Aplikacion
Megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me përsonelin përkatës, vatra është favorizuar nga era e fuqishme duke rritur sipërfaqen e shkrumbuar dhe afruar banesave. Në këto rrethana u urdhërua sot evakuimi emergjent i bamnorëve të zonës, teksa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Emergjencat njoftuan se po aktivizohen 3 mjete nga bashkia Lezhë, 1 nga bashkia Mirditë, 2 nga FA-të, 3 nga Kamza, 4 nga Tirana, 1 nga Berati, 1 nga Fieri, 1 nga Lushnja, 1 nga Vau Dejës, si dhe Shkodra me 1 autobot, kurse 2 autobote janë të bashkisë Lezhë. “Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që në objekte mos të preken nga zjarri”, theksohet në njoftim.
Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut me stafin e tij, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gadishmërisë, Drrjtori Mardhënjeve me Jashtë, Drejtori Rajonit Verior në AKMC, Z/Ministri i Mrojtjes , Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 fugon të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisë Vendore, Lezhë, si dhe forca të shumta policore. 2 auto ambulanca të spitalit Lezhë, 1 autoambulancë e QVEC.
“Megjithë praninë e gjithë këtyre forcave është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi. Në këto kushte kërkuam gjykimin dhe mbështetjen me helikopter për të shpëtuar bizneset. Helikopteri ka ardhur shumw herët, rreth orës 07:00”, vijon njoftimi zyrtar. Për siguri shëndeti, banorët janë zhvendosur p♪7rkohësisht nga banesat. /ZOOM.AL/
Për herë të parë/ Rama reagon për rastin kur u përdor nga Artan Hoxha në emisionin Opinion