zoom

Politikë

117 kuti të numëruara në Lushnjë/ Kush po kryeson?

Po zhvillohet procesi i numërimit të kutive të votimit në Bashkinë e Lushnjës.

Deri tani janë hapur 117 kuti, nga 157 në total që ka kjo bashki. Vihet re se aktualisht, kryesuese është kandidatja e PS-së, Eriselda Sefa me 15253 vota, ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano me 8416 vota dhe më pas, kandidati i PD-së, Indrit Sefa me 2729 vota.

Kujtojmë se është shpallur fituesi i bashkisë së Vorës, kandidati i PS-së, Blerim Sheraj.

Sheraj mori 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë 2598 vota e ndërsa Ymer Marku i PD-së 687.

Postime të lidhura