Aplikacion
Bare ka ndarë rrugët me klubin spanjoll, pas katër vitesh në Spanjë. Ai është impenjuar në La Liga 2 për dy sezone, ndërsa në elitë ka zhvilluar 2 edicione me këtë fanellë.
I çuditshëm është fakti se largimi i tij vjen pikërisht pasi Espanyol sapo u ngjit në La Liga, pas një sezoni në kategorinë e dytë.
26-vjeçari në sezonin e fundit luajti 39 ndeshje, ku dhuroi 3 asiste, ndërsa nuk provoi shijen e golit. Në postimin e bërë, Bare falenderon të gjithë për mbështetjen, gjatë gjithë këtyre viteve.
Para Europianit, mungesa e tij në listën e trajnerit të Shqipërisë shkaktoi bujë të madhe. Futbollisti është aktivizuar me kombëtaren në të kaluarën në 29 ndeshje.
Gjithashtu, lojtari ka qenë pjesë më parë edhe e ekipeve zinxhir të përfaqësueses nga U16 deri te U21. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram