zoom

Politikë

Zyrtari grek viziton Fredi Belerin në burg: T’i jepet fund trajtimit të padrejtë

Kryetari i zgjedhur për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri priti në një takim në qeli zyrtarin grek Manolis Kefalogiannis, kryetar i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së.

Mbështetjen e Greqisë për Belerin e tregoi edhe Kefalogiannis, i cili e konsideroi të padrejtë qëndrimin e tij në burg.

“I kërkoi që të marrë iniciativën për t’i dhënë fund trajtimit të padrejtë dhe diskriminues ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Një vendim që pengon Fredi Belerin të marrë detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë dhe është në kundërshtim të plotë me vendimin e qytetarëve që e zgjodhën në kryebashkiakun e qytetit të tyre”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës në Tiranë Kefalogiannis u takua edhe me zyrtarë të qeverisë si dhe me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ku në fokus ka qenë çështja e Fredi Belerit. Ai u takua edhe me kreun e PDI-së, Vangelis Dule