zoom

Aktualitet

Zjarri shkrumbon dyqanin në katin e parë dhe rrezikon gjithë pallatin, shkak dyshohet se ishte…

Një dyqan, mjedis i përshtatur si njësi tregtimi në katin e parë të një pallati në Gjirokastër, ka marrë flakë befasisht orët e para të mëngjesit të sotëm, duke rrezikuar të përhapet në apartamentet e tjera të banimit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00, duke u gdhirë dita e sotme, në zonën e lagjes “11 Janari”.

Fillimisht zjarri u shfaq në katin e parë të pallatit në një banesë të përshtatur për dyqan, duke përfshirë orenditë shtëpiake. Tymi dhe flaka shkaktuan panik te banorët e pallatit që kërkuan ndihmën e zjarrfikësve.

Efektivët zjarrfikës së bashku me një automjet ndërhynë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur evitimin e përhapjes së flakëve të zjarrit në pjesën tjetër të pallatit.

Dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike në mjediset që përdorej si njësi tregtimi. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura