zoom

Lajme

Zjarret në Los Anxhelos, Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit

Këngëtarja Beyoncé ka dhuruar 2.5 milionë dollarë për të mbështetur të prekurit nga zjarret në Los Angeles.

‘Los Angeles ne jemi me ju. BeyGOOD po merr masa duke njoftuar një donacion prej 2.5 milionë dollarësh për Fondin e Ndihmës nga Zjarri në Los Angeles. Fondi synon të ndihmojë familjet në zonën e Altadena/Pasadena që humbën shtëpitë e tyre, si dhe kishat dhe qendrat komunitare për të adresuar nevojat imediate të atyre që janë prekur nga zjarret ”, shkruhet në postim.

Ndërkohë, të famshëm si Halle Berry kanë dhuruar mallra dhe gjëra thelbësore, ndërsa të tjerë kanë ofruar mbështetje financiare në mes të katastrofës. Pavarësisht se humbi shtëpinë e saj në Malibu nga flakët, Paris Hilton ka dhuruar 100,000 dollarë dhe është zotuar të fillojë një fushatë për të mbledhur 100,000 dollarë të tjera për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Aktorja Eva Longoria u emocionua në një video në Instagram duke folur për vendimin e saj për të dhuruar 50,000 dollarë për të mbështetur njerëzit e prekur nga zjarret.

Princi Harry dhe Meghan Markle, të cilët shtynë premierën e planifikuar të shfaqjes së saj në Netflix për muajin mars, dhanë gjithashtu kontributin e tyre për të prekurit.

Postime të lidhura