Aplikacion
Sipas ministres së Shëndetësisë 4 prej tyre janë zjarrfikës, ndërsa gjendja e tyre është stabile, jashtë rrezikut për jetën.
“Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu në spitalin e Lushnjes viziton personat që po marrin ndihmën mjekësore. Aktualisht, 35 persona ndodhen në urgjencën e spitalin e Lushnjës, 4 prej të cilëve janë punonjës zjarrfikës. Fatmirësisht personat që po trajtohen në spital janë në gjendje stabël, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Forcat zjarrfikëse vazhdojnë betejën me flakët, ndërkohë që dyshohet se rreth 40 persona janë ende të bllokuar në apartamentet e tyre.
Zjarri nisi që prej orës 24:40 të ditës së sotme (25 dhjetor), ndërsa në mbështetje të zjarrfikësve të qytetit ka ardhur edhe i gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës, të cilët po vijojnë punën për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e të gjithë banorëve të pallatit. /ZOOM.AL/