zoom

Slider

(VIDEO) Grushte e shkelma! Pamjet e sherrit të tifozëve të Tiranës në Luksemburg

Nuk munguan incidentet gjatë ndeshjes Dudelange-Tirana, 1-0, e vlefshme për turin e parë kualifikuese të Champions League.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, disa tifozë u përleshën me njëri-tjetrën. Situata u përshkallëzua, por me ndërhyrjen e stjuartëve dhe policisë së Luksemburgut u normalizua gjithçka.

Zoom.al ka siguruar një video nga momenti i përplasjes mes dy tifozërive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Nuk dihet motivacioni përse ndodhi kjo përleshje, pasi tifozët e ekipit kundërshtar gjithmonë duhet të qëndrojnë në një sektor të veçantë për të shmangur këto skena të shëmtuara dhune.

Në fakt stadiumit “Jos Nosbaum” i Dudelange, ka një kapacitet prej 2,558 ulësesh dhe nuk plotëson kriteret e UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare, teksa një shqetësim të tillë e shfaqi edhe trajneri Orges Shehi përpara ndeshjes. /zoom.al/