zoom

Politikë

0 mandate në Tiranë?! LSI i tregon forcën Ramës me fushatë në Surrel, dhjetëra makina në radhë

Simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë shkuar ditën e sotme duke bërë fushatë në Surrel, aty ku ka shtëpinë Kryeministri Edi Rama.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale shikohen dhjetëra makina që janë në radhë dhe u bien borive, si për t’i treguar kryeministrit se LSI ka shumë mbështetës.

Kjo vjen për vetë faktin, se shumë media që akuzohen nga LSI si proqeveritare e kanë nxjerrë si parti me 0 mandate në Tiranë.