zoom

Aktualitet

Zjarri në Lushnje/ Banorët rrëfejnë tmerrin nga spitali: Nuk mbaronte tymi

Banorët e pallatit, që u prek nga flakët pas vatrës së zjarrit që u aktivizua në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnje, kanë rrëfyer momentet e tmerrit.

Të shtruar në spital, dy prej tyre treguan se shtëpitë e tyre u pushtuan nga tymi dhe se sfidë ishte të shpëtoje jetën në ato momente.

“Isha në kat të gjashtë. Nga poshtë, lart erdhi zjarri. Pronari i pallatit erdhi dhe na ndihmoi. Tymi na e bëri të vështirë për të dalë. Isha unë nusja ime… 4 veta”, tha një banor i pallatit.

“Tymi nuk mbaronte nga jashtë mbyllëm dyer e dritare. Këto na merrnin në telefon dhe qanin kurse unë u thashë s’kam gjë, jam mirë. Pastaj erdhi një polic, një vullnetar dhe na shpëtuan jetën, rrofshin. Unë isha në banesë me një komshie sepse jetoj vetëm”, shtoi një e moshuar.