Aplikacion
Autoritetet kanë bërë të ditur se trupat e pajetë u gjetën në dy vendndodhje të ndryshme.
E ndërsa zjarrfikësit vijojnë betejat nga ajri dhe nga toka, zyrtarët kanë paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet për shkak të rikthimit të erërave të forta.
Flakët kanë shkrumbuar totalisht deri më tani mbi 1800 struktura banimi dhe kanë dëmtuar 10 mijë të tjera.
Aktualisht janë mbi 100 mijë njerëz të evakuuar dhe mbi 150 mijë të tjerë që qëndrojnë në gatishmëri për tu zhvendosur nga banesat në rast rrezikut. Zyrtarët kanë paralajmëruar të gjithë popullsinë e Qarkut të Los Angeles-it, rreth 10 milionë banorësh, se mund të urdhërohen të evakuohet nga flakët dhe tymi toksik.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që duket se është më i kushtueshmi në historinë e Shteteve të Bashkuara. Sipas një vlerësimi paraprak, vlera e dëmeve mund të arrijë deri në 150 miliardë dollarë.