Aplikacion
Dy shtëpi u shkrumbuan vetëm mëngjesin e sotëm në Fier dhe Shijak.
Mëngjesin e sotëm në lagjen “15 Tetori” në Fier, është djegur një banesë private.
Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse duke vënë nën kontroll situatën. Shtëpia private ishte e banuar nga një person i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime apo djegie.
Shkak i këtij zjarri ishte se banori që banonte në atë shtëpi, thuajse të rrënuar, kishte ndezur zjarr me mbeturina për t’u ngrohur.
Kurse në Shijak, shpërthimi i bombolës së gazit shkrumboi një shtëpi tjetër, po mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Popullore”. Fatmirësish nga shpërthimi i bombolës së gazit nuk ka pasur të lënduar.
“Në orët e para të mëngjesit, në Shijak në lagjen “Popullore”, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit”, tha policia vendore për ngjarjen, teksa hetimet janë ende aktive për shkaqet dhe rrethanat. /ZOOM.AL/