zoom

Aktualitet

Zjarri rrafshon banesën në Hoxharë të Fierit, plagoset çifti i të moshuarëve

Një banese është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në Hoxharë të Fierit, në katin e parë të një pallati tre katësh.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse ku falë ndërhyrjes se tyre, zjarri u vu nën kontroll.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar të cilët kanë arritur të dalin në kohë.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona te lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa të moshuarit janë dërguar drejt spitalit rajonal te Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike ndërkohë qe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /ZOOM.AL/