zoom

Lajme

1 miliard euro për emigrantët, Meloni po e perdor paktin me Shqipërinë për zgjedhjet!

Të tjera detaje që ngrenë akoma më shumë hije dyshimi, janë publikuar nga mediat prestigjioze italiane ditët e fundit si “L’Espresso”.

Marrëveshja e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për pritjen e rreth 36.000 emigrantëve në dy kampe, që parashikohet të ndërtohen në Shëngjin dhe Gjadër, e ka marrë sërish vëmendjen e mediave italiane. Shifrast flasin për një xhirim të përafërt me 1 mld euro kosto dhe aktivitet politik zgjedhor, me interes partiak.

“L’Espresso” është hapur me artikullin e titulluar “Mbretëresha Giorgia e Shqipërisë”, ku shihet edhe foto në një fushë të kuqe të kopertinës me flamurin shqiptar të Melonit.

Sipas këtij artikulli, qendrat e emigrantëve në Shqipëri shërbejnë për fushatën e zgjedhjeve Europiane të Melonit.

“Qeveria kërkon të djeg të gjitha etapat pa kursyer çdo kosto. Do të arrihet në 1 miliardë euro për procedurat speciale. Para që do u merren shëndetësisë,  arsimit transportit”, thuhet në kryeartikull.

Marrëveshja Rama-Meloni parashikon ndër të tjera ngritjen e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër, për refugjatët burra dhe të rinj, që kapen në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane.

Në kampin e parë pritet të bëhet verifikimi i të dhënave personale të refugjatëve, ndërsa në të dytën, ata duhet të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave për azil. Të dy kampet parashikohet të jenë nën juridiksionin italian dhe ndërtimi dhe funksionimi i tyre do mbulohet financiarisht nga pala italiane.

Gjithashtu, është planifikuar dhe një burg në Gjadër që do të kushtojë 25 milion euro për pesë vite dhe do të ketë hapësira për 20 të burgosur. Marrëveshja parashikon sjelljen në Shqipëri të 3 mijë refugjatëve në muaj, 36 mijë refugjatëve në vit, teksa është nënshkruar për 5 vite, me mundësi zgjatjen më tej me miratimin e të dy palëve.

Sipas “Politiko”, marrëveshja u nënshkrua në “terr” të plotë, ku madje fillimisht as deputetët socialistë nuk ia kishin idenë se për çfarë bëhej fjalë, ndërsa shqiptarët si gjithmonë nuk i pyeti askush rreth shqetësimeve se kjo nismë do nxiste trafikimin e qenieve njerëzore, apo do të krijonte probleme serioze me sigurinë pasi mes refugjatëve mund të ketë edhe individë me qëllime terroriste.

Kujtojmë se fillimisht për vendet e BE-së, ishte çuarje e refugjatëve në Ruanda, por pasi u rrëzua kjo pistë Rama iu përgjigj menjëherë me një “PO” homologes italiane Meloni. I pyetur gjatë Samitit Të Ukrainës ditë më parë nga një gazetar italian, Rama u shpreh se qeveria shqiptare do marri “zero lekë” për marrëveshjen. /ZOOM.AL/