zoom

Aktualitet

Zjarri shkrumbon fabrikën e karrigeve në Xhafzotaj, nuk ka të lënduar

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në rrethana ende të paqarta rreth orës 14:00, në një fabrikë në Xhafzotaj.

Menjëherë pas njoftimit, të paktën 4 zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe lokalizuan flakët.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa pas punës së zjarrfikësve, është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka rënë zjarri, i cili nisi në një magazinë të jashtme që prodhon karrige metalike. paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale dhe shkëndijë elektrike. /ZOOM.AL/