion, si u zbulua! Në pranga baba e bir