Aplikacion
Amerikano-veriori e ka pësuar këtë dëmtim të rëndë gjatë ushtrimit të MMA-së (sport që e admiron) dhe sipas asaj që thotë ai: “ishte duke u stërvitur për një luftë konkurruese në fillim të vitit të ardhshëm”. Shumë vetë theksuan se kjo luftë do të ishte kundër Elon Musk, pronar i ‘X’ (ish Twitter).
Mesazhi i plotë
“Unë krisa ligamentin tim dhe sapo dola nga operacioni për ta zëvendësuar atë. Falënderoj mjekët dhe ekipin që u kujdesën për mua. Unë isha duke u stërvitur për një luftë konkurruese MMA, në fillim të vitit të ardhshëm, por tani kjo është shtyrë pak prapa. Ende pres përpara për të, pasi të shërohem. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen”, thotë ai në postimin në Instagram.
Pas ndarjes së publikimit në rrjetet sociale, ndjekësit e Mark Zuckerberg reaguan shpejt me mesazhe të panumërta mbështetjeje dhe duke i uruar shërim të shpejtë. “Shërohuni shpejt”; “Shëroheni sa më shpejt”; “Kujdesu për veten”; “Do të jesh mirë”, ishin disa nga mesazhet e ndjekësve të tij në postimin në Instagram. /ZOOM.AL/