Aplikacion
Një punonjës i shërbimit zjarrfikës tha se fillimisht u izoluan flakët dhe më pas kanë hyrë në banesë nën dyshimet se dikush gjendej brenda.
Personi që ndërroi jetë sipas tij është gjendur në vatrën e zjarrit, ndërsa në lidhje me dyshimet për shkakun e flakëve, ai tha se dyshohet se gjithçka ka nisur nga një ngrohëse.
“Shërbimi zjarrfikës mori njoftim për një zjarr në këtë banesë, e cila është shumë e vjetër. Menjëherë u vumë në dispozicion të ngjarjes me të gjitha forcat dhe mjetet. Kur erdhëm në vendin e ngjarjes konstatuam se zjarri kishte marrë përmasa të mëdha, pasi flakët kishin dalë mbi çati”, thanë burime zyrtare.
Me veprimet e shpejta u bë e mundur fillimisht izolimin e flakëve dhe pastaj u futën brenda.
“Sepse na thanë që ndodhej një person brenda banesës. U futëm brenda dhe konstatuam se persona ka ndërruar jetë pasi është ndodhur në mes të vatrës së zjarrit.
Ndoshta ka qenë moshë e madhe dhe nuk ka pasur mundësi të dilte nga banesa. Besoj se shkak do ketë qenë përdorimi i ndonjë ngrohësje”, tha një punonjës i shërimit zjarrfikës.
Policia vendore bëri me dije se deri në identifikimin e viktimës nuk do japin gjeneralitete, pasi ai ka shumë dëmtime nga zjarri dhe pritet autopsia. /ZOOM.AL/
U dënua sot nga gjykata/ Princ Leka ecën përdore me të dashurën e re në Lushnje (FOTO)